Vetëm presioni mbi Serbinë dhe Kosovën i detyron për marrëveshje gjithëpërfshirëse

Vetëm presioni mbi Serbinë dhe Kosovën i detyron për marrëveshje gjithëpërfshirëse
Vetëm presioni mbi Serbinë dhe Kosovën i detyron për marrëveshje gjithëpërfshirëse

Muhamet Kelmendi

  • 16 February 2024 - 07:45

Shkruan:ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Anëtarësimi në BE është një procedurë e gjatë dhe e mbushur në plotë kërkesa, sugjerime dhe kushte, që shtetet duhet ti përmbushin, para se të anëtarësohen. Është parë dhe shkruar për kushte. Shumë subjekte gjinden në proces të realizimit të kërkesave. Të tjerët nuk kanë filluar fare plotësimin e kushteve. Në kuadër të kushteve të veçanta të bëra nga BE, janë dy shtete, Serbia dhe Kosova, që kanë kushte tjera, extra që duhet plotësuar.

- Lidhur me pretendimin për integrim, BE i ka ndarë 6 miliardë Euro, për 10 vitet e ardhshme për shtetet e Ballkanit Perëndimor. 2 miliardë janë investime të drejtpërdrejta, ndërsa 4 miliardë ndahen në forme të kredive, me interesa të ulëta, që kanë për qëllim përgatitjen e këtyre shteteve për anëtarësim në BE.

Në kuadër të kësaj, nga Parlamenti Evropian, është kërkuar që Serbia të plotësoj kushte të veçanta, në mënyrë që të ketë qasje në këto mjete financiare. Nga shtetet e Ballkanit, sidomos nga Serbia dhe Kosova, është kërkuar; 1. Menjanimin e konflikteve midis tyre, sidomos midis Serbisë dhe Kosovës, sikundër edhe Bosnjës e Hercegovinës.

2. Respektimi i të drejtave të njeriut dhe respektimi i vlerave themelore demokratike. 3. Ndërmarrjen e sanksioneve ndaj Rusisë për agresionin ndaj Ukrainës,me theks të veçantë të Serbisë, pasi ajo është vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor, i cili nuk i ka mbështetur sanksionet e BE-së ndaj Rusisë. 4. Kosova dhe Serbia të angazhohen në mënyrë konstruktive për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.

Në propozim rregulloren e PE, qëndron:

" Parakusht do të jetë që Serbia dhe Kosova të angazhohen në mënyrë konstruktive për normalizilimin e marrëdhënieve mes tyre me qëllim të zbatimit të plotë të obligimeve përkatëse që dalin nga Marrëveshja për rrugën drejtë normalizimit dhe Aneksit për zbatim, si dhe të gjitha marrëveshjeve nga e kaluara në dialog dhe të angazhohen në negociata për marrëveshjen gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve".

Përcaktimet e tilla extra për Kosovën dhe Serbinë duhet të kalojnë për aprovim në Këshillin e BE-së. Besohet se do të vendosen.

Me këtë shihet se Serbisë dhe Kosovës, sidomos Serbisë, iu kanë paraqitur kushtet e veçanta që duhet të plotësohen. Qëllimi është ndarja e Serbisë nga Rusia dhe presioni mbi të për të hequr dorë nga ideologjia e "Botës Serbe". Sidomos kjo po e rrezikon paqen e rrezikuar në Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë. Se a do të ndalin këto masa të BE-së shtetin serbe mbetet të shihet! Megjithatë, në Beograd, si Vuçic, ashtu edhe Daçic, kanë deklaruar se nuk i pranojnë kushtet e paraqitura nga BE-a. " Kosova e Metohia është territor serb dhe i takon Serbisë (...). Kosova është për ne si Jerusalemi për jahudite dhe palestinezet". Kjo thënie racistit e Daçiqit flet vetë. BE kërkohet të thelloj presionin mbi Serbi. Ai duhet të jetë bo vetëm i karakterit ekonomik, por edhe politik, shoqëror, juridik dhe ushtarak. Këto masa të përbashkëta janë të domosdoshme. Po me një platformë të tillë është mjet i domosdoshëm për presion mbi Qeverinë e dytë Kurti.

Shpresohet se vetëm kështu rritet mundësia e një marrëveshje gjithëpërfshirës Kosovë - Serbi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".