Më mirë paqe faktike sesa luftë!

Më mirë paqe faktike sesa luftë!
Më mirë paqe faktike sesa luftë!

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 30 December 2023 - 16:17

Shkruan: Mehdi Hyseni

 Edhe pse njohja “de fakto” nuk zgjidh problemin kolonial të Kosovës, por e “ngrin” në afat të papërcaktuar . –Prapëseprapë paqja ka prioritet mbi prioritet sesa çdo  luftë pavarësisht nga zgjatja  dhe  “frytet”  e saj.

-Por vetëm shkolonizimi i Serbisë së Aleksandër Vuçiqit, do të sjellte paqe në Ballkan. Kjo, do të ishte zgjidhja përfundimtare o vetëm për Kosovën, Preshevën, Bujanocin, Medvegjën dhe Noovi Pazarin, por edhe për realizimin e plotë të “Projektit të Ballkanit Perëndimor”, sepse pa luftimin e kolonializmit dhe neokolonializmit serbomadh, Ballkani Perëndimor, do të ngelë vetëm një Projekt i pafinalizuar si në kuptimin gjeopolitik, ashtu edhe në atë strategjik , të sgurisë, të paqesë dhe të integrimit etj.

Mirëpo, kjo do të thotë, më mirë paqe e brishtë sesa “luftë një orë a një ditë”  për të dy palët në konflikt.  Ndonëse, në vend të kësaj formule të përkohshme për arritjen e kompromisit politik,  BE-ja ka shansin historik, që  ta kushtëzojë Serbinë me njohjen de fakto dhe de jure të Kosovës në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe të së drejtës nërkombëtare. Ndaj as Amerika e as BE-ja “nuk duhet lejuar Serbinë që ajo të vazhdojë avazet e vjetra dhe të mbetet i vetmi shtet kolonial në Ballkan; madje, duke i mbajtur si koloni të veta Kosovën, Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën në truallin e Evropës”. (Akademik Prof.Dr. M.Krasniqi,’ Kosova Sot’, 1992;27).

Ndryshe. njohja de fakto e Kosovës, është vetëm një kompromis i përkohshëm për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, proces ky, që mund të zgjasë 10, 20 apo 30 vjet, ashtu sikurse rasti mes dy gjermanive (1972-1990)., i cili në fund u mbyll me kurorëzimin e bashkimit kombëtar dhe shtetëror të dy Gjermanive. Në arritjen e kësaj kthese historike për kombin gjerman, rolin kyesor e luajti diplomacia e Gjermanisë Federale Perëndimore, e ndihmuar nga SHBA-ja dhe  Britania e Madhe.  Ndonëse në vitet e ’60 dhe ’70 për realizimin e së drejtës së bashkimit të Gjermanisë, është angazhuar dhe ka kontirbuar objektivisht dhe botërisht, edhe diplomacia e politikës së jashtme e gjeneraslit dhe e kryetarit të Republikës së Pestë Frënge, Charles de Gaulle , duke theksuar se “populli gjerman gëzon të drejtën historike dhe politike dhe të vetëvendosjes mbi territorin dhe shtetin e vet sovran, të pavarur dhe të bashkuar”.

Njohja de fakto do të ndikojë negativisht edhe në “Projektin e Ballkanit Perëndimor” !

Pra, nuk zgjidh problemin kolonial  shekullor të Kosovës, as të Luginës së Preshevës (1878-2023)

Me gjithë shpresat dhe premtimet e shërbimeve të ofertës së vullnetit të mirë në ndërmjetësimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Serbisë dhe Kosovës nga ana e përfaqësuesve dhe emisarëve të BE-së (Josep Borell dhe Mirsolav Lajçak), është vështirë  t’i besohet një diplomacie të tillë, sepse  pa SHKOLONIZIMIN e Serbisë, ekziston rreziku potencial, që në afat të gjatë, Kosova të ngelë jashtë OKB-së dhe jashtë BASHKIMIT me SHQIPËRINË.

Prandaj, njohja de fakto e Kosovës nga Serbia nuk garanton  njohjen de jure e as shkolonizimin përfundimtar të Kosovës (1912-1999).

Përkundrazi krijon një hapësirë të re më të sigurt për të ndihmuar përpjekjet e Serbisë, që të ruajë baraspeshimin e   politikës neokolonialiste dhe militariste, me fokus të posaçëm të asgjësimit të “projektit të pakryer të Ballkanit Perëndimor” në favorin e fuqizimit të marrëdhënieve me Rusinë, që të ndikojë te faktorët e rinj të zhvillimit të sistemit ndërkombëtar-polarizimin e forcave centrifugale të paqes dhe të atyre centripetale me bagazh të luftës së ftohtë, që të shkaktojë vatra të krizave, të konflikteve të armatosura dhe të luftërave të reja të “nxehta” rajonale dhe ndërkombëtare.

Mirëpo, këtë polarizim  të forcave demokratike paqësore me  Amerikën në krye dhe të atyre të forcave militariste dhe hegjemoniste  të amalgamës serbo-rusosllave lindore,  duhet kuptuar realisht të të gjithë aleatët dhe partnerët evropianoperëndimorë të SHBA-së, që t’i pengojnë të të gjitha përpjekjet e politikës së forcës dhe veprimet qofshin intensive apo sporadike agresive të aleancës ruso-serbe në  destabilizimin e paqes, të sigurisë, të integerimit dhe të bashkëpunimit  të vendeve ballkanike në kuadrin e “Projektit të Ballkanit Perëndimor”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".