Opozita e tashme 20 - vjeqare kosovare i solli dëme të riparueshme shtetësisë së Kosovës

Opozita e tashme 20 - vjeqare kosovare i solli dëme të riparueshme shtetësisë së Kosovës
Opozita e tashme 20 - vjeqare kosovare i solli dëme të riparueshme shtetësisë së Kosovës

Ragip Mexhuani

  • 05 October 2023 - 15:46

Shkruan: Ragip Mexhuani

Kosova është si në kohën e Mbretërisë SKS, si në kohën e Rankoviqit dhe Millosheviqit (përjashto dhunën). Kosova në kohën e Mbretërisë Serbokroate Sllovene(para LDB-së) ndahej në tri njësi të ndryshme administrative(banovina): Morava, me qendër në Nish, Zeta, me qendër në Cetinë(Mal të Zi) dhe Vardari, me qendër në Shkup. Caku i kësaj politike ishte copëtimi i territoreve shqiptare. Ngjajshmëri pas vitit 1999: Veriu i Kosovës (4 komunat me shumicë serbe) dhe komunat tjera me shumicë serbe në brendësi të Kosovës, qeveriseshin nga Serbia. Maqedonisë, iu dhanë 2,500-8 mijë ha tokë. Malit të Zi iu dhanë mbi 8mijë ha tokë të Kosovës. Kosova në kohën e Rankoviqit i kishte 73 komuna. Nga 22 komuna që i kishte Kosova ishte vetëm 1 komunë me shumicë serbe- Leposaviqi (1960-1985).

 Millosheviqi i formoi 8 komuna (5 me shumicë serbe). Tani Kosova i ka 38 komuna multietnike (13 serbe). Serbia kërkonte 17-18 komuna me shumicë serbe. 

Ish-kryetari i ndjerë i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, kishte ndërhyrë, duke kërkuar që decentralizimi të mbetej çështje e brendshme e institucioneve të Kosovës.

Brenda kufijve të këtyre komunave serbe do të mbetej edhe një numër i shqiptarëve.

Komuna e Graçanicës do të ketë një shtrirje deri 20km. gjatësi… Parteshi u bë komunë më 2010. Kishte 1268 serbë, kurse fshati Cërnicë në kuadër të kësaj komune kishte 1772 shqiptarë. 

Komuna e Kllokotit u formua më 2010, ka 1362 shqiptarë kurse 1177 serbë.

Janë krijuar Zona Mbrojtëse për 45 monumente, manastire, kisha serbe. Serbia kërkonte për këto 45 Zona Mbrojtëse nga 5.500 ha për secilën. Serbia për këto 45 kisha, manastire ka kërkuar 247.500 ha, kurse Kosova i ka 606.525 ha. Kosovës i mungon afër gjysma e tokës - territorit. Kosova edhe me ndërtime - betonime parashihet që në vitin 2050 nuk do të ketë tokë buke. 

Uzurpimi i tokës të pronarëve shqiptarë (rreth 800ha) rreth Manastirit të Deçanit. Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 2016 mori vendim në favor të Manastirit të Deçanit. Ky manastir dhe kishat ortodokse tjera mesjetare janë dëshmi e kulturës shqiptare, të ndërtuara para ardhjes së serbëve në Kosovë si kishat: e Graçanicës, Levishka në Prizren, Patrikana e Pejës, kisha e Deviqit në Drenicë,etj,.(Në çdo vendbanim ka pasur nga një kishë shqiptare deri në vitin 1918, kishat serbe janë ndërtuar deri më 1988).

Opozita e tashme e Kosovës pranoi krijimin e komunave serbe edhe me qindra banorë. Për t’u formuar komuna, sipas Planit të Ahtisarit, pakica/komuniteti serb duhet të ketë 5 mijë ban. në një territor. Kjo opozitë pranoi edhe Asociacionin-Bashkimin e komunave me shumicë serbe. Mitrovica edhe andej Urës së Ibrit ishte shumicë shqiptare deri më 1999. Qyteti i Mitrovicës kishte 32.406 shqiptarë, 8971 serbë (regj.1981). 

Ndërsa tani komuna e Mitrovicës Veriore i ka 22.530 serbë dhe vetëm 4.900 shqiptarë. Rreth 24 mijë shqiptarë ishin dëbuar nga banesat e tyre në veri të Mitrovicës (Enver Bytyqi). 

Zubin Potoku ndahet nga komuna e Mitrovicës më 1987, formohet komunë me 653 serbë. 

Zveçani më 1991 bëhet komunë me 2.196 serbë. 

1988- Komuna e Shtërpcës, 1918 serbë, regjistrimi 1981 ; 

1989- Komuna e Novobërdës, asnjë serbë, regj. 1981. Territori i komunës së N. Bërdës në vitin 2009 u zgjerua duke i përfshirë fshatrat serbe nga komunat fqinje : 9 kadastrale dhe përfshinë 204km2.

2008- Komuna e Pejës - Gorazhdeci, 570 serbë;

2010- Komuna e Kllokotit, 1362 shqiptarë kurse 1177 serbë;

Komuna e Parteshit, 1785 serbë;

2010- Komuna e Graçanicës, 7.209 serbë dhe 2.474 shqiptarë;

2010- Komuna e Ranillukut, 5.718 serbë;

2010- Komuna e Rahovecit, 134 serbë;

2011- Komuna e Istogut - Osojane, 400 serbë;

2014- Komuna Mitrovica Veriore, 22.530 serbë kurse 4.900 shqiptarë;. 

Opozita e tashme nga viti 2008-2014 i krijoi 13 komuna me shumicë serbe më shumë se Millosheviqi (1987-1991).

Kosova nuk është shtet i pavarur me 58 minishtete (komuna dhe kisha serbe). Shtet të tillë nuk ka në botë. Pavarësi të tillë “të kushtëzuar, të mbikqyrur” nuk ka askund në botë. Kosova më së paku në botë është multietnike. 101 shtete anëtare të OKB-së janë më multietnike se Kosova dhe nuk quhen shtete multietnike. 

34 shtete me sipërfaqe më të vogla se Kosova dhe 56 shtete me popullsi janë më të vogla se Kosova dhe nuk janë të kushtëzuara - të mbikqyrura. 

Qeveria Kurti - Osmani duhet kërkuar ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë sipas shembullit të Kroacisë, Maqedonisë, Malit të Zi që nuk kanë biseduar me Serbinë si shtete fqinje. 

Duhet thënë Serbisë që je bërë shtet në tokat shqiptare. 

1833 Edhe Beogradi ishte shumicë shqiptare,boshnjake, etj,.

Duhet kërkuar shfuqizimin e komunave me shumicë serbe që nga koha e Millosheviqit 1987-2014. 

Duhet kërkuar shfuqizimin e Asociacionit njëetnik.

Duhet kërkuar Trashëgiminë Kulturore Ortodokse shqiptare dhe objektet kishtare.

Duhet kërkuar nga Mali i Zi të na i kthej  

rreth 8300 ha tokë dhe Maqedonia e Veriut të na i kthej rreth 8000 ha.

Duhet kërkuar kthimin e shqiptarëve në veri dhe kthimin në Kosovë të serbëve autokton të atyre që nuk kanë bërë krime.

Duhet kërkuar që Kosova mos të quhet multietnike.

Duhet kërkuar që FSK-ja të lejohet të ketë qasje në tërë territorin e republikës, edhe në veri si çdo shtet në botë që ushtria e mbron territorin e vet.

Duhet kërkuar nga Serbia ndrajen e pasurisë së ish Jugosllavisë socialiste (Kosova është përjashtuar nga kjo e drejtë nga Serbia më 12 dhjetor 2000). 

Duhet kërkuar shfuqizimin e rezolutës 1244 dhe Pakon e Ahtisarit, etj,.

Literatura: 

ASHAK - Kosova Shtet i Pavarur dhe Sovran 2006

Musa Gashi- Disa fakte mbi Kosovën Logos-A Shkup 1997

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi - Komuniteti serb në Kosovë Qershor 2012

Robert D. Ebel dhe Gabor Peteri, Libër Udhëzues mbi Decentralizimin në Kosovë, Prishtinë 2007

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".