Serbia nuk është Izrael, Kosova nuk është Palestinë!

Serbia nuk është Izrael, Kosova nuk është Palestinë!
Serbia nuk është Izrael, Kosova nuk është Palestinë!

Prof.Dr.Hakif Bajrami

  • 28 December 2023 - 11:55

Shkruan: Akademik- Prof. Dr. Hakif Bajrami 

Serbët po mendojnë në ëndërr se janë Izrael i Ballkanit

Tërë Serbinë e ka përfshirë kriza politike, e cila do të thellohet, por jo deri në atë masë që Aleksandër Vuçiqin ta rrxojnë nga pushteti, sepse krizë ekonimike nuk ka në masën e nevojshme, që pakënaqësia të bëhet pronë popullore. Ky fenomen është i sigurtë për faktin se Perendimi nuk synon që pushteti të ndryshohet në mënyrë rrevolucionare, sespe e tërë shoqëria serbiane është e kontaminuar me shovinizëm. Në realitet lufta civile e shkolluar nuk është as në horizont, edhe pse në disa momente tregohet se është, ante portas. Kjo tregon se demonstratat janë të kontrolluara sepse as në opozitën nuk besohet fare. Pra, nuk është fjala që të krijohet një Serbi demokratike, por është fjala që të krijohet një Serbi e rreshtuar kah Perendimi, i cili i ka llogaritë e vata gjeostratetigjike. Këtë realitet pushteti aktual e din se lufta primare është të izolohet Rusia dhe putinizmi nga Ballkani, realitet ky që nuk është as në horizont.

Në anën tjetër serbët janë kah jetojnë në iluziine se ish Jugosllavia e kishte një autoritet nepër botë, pikërisht në saje të iluzioneve të shteteve të Lindjës së Afërt dhe të Largët, prandaj konsiderojnë se janë Izrael i Ballkanit. Dhe, ndodhëte ky fenomen sepse serbët sidomos shpresonin se delet po ua ruanin ujqit e Evropës. Në këtë drejtim, pa marrë parasysh regjimet në Moskë, Rusia në çdo etapë historike i ka favorizuar kerkesat imperialiste të serbianëve dhe sidomos kishës tyre që jeton dhe vepron vetëm me vargojë xhaku, duke montuar politikë të tigrave të xhungllës.

Së këndejmi, çdo pushtetar që ka abicje totaliatre, zakonisht në mënyrë evolutive vjen duke grumbulluar armiqë, të cilët me qëllim nuk duan të veprojnë si konkurent në pushtet. Me këtë filozofi përshkruhet jeta e çdo qeveritari serbian, të cilët për pak interes mund ta vrasi kundërshtarin politik, brenda shtetit.

Në rastin konkret këto ditë, Benjamin Natanjahu në Izrael e kishte pozitën shumë kritike në raport me opozitën, por edhe në raport me popullin, “më intelegjent në botë”. Për ta menjanuar pozicionimin e opozitës dhe popullit në pozitë edhe më kritike, me ngadalësi por edhe me dinakëri Natanjahu me mendje të ndryshkur, shumë lehtë e gjeti çelsin e sigurimit pushtetit. E, sigurimi i shtetit Izraelit nuk i rrezikohej nga asnjë shtet “islam”, të cilët për tragjedi të Lindjës dhe më gjërë, nuk e pranojnë. E vërteta, dihet historia shumë e dhimshme e popullit Izraelt. Sot, të dalish dhe të shkruaish se Hamasi i ka pasë para lufte 250 000 raketa, e aty afër MOSAD-i, është më se naivitet, vetëm të flitët. Por, Hamasi me dinakëri të agjenturave fibrikative u bë shkaktar i luftës shumë të përgjakshme, e cila po ngjanë kundër një oaze populli palsetinez në Gazë. Lidhur me këtë, agjencitë infrmative japin lajme ditore se janë vrarë deri tash mbi 20 000 plaestinezë (shumica apsolute civilë). Ndërsa, në anën izraelite janë vrarë 1200 ushtarë dhe civilë në fillim. E ky raport i të dëmtuarëve tregon se kush ka pasë “llogari” ta fillojë luftën, aq më parë kur popullsia palestineze është e koncentruar në një rregjion shumë të ngushtë, dhe, sigurisht se do të dëmtohet edhe më tepër nëse lufta zgjatë. Ndërsa, bota arabe për luftën në mes tigrit dhe lepurit, vetëm po moralizon dhe ofron ndihma “humanitare”.

Në rastin e Serbisë, çështja është krejtë ndryshe. Mund të them se politikën serbiane e njoh së pakut për tre shekujt e fundit. Në ambicjet serbiane për zgjërim kufijësh vazhdimisht ka dominuar politika shkollore e Panta Sreçkoviqit, një intelektual dhe drejtues në katedrën e historisë për  gjysmën e dytë të shekullit XIX-të. Ky intelektual, i zhytur në ambizje mesjetare e drejtoi shkollën serbiane në mite dhe abicje që të ndërtojë realitet të miteve me moton: të del ku të del. Ky fenomen ndodhëte për faktin se shumë afër Serbisë së tillë iluzore ishin gati të gjitha Fuqitë e Evropiane, pa dallim. Bile, topat e parë ushtarak dhe fjalorin militar të komandimit, serbët e kishin në gjermanishte. Madje drejtues të ushtrisë e kishin një joserbian që quhej Franjo Zah. Këtë oficer pasi që e shfrytëzuan, e hudhën si plehur me ndihmën e partive dhe të kishës, kuptohet nën ‘reflektorët” politik francez, pra jo rus. Dhe, me që Serbia u zgjërua më 1877 për mbi 12000 kilometra katror (714 katube dhe 6 qytete të Sanxhakut Nishit), tapinë e atij okupimi me gjenocid mbi shqiptar, ia siguroi Kongresi i Berlinit, pa snjë kundërshtim. Bile, edhe okupatori e vjetër (Porta e Stambollit) ishte shumë indiferente ndaj asaj mizorie mbi shqiptar dhe Shqipërinë e Vjetër, si quhej ajo trevë, kur afro 230 000 shqiptarë u kthyen në muhaxherë, duke u kolonizuar në pjesën tjetër të Vilajetit Kosovës. (Shiqo për këtë tragjedi: Arkivi i Londrës, Raporte detale mbi një tragjedi që i ngjante inkvizicionit më 1877). E në këtë realitet, Serbisë i mbeti “ambëlsirë” inkvizicioni mbi shqiptar dhe nuk u ndal kurrë deri në qershor 1999, kur UÇK dhe avionët e NATO-s e futën në pozitë që ta nëshkruaj KAPITULLIMIN në Kuamnovë, e të largohet nga Kosova.

Sot (2023) Aleksandër Vuçiq është në pozitë delikate sepse sikurse Natanjahu izraelit kohë më parë e ka keqpërdorë votën e popullit, duke siellë mercenarë nga Bosnja dhe  Kosova, për të votuar në favor të tij më 17 XII 2023. Lidhur me këtë, pamjet që tregojnë pozitën e demonstrantëve në Beograd, si kundërshtar të rregjimit totalitar të A. Vuçiqit u përgjanë skenave të pozitës së shqiptarëve për njëzetë vjetë (1981-1999) në Kosovë. Madje, duke lukviduar pushteti okupator serbian familje të tëra shqiptare; duke bartur kufoma të shqiptarëve dhe duke i maskuar kufomat nepër Serbi; duke i asgjasuar në minjerën e Trepçës dhe shkritorën e Ferronikelit; duke i hudhur kufomat edhe në lumin Danub, Serbia neonaziste ka dëshmuar se të paktën duhet detyrohet për t` i pahuar dëmet e luftës. E kur t` i shtohën këtij realiteti edhe dhunimet dhe plaçkitjën e pasurisë shqiptare, atëherë mozaiku i fajit serbian dëshmohet se kemi të bëjmë me një popull që duhet ta përjetojë pagesën e reparacioneve, për ndryshe kurrë nuk do të ndalet me krime ndaj fqinjëve. E po e themi këtë se Serbia është në hasmëri me: bullgarë, me rumunë, me hungarez, me kroatë, me boshnjakë, me malazezë, me shqiptarë dhe me maqedon. Ndërsa, Fuqitë botërore ende kalkulojnë me Serbinë, sepse pazaret në Ist River, duhet të janë të balansuara. Madje ai pazar e ka krijuar Rezolutën 1244 të KS OKB, ku Kosova “është pjesë e Serbisë”; ku Kosovës i qëndron shpata serbe në qafë, ku Kosova duhet të ketë një autonomi “substanciale”, realitet ai që UÇK deri në fund të vitit 1998 quhej “terroriste”, dhe një pjesë e parisë sonë politike: pinte raki serbiane; hante mish të Kushumlisë; pinte kafe turke; pinte çaj rusi; pinte cigare malboro; hante ëmbëlsira boshnjake. Ndërsa në popull moralizohet për histori kreative paqësore sa që e aspironin “Çmimin Nobel për paqe”. Madje 5 personalitete, për ta plotësuar këtë mozaik të turpit dhe tradhtisë kombëtare, i patën shkuar Milloshit në zyre, krejtë me skenarë të aprovuar dyanshëm: i pari të jetë President i Kosovë e Metohisë “pa portfol”; i dyti të jetë kryetar partie; i treti të jetë kryetar qeverie, i katërti të jetë kryetar parlamenti dhe i pesti të pozicionohet në ministër për jashtëveprim. Këtë pozicion dhe haraqin e tij (nga 1998) po e paguajmë edhe sot, e paguam edhe në Bajskë, duke na e vrarë Vagneri II, policin patriot në detyrë. Po mos të harrohen edhe fëmijët e mbytur në Lumin Ibër dhe shumë të tjerë me libra në dorë gjatë viteve 1981-1999.

 Demonstratat kundër mercenarëve që votuan jashtëligjshëm më 17 XII 2023 

 Pikërisht, më 24 dhjetor 2023 në Beograd shpërthyen demonstratat e atyre që u dhunuan politikisht gjatë zgjedhjeve të 17 dhejtorit 2023. Lidhur me këtë Qeveria serbiane u prononcua më 25 dhjetor 2023 se “situata në Serbi është e rëndë dhe i përngjan situatës në Ukrainë më 2014”. Dhe shih për këtë pozitë drejtuesin e qeverisë e paska informuar KGB-sherbimi informativ rus. Këtij realiteti shqip i thonë: Mos e vet se tregon vet.

 Kosova nuk është Palestinë, por…

 Djemtë dhe vashat shqiptare të Drdansië nuk deshtën të gjuhën me gurë me policinë serbiane në asnjë situatë, sikurse palestinezët me Izraelitë. Shkëputja nga grevat dhe demonstratat kujtoi se pushoi më 1 tetorit 1997. Tani, pushteti nazifashist i Beogrdit, për ta amortizuar çdo padrejtësi mbi popullin që e qeverisë në Serbi, duke marrë për bazë të kaluarën, të tashmën dhe synimet,  Aleksander Vuçiq do të provon sikurse Benjamin Natanjahu ta sulojë Kosovën. Eventualisht mund ta sulmojë edhe Bosnjës, ose Malin e Zi, për fillim me mercenarë. Pastaj skenarët e Beogradit janë shumë të njohur. Pushtetarët serbian po provojnë  ta forcojë pozitën:  politike, ushtrake dhe rreligjioze. Por e dijnë për bukuri se Kosova nuk është Palestinë, as nuk e ka pozitën e saj, edhe pse quhet si në andërr nga opinioni serbian Jerusalem. E nëse Kosova “është Jerusalem i Serbisë”, atëherë Sanxhaku i Nishit është Betlehem i Shqiptarëve, si pasardhës të Dardanëve ilirë, sepse ajo trevë deri më 1877 quhej Shipnija e vjetër. E në anën tjetër, Serbia dihet se nuk është Izrael. Në këtë drejtim, Rusia me çdo kusht po shihet se do të provojë që të eksportojë luftë edhe në Ballkan, pasi që në Palestinë dhe Izrael nuk ka asnjë sinjal se lufta do të pushojë, pra luftë po synohet të eskprotohet në Veriun e Kosovës, për të hyrë në ‘lojë’. Të dy palët (Serbët në Kosovë, dhe Izraelitët në Palestinë) po krekosën, por tani për tani janë të pasigurtë në perspektivën e luftës. Por në të dy rastet, shqiptarët në Kosovë dhe palestinezët në Gazë, po moralizohet nepër disa qendra nepër Evropë (Bruksel dhe Wjenë…) janë para dhunës shtetërore, buzë shkatrrimit total, nëse u jipet shansa sidomos serbianëve, thonë agejncitë gazetare, informatorët, e të cilave deri me tash nuk kanë rënë në provim për dezinformime. Kështu  viti 2023 është bërë sinonim për të keq sidomos për gazetarinë botërore në përgjithësi.

 Beogradi është në ethe nga morali i studentëve partiot 

 Hyrja e studentëve të Beogradit në demonstrata është vetëm fillimi i tragjedisë serbiane, e cila më 24 shtator 2023 provoi në stilin Vagner II ta pushtojë Kuvendin e Serbisë apo Kuvendine Qytetit Beogradit. Në realitet, tërë ky skenar dhe ajo rregji ishte bërë nën mbikqyrjën e KGB se Vladimir Putinit, me leje të Aleksandër Vuçiqit dhe popave serbianë, krejtë me prapavi për t` ia zgjatur veti jetën në pushtet. Lidhur me këtë, A. Vuçiq mednon se pushteti në Kosovë nuk e din se Vulin dhe Radojçiq ishin më 24 shtator 2023 në Bajskë. Atyre u ka ndihmuar “shën Sava” (një sherbim informativ evropian), se për ndryshe tani do të ishin në varre. Do të ndodhëhte ai realitet sepse histioria nuk ka mëshirë, kthehet bumerang.

Në këto rrethana, për ta përqëndrur vëmendjen në vise tjera, Serbia ka angazhaur 500 mercenarë të cilët kinse “do ta sulmojnë Kosovën në forma të ndryshme”. Ata, po flitet në Beograd se: “Janë ujqë që i ruajnë delet në Ballkan, që më parë paraardhësit e tyre beatifikimin e patën fituar në Berlin (1878), në Londër (1913), në Versaj (1919), në Parisë (1946), në Helsinki (1975), në Ohajo (1995), në Rambuje (1999). E tash beatifikimin A. Vuçiqi preferon ta fitojë nga ambasadori rus, me urdhër te të cilit i burgosi mbi 130 studentë dhe 19 agjentë të vet serbianë, që i kishte regrutuar që e zbuluan një aksiomë se qytetarët e Republikës serbe nga Bosnja: “nuk kanë të drejtë të votojnë në Serbi” për pushtet komunash. Prej këtyre “pleqërimeve primitive serbiane”, politika siç shihet asnjë konkluzë finale nuk e ka marrë në Lindje, me inercionin e vejtër.

Së këndejmi, Opozita në Kosovë si: PDK, LDK, AAK në çdo takim akuzojnë pushtetin e Republikës Kosovës, por kurrë nuk është ndier që do ta kenë kritikuar A. Vuçiqin, Radojçiqin, apo Afanasievin rus e Grenellin amerikan. Llafet e opozitës kosovare shkojnë afro 75% për asociacionin e jo për ekonominë, arsimin, shëndetësinë, sigurinë  dhe informatikën, si fuqi prodhuese, jo vetëm në Kosovë.

 Friga e Lutfi Hazirit dhe porosia arbënore

 Këto ditë Lutfi Haziri i njohur si politikan i sinçert, që pati provuar të këmbej territore (po ku ka politikan të sinçert?) provoi kritika ndaj Kryeministrit Albin Kurti: “pse po e frigëson popullin”, kur po thot se Serbia po përgatitët për ta sulmuar Kosovën. E vërteta, nuk është informata e Kryeministrit kurrfar frigësimi. Por është informatë objektive, sepse Serbia rreth 40 fortifikata ushtrako-policore rreth kufirit me Kosovën, se njëfar Vulini dha dorëheqje se ishte përgjegjës me Vuçiqin për Banjskën, se me urdhër të tyre nuk janë instaluar për “këmbim turistik”, por qëllimet meskine të saj imituesit Vagner II. E Lutës, të cilin nuk e njoh, ia them: Albini e dinë fare mirë se kush dezertoi në qershor 1998 në Dukagjin nga UÇK; Albini e dinë fare mirë se kush kërkoi me autrizim që UÇK të demobilizohet nepër Drenicë, në shtator 1998; Albini e dinë se kush themeloi Komision për hulumtimin e Krimeve më 19 XI 1998; Albini e dinë fare mirë se kush na ka quajtur “terroristë” dhe kush ka teatrizuar pushtet për dhjetë vite me radhë. Dokumentet rrënqethëse janë në Arkivë. Ato mos nga ne, një ditë do të botohën. Prandaj Serbinë, Shkolla e Adem Demaçit e njeh në detale, dhe në bazë të njohurive e dinë edhe çka synon. I nderuari Latë, mos u bërë merak, se kurrë ma kthim të votimit, madje me fitore për 104% për “LDK historike dhe legjendare” nuk do të ketë. Lufto për zgjedhjet e 2025 që LDK ta cenzusin 6%, me këto kuadro, ku është siellur. Nuk e di a do të zgjedhin “podpresednik” Luto prap. E them këtë nga dëshira që LDK të aramtoset me kuadro atdhetar dhe të ditur e të guximshëm, si Akademik Fehmi Agani, sepse me njerëz të ditur fiton kombi. E një fakt çetnikët e Serbisë e dijnë: se Shqiptarët e Kosovës nuk janë palestinezë, përgatitën me kohë për çdo eventualitet të rrezistojnë ashtu si ua ka lënë amanet me Program Adem Demaçi, me adete e zakone të veta den baba den, vetëm duke e mbrojtur Vatanin. Madje mos të harrohet se Lëvizja e pajtimeve më 1989/90 pati filluar me parulën trodiemzionale: Ejani në tubim; Ejani në pajtim; Po shkojmë në luftë, për bashkim kombëtar. E ky BETIM historik me Anton Qetën në ball, është bërë publikisht në xhaminë e Polacit, vendlindje e Hasan Prishtinës.

Shkrimi i kushtohet: UÇK-ës shpëtimtare e kombit dhe heroit Afrim Bunjakut!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".