
Lexoni edhe:
Kurti: U mbushën plot 11 muaj nga agresioni i Serbisë ndaj vendit tonë
Shkruan: ANALISTI-Arsim Aziri
Kur një qeverie nuk i mungon guximi, vendosmëria për zbatimin e plot të ligjeve dhe kushtetutës në gjithë hapësirën e hartës së vetë gjeografike, atëherë bëhet e pa mundur që nga kushdo qoftë të rrezikohet e cenohet sovraniteti dhe integriteti i shtetit. Këtë më së miri po e dëshmon në këto katër vite mandat të qeverisjes, Qeveria Kurti me partnerët e saj të koalicionit, me mënyrën se si po e menaxhon situatën në veri dhe si po i aktivizon atje hap pas hapi të gjitha strukturat legale dhe kushtetuese të funksionimit të shtetit.
Kurti: U mbushën plot 11 muaj nga agresioni i Serbisë ndaj vendit tonëLexoni edhe:
Pas pranimit të vendimit për ndërrimin e tabelave ilegale të automjeteve dhe të gjitha dokumenteve personale, hapja e Postës së Kosovës në veri të Mitrovicës, edhe një hap tjetër me peshë për vendosjen e rendit dhe ligjit në këtë pjesë të territorit të Kosovës e cila për më shumë se dy dekada sikur ka qenë zonë e okupuar nga bandat serbe dhe mafia shqiptare të cilët e kishin shndërruar tërë veriun e Kosovës në një çerdhe të nëntokës së krimit të organizuar. Pas fillimit të depërtimit të bizneseve me pronësi shqiptare në verrinj e Mitrovicës të banuar me shumicë serbe, dhe largimin e njësive postare ilegale të postës dhe Telekomit serb, atje janë në fazën finale përgatitjet për hapjen e zyrave postare të postës dhe Telekomit të Kosovës të cilat do të ofrojnë të gjitha shërbimet e nevojshme për qytetarët lokal, pa dallim etnik .
Policia e Kosovës po e dëshmon dita ditë se është e gatshme edhe në funksion të përqendruar për krijimin e kushteve të sigurisë për të gjithë qytetarët dhe bizneset në veri të vendit, hapësirë kjo që gjatë këtij mandati qeverisës thuajse është pastruar tërësisht nga strukturat paralele e ilegale të instaluara aty nga ana e Serbisë, e të cilat kanë punuar fare pa u penguar. Të gjitha këto veprime të deritashme po tregojnë se për ta ushtruar sovranitetin e plotë të shtetit, pa dallim në të gjithë hapësirën territoriale, në të kaluarën nuk ka ekzistuar qëllimshëm vullneti politik dhe guximi, sepse kanë qenë vet strukturat në pushtet të cilat kanë koketuar dhe kanë bashkëpunuar për interesin e përfitimit të tyre grupor e individual me nëntokën e krimit të Organizuar. Zyrat legale të postës dhe Telekomit të Kosovës në Mitrovicën janë emblemë e dukshme e sovraniteti dhe integritetit që mbrohet në gjithë territorin e shtetit.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".