Zgjidhja mes luftës dhe paqes, Serbia nën kthetrat e Rusisë

Zgjidhja mes luftës dhe paqes, Serbia nën kthetrat e Rusisë
Zgjidhja mes luftës dhe paqes, Serbia nën kthetrat e Rusisë

Xhevat Meha

  • 23 April 2024 - 07:43

Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha

Kohëve të fundit shohim një rritje të veprimeve të Serbisë kundër Kosovës. Kemi thyerje të marrëveshjeve rreth anëtarësimit në Këshill të Evropës, kemi mos dakordesi në bisedimet e Brukselit rreth përdorimit të dinarit, dhe kemi rritje të stërvitje ushtarake. Kemi edhe deklarata që rrisin tensione në Kosovë. Në të njëjtën kohë, në sinkron me këtë kemi edhe veprime të ngjashme në Bosnje nga Dodik.

- Këto demonstrojnë se Serbia është duke u përballur domosdoshmërish me përcaktimin se a do të qëndroj me perëndimin a me Rusinë. Këto veprime demonstrojnë animin kah Rusia. Nëse Serbia e tanishme përcaktohet për Rusinë, Rusia sigurisht se do t'ia imponoj Serbisë hapjen e konflikteve në Bosnjë, Kosovë, dhe potencialisht në Malin e Zi. Me këtë, Serbia do të konfirmoj përsëri se është shkaktari i trazirave në Ballkan.

Mirëpo harron se edhe në Bosnjë, edhe në Kosovë janë të instaluara forcat e NATO-s me mandat të Kombeve të Bashkuara, dhe se Mali i Zi është anëtarë i NATO-s. Ndryshe nga vitet '90 ku Serbia si shkaktare e luftërave në Ballkan u bombardua, tani NATO do të jetë e detyruar të vendos autoblindat në Beograd për ndalur trazirat e shkaktuara nga Serbia.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".