Me rastin e 181 vjetorit të lindjës së Babait të shtetit shqiptar Ismail Qemal Vlora 24 I 1844 (Pjesa 2)

Me rastin e 181 vjetorit të lindjës së Babait të shtetit shqiptar Ismail Qemal Vlora 24 I 1844 (Pjesa 2)
Me rastin e 181 vjetorit të lindjës së Babait të shtetit shqiptar Ismail Qemal Vlora 24 I 1844 (Pjesa 2)

Prof. dr. Hakif Bajrami

  • 16 January 2025 - 19:00

Shkruan: Akademik Prof Dr Hakif Bajrami

Obstruksionet osmane në bisedime Prishtinë-Ferizaj-Shkup

Kryengritësit shqiptarë të drejtuar nga Isa Boletini, Bajram Curri dhe Idriz Seferi e kishin çliruar Kosovën veriore gjatë prillit-majit 1912. Në lidhje me këtë ndryshim qarqet turke do të përcaktohën që kërkesat shqiptare t` i kuptojnë përmes bisedimeve diplomatike e jo përmes luftës në istikame. Ndërsa, pala shqiptare e kishte caktuar kryenegociator Hasan Prishtinën. Pala turke do ta caktoj për kryenegociator Ibrahim Pashën. Dhe, pasi që bisedimet në Prishtinë nuk treguan rrezultate, ato do të vazhdojnë në Ferizaj.Për nivelin e bisedimeve do të njohtohët Ismail Qemal Vlora, i cili do të kërkojë solidarësi kombëtare me kryengritësit e Kosovës nga: Lushnja, Berati, Fieri, Skrapari, për ta përhapur idenë e bashkimit në luftë në tërë Gegërinë përmes Luigj Gurakuqit, Nikollë Ivanajt, Bedri Pejanit, Salih Gjukës, Hasan Kryeziut, Isa Boletinit dhe Ded Gjon Lulit.

Për të bërë propogandë patriotike më 14 gusht 1912 Ismail Qemali niset për Trieshtë, ku mergata shqiptare ishte shumë e entuziazmuar për idenë e themelimit të shtetit shqiptar. Nga Trieshta, Ismail Qemal Vlora dhe Luigj Gurakuqi do të nisën për Stamboll. Në Stamboll Ismail Qemal Vlorës tani i ofrohën pozita të larta në Ministrinë e Punëve të Jashtëme. Por, në Kosovë në anën tjetër, në të njejtën kohë zhvillohën bisedime në mes Hasan Prishtinës dhe Ibrahim Pashës në Shkup, deri më 18 gusht 1912.

Aty kah fundi i gushtit dhe fillimi i shtatorit 1912 zyrtarët diplomatik francez do t` i njohtojnë pushtetët e mbretërive sllavo-ortodokse në Ballkan, se politikanët shqiptarë si Ismail Qemal Vlora dhe Hasan Prishtina janë në lëvizje për ta shpallur themelimin e një Shqipërie autonome në katër vilajetet si: Kosova, Shkodra, Manstiri dhe Janina. Në këtë drejtim, dokumentët serbiane dhe bullgare zbulojnë se në Shkup ishte themeluar: “Shoqëria e zezë për shpëtim”, organizatë kjo që i rrinte pranë Hasan Prishtina, Nexhip Draga, Isa Boletini dhe Seit efendi Shkupi, kuptohët me këshilla dhe finansa të mjaftuara. Në këtë drejtim, betejat tradicionale për ta luftuar okupatorin turk në Kulinë, Caralevë dhe Kaçanik kishin përfunduar. Çlirimi definitiv i Shkupit, shkruante Lav Trocki dhe Ndre Mjeda, do të pasojë në dekadën e tretë të gushtit 1912. Aty, do të gjëndën edhe shumë korespodentë të luftës, të cilët donin që ta shohin me sy dhe ta ndiejnë me vesh vdekjën e një perandorie obskurantiste 500 vjeçare, prandaj pozita e re e shqiptarëve do t` i nxitë diplomatët austriak, francezë dhe sponzorët e shteteve sllave, diplomatin rus nga shkolla e Ignatievit, që së bashku t` ia komunikojnë Hasan Prishtinës më 26 gusht 1912 në Shkup: “Çfardo rrezultati të ketë lufta juej, ndryshim të kufijëve të Perandorisë osmane nuk ka. Duhët të urdhëroni demoblizimin e krshnikëve tuej”. (DASIPB, “Albanski Odsek, Evropski poslanici u Skopje, ultimatum Arnautima/1912, avgust 26 pre podne; Kosta Jezdiq, Narod i drzhavnici, Beograd 1913; V. Djordjeviq, Aranuti i Velike sile, Beograd 1913, f.17 dorëshkrimi i paredaktura!).

Në ndërkohë të njejtat diplomaci në rrethant e reja ishin në lëvizje, prej së cilës dualën këto marrëveshje: 1. Më 13 mars 1912 Konventa Serbo-Bullgare; më 12 maj 1912 Konventa ushtarake serbo-bulgare. Serbia u obligua t` i mobilizojë 120 000 ushtarë kundër shqiptarëve dhe kundër turkut; Bullgaria u obligua t` i mobilizojë 200 000 ushtarë kundër turkut . Më 29 maj 1912 do të pasojë Marrëveshja Bullgaro-Greke. Bullgaria u obligua për t` i mobilizuar 300 000 ushtarë, kundër turkut dhe aranutëve ortodoks, Greqia u obligua për t` i mobilizuar 120 000 ushtarë kundër arnautëve ortodoks. Në fund do të rrrumbullkasohët Aleanca Ballkanike më 27 shtator 1912 me pazare rreth ndarjës së Kosovës dhe Sanxhakut në mes Cetinës dhe Beogradit, të cilët për ndarjën e Gjakovës në Lumin Krena patën edhe luftime shumë të egra dy ditë rresht.

Ismail Qemal Vlora nga Stambolli niset në rrugën historike për Bukuresht dhe arrinë më 19 tetor 1912. Të neserëmën Luigj Gurakuqi kërkon takim me Ismail Qemalin. Pas bisedimeve që nxorrën strategjinë e veprimit, më 25 tetor 1912 Ismail Qemal Vlora largohët nga Bukureshti dhe me 20 përcjellës arrinë në Vjenë. Pas një qëndrimi të shkurtër Ismail Qemal Vlora kthehet në Bukuresht dhe vëndoset në hotelin “Kontinental”. Më 5 nëntor 1912 mban një mbledhje dhe i cakton këto komisione:1. Një komision që organizon brenda Shqipërisë luftën politiko-ushtrake; 2. Një komision për misionin diplomatik për bisedime në Evropë; 3. Një komison që i lidhë dy veprimet (brenda dhe jashtë);4. Ndërsa Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi dhe Pandeli Cale të nisën për Trieshtë.

Si dhe pse filloi Lufta ballkanike më 8 tetor 1912

Për të nxituar në luftën për okupim të trojeve shqiptare në Veri, Mali i Zi i nxitur nga Rusia do t` i shpallë luftë Portës më 8 tetor 1912. Në luftë më 18 tetor 1912 do të hyjnë: Serbia,Greqia dhe Bullgaria. Me këtë situatë të re, për shqiptarë nuk kishte më vend që të flitët për ndonjë autonomi brenda perandorisë, por tërë situata ndikoi që të shkohët në shpalljën e pavarësisë së shtetit shqiptar. Këtë orë historike “tajmbajding” më së miri do ta kuptojë në shqiptari Ismail Qemal Vlora, sepse kishte edhe dituri, edhe guxim e mbi të gjitha atdhedashuri prej Kastrioti.

Në bazë të dokumenteve arkivore, mësojmë se më 6 nëntor 1912 Ismail Qemal Vlora ishte në Vjenë. Nga Vjena më 9 nëntor 1912 Ismail Qemal Vlora u dërgon telegarm qendrave administrative shqiptare se: “E ardhmja e Shqipërisë u sigurua”. Në këto rrethana, vërtetojnë dokuemntët e Vjenës në Ballkan ishin rreshtuar dy taborre popujsh shtetëformues: me një anë ishin Bullgaria-Serbia-Mali i Zi-shtete sllavo-ortodokse, ndërsa në anën tjetër ishin autoktonët: Rumunët, Shqiptarët dhe Grekët. E vërteta më 12 nëntor 1912 Bretholld MPJ. i Austro Hungarisë ia siguron anijën Isamil Qemalit që më 18 nëntor të gjindet në Trieshtë, për të udhtuar drejtë Durrësit.

Nga Trieshta me 14 patriotë Ismail Qemal Vlora arrinë më 21 nëntor 1912 në Durrës. Me që në këtë qendër historike nuk lejohet ta shpalos Flamurin e Skendebeut nga prifiti ortodoks me origjinë greke si dhe nga turkoshakët, Isamil Qemali me suitën e tij patriotike niset për Lushnja drejtë Fierit. Pasi që e kalojnë lumin Seman në Fier takohën me delegatët nga Kosova me që rast delegatët nga Fieri, Elbasani, Shijaku, Durrësi, Lushnja, Kruja, Kosova, Ohri dhe Struga , tokë të bashkuar më 25 Nëntor 1912 do të kanë kohë që më 28 Nëntor 1912 ta shënojnë historinë e milemiumit për shqiptar, ta përseritin historinë e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu që e bëri në Krujë, po më 28 nëntor 1444.

Kush ishin personalitetët që e shpallën pavarësinë e Shqipërisë më 28 XI 1912

Delegatët që ishin zgjedhur me kohë në të katë vilajetët shqiptare, për t` u shpalluar pavarësia e Shqipësië, e cila i përfshinte të gjithë shqiptarët në trojet e veta etnike, dokumentet e kohës i shënojnë këto personalitete. Pra, Ata që e nënshkruan shpalljën e Shqipërisë pavarur më 28 Nëntor 1912 ishin: 1. Isamil Qemali, 2.Vehbi Agolli, 3. Fejzi Alizoti, 4. Mustafa Barotçiu, 5. Qerim Begolli, 6. Zenel Begolli, 7. Dhimitër Berati, 8. Açif Pash Biçaku, 9. Dervish Bej Hima, 10. Hajdar Blloshmi, 11.Elmas Boce, 12, Isa Boletini, 13. Hajredin Cakrani, 14. Pandeli Cale, 15. Abaz Çelkupa, 16. Shefqet Daiu, 17. Xhmail Delialisi, 18. Ymer Delialisi, 19. Avni Delvina, 20. Rexhep Demi, 21. Mehmet Pashë Deralla, 22. Rasif bej Dino, 23.Hajdin Draga, 24. Qemal Elbasani, 25. Thans Floçi, 26. Mit-hat Frashëri, 27.Veli Gerra, 28. Luigj Gurakuqi, 29. Riza bej Gjakova, 30. Sali Gjuka, 31. Mustafa Hanxhiu, 32. Dervish Hima, 33. Hysen Hoxha, 34. Dhimiter Ilo, 35. Spiridon Ilo, 36. Nikollë Kaçorri, 37. Zihni Kanina, 38. Dud Karabunara, 39. Mahmud Kaziu, 40. Veli bej Kelcyra, 41. Qazim Kokoshi, 42. Xhelal Koprncka, 43. Mustafa Kruja, 44. Sherif Langu, 45. Myfid bej Libohova, 46. Dhimitër Mbroja, 47. Kristo Meksi, 48. Tahir Mete, 49. Fehim Mezhgorani, 50. Jani Minga, 51. Rexhep Mitrovica, 52. Qemal Mullai, 53. Lef Nosi, 54.Hamdi Ohri, 55. Zyhdi Ohri, 56. Jani Papadhopulli, 57.Bedri Pejani, 58. Petro Poga, 59. Hasan Prishtina, 60. Nuri Sojliu, 61. Ali Shahini, 62. Aristidh Ruci, 63. Vesel Rusi, 64. Nebi Sefa, 65. Abdi Toptani, 66. Esat pash Toptani, 67. Murat Toptani, 68. Taq Tutulani, 69. Ferid Vokopola, 70. Eqrem bej Vlora, 71.Syrja bej Vlora, 72. Ilias Vrioni, 73. Sami bej Vrioni, 74. Dhimitër Zografi*. *(Bardhosh Gaçe, Ata që e shpallën Pavarësinë Kombëtare, Tiranë 1997, f.308). Shtrohët pyetja pse në Vlorë nuk ishin: Hasan Prishtina, Nexhip Draga, Seit efendi Shkupi, Idriz Sferi, Bajram Curri, Ded Gjon Luli. Të gjithë këta me përjashtim të Bjram Currit dhe Ded Gjon Lulit që u penguan nga sllavët, pushteti serbian i dërgoi në burgun e Kalemegdanit në Beogrda dhe atje i mbajti deri sa mbaroi Konferenca e Londërs 1913.

Pas ceremonisë së shpalljës pavarësisë më 28 Nëntor 1912 në ora 14, kuvendi historik i Vlorës, në mënyrë solemene do ta zgjedhë Kryetarin e Qeverisë Ismail Qemalin, ndërsa nënkryetar Dom Nikollë Kaçorrin. Kuvendi Kombëtar i mbajti shtatë mbledhje, të cilat dëshmuan se Shqipëria ka kuadro të aftë dhe serioz që dijnë të themelojnë shtetin me të gjitha dokumentët e nevojshme. Mbi të gjitha, në mbledhjën e shtatë u tha se në Londër më 17 Dhetor 1912 fillon punën Konferenca e Paqës. Prandaj, Qeveria duhët për t` i dërguar atje përfaqsuesit e saj. Njëzërit u zgjodhën përfaqsues të Qeverisë: Rasih Dino (Kryetar), Mehmet Konica, Filip Noga dhe Sotir Kolea antarë. Ky i fundit nuk pranoi përfaqsimin dhe Delegacioni më 2 janar 1913 ia dorëzoi Konferencës Memorandumin e Qeverisë Ismail Qemailit. Me që Memorandumi nuk ishte i kompletuar për shtrirjën e trojeve shqiptare, më 25 janar 1913 do të dorëzohët materiali shtesë i përgatitur nga Bedri Pejani dhe Luigj Gurakuqi dhe kështu do të fillojë lufta për kufijë dhe për pranimin ndërkombëtar të Shqipërisë.

Pse shkuan në Londër Ismail Qemal Vlora, Isa Boletini dhe Luigj Gurakuqi

Për rrugën historike të Ismail Qemal Vlorës, Isa Boletinit dhe Luigj Gurakuqit në mwtropolet e Evropës: Vlorë-Milano-Vjenë-Paris-Londër, burimet diplomatike japin vlerësime të ndryshme. Një pjesë e diplomatëve e lavdon, por pjesa dërmuese që mirrën me çështjën shqiptare e kritikojnë si “të panevojshme, sepse nuk solli asnjë ndryshim”. Maje, qëndrimi i E. Greit se “e sakrifikuam Shqipërinë dhe e zgjidhëm paqën në Ballkan, diplomatët rus e vlerësojnë si cinizëm, sepse filloi Lufta botërore. Ndërsa diplomatët farncez e quajnë “thikë pas shpine edhe asaj trohë Shqipërie që kishte mbetur, sepse Vjena premtoi shumë e nuk kishte fuqi të zgjidhë asgjë, sepse kishte konkordat me Serbinë nga 28 VI 1881”. Ndërsa diplomacia serbiane (lexo jugosllave 1918….1949, janë dy analiza në ish DSIP B, e kualifikojnë udhtimin e Ismail Qemalit si në “investim” në një mulli të prishur, sepse Ismail Qemali dhe ekipi ishte gruri, por mulliri ishte pa gurë të cokatur, sepse Beqir Grebenea dhe Esat Pasha shkatrruan çdo gjë që ndertoi njeriu i ditur siç ishte Ismail Qemal Vlora”.

Dhe nuk e vranë rastësisht Isa Boletinin në Podgoricë më 1916, nuk e vranë At Palin e Luigj Gurakuqin më vonë, por mu në prag të Konferencës Paqës në Versaj, pikërisht në janar 1919 italianët e helmuan Ismail Qemalin, që ta mabjnë nën dominatë Vlorën dhe ta privatizojnë Adriatikun ashtu si ia premtuan në Konferencën sekrete të Londrës më 1915 Londra, Parisi e Peterburgu”.

Për Ismail Qemal Vlorën shruan Aleksandër Xhuvani: “Ai kishte një fuqi bindëse prej diplomati, sa që edhe kundërshtarëve më të zotë ua mbyllte gojën. E donte shqiptarizmin sikur të ishte i porositur nga Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, Nga gjuhët e huaja fliste dhe shkruante: turqisht, greqisht dhe frengjisht”. Pra, dituria dhe vepra historike për Isamil Qemalin do të ruhën dhe nuk harrohën, sepse me veprën që e krijoi dhe e pa, kombi të vërtetën, dhe e çliroi shpirtin fisnik, për të mbetur Baba i shtetit kombëtar shqiptar.

Në një dokuemnt diëlomatik nga janari 1919, kur delegaconet serbe dhe greke, mësuan për vdekjën e Babit të shtetit shqiptar në Itali, Ante Trumbiq (diplomat kroat) do të shkruaj: “I takova Jovan Cvijiqin me një anë dhe një delegat grek në anën tjetër në një qoshe të Hotelit. Ishin të ngazlluar dhe kishin vënë një hartë në tavolinë. Aty e pashë Hartën Lingistike të Ballkanit, punuar më 1876. Ata diplomatë i kishin kthyerr shigjetat kah viset shqiptare, kush po merr më tepër. Nuk e besoi se Ismail Kemal beu nuk ka lënë pasardhës për t` i dalur zot veprës tij”. (DASIPB, “Albanski Odsek”, godina 1919, Ismail Kemail Vlora 1844-1919).

Shkrimi iu kushtohët: Bajram Currit, Ded Gjon Lulit dhe Hasan Prishtinës, që u penguan të marrin pjesë në Kuvendin historik të Vlorës më 28 XI 1912. E vërteta, ky shkrim është vrejtje për të gjithë ata që me qellim e harrojnë edhe luftën e UÇK-ës prej së cilës doli shteti i dytë shqiptar:Republika e Kosovës. Herën tjetër: Kush e lufton sot shtetin e Kosovës!

Më 16 janar 2025