Shteti serb mbetet i pa ndryshuar, neoimperialist dhe racist

Shteti serb mbetet i pa ndryshuar, neoimperialist dhe racist
Shteti serb mbetet i pa ndryshuar, neoimperialist dhe racist

Muhamet Kelmendi

  • 03 June 2024 - 17:39

Shkruan:ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Edhe pas ndërtimit të Qeverisë së re serbe në Beograd, brenda së cilës, ka edhe persona non grata të shpallur nga SHBA, nga ana e tyre, kryesisht treshes, Vuçiq, Gjuriq dhe Gashiq, kanë shpërthyer akuzat dhe kërcënimet e ashpra ndaj Kosovës. Treshja nuk e pranon dhunën dhe terrorin serbomadh të bërë mbi popujt tjerë. Nuk e pranon racizmin kombëtar të bërë mbi kombet. Është kundër gjendjes faktike dhe përgatitet për agresion në Bosnje e Hercegovinë, në Kosovë, në Malin e Zi dhe në Maqedoninë e Veriut.

 

Vota në Asamblenë e OKB-së për gjenocidin serb në Srebrenicë, ka bërë që të shpërthej një valë e kërcënimeve mbi këto vende. Në ballë të kërcënimeve është Kosova. Si ministri i mbrojtjes, Bratisllav Gashiq, ashtu edhe ministri i jashtëm, Gjuriq, krimineli terrorist Vulin e Daçiq, deklaruan: " Ruajtja e Kosovës brenda kufijve të Serbisë është e një rëndësie të madhe kombëtare. Garantimi i sigurisë së serbëve në Kosove është detyrë parësore". Dhe, këtë detyrë, Gashiq e sheh në ushtrinë serbe. Para Brigadës se Katërt të Ushtrisë Tokësore, tha: "Kjo është Brigada që përballet me të gjitha sfidat dhe janë të gatshme, gjithmonë e para, që të futet në veprim për nevojat dhe detyrat e shtetit dhe të popullit". Pikëmbështetja e këtyre pikëpamjeve luftarake, është gjoja ruajtja e popullsisë serbe në Kosovë dhe e territorit serb, përkatësisht e Kosovës si "pjesë" e shtetit serb. Nga kjo treshe dalin disa qëllime: 1. Pikëpamja se Kosova nuk "është" shtet, 2. Kosova është "territor"serb dhe i kulturës serbe. 3. Kosova është "territor" i shtetit serb i koncipuar me Kushtetutë. 4. Thellimi i urrejtjes raciste ndaj shqiptarëve 5. Qëndrimi se minoriteti serb nuk ka të "drejta" në Kosovë dhe se po dëbohet me "presion" nga toka "serbe". 6. Ngritja e minoritetit serb në Kosovë për të vepruar me dhunë kundër Republikës, për të ndarë veriun nga Kosova dhe 7. Kërcënimi me agresion ushtarak.

Qëllimet e tilla janë të rrezikshme. Kosova gjendet përballë një agresioni të gjerë. Kosova po luftohet jashtë dhe brenda vendit. Jashtë duke u angazhuar Serbia me miqtë e vetë, Rusinë dhe Kinën,për heqjen e njohjeve dhe kundër çdo anëtarësimi të Kosovës si shtet në organizatat ndërkombëtare. Nga këto shtete edhe u militarizua dhe u armatos me armë moderne. Brenda, duke përgatitur grupe kriminale kundër shtetit të Kosovës. Shumë nga minoriteti serb kanë dalë kundër shtetit të Kosovës. Ata që janë me shtetin e Kosovës po keqtrajtohen, po rrihen e edhe vriten. Së këndejmi pritet aksione guerile dhe mos dëgjueshmëri ndaj Republikës së Kosovës.

Gjendja është e rëndë. Forcat politike në Kosovë dhe subjektet për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë kërkohet të jenë të bashkuar. Kosovës i duhet: 1. Policia profesionale dhe e armatosur mirë, me numër të konsiderueshëm. 2. Një ushtri profesionale dhe e madhe në numër 3. Kërkohet armatim adekuat si armiku dhe me mjete të rënda. 4. Futja e shërbimit ushtarak. Idea e popullit luftëtar të lirisë nuk shkon. Ka vështirësi në realizim. Kosova është shtet dhe duhet të veproj si shtet me ushtri dhe me organet e rendit dhe të sigurisë. Është koha kur kërkohet unitet politik dhe ushtarak për te krijuar një front ushtarak mbrojtës të Republikës. Koha nuk pret. Historia do të dënon çdo kenë që i ikë kësaj detyrë madhore.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".