
Lexoni edhe:
Mbrojtja e votës së lirë nga abuzuesit të mos mbetet në mëshirën e ligjeve të deformuara, të garantohet edhe masat e sigurisë, më të ashpërsuara
Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani
Forma e votimit, pra e rrumbullakësimit të 10 kandidatëve në listë, për një subjekt politik, sikur që është përcaktuar tani me ndryshimet në ligjin zgjedhor, është kthim në vitin 2007, me probleme të ngjashme dhe me komisionarët problematik.
-Problem paraqet veçmas vota e individuale, ajo e kandidatëve. Kjo votë mundë të goditet njëjtë si në vitin 2007. Sidoqoftë partitë politike janë marr vesh për votim në listë të dhjetë kandidatëve partiak, por ruajtja e votës individuale në listë mundë të mbetet problem i madh sërish edhe në zgjedhjet që tash po na trokasin në derë.
Tash mendojnë se mundë të ruhet vota ndryshe, përmes mbikëqyrjes së kamerave, monitoruesve të pavarur dhe partiak. Pra konsensusi ndërpartiak e ka bërë këtë që të votohen 10 kandidat brenda listës dhe tash le të shohim se si do të funksionojë kështu. Sfida akoma më e madhe votimit është në diasporë dhe në ambasada, Pa staf, pa asnjë përvojë. Kjo i bije që KQZ duhet të dërgoj staf profesional me përvojë për menaxhim të zgjedhjeve. Dhe sfida tjetër mbetet për partitë politike që duhet ti monitorojnë dhe vëzhgojnë votimet, edhe numërimin e votave. Pra tash do të jemi shumë kurioz të shohim se si do të përpunojnë zgjedhjet dhe sa telashe të reja do të dalin.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".