Serbia në të kaluarën dhe sot është pacient i pashëruar

 Serbia në të kaluarën dhe sot është pacient i pashëruar
 Serbia në të kaluarën dhe sot është pacient i pashëruar

Prof.Dr.Hakif Bajrami

  • 16 February 2024 - 14:12

Shkruan: Akademik Prof Dr: Hakif Bajrami 

Për Serbinë nuk vlejnë rrezolutat e KS OKB-s, të KE-s nëse nuk janë në favr të politikës saj nazifashiste. Që ky konkludim është për serbian real tregon fakti se: Serbia nuk e ka nënshkruar Marrëveshjën e Rambujesë (mars 1999); nuk e ka nënshkruar Marrëveshjen e Wjenës (2006); e ka nënshkruar Marrëveshjës e Brukselit më 1913; e ka nënshkruar Marrëveshjën e Brukselit më 1915, por kohë më parë Kryeministri i Serbisë deklaroi se:“asnjë marrëveshje nuk e zbatojmë, madje nuk e zbatojmë as Aneksin e Ohrit 2023”. Në lidhje me këtë, BE e sanksionon Kosovën, kurse Serbisë i premtohet se do të investohën 2 miliardë Evro. Madje në konferencën për shtyp të Blinkenit në Tiranë, gazetarja e pyet Sekretarin amerikan për asociacionin, ndërsa e injoron plagosjën e 92 ushtarëve të KFOR-it në Veri të Kosovës nga bandat serbe, e injoron Bajskën, i injoron labaratoriumet e drogës atje po edhe pastrimin e parave, për të gjithë oligarkët.Kështu një pjesë e politikanëve në Kosovë dhe Shqipëri janë të kënaçur që BE (Lajçak dhe Borel) i kanë vënë masa denuese Kosovës, e jo Vuqiqit dhe shtetit tij që është eksponenti kryesor i Putinit në Ballkan.

Pa bëhën afro pesëdhjetë vjet që e hulumtoj shoqërinë serbiane, karshi me popujtë fqinjë. Nuk ka asnjë shtet, apo popull në Evropë që i ka bërë 37 programe për ta shfarosë popullin fqinjë, sikurse kanë bërë serbët ndaj shqiptarëve në përjithësi. Prej 37 programeve:1. Svi srbi svuda 1836;2.Naçertania 1844, (e kam botuar për herë të parë shqip më 1986, sespe arkivat serbe e kanë mbajtur në ilegalitet);3. “Depërtimi në det 1881”; 4. “Zgjërimi i Serbisë kah Kosova dhe Maqedonia 1886”;5.”Deri në shfarosjën tuej ose tonën”; 6. “Aranutët dhe Fuqitë e mëdha, 1913; 7. Likudimi i bandave kaçake 1924; 8.”Nevoja për asgjasimin e familjeve të mëdha shqiptare dhe personaliteteve të njohura 1930”; 9.“Shpërngulja e shqiptarëve” 1937”;10. Konventa Jugosllavo turke 1938”; 11.“Ndarja e Shqipërisë 1939”; 11.“ Serbia homogjena dhe integrale 1941”; 12.“Likudimi i pakicës shqiptare deri sa të zgjasinoperacionet e luftës 1944”; 13.“Marrëveshja Xhentelmene 1953”; 14. “ Centralizëm apo decentralizim të Jugosllavisë 1962”; 15.“ Deri ku ka ardhur ideja për Kosovën Republikë 1967”; 17.“ Libri i kaltërt 1976”; 18.“Platforma politike për Kosovën 1981”; 19.“Memorandumi i Akademisë serbe 1986” 20.“Programi Jugosllav për Kosovën 1988”;21. “Lufta për ta kthyer Kosovën në proporcion të popullsisë serbe 51%, kurse kombësitë tjera 49%” 1995”; Koridoret përplasëse 1998/99, që e zbuloi Kiro Gligorov”;22. “Toka e djegur” e Kosovës që e zbuloi sherbimi intelegjent i Austrisë dhe23.“Patkoi 1999” që e zbuloi Sherbimi i Punëve të Jashtëme të Gjermanisë, e që të gjitha janë programe të një politike që vazhdon edhe sot (më 2024), në forma të ndryshme. Me qëllim nuk i shënova edhe 14 programe që nuk janë më pak agresive, se sa këto që u plasuan këtu. Sidomos po e theksoi “Porogramin: “Ugnejtena ei ugjetaçka nacija” (Komi i nështruar dhe nënshtruas), që e kanë publikuar vet serbianët më 15 maj 1985. Në lidhje me këtë, mendoi se për t` ua nxierr emruesin e përbashkët këtyre programeve kryesore (ka edhe të tjera më të vogla-hb), pasi që Fuqitë e Mëdha Serbinë kurrë nuk e kanë ndëshkuar qe dy shekuj, dhe ky shtet krimet ndaj shqiptarëve kurrë nuk i ka pushuar. Prandaj, në këtë shtet që është izoluar nga të gjitha anët dhe populli i saj mbetet aleati i vetëm i nazifashizmit rus, po tregohet se në Serbi duhet të mbahet një referendum drejtuar popullit serbian, për ta kuptuar nivelin nazifashst të urrejtjës ndaj shqiptarëve e që do të titullohej: “AJANËNJERËZSHQIPTARËT”?. Në të njejtën kohë në Serbi medoi se duhet të organizohet një referendum paralel me, edhe ky me titull: “AJANËSHQIPTARËT VRASËS”?. Nëse në referendumin e parë Serbët do të përgjigjeshin se :“shqiptarët nuk janë njerëz”, do të thot se vlejnë të gjitha programet për t` i shpronësuar, shpërngulur dhe shfarosur, të gjithë shqiptarët për një herë. Në rastin e dytë serbët do të përgjigjeshin se: “ Ne serbët nuk jemi vrasës kurrë”, që do të thot dykuptimshëm se:“kurrë nuk kemi bërë krime”, por edhe kurrë nuk kemi varsrë askend, madje jemi çlirimtar!”. Në këtë drejtim, sipas filozofisë historisë, tërë çështja del si e balansuar në faje, por kurrë që serbët të pendohen. Tash shtrohet pyetja se cili serbian që është kerkuar nga Tribunali i Hagës, ka shkuar atje vullnetarisht. Asnjë. E ky fenomen do të thot se ndërkombëtarët kurrë nuk do ta ndëshkojnë Serbinë, që t` i paguaj dëmet e luftës, prandaj tifozeria serbe do të mbetet aktive në rrafshin e krimeve, në çdo kohë, ndaj shqiptarëve.

Kush jeton ende në tragjedinë shqiptare

Se Serbia është kah e jeton një psikologji të smurë, qe dy shekuj, tregon fakti se ambasadori rusmë 1914 do t` i thot Nikolla Pashiqit: “Mjaftë keni fituar. Mos i shtini hundët në Bosnje dhe Hercegovinë, Kemi fakte se jeni kah organizoni moskënaçësi gjithëandej, madje jeni kah organizoni edhe atentate ndaj zyrtarëve më të lartë të Wjenës”. Kur i shtinë hundët dhe organizuan atentat në Sarajevë ndaj Franc Ferdinnatit më 28 qershor 1914, Wjena do të kërkojë diçka që ishte gati e palejueshme për serbian sepse kështu e detyronin të sillet agjentët rus, francezë dhe anglezë që:” t` i hulumtojë kriminelët në teritirin e Serbisë”, atëherë e panë në çfar kuthash ishin siellë.. Me që Beogradi nuk i lejoi hetimet për “Mllada Bosnën” më 28 korrik 1914 Wjena i shpalli luftë Serbisë.Por çka ndodhi. Politika serbe në vend që ta zbërthente gologotën e vet që e përjetonte, sepse vendi ishte siell para një katastrofe, pushtet i radikalëve të Nikolla Pashiqit, që propogandonte se:”Shumë shpejtë do të gjindet ushtria serbe në tri detra: në në Durrës (Adriatik), në Selanik (Egje) dhe Stamboll(Marmara). Ky pohim serbian do të thot se kishte sinjale nga Franca se: “Jo Rusia, por Serbia, mund të okupojë edhe Stambollin”. Në këto rrethana qarqet serbe në vënd të kësaj fantazie për stabilizim në tri detëra, dualën me botimin e një libri që terthorazi e akuzon kombin shqiptar. Libri e ka titullin: “ Albanska Golgota” (Golgota Shqiptare), Beograd. E kur lexohet ky libër nga lexuesi i rëndomt, nxirret konkluza se kinse: “shqiptarët e paskan sulmuar ushtrinë serbe në tërhiekje”, e jo ushtritë Austro Hungareze dhe Gjermane me të cilat Serbia ishte në luftë. Me këtë libër serbët konkludonin se Rusët e Francezët u besonin, se krimet serbe e që ishin të shumta ndaj shqiptarëve, por lufta ishte që të aludohet se: “toka shqiptare u kishte faj për politikën e tyre parafashiste”, si ka shkruar Dimitrije Tucoviq, të cilin e vranë pas shpine sepse ua zbuloi të gjitha ligësitë imperialiste. Madje, Nikolla Pashiqi kishte mësuar në detale se si prodhohën kundërshtarët. Ja shembulli: E ftoi Dimitrie Tucoviqin në kabinet. Iu drejtua me: “Ju Tuco duhet të votoni kundër bugjetit ushtrak, që ne synojmë të mbrohemi”. Dimitrie Tucoviq, reagoi se: “Klubi i Socialdemokratëve serbian do të votoi bugjetin për mbrojtje”. Pashiqi, reagon duke i thënë: “JO, ti duhet të votoish kundër bugjetit që ne e kërkojmë për armatim. Dhe ta dish se Ti do të humbish sepse i ke mbi 10 (14) deputetë”. Por Serbia do të fitojë me votën tënde humbëse. Sepse me atë votë do t` i tregojmë Rusisë, Francës dhe Anglisë kemi kundërshtarë brenda”.(Shiqo: Strogo pov, “Pasiqeve hartije” 1914).

Këso amputimesh tendencioze, serbët kani trilluar edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, sidomos kur është në pyetje tema se:“Kujt duhet për t` i takuar Kosova, pas largimit të ushtrisë naziste”. Të shënojmë këtu këtë argumet. Serbët me kohë u informuan, se në tetor 1943 në Teheran: Ruzvelt, Cherchill dhe Stalin kanë marrë vendim që ata popuj që kanë bashkpunuar me nacizmin, të kanë të drejtë me i deportuar dhe shfarosë”. Së këndejmi A. Rankoviq do ta njohtojë dhe autorizojë Vasa Çubrilloviqin për ta përpiluar një Elaboruat “Për likudimin e shqiptarëve në Kosovë, deri sa të zgjasin operacionet ushtrake”. Elbaorati iu dorëzua Kryesisë AVNOJ-it më më 3 nëntor 1944. Dhe për të pasë forca të mjaftuara për t` i shfarosë shqiptarët, Kryesia e AVNOJ-it më 21 nëntor 1944 do t` i “Amnestojë të gjitha njësitë çetnike”. Ato njësi shumë shpejtë do të konvertohën në partizan, dhe me tri divizione do të hyjnë në Kosovë për ta “kryer misionin e shekullit”, me urdhër: “Vrani Aranutë dhe Gjermanë”. (Shiqo: AVIIB. Arkiva çetnike: kur të hyni në Kosovë dy muaj duhet të bartin Llapi, Sitinca dhe Drini koka dhe plisa të shqiptarëve”-aty).

Tito ishte në politikën nacionale sinkron me Çetnikët e Mashan Gjuroviqit

Në të njejtën kohë, me urdhër të Shtabit Suprem të Jugosllavisë, në Kosovë do të shpallet mobilizimi, në mënyrë që të gjithë shqiptarët e aftë për luftë, të deportohën në vise tjera të Jugosllavisë si në: Frontin e Sremit (u parapanë të deportohën 7500 regrutë të drejtuar nga Shaban Haxhia dhe 7500 të regrutuar nga Shaban Polluzha). Ndërsa në Frontin e Adriatikut, u deportuan tri eshallone me 8000 regruatë, të gjithë shkonin në luftë, por ishin të paarmatosur. Dihet prapavia e kësaj ndermarrëje, sepse i frigoheshin kryengritjës shqiptare. Megjithë këtë, serbët e programonin një kryengritje të kufizuar në Kosovë. Dhe atë e organizuan duke u dakorduar me Shaban Polluzhën, që të shkohet në Frontin e Sremit, sikurse që kishte shkuar Shaban Haxhia, me forcat e tij. Por, Shabanit si një partiot që ishte, ia organizuan masakrimin e popullsisë prapa shpine dhe për atë masakër e informuan, sepse e dinin se Shabani do të rrebelohet. Kur 25 kufoma burrash shqiptar u zbuluan nën akull në Lumin Drenica, Shabani u kthye dhe këtu Pera Brajeviq i organizoi sulme nga të gjitha anët me forcat e KNOJ-it (Oznës), për ta neutralizuar, dhe më 20/21 shkurt 1945 e vranë në pabesi. Në lidhje me këto plane ,programet serbe “informojnë” argumente se deri më 1951, nepër lokalitetet e Kosovës vritën ose masakrohën 49000 shqiptarë. Nga kjo kohë serbianët do ta fillojnë pastaj shpërnguljën shqiptare në Anadoll deri më 1966, me që rast arrihet shifra rekorde sipas Seksionit të pashaportave në 415000 shqitarë, të cilët në Turqi do t` i nënshtrohen një terrori të ri, sepse duhej ndryshuar mbiemrat dhe fëmijëve u ndalohej të flasin shqip. (Shiqo doset në DASIPB: Ismet Yneni, Xhelal Bajari dhe Menderesi 1947-1959).

Sa herë në muaj diskutohej çështja e Kosovës nga antifasistët më 1944

Nuk ka kaluar asnjë muaj, vërtetojnë dokuemnetet e kohës që: Enver Hoxha, Miladin Popoviq dhe misionarë të tjerë jugosllav e të mos kenë debatuar për statusin e Kosovës. Persiatjet shkojnë nga qëndrimi në fund të vitit 1943, që Kosova t` i takojë pjesërisht Shqipërisë, e deri te propozimi i sakt në KNÇ në Bujani më 2 janar 1944 që Kosova t` i takojë e tëra Shqipërisë. Pas këtij vendim rrezolutativ më 2 janar 1944 ishin të zëshëm sidomos: Miladin Popoviqi, Dushan Mugosha (tinzar) dhe Vasil Shanto. Ndërsa Mitar Bakiq dhe Sreten Zhujoviqit do të japin propozime të ndryshme. Por kundër të gjithëve ishte zëshëm Millovan Gjilasi. Ky funksionar i PKJ-ës do ta sulmojë me të gjitha mjetet çdo vendim të KNÇ të Bujanit me një letër si direktivë, më 28 mars 1944. Direktiva ishte me autorizim të Titos, që asnjë forum ushtrak dhe politik mos të pajtohet që Kosova t` i takojë Shqipërisë, deri sa të përfundojë lufta. E kur përfundoi lufta, J. B. Tito më 8 shkurt 1945, në Kosovë vëndosi diktaturë ushtrake, në mënyrë që ta aneksojë më lehtë.

Në këto rrethana tokat shqiptare aspironin t` i ndajnë në mes veti: Gjillasi, Rankoviqi dhe Kolishevski. Sipas Millovan Gjillasit “Ishte koha e fundit që Kosova të ndahet në mes Serbisë dhe Malit Zi, me një “hise” simbolike që duhej ta kishte Maqedonia”. (Posedohën të gjitha shkresat dhe dokuemnete zyrtare 1943/44). Kësaj radhe, po e shënojmë idenë shumë origjinale të Sreten Zhujoviqit: i cili e përkrahëte idenë e federatës së Jugosllavisë dhe Shqipërisë. Por sa i takon Kosovës, Sreten Zhujoviq kishte këtë propozim e që ishte debatuar në AVNOJ, jo në forum, por në koluare: Millovan Gjillas, A. Rankoviq, Vasil Shanto dhe Dushan Mugosha. Propozimet e tyre janë shkencorisht të njohura. Por propozimi i Sreten Zhujoviqit është mbetë aktual deri më 15 maj 1945. Ai qëndrim ishte: “ Kosovën duhet ndarë në dy pjesë.Rrafshin e Dukagjinit me qytetet: Peja, Gjakova, Prizreni etj. deri te Fushë Kosova duhet t` i takojë Shqipërisë. Ndërsa, Rrafshin e Kosovës duke e mbylluar me Mitrovicën, Podujevën, Ferizajin e Gjilanin, duhet bashkuar Serbisë”. Ndërsa sipas qëndrimit të Titos: “Çështja e Kosovës duhej të zgjidhet në mardhënje të plotë pajtimi në mes Jugosllavisë dhe Shqipërisë”. Pra Tito taktizonte dhe kishte presion nga Rankoviqi që as mos të diskutohet çështja e Kosovës dhe Vojvodinës, ku duhej të vëndoset pushteti ushtrak, dhe u vendos.

Fati i Kosovës u vulos në Bari të Italisë më 12 gusht 1944

Lidhur me këtë çështje, gjithnjë në bazë të dokuemneteve, çështjën e Kosovës e vulosi takimi Cherchill-Tito në Bari të Italisë (12 -23 gusht 1944-Shiqo:Tito-Cherchill, strogo tajno, Zagreb 1981). E vërteta, nëse qëndrimi i Titos peshohet nga dokuemntet e kohës, e që janë të botura, (shumica), atëherë del se Tito me Shqiptarë dhe me tokat e tyre taktizonte. Kurse me Serbinë ishte shumë i sinqert dhe i premtonte, madje ka fakte se edhe Bosnje Hercegovinën në perspektivë, e shihet në kuadër të Serbisë. Për këtë problem Tito posa u kthye nga Bari i tregoi Rankoviqt se “Chetchilli është decidiv që Kosova me çdo kush duhet t` i takoi Serbisë”. Me këtë lajm Tito u deshmua para serbianëve se e peshonte përkrahjen serbiane për ta siguruar fotelën e tij të “pashait të kuq” në fronin e krajlëve serbian në Beograd. Ndërsa,Vinston Cherchilli qëndrimin e tij për Kosovën e peshonte se më 1927 kishte kontratë me Jugosllavinë deri më 2050, për ta shfrytëzuar Trepçën. Pra, Londra nuk kishte asnjë lloj aranzhmani me Shqipërinë, për çështjën e Kosovës. Dhe Jugosllavia (Tito) për ta neutralizuar peshën angleze, sespe edhe Qeveria Jugosllave në emigracion mbahej në Londër, u pajtua me qëndrimin e Cherchillit, i cili nuk ua kishte harruar shqiptarëve luftën që e kishin bërë kundër Antantës në Çanakala më 1915/1916.

Serbisë i duhet një Kosovë etnikisht sllave në çdo etapë historike!

Realiteti politik lidhur me statusin e Kosovës ishte lakmi edhe malazeze për një kohë, që e vërteton fakti se kur Tito e degradoi Shtabin Kryesor të Kosovës në Shtab Operativ më 2 shtator 1944dhe më 8 shkurt 1945 vëndosi Diktatutrë ushtarke, në krye të shtabit e solli një serbian. Ndërsa pa asnjë arsye më 31 mars 1945 për ta drejtuar politikën totalitare e solli Gjoka Pajkoviqin (malazez). Ky pohim vërtetohet nga shkuarja e Fadil Hoxhës dhe Miladin Popoviqit në Beograd më 19 shkurt 1945 për t` u ankaur se: “Diktatura ushtarke nuk ka qenë fare e nevojshme në Kosovë”. Por, Tito në vend që ta pranojë Fadilin dhe Miladinin, do t` ia perlpalsë Millovan Gjilasit, i cili po sa hynë në zyrën e tij, përfaqsuesit politik (Miladini) dhe ushtrak (Fadili), Gjillasi do t` i drejtohet Miladinit (duke injoruar Fadilin në tërësi e as që i foli bile!!!): “Eja shoku Miladin ta ndajmë Kosov ën ashtu si do ta ndajmë Sanxhakun më 29 mars 1945”. Me që Miladini reagon, të dy përfaqsuesit:Gjillasi i largon nga kabineti. Të nesermën, Polit- Byro E KQ PKJ –ës vëndos që Miladinin ta dërgojnë ambasador në Poloni. Ndërsa, Fadil Hoxhën vëndoset që ta dergojnë ambasador në Turqi.

Pas kësaj drame politike, Serbia do të konstituohet si njësi federale (1946-Kushtetuta) me një Krahinë (Vojvidina) dhe një Rregjion (Obllast) Koso va), dhe ky nominim teritorialo administrativ do ta zgjatë deri më 1969. Me Ligjin Kushtetues të Kosovës në shkurt 1969 Kosova dhe Metohija u bë Krahina e Kosovës, sikurse Vojvidina.

Nëse studiohën me kujdes dokuemetet e kohës, del se pushteti serbian kurrë nuk ka pushuar që ta shuaj çdo autonomi të Kosovës, sidomos. Ky fenomen i shkatrrimit Kosovës me presion ka qenë realitet sa herë që në Kosovë është ndryshuar ligjëshmëria sikurse më 1948; 1953; 1963; 1969; 1974; 1989. Rasti më eklatant që tregon fuqinë politike shqiptare me një anë dhe paralizimin e Gjillasit (më 1953) dhe Rankoviqit (1966) në anën tjetër tregon se është më 1974 kur krahinat me Kushtetutë u avansuan në elemt konstituiv të fedeatës. Por se pushteti serbian kurrë nuk pushon luftën kundër Kosovës tregohet menjë herë më 1975 kur Beogradi e nxorri “Librin e Kaltërt” (Plava knjiga), me çka fillon prapepoka e nëntokës që të shuhet çdo formë autonomie, e që një luftë e tillë realizohet më 23 mars 1989 me peshë të tankeve. Pas këtij akti terrorist, Serbia më 1990 e aprovoi kushtetutën e re nazifashiste, në mënyrë që në proces të krijohet një federatë e re në mes Malit Zi dhe Serbisë,sepse republikat tjera ishin shkëputur nga federata. Por federata e re serbo malazeze do të shpërbëhet më 2006. Në këto rrethana Kosovës që ishte çliruar nga pushteti gjakatar serbian më 1999, nuk i mbeti rrugë tjetër vetëm se më 17 shkurt 2008 ta shpalli pavarësinë e plotë.

E vërteta, nga viti 1989 Beogradi provoi me të gjitha mjetët që Çështjën e Kosovës ta zgjidhë me argumentin e forcës, për çka nuk i mungonin as programet, e as forcat ushtarko- policore. E vërteta, më 1998/99 kur në sqenën hsitorike doli UÇK, Beogrdai nxorri projekte nazifashiste dhe provoi shfarosjën e shqitarëve me forcë dhe me politikë. Për fat, popullit autokton shqiptar më 24 mars 1999 NATO i doli përkrah UÇK-s dhe filloi lufta e kombinuar toksoro-ajrore, në mënyrë që pas 78 ditë luftë, ushtria serbe u detyrua ta nënshkruaj kapitullimin në Kumanovë më 10 qershor 1999. E vërteta, në Kumanovë çështja e Kosovës më nuk kishte hapësirë politike, që të negociohet, por para oficerëve të NATO-s u detyrua të nënshkruan oficeri serbian dhe tërë aparati shtetëror okupues serbian, u detyrua të largohet nga Kosova, deri më 12 qershor 1999.

Pse Serbia edhe sot (2024) është ambicioze në riokupime territoriale

Serbia sot është në armiqësi me të gjithë fqinjët. Këtë pozicion ia detyron Rusia e cila në politikën e saj të brendëshme, ka disa shembuj të tillë. E vërteta, ky realitet në Serbi ka mbështetje në një pjesë jo të vogël të popullit serbian, prej kah regrutohën: popat, prijësit politik me orientime ekstreme dhe oficerët me ambicje imperialiste.

Serbia sot sikurse gjatë dy shekujve të fundit është kah e jeton një psikologji të smurë, gjithëmonë duke e bërë një garë se a është në përparësi demokracia apo siguria, për ekspanzion në trojet e huaja. Lidhur me këtë, mjerisht më 1999 Veriu i Kosovës, do të izolohen me fajin e agjenturave franceze, në një oazë krimi, duke e pasë përkrahjën edhe të Perendimit, sepse të Rusisë po se po. Atje tani zhvillohet një luftë speciale: me labaratoriume të drogës, me bomba, me grafite por nuk kanë munguar edhe atentatët ndaj atyre që e përkrahin Republikën e Kosovës.

Tani serbët atje janë në ofenzivë kinse nuk e pranojnë valutën EURO për pagesa e që është ligjë për tërë Kosovën. Si duket këtë hallkamë e bëjnë me të vetmin qëllim që të qitët në harres apo në plan të dytë rasti i 24 shtatorit në Bajskë. Në bazë të realitetit që po e krijon Beohradi, jam i mendimit se nevoitët një “shtetitëje” e avionëve F-16 mbi qiellin e Serbisë , siç ngjau në Bosnje më 6 janar 2024. Pastaj tërë avantura serbe do të pushojë.

Së fundi, vizita e Dejvid Kamerunit (Sekretar i jashtëm i Britanisë) më 4 janar 2024 në Kosovë dhe vizita e Antoni Blinkenit (Sekretar i jashtëm i SHBA-as) në Shqipëri më 15 shkurt 2024, e kanë një porosi anglo-amerikane se: nuk do të lejohet kurrfar vizatimi të kufijëve në Ballkan, tani për tani. Për ndryshe avionët e tyre do ta mbulojnë qiellin pa asnjë rrezik, sepse në tokë kanë këmbësori të sigurt.

Të përfundojmë me një porosi: Shoqëria politike franceze provoi në fillim të shekullit XIX për të aksportuar revolucionin. Por më 1814 u tregua se përpiekja ishte e dështuar; Italia politike fashiste një shekull më vonë, provoi për t` i përtrirë kufijtë e dikurshëm të Perandorisë Romake, por u tregua se ëndrra është e dështuar në shtator 1943; Serbia e nxitur nga ambicjet ruse gjatë gjithë shekullit XX provoi për t` i përtrirë kufijtë e shtetit Stevan Dushanit, por më 1999 ambicja psoi katastrofë; Gjermania provoi nga 1933 për t` e krijuar një shoqëria ariane, por më 1945 u tregua se tërë mundi shkoi në mbeturira të historisë; Edhe doktrina e L. Brezhnjevit për sovranitet të kufizuar u tregua se është e gjykuar në deshtim më 1989; Politika imperiale e Dautogllut për t` e shtrirë ndikimin e dikurshëm të Pernadorisë Osmane, prodhoi çarje brenda Turqisë Kemajliste dhe asgjë më tepër; Politika e V. Putinit për ta përtrirë pjesërisht BRSS-ën, po tregohet investim i kalbur, sepse ky shtet është kthyer në një urrejtje të brendëshme dhe të jashtëme sa që është rrezik potencial që lufta me prapavi nukleare, të legjitimohet, kuptohet gjithnjë nga një person narcist dhe me nevoja që të merret terë bota me masa preventive, të cilat patjetër se do të vijnë nga brenda.E vetmja perandori që ka shansa të mbijetojë ishte, është dhe do të mbetët SHBA, sepse është shtet demokratik.

Nga vizita e Sekretarit të SHBA Antoni Blinken në Tiranë më 15 shkurt 2024 mësohet se tani për tani Çështja e Kosovës nuk është primare as në Vashington e as në Brksel. Të dy qendrat e fuqisë si duket i ka përfshi ankthi i zgjedhjeve që do të ndodhin gjatë këtij viti. Mu për këtë, Beogradi do të provojë për ta luajtur lojën e vjetër, por pa mundsinë që ta kthej historinë e dinarit në çarkullim nepër xhepat e serbëve në veri të Kosovës. Së këndejmi, Kryeministri Albin Kurti po vrehet se në Republikën e Kosovës ka mbështetje plebiscitare, jo vetëm në shtetin evet, por edhe kudo që jetojnë shqiptarët, sepse me politikën e tij me duar të pastra, populli po mëson se kemi të bëjmë me një personalitet të respektuar dhe të edukuar drejtë.

Shkrimi iu kushtohet: Tahir Sinanit, Agron Rrahmanit dhe Ilir Konushefcit!

Më 16 shkurt 2024

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".