Në vend të komentit: Racizmi serbo-roman kundër Kosovës!

Në vend të komentit: Racizmi serbo-roman kundër Kosovës!
Në vend të komentit: Racizmi serbo-roman kundër Kosovës!

Ismail Muqiqi

  • 16 November 2024 - 10:02

Shkruan Gazetari Ismail Muçiqi.

Pavarësisht epilogut se si do tӫ jete rezultati final i ndeshjes Rumani – Kosovӫ veprimi pӫr ndërprerjen e ndeshjes ishte momenti mӫ brilant i futbollistӫve tӫ reprezentacionit tӫ Kosovӫs. Duhet njӫ herӫ e përgjithmonë tӫ mӫsojmӫ, kuptojmë se racizimi – shovinizmi Serb nӫ shekullin e 21 ka depërtuar nӫ tӫ gjitha poret e shoqӫrisӫ Serbe e tani po manifestohet edhe nӫ terrenet sportive gjithandej Serbisӫ dhe mӫ gjerӫ.

Kjo qӫ ndodhi pram nӫ stadiumin futbollistik tӫ Bukureshtit ӫshtӫ skenar i përgatitur drejtӫ pӫr drejtӫ nga kabineti i Aleksandӫr Vuqiqit, nga Qeveria e tij pӫrkatӫsisht nga Ministria e Sportit nӫ Beograd. Kӫto grupe kriminale tӫ huliganëve Serb janӫ tӫ financuara dhe menaxhohen nga qarqet diplomatike tӫ Serbisӫ deri tek Ambasadat nӫpӫr vende tӫ ndryshme tӫ Evropës. Eshtӫ e pa tolerueshme qӫ nӫ shekullin e 21 kur Evropa dhe perӫndimi po thirrӫn nӫ vlerat e demokracisë dhe tӫ civilizimit  nӫ Stadiumin e Bukureshtit tӫ veprojnӫ rrymat fashiste, raciste kundӫr popujve tӫ cilӫt vuajtën shumӫ nga luftrat dhe gjenocidi i fashizmit Serb nӫ Ballkan. Koha po tregon se nuk ka drejtӫsi tӫ vӫrtetӫ nӫ Botӫn e sotme. Po tӫ kishte drejtӫsi Romania njӫ shtet i kalbur i korruptuar, i margjinalizuar do duhej te ishte e fundit pjese e Bashkimit Evropian.

Andaj veprimi i Futbollistëve tӫ Reprezentacionit tӫ Kosovӫs jo vetӫm qӫ ishte i drejtӫ dhe i ligjshӫm por ishte mesazh serioz pӫr Federatӫn e Futbollit dhe pӫr Institucionet tjera tӫ diplomacisë Evropiane se burimi i tӫ keqes nӫ vazhdimӫsi vjen nga Serbia fashiste e cila ӫshtӫ bӫrӫ mollӫ sherri pӫr ruajtjen e paqӫs nӫ Ballkan dhe mӫ gjerӫ. Kjo mendӫsi e politikӫs qorre, kohӫ pas kohe po depӫrton edhe tek njӫ pjesë e publikut nӫpӫr terrenet sportive e derigjuar nga mbeturinat e politikӫs ekstreme nacionaliste nӫ disa Shtete tӫ Ballkanit. Futbollistӫt tanӫ me veprimin e tyre dhanӫ shembullin mӫ tӫ mirӫ se si mbrohet interesi i sportit, i Shtetit dhe krenaria e kombit. Nӫ fund po theksojmӫ se ndoshta kjo ndeshja ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës ӫshtӫ signal qӫ duhet tӫ trokas nӫ ndërgjegjen e tӫ gjitha Institucioneve sportive deri tek Institucionet mӫ tӫ larta tӫ diplomacisë tӫ Bashkimit Evropian dhe tӫ Federatës UEFA dhe FIFA, tӫ cilat ende shpresojmë se do ta zbatojnӫ statusin dhe rregulloret, ligjet tӫ cilat janӫ nӫ fuqi pӫr tӫ mirӫn e Futbollit nӫ Botӫ.