Beteja e Kosovës e vitit 1389 dhe pjesmarrja e arbërorëve në aleancë
Gjon Keka
Nga Gjon Keka
-Dardania e cila ishte atdheu i Konstantinit të Madh dhe Pjetër Bogdanit shpesh ka qenë fushë e betejave historike,politike dhe religjioze, njëra nga këto e cila ka pas një ndikim të madh politik dhe fetar ka qenë Beteja e Kosovës e 15 qershorit(kalendari Julian)respektivisht 28 qershorit(kalendarit gregorian) të vitit 1389. Sipas dokumenteve historike dhe arkivore që kam has në Biblioteka nacionale dhe në arkivin e Austrisë, Beteja e Kosovës është zhvilluar në mes Otomanëve pushtues dhe aleatëve të aleancës së krishterë të Europës sikur janë: Arbërorët, Tribalët, Dalmatët, Valakët etj.Në disa dokumente thuhet se nga ana e Mbretërve arbëror ishte babi i Gjergj Kastrioti ,Gjon Kastrioti ,disa të tjerë thonë se ka qenë gjyshi i tij,sidoqoftë ajo që është e vërtetë është se në këtë betejë ka marrë pjesë edhe një nga fisi i Kastriotit.sipas një kronike të vitit 1912, „në bazë të shifrave të popullsisë, Fsuha e betejës e mëllënjave apo e zogut të zi e quajtuar edhe si (Amselfeld) dhe pjesët e tjera të Dardanisë e më gjerë do të duhej të llogariteshin si pjesë e Arbërisë, pasi këto zona ishin pothuajse ekskluzivisht të banuara nga arbërorët apo dardanët para fillimit të luftës më saktësisht betejës së Kosovës.Mbi të gjitha këtu duhet të nënvizuar rolin e Kastriotëve respektivisht gjyshit apo babait të Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Betejën e Kosovës(Amselfeld) të vitit 1389, pasi kjo epokë ishte themelore për kushtet e sotme politike dhe veçanërisht fetare“ në Dardani dhe Arbëri.
Poashtu një dokument tjetër i vitit 1876 e nënvizon qartë pjesmarrjen e arbërorëve në Betejë dhe rolin e tyre si vijon: „Beteja vrastare u zhvillua në Amfelfeld, në Dardani më 15 qershor(sipas kalendarit Julian) 1389,ku Ushtria e krishterë përbëhej kryesisht nga Tribalët e mbretit Lazër, boshnjakë ,valakët dalmatët ,shqiptarët të cilët luftuan nën drejtimin e babait të Gjergj Kastriotit(Skënderbeut). Aleanca ishte shumë më e madhe se ajo e turqve nën Sulltan Muratin I. Në mesin e të krishterëve dhe krerëve të tyre kishte përçarje dhe xhelozi dhe tribalët e akuzuan një nga komandantët e tyre,se kishte qenë në marrëveshje tradhtie me armikun. Gjatë betejës, një fisnik i vendit doli nga një grumbull njerëzish të vrarë dhe u përpoq t'i afrohej Sulltanit, duke i thënë se kishte diçka sekrete për t'i treguar. Murati bëri me dorë për të hyrë; Ai nxitoi përpara, u përkul sikur donte të puthte dorën e Sulltanit, por ai e tejshpoi sulltanin duke e lënë të plagosur për vdekje.Fisniku vendor shpëtoi në konfuzion, por u kap dhe u pre copa copa. Më pas mbreti i tirbalëve Lazri u kap dhe u çua në tendën e Muratit që po vdiste, të cilit menjëherë i prenë kokën dhe më pas vdiq.“ Ndërkaq sipas një kronike tjetër të vitit 1818 sulltani e kishte parë në endërr se do të vritej nga një fisniku i Dardanisë. Kështu, Sulltan Murati I., eci nëpër fushëbetejë pas betejës fitimtare të Kosovës (1389). Dhe ai i nxorri fjalët si këto se „është e çuditshme, - i tha vezirit, nëse ëndrra ime e një nate të shkuar do të më mashtronte; dhe sapo kishte mbaruar së foluri kur një ushtar fisnor i fshehur mes të vdekurve u ngrit befas dhe e goditi për vdekej sulltanin. Por ai fisnik u pre më pas në copa dhe Sulltani vdiq pas dy orësh.“
Emri Kosovë iu ngjitë nga otomanët
Pothuajse 60 vjet pas betejës së parë të madhe të Kosovës apo Dardanisë ishte përsëri beteja midis kryqit dhe gjysmëhënës dhe ishte përsëri fushë e betejës. Sulltan Murati II., mundi ushtrinë e krishterë nën Huniadin; 17,000 të krishterë dhe dy herë më shumë turq u vranë në këtë fushëbetejë, e cila zgjati tre ditë nga 17 deri më 19 tetor 1448.
Duhet nënvizuar edhe këtë se emri Kosovë iu ngjitë nga otomanët,sikur shkruan në kronikën e vitit 1828 se Fusha e betejës e njohur edhe si„campus merulae ose merlinius, në hungarisht është quajtur Rigomezrya, ndërsa turqit otoman e quajtën në osmanishte apo turke si Kossova.
Ajo është një fushë e madhe, pjellore (e quajtur fusha e Tribalit nga Herodoti).“
Një gjë që duhet ditur këtu e që bazuar në fakte historike bien tezat e renegatëve ,mbetjeve dhe injorantëve që duan ta shfaqin pushtuesin otoman si administures dhe si çlirimtar.Sipas dokumentit historik të vitit 1912 Arbëria ishte nën Turqinë jo një subjekt politik, por thjesht një koncept gjeografik. Turqia ka shmangur njohjen e saj si një tërësi përmes një kufiri politik e etnografik, por i ka ndarë zonat e banuara nga shqiptarët në katër vilajete. Megjithatë, kjo ndarje ishte arbitrare dhe kishte për qëllim vetëm të mohonte një Arbëri të demarkuar si koncept politik“ dhe si etnitet apo komb.
A ka qenë Perandoria otomane(turke) pushtuese apo çliruese?
Një pyetje e tillë nuk do të shtrohej kurrë nëse nuk do të dilnin individ të ideologjizuar e helmuar,renegat,mbetje, ballbanbadera e haxhiqamila që thërrasin çdo ditë „duam babën sulltan ,duam babën sulltan“, po këta hedhin si tezë se gjoja kjo perandori paska ardhë me na çliru se ne si popull nuk kemi pas as duar, as koka të urta apo inteligjente ,e as trima për ta udhëheq vendin tonë.
Kur lexon dhe dëgjonë gjëra të tilla që jo vetëm truri normal i njeriut nuk arrin t'i akceptojë,por as truri akademik e intelektual nuk mund të mos zihet pa iu përgjigjur më të vërtetaën dhe faktet historike. Gjëja e parë që të shkon në mendje është si mund të vijë një Perandori pushtuese të të çliroj,kur misioni dhe programi i saj ideologjiko-politik, fetare e ushtark ishte pushtimi i gjithë botës me shpatën demoniake të tyre.
Nisur nga kjo sikur e nënvizova edhe më lartë ,po e fillojë me Betejën e parë të Kosovës të (15 qershorit kalendari julian - 28 qershorit (kalenderi gregorian) 1389 ku popujt e gadishullit ilirik dhe europian të lidhur me anë të një aleance të përbashkët në mes të Arbërorëve,Dalmatëve,Valakëve ,Tribalëve etj, të cilët u mblodhën në fushën e mëllenjave apo e quajtur edhe si fusha e zogut të zi, për ta mbrojtë këtë hapsirë dhe qytetërim kundër pushtueesit otoman(turk).Nëse do të ishte Perandoria otomane çliruese ,atëherë pse dolën këta popuj me mbrojtë atdheun e tyre kundër një një perandorie të tillë çliruese,pra këtu shihet qartë se popujt që u mblodhën si murë mbrojtës kundër Perandorisë otomane kishin për qëllim ta mbronin atdheun e tyre të përbashkët dhe civilizimin e identitetin kundër një pushtuesi që afrohej për çdo ditë e më shumë gjithë kontinentit europian me qëllimin e qartë për ta pushtuar dhe sunduar.
Prandaj duke ditur se kjo perandori kishte synime pushtimin e botës pse i paska zgjedh shqiptarët për t'i çliruar dhe nga kush me i çliru ,kur armiku i vetëm në atë kohë ishte Perandoria otomane e cila vinte gjithnjë e më shumë në zemër të gadishullit ilirik dhe mbarë kontinentit me qëllim ta nënshtrojë nën çizmen e saj tërë këtë pjesë të botës.
Edhe këtu gjaku që u derdh i arbërorëve dhe popujve të tjerë ishte gjak për lirinë, ruajtjen e atdheut dhe identitetit të tyre nga një pushtues barbar sikur ishte Perandoria otomane e cila kishte etje për gjak të pafjashëm të popujve të këtij gadishulli ilirk dhe mbarë kontinentit europian.
Pastaj të dalim tek koha e artë e Arbërisë nën udhëheqjen e lavdishme e triumfuese të kryeheroit tonë Gjergj Kastriotit(Skënderbeut) kundër dy sulltanëve pushtues dhe kundër një Perandoria e cila për atë kohë ishte një fuqi e madhe ,por për Gjergj Kastriotin kjo perandori ishte e njohur që në rrënjë dhe nga brenda ,prandaj edhe arriti ta paralizojë tërësisht gjatë gjithë kohës sa ai qeverisi dhe jetoi e veproi në trojet dardano-arbëror në gadishullin ilirik dhe kontinentin e përbashkët europian.
Të dy pushtuesit(otomanët dhe serbët) i kanë restauruar objektet e ndërtuara për qëllime të tyre ideologjiko-politike, dhe fetare
Për shembull monumenti i fushëbetejës së Kosovës i ndërtuar në atë fushë dardane në vitin 1953 është vepër e një akademiku të akademisë serbe Aleksander Deroko, dhe aty në mbishkrim shihet tepër qartë përpjekja për ta përvetësu apo uzurpu këtë vend nëëpërmjet Betejës që në fakt nuk ishte në mes tyre, por në mes të një koalicioni të gjerë të krishterë : të Tribalëve,Arbërorëve, Hungarezëve,Dalmatëve Valakëve, etj kundër pushtuesit otoman repsektivisht ushtrisë nën udhëheqjen e sulltan Muratit të Parë.
Ky objekt më pas u restaurua sidomos në vlimin e shovinizmit serb me daljen e Milosheviqit me tezat e tij pikërisht para këtij objekti më 28 qershor të vitit 1989 ku edhe i nisi flakët e urrejtjes dhe luftërave deri në shembjen e Jugosllavisë dhe hyrjes më pas të frymës së demokracisë dhe lirisë brenda vendeve të Europës Juglindore.
Madje shovinizmi i politikanëve serbë ende ushqehet me ato disfata të cilat në fakt nuk janë të tyre ,sepse tribalët dhe serbët janë të ndryshëm, tribalët janë fis ilir, serbët janë me origjinë aziatike.
Poashtu aty gjendet edhe simboli apo objekti tejtër i pushtuesit otoman, sikur është tyrbja e Sulltanit ku në fillim aty ishin vetëm shenjat e varrit të tij, por më pas në vitin 1850 u ngritë nga themeli nga Rushid Pasha. Pastaj u restaurua nga sulltan Abdul Hamidi në vitin 1896. Ajo që është inetresant të nënvizohet këtu është se të dy këta pushtues këtë fushëbetejë e shfrytëzuan për qëllime të tyre propagandistike si nga ana e serbëve pushtues ashtu edhe nga ana e turqve pushtuese, p.sh, ashtu sikur Milosheviqi erdhi para masës së tij dhe propagandoj spastrimin etnik dhe nisjen e luftërave ,pokështu edhe tyrben e vizitoj sulltan Mehmeti i pestë në vitin 1911 para një mase injorantësh të shqiptarëve të islamizuar dhe turqve tjerë që ishin sjell aty, ku edhe vendoset mbishkrimi ,deri atëherë nuk kishte asnjë mbishkrim në atë tyrbe.
Poshtu edhe ky objekt turk u restaurua sëfundi nga Diyaneti turk në vitin 2005.
Nga e gjithë ajo që u tha më lartë po e përmbyllë me pakë fjalë këtë shkrim shihet se si sulltani i jepte si dje ashtu edhe sot një pozitë apo pushtet ndonjë nga shërbëtorëve të tij shqiptar dhe ai harronte se prej nga vinte e kush ishte.
Prandaj nëpërmjet leverdive të tilla sulltani kishte gjetë mënyrën për të mbajtë brenda oborrit të tij vezir, jeniçerë e renegat ,respektivisht shërbëtor të tij për realizimin e qëllimeve të tij.Por sapo u rrezikua Perandoria apo kolltuku i tij për ta shpëëtuar atë sulltani i hodhi në pazar vilajetet e Arbërisë dhe Dardanisë dhe para shembjes ato iu dhanë sipas interesave që ai kishte me vendet tjera të gadishullit tonë këtu në këtë rajon.Pra shihet qartë se sa i don dhe a ka qenë çlirues perandoria pushtuese otomane. Disa individ e grupe që e mbrojnë këtë tezë demoniake të tyre se gjoja na shpëtuan e çliruan duhet ta kuptojnë njëherë e mirë se asnjë pushtues kushdo qoftë ai nuk të shpëton por t'i vendos zingjirët dhe të shkelë me çizmen e tij.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".