Zgjedhja e kryeprokurorit të shtetit të kthehet në pikën zero, pa ndikime politike

Zgjedhja e kryeprokurorit të shtetit të kthehet në pikën zero, pa ndikime politike
Zgjedhja e kryeprokurorit të shtetit të kthehet në pikën zero, pa ndikime politike

Agim Bajrami

  • 24 October 2023 - 17:35

Shkruan: ANALISTI-Agim Bajrami

Edhe këto ditë shumë po bëhet zhurmë për mos dekretimin e “prokurorit të shtetit” nga Presidentja e vendit. Presidentja, mos dekretimin e kandidatit për kryeprokuror të shtet , e shpjegon në shkelje të procedurave të rekrutimit nga Këshilli i Prokurorisë së Kosovës , por presidentja, nuk do të duhej që “shkeljet procedurale” të rekrutimit ti politizoj, duke i lënë ato si shkelje procedurale, dhe rasti të kthehet në pikën zero, siç kërkojnë rregullat procedurale ligjore, me shpalljen e sërishme të konkursit, për kryeprokuror të shtetit.

 

Po të ishte në jetë filozofi grek Aristoteli,çka do të thoshte sot për cilësitë profesionale të epokës së digjitalizimit, e kur atëherë thoshte,se për funksionimin e shtetit , shtetin duhej të drejtojnë-juristët, ekonominë -ekonomistët, shëndetësinë- mjekët etj. Aristoteli atëherë me siguri e ka menduar , 'ushtrimin e profesioneve nga profesionistët' në strukturat shtetërore dhe të shoqërisë. Dhe sot,mendësia shqiptare drejtimin e shoqërisë dhe shtetit e sheh, jo nga " profesionistët" e që në të vërtet, nuk ka në Kosovë,por nga pjesëtarët e deklaruar të UÇK-së ,të burgosurit politik,veteranët e luftës,militantët partiak ,farefisi , mahallegjijt etj. Në intervistat që zhvillohen për ndonjë vend të punës apo për avancim në pozita për shërbyes publik të nivelit profesional apo drejtues ,vlerësimi i kandidatit/es bëhet, jo mbi konkurrencën e meritave dhe aftësive profesionale (edhe kështu,këto aftësi profesionale mungojnë të cilat janë të varfra ,me një nivel fare të ulët)dhe vlerësimi bëhet mbi bazën e prejardhjes, farefisit, lidhjes partiake,nepotizmit,përkatësisë së grupit vlerësues,varësisht se cilit grup të interesit i përkasin vlerësuesit, të segmenteve e luftës, burgjeve, e shkarravinave tjera të partive politike. Dhe kur shteti e shoqëria dështojnë së funksionuari nëpër fusha të ndryshme ,shpiket fajtori,dhe sigurisht se është e para pëlqyeshme të jetë;Serbia dhe bashkësia ndërkombëtare, edhe për rastet, kur mësimdhënia është zero,edhe kur vdesin njerëzit nga shërbimet jo profesionale shëndetësore nga trajtimi jo profesional,edhe kur diplomacia kosovare është qesharake,edhe kur hartimi, interpretimi dhe zbatimi i ligjeve nga shërbyesit publik është më tepër se mjerim për qytetarët,edhe për këtë është fajtor dikush tjetër. Dhe harxhohet shumë nga buxheti i Kosovës në shkuarjet, për vizita studimore në emër të profesionalizmit të korpusit kosovarë nëpër vendet e Bashkimit Evropian dhe ShBA, por gjendja profesionale në Kosovë nuk ndryshon dhe mbetet e njëjtë në të gjitha fushat e strukturës shtetërore e shoqërore dhe vazhdon të jetë më e keqe se e para luftës së dytë botërore, ngase atëherë mendësia partizane karakterizohej në cilësitë e entuziazmit, të zhvillimit, përgjegjësisë dhe disiplinës në emancipimin e përgjithshëm shoqëror e dal nga prapambeturi e luftës. Ndërsa tani shoqëria kosovare, karakterizohet nga motivi i anarkisë dhe lakmisë për përfitime personale, e grupore, pa merita, dhe mbi bazën e plagjiaturës së përgjithshme. Sot vetëm dija dhe origjinaliteti i vlerave njerëzore mungojnë , të tjerat, janë trend dhe dominuese,ndërsa përgjegjësia për dështime si shoqëri dhe shtet kërkohen ,tek faji; Serbia dhe bashkësia ndërkombëtare. I paafti , asnjëherë, nuk është fajtor, se në mendjen e tij/saj, asnjëherë nuk ekziston përgjegjësia e fajit. Edhe këto ditë shumë po bëhet zhurmë për mos dekretimin e “prokurorit të shtetit” nga Presidentja e vendit. Presidentja, mos dekretimin e kandidatit për kryeprokuror të shtet , e shpjegon në shkelje të procedurave të rekrutimit nga Këshilli i Prokurorisë së Kosovës , por presidentja, nuk do të duhej që “shkeljet procedurale” të rekrutimit ti politizoj, duke i lënë ato si shkelje procedurale, dhe rasti të kthehet në pikën zero, siç kërkojnë rregullat procedurale ligjore, me shpalljen e sërishme të konkursit, për kryeprokuror të shtetit. Por një është e sigurt, se kandidati i refuzuar për kryeprokuror të shtetit nga presidentja ,është kuadër i nivelit të mendësisë kosovare , as më pak dhe as më shumë , se i nivelit të dijes dhe aftësisë e të formimit njerëzor e profesional të gjyqtarëve e prokurorëve aktual ,bile sipas medieve, kandidati i refuzuar, qenka edhe pjesëtar i UÇK-së ,apo veteran i luftës, që sipas medieve kosovare ,nuk do të duhej të refuzohej nga presidentja. Dhe mirë që kandidati nuk qenka edhe i burgosur politik, dhe presidentja nuk i ka konsideruar këto cilësi. Kjo është mendësia kosovare, për vlerësimet e aftësive profesionale, e të cilat nuk ekzistojnë në Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".