Kosova me autoritetet e saj, ka ditur mirë t'i përgjigjet situatës së veri, dhe intervenimit në rastin e Banjskës

Kosova me autoritetet e saj, ka ditur mirë t'i përgjigjet situatës së veri, dhe intervenimit në rastin e Banjskës
Kosova me autoritetet e saj, ka ditur mirë t'i përgjigjet situatës së veri, dhe intervenimit në rastin e Banjskës

Arsim Haziri

  • 24 October 2024 - 07:29

Shkruan: ANALISTI-Arsim Haziri

Nuk mund t'i besohet aspak Serbisë në premtimet e dhëna, ajo radhazi ka ditë t' shkelë fjalët e dhëna, pa harruar edhe marrëveshjet e arritura në sy të ndërkombëtarëve. Kjo është një lojë e saj në përpjekje emergjente për ta zbutur qëndrimin ndërkombëtar në lidhje me përfshirje direkte të saj në rastin e Banjskës, që botërisht e në sy të ndërkombëtarëve doli tepër keq.

 

-Serbia dinë ta luaj edhe rolin e viktimës, dinë edhe të përgjërohet vetëm për t'i shuar disa prej qëndrimeve negative që ka fituar e që munden ta pengojnë në rrugëtimin e saj drejt perspektivës evropiane. Ajo dinë t'i luaj lojërat e saja edhe brenda situatave të paqena, duke na e kujtuar edhe kronologjikisht këtë mendësi destruktive që përpiqet ta vë në funksion të qëllimeve të saja të errëta.

Për neve si shtet sovran, duhet me na shërby e kaluara, dhe në konsideratë për atë t'i projektojmë qëllimet tona drejt mirëqenies së përgjithshme. Ndërsa, sa i përket situatës në veri, s'do mend se është më ndryshe, dhe për këtë janë në befasi pozitive edhe vet ndërkombëtarët për mënyrën sesi kjo qeveri arikuloj metodologjinë e duhur që po ndikon bukur mirë në ngritjen cilësore të jetës.

Kosova me autoritetet e saja, ka ditur mirë t'i përgjigjet situatës së atjeshme, dhe një intervenim si ky i 24 shtatorit 2023 ka qene i duhur edhe më herët, për ta rrezuar edhe vlerësimin që atje nuk mund të bëhet mirë që disa parti e ndërkombëtarë që kanë pasur.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".