
Lexoni edhe:
Skandali i dhunës policore ndaj 6 të rinjëve kosovarë një akt i paprecedent, i dënuar nga organizatat dhe qytetarët
Shkruan-ANALISTI: Nue Oroshi
Deklarata e David Philips ka qenë një shprehje e qartë për konsum elektoral, duke synuar të ofrojë mbështetje për kandidaturën e Kamala Harris për presidente. Kjo deklaratë është dhënë si një manovër propagandistike për të fituar mbështetje nga komuniteti shqiptar-amerikan. Edhe Philips vetë e di mirë se baza ushtarake amerikane në Bondstill nuk do të mbyllet, pasi ajo ka rëndësi strategjike për interesat e Shteteve të Bashkuara në Ballkan.
-Në lidhje me pretendimet financiare që mund të ketë Donald Trump në Kosovë, kjo është një mundësi pozitive, pasi ai mund të sjellë investime që do të kontribuonin në zhvillimin e vendit. Për këtë arsye, është e nevojshme që Kosova të shfrytëzojë mundësinë e investimeve amerikane për të përmirësuar infrastrukturën dhe zhvillimin ekonomik.
Një element i rëndësishëm është që Kosova mund të ketë mundësinë të ndryshojë përdorimin e kampit ushtarak në Bondstill vetëm kur të jetë anëtare e NATO-s. Pas pranimit të Kosovës në aleancën ushtarake, ky kamp mund të shndërrohet në një bazë të përbashkët të ushtarëve të NATO-s.
Kosova duhet të punojë pa u ndalur për t'u anëtarësuar sa më shpejt në NATO. Ky hap është esencial për sigurimin e një paqeje të qëndrueshme dhe përfundimisht do të sigurojë stabilitetin e përhershëm në Kosovë, duke i mbyllur çdo mundësi për tentativat e Serbisë për ripushtim të territorit. Pranimi në NATO është një garanci e fortë për sigurinë dhe integritetin e Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".