Pa rrëzimin e regjimit të Vuçiqit dhe largimin nga ndikimi rus, nuk ka perspektivë të shpejtë të integrimit të Ballkanit në BE

Pa rrëzimin e regjimit të Vuçiqit dhe largimin nga ndikimi rus, nuk ka perspektivë të shpejtë të integrimit të Ballkanit në BE
Pa rrëzimin e regjimit të Vuçiqit dhe largimin nga ndikimi rus, nuk ka perspektivë të shpejtë të integrimit të Ballkanit në BE

Hajrullah Ternava

  • 06 September 2023 - 07:58

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Negociatat e vazhdueshme qe një kohë të gjatë zhvillohen mes shteteve të Ballkanit dhe BE, që këto shtete ti bashkëngjiten shteteve të BE-së, deri më tani nuk i kanë dhënë frytet e veta, ashtu si është pritur dhe vlerësuar deri më tani, sepse një reflektim negativ shumë të madh ka paraqitur politika destruktive e Serbisë , sidomos raportet me fqinjët e saj.

-Tani është koha që më në fund të vetëdijesohen të gjitha këto shtete ballkanike, që ngadalë dhe me vonesë, por shumë sigurt, edhe opinioni publik dhe shoqëria e lirë civile në serbi, se me regjimin dhe politikën e Aleksandër Vuçiqit shteti serb i ka dyert e mbyllura në rrugëtimin për anëtarësim në BE. Këtë fakt që po bëhet realitet, ndonëse me vonesë por realitet i pa shmangshëm e ka pohuar edhe analisti i njohur politik Boshko Jakshiq, analist serb i politikës së jashtme. Ai këtë fakt e ilustron me konstatimin se Serbia me Presidentin Vuçiq dhe kabinetin aktual qeveritar nuk po bën asgjë për t’iu afruar BE-së.

“Presidenti Aleksandër Vuçiq lavdëron BE-në kur vijnë disa investime, por nuk më kujtohet të ketë folur për vlerat e bllokut evropian, demokracinë liberale, sundimin e ligjit apo të drejtat e njeriut”, ka theksuar Jakshiq. Sidoqoftë, koordinatorja e Konventës Kombëtare për BE-në, Bojana Selakoviq vlerëson se Serbia duhet t’i bashkëngjitet vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, për rrugën evropiane. Ajo, duke komentuar deklaratën e presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, për hyrjen e shteteve të Ballkanit në BE deri në vitin 2030, ka thënë se është optimale periudha për negociata kur bëhet fjalë për të gjithë kapitujt, e një nga kryesorët është edhe normalizimi dhe eliminimi i raporteve me shtetet fqinjë, që në këtë rast, nyja kyqe do të jetë Kosova. “Ky paralajmërim është real, nëse secili do ta bëjë punën e tij, sepse pesë deri në shtatë vjet janë optimale për negociata kur bëhet fjalë për të gjithë kapitujt”, ka deklaruar koordinatorja serbe për integrim në BE Bojana Selakoviq.

Ditë më parë, Michel ka bërë thirrje që viti 2030 të caktohet si afati deri kur BE-ja dhe vendet kandidate të jenë të gatshëm për zgjerim. Gjatë fjalimit në Forumin Strategjik të Bledit, Michel përsëriti disa herë se tash e tutje vendeve kandidate duhet referuar si “vende të ardhshme anëtare të BE-së”. Vendeve të Ballkanit Perëndimor u është premtuar perspektivë evropiane prej vitit 2003, në një samit në Selanik. Nga ajo kohë, vetëm Kroacia nga vendet e rajonit është anëtarësuar në BE, në vitin 2013. Gjithsesi se pikërisht është Serbia me regjimin e Vuçiqit është pengesa kryesore dhe bastioni i fundit e nacionalizmit sllavo-serb në Ballkan që duhet të shembet për tu normalizuar dhe paqësuar rajoni, për ta kaluar rrugën e mundimshme dhe për të qenë anëtarë të barabartë në Evropën e bashkuar.

Serbia më në fund duhet të shkëputet nga ndikimi i politikave Ruse, dhe t’iu bashkëngjitet shteteve demokratike të BE-së, sepse edhe ashtu xhindet vetë në Ballkan dhe duhet të kontribuoj që i gjithë rajoni ta gjejnë veten në shtete të BE-së ku edhe ashtu e kanë vendin e tyre, dhe me një demokratizim të Serbisë në përmasa ndërkombëtare, i tërë Ballkani do t’iu bashkohet shteteve të BE-së, edhe vetë ky kontinent me këto lëvizje do të kompaktësohet si bashkësi territoriale evropiane.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".