Lexoni edhe:
E kalon shifrën prej 30.000 numri i viktimave në Gazë
Shkruan: ANALISTI- Agim Bajrami
Shqipëria është bërë një ndër vendet më tërheqës të Ballkanit Perëndimor e të gjeo politikes së diplomacisë ndërkombëtare dhe ushtarake, sa i përket konfliktin në Ukrainë lidhur me rreziqet e kërcënimeve të sigurisë jo vetëm për rajonin e Evropës juglindore nga agresioni rus dhe aleanca e lindjes, mbi pavarësinë e shtetit ukrainas dhe kërcënimeve të sigurisë globale. Edhe baza ushtarake NATO-s e shtrirë në Kuçovë të Shqipërisë veriore, ku ka faktorizuar Shqipërinë sa i përket përgatitjeve,ruajtjen e avancimin e sigurisë së përgjithshme,në mbrojtjes e vlerave të botës së lirë demokratike.
E kalon shifrën prej 30.000 numri i viktimave në GazëLexoni edhe:
Edhe në Samitin që u mbajt në Tiranë, u vënë në pah çështjet e pozicionit të shteteve të Evropës jug-lindore, sa i përket sigurisë globale e rajonale, me theks të veçantë, në luftën e Ukrainës. Çështjet e diskutuara në samitin e Tiranës, u vërejtën të jenë shtruar si; - Shtrirja e përkrahjes së Ukrainës në luftën e saj kundër agresionit rus; - Mundësia e kontributit të shteteve për të ndihmuar Ukrainën deri në fitoren e saj; - Shtrirja e rolit të Shqipërisë në kontributin e saj për ndaljen e agresionit rus në Ukrainë; - U theksua edhe mundësia e prodhimit të armatimit dhe municionit luftarak dhe strehimi dhe shërimi i ushtarëve ukrainas të të plagosur që vinë në Shqipëri. - U shfaqen dallimet rreth qëndrimeve unifikuese të deklaratës se hartuar në samit , për gjendjen e luftës në Ukrainë. Ajo çka u vërejt në pjesëmarrjen e përfaqësuesit e shteteve të rajonit në samitin e Tiranës ishte i pranishëm edhe Aleks Soros. Në samitin e Tiranës, pjesëmarrëse ishte edhe presidentja e Republikës së Kosovës, e cila mbajti qëndrimin dinjitoz e diplomatik ndaj sigurisë rajonale, dhe paraqitjen me pozicionimin të qartë të shtetit të Kosovës përkrah botës demokratike të aleancës perëndimore dhe për gjatë zhvillimeve rajonale e globale.Rreth deklaratës së dalë nga samiti i Tiranës, pati mos pajtime në vërejtjet e presidentit serb Vuçiq në formulimet e deklaratës nga ana e presidentes së Kosovës Osmani, por formulimet e shtruara të mospajtimeve kaluan propozimet formuluese të presidentit serb në terma më të përgjithshme rreth dënimit të agresionit rus dhe ndikimit të luftës nxitëse ruse edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, që lehtë mund të ndikohen edhe në hapjen dhe shtrirjen e konflikteve të botës ruso-serbe, në Bosnje dhe Hercegovinë, dhe në Kosovë. Serbia, me sa duket në samitin e Tiranës, arriti të relativizoj rolin e saj të mos aplikimit të sanksioneve ndaj Rusisë, duke mbajtur rolin neutral, si dhe zbehjen e rolit të pjesëmarrjes së shtetit të Kosovës, si subjekt i të drejtës ndërkombëtare në marrëdhëniet ndërkombëtare,duke u arrit , që formulimi i deklaratës të samitit të Tiranës ,që në vend të thuhej ," shtetet e Ballkanit Perëndimor",u zëvendësua sipas propozimit të Vuqiçit , e të kundërshtuar nga presidentja Osmani , në formulimin e propozimit serb ," pjesëmarrja e vendeve të Ballkanit Perëndimor" , duke hequr edhe formulimin nga deklarata ," influenca malinje ruse në Ballkanin Perëndimor" nga propozimi serb, dhe me pranimin e Tiranës zyrtare. Nga e gjithë rrjedha e samitit, mund të kuptohet, edhe pse, deklarata e samitit të Tiranës nuk ka fuqi ligjore dhe obligative , dëshmoj, se u faktorizua roli i Serbisë , edhe pse qëndrimet e saja diplomatike dhe të tjera, në kontinuitet, nuk janë në linjën me aleancën perëndimore, por Serbia shihet nga faktori ndërkombëtar e rëndësisë në përcaktimin e zhvillimeve në Ballkanin perëndimor dhe më gjerë. Samiti i Tiranës ,dha edhe mesazhin e pa shpallur por të nënkuptuar,se Kosova e miqtë dhe aleatët e saj ,janë të nivelit jo të duhur, përveç të interesave të gjeopolitikës të vendimmarrjes ndërkombëtare edhe për nga arsyet e dështimeve të lidershipit politik të Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"