Vazhdimi i politikës evropiane ledhatuese ndaj Serbisë, strategji afatgjatë për demokratizim dhe shkëputjen e saj nga ndikimi i Rusisë

Vazhdimi i politikës evropiane ledhatuese ndaj Serbisë, strategji afatgjatë për demokratizim dhe shkëputjen e saj nga ndikimi  i Rusisë
Vazhdimi i politikës evropiane ledhatuese ndaj Serbisë, strategji afatgjatë për demokratizim dhe shkëputjen e saj nga ndikimi  i Rusisë

Hajrullah Ternava

  • 02 November 2023 - 07:43

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Marr në tërësi politikat evropiane deri tani ledhatuese ndaj Serbisë, mund megjithatë të ndikojnë për përshpejtimin e anëtarësimit të gjitha shteteve ballkanike në shtetet e BE-së, dhe me këtë edhe Evropa do të ishte më e bashkuar dhe më e fortë, sepse kontinentet kompakte e dëshmojnë këtë të thënë, prandaj me hapjen e kufijve të shteteve të Ballkanit edhe problemi kaq i gjatë do të zgjidhej me këtë veprim të anëtarësimit në shtetet e BE-së, që në të ardhmen më nuk do ti kenë mosmarrëveshjet sikur deri me tani që u shkaktuan lufta të tëra mes këtyre shteteve, dhe me pranimin në shtetet e BE, njëherë e përgjithmonë do të arrihej rehatia dhe liritë e kombeve të shteteve ballkanike tani si shtete të BE.

-Rrjedhat politike që po ndodhin tani në këto shtete të Ballkanit, si të vetmet shtete që nuk i takojnë shteteve të BE, e që në një mënyrë tani janë të izoluara, pra disa nga këto shtete që e kanë Liberalizimin e vizave e që me 01.01.24 pritet edhe Kosovës ti miratohet Liberalizimi i vizave, por pran këtyre rrjedhave këto shtete duhet edhe de jure ti takojnë BE-së, sepse i takojnë Evropës.

Edhe pse Jugosllavia me 8 njësitë federale që e përbënin në ish Jugosllavi, pati lufta të shumta, e që iniciator i të gjitha luftërave ishte Serbia, prapa sajë i qëndronte Rusija, megjithatë Serbia i humbi të gjitha luftërat, por duke qenë me popullatë shteti më i madhe i ish Jugosllavisë, dhe në lidhshmëri të përhershme me Rusinë, që edhe sot është shteti i vetëm që qëndron në përkrahjen e luftës së Rusisë ndaj Ukrainës. Megjithatë bota demokratike me politikat e saja ledhatuese sikur po donë që ta kthej Serbinë në grupin e shteteve të shumta të botës demokratike, edhe që Serbia e ka të kaluarën e saj të tillë që ishte edhe inicuese e luftës së dytë botërore, pas atentatit ndaj austriakut kryetarit Franc Ferdinantit nga ana e Gavrillo Principit dhe ajo luftë e përfshiu botën dhe ishte lufta e dytë botërore.

Prandaj shtetet demokratike i kanë këto rrjedha parasysh sepse e kanë të qartë që Rusia Serbinë e ka krijua si shtet dhe e ka aleatin më të besueshëm dhe i qëndron përherë pranë, prandaj këto sjellje të shteteve demokratike për mos me ndodhë një luftë e re botërore janë të kuptueshme, prandaj po mbetet përpjekja për joshjen e futjes së shpejtë edhe të Serbisë në BE- përpjekja e vetme e Bashkimit Evropian për ta bindur politikën e Aleksandër Vuçiqit që të heq dorë nga platforma e Serbisë së madhe, “Botës Serbe” dhe pretendimet territorial në raport me vendet fqinjë.

Në vizitën e saj zyrtare në Ballkanin Perëndimor, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sot ka qëndruar në Beograd, dhe e ka thënë hapur se BE është maksimalisht e interesuar dhe përkushtuar që vendet e rajonit të bëhen pjesë integrale e BE-së e mbi të gjitha Serbia. Von der Leyen tha pas takimit me Vuçiqin se e duam Serbinë në BE. Presidenti serb Vuçiq nga ana e tij ka vazhduar të deklaron se Serbia do ti përmbush obligimet e saj që dalin nga procesi i deritashëm i dialogut me Kosovën por ajo që nuk është e gatshme ta bënë është kërkesa për njohjen e pavarësisë, derisa ka përsëritur kërkesën që Prishtina ta përmbushë obligimin për Asociacionin. Vuçiq pretendon se Serbia është e gatshme të përmbushë obligimet e saj, megjithatë ka thënë se për Serbinë është e qartë se çfarë s’mund të bëjë kundër kushtetutës së saj, që nënkupton se nuk mundë të heq dorë nga trajtimi i Kosovës si pjesë integrale e shtetit serb që akoma e mban në preambulën e Kushtetutës.

“Për ne njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është çështje, me krenari e them para Presidentes së Komisionit Evropian, ne i dimë obligimet tona nga dialogu, jemi të gatshëm t’i përmbushim, por duhet të theksoj një gjë që 11 vjet dhe para të gjitha marrëveshjeve, Prishtina e cila kishte vetëm një obligim – Asociacionin, nuk e bëri këtë”, ka deklaruar Vuçiq. Sidoqoftë goditje e rëndë për ambiciet ekspansioniste të Serbisë , idenë e krijimit të Serbisë së madhe nga pjesë të fqinjëve të saj, për ti bashkuar në një shtet së bashku me Republikën Srpska, kanë ardhur nga Mali i Zi. Është pikërisht Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, i cili ka reaguar ashpër ndaj një deklarate të Milorad Dodikut nga Srpska Republika i cili kishte deklaruar se së bashku me Serbinë duan ta ndërtojnë një shtet modern ku do të përfshiheshin Republika Srpska, Mali i Zi dhe Kosova, nën ombrellën e Serbisë. “Është shumë e qartë për të gjithë se ishte një deklaratë e keqe që unë e dënoj si president i Malit të Zi. Ne e kemi rrumbullakosur qartë shtetësinë dhe kemi ndjekur fuqishëm rrugën drejt BE-së.

Për hir të qytetarëve të Bosnjë dhe Hercegovinës, ne presim që Bosnja dhe Hercegovina të bashkohet me ne në këtë udhëtim. Kaq do të them”, citohet të ketë thënë presidenti malazez duke bërë të ditur se shteti i tij distancohet nga politika serbomadhe e Vuçiqit dhe Dodikut, sepse perspektiva e të gjitha shteteve të reja në rajonin e Ballkanit është zhvillimi i shpejtë i reformave dhe anëtarësimi në BE. Reagimi i Presidentit malazias vjen pasi që Dodik kishte theksuar se “jetojmë në një epokë kur pas disa vitesh apo dekadash do të duhet të krijohet një konfigurim i ri i botës, dhe serbët nuk duhet të kapen në befasi. “Por tani duhet të themi se në këtë shekull duam një shtet të vetëm të përbërë nga Republika Srpska, Serbia, Kosova – dhe, nëse një vendim i tillë është demokratik, edhe Mali i Zi”, kishte thënë Dodik.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se zgjerimi i Bashkimit Evropian është në krye të prioriteteve të KE-së dhe se Mali i Zi, por edhe vendet tjera të rajonit, mundë të bëhen anëtar të BE-së edhe para vitit 2030. “Unë e di se sa të përkushtuar janë qytetarët e Malit të Zi për t’iu bashkuar BE-së. Kemi kënaqësinë të ndihmojmë që kjo të ndodhë,” tha Von der Leyen, duke shtuar se edhe para vitit 2030 dhe sa është realiste pritja për anëtarësim nëse plotësohen kushtet. Marr në tërësi politikat evropiane deri tani ledhatuese ndaj Serbisë, mund megjithatë të ndikojnë për përshpejtimin e anëtarësimit të gjitha shteteve ballkanike në shtetet e BE-së, dhe me këtë edhe Evropa do të ishte më e bashkuar dhe më e fortë, sepse kontinentet kompakte e dëshmojnë këtë të thënë, prandaj me hapjen e kufijve të shteteve të Ballkanit edhe problemi kaq i gjatë do të zgjidhej me këtë veprim të anëtarësimit në shtetet e BE-së, që në të ardhmen më nuk do ti kenë mosmarrëveshjet sikur deri me tani që u shkaktuan lufta të tëra mes këtyre shteteve, dhe me pranimin në shtetet e BE, njëherë e përgjithmonë do të arrihej rehatia dhe liritë e kombeve të shteteve ballkanike tani si shtete të BE.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".