
Lexoni edhe:
Burjani: Ka tentativë për të manipuluar kilovat-orët e energjisë elektrike
Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi
Marrëveshja trepalëshe në mes të tri shteteve: Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës është një marrëveshje e mirëpritur dhe shumë e dobishme për të tri shtetet në Evropën Juglindore. Unë këtë marrëveshje e kam quajtur Marrëveshje Iliriane në mes të tre popujve me rrënjë të përbashkëta historike që i takojnë gjakut të vjetër Ilir, kur e kemi parasysh faktin se pjesa më e madhe e popullit kroat kanë rrënjë Iliriane.
Burjani: Ka tentativë për të manipuluar kilovat-orët e energjisë elektrikeLexoni edhe:
-Kjo marrëveshje, në raport me NATO-n dhe Bashkimin Evropian, duhet të shikohet si forcim i projekteve të NATO-s dhe BE-së në raport me luftën politike, diplomatike dhe ushtarake kundër Rusisë dhe aleatëve të saj të përjetshëm, siç është Serbia në Evropën Juglindore. Kjo marrëveshje e forcon krahun e NATO-s dhe të BE-së, dhe që në një mënyrë apo tjetër, në rastet e krizave apo një lufte të re në Evropën Juglindore, kemi edhe një marrëveshje që i afron të tri shtetet në një luftë të përbashkët kundër projekteve të Rusisë dhe Serbisë.
Kur jemi te shteti kroat, duhet të dimë se shqiptarët në Kroaci, edhe më herët, në vitet e shtatëdhjeta, në mërgatë, kishin bërë marrëveshje të përbashkëta mes tyre. Një marrëveshje të tillë e kishte bërë i pari, Emin Fazlia alias Emil Kastrioti, Kryetar i Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare, me nacionalistët kroat në Gjermani për një luftë të përbashkët kundër serbëve. Ku i kemi të njohura demonstratat në vitet e shtatëdhjeta dhe të tetëdhjeta, ku shqiptarët dhe kroatët kanë demonstruar në Gjermani bashkërisht kundër komunizmit. Madje edhe atentatet që i ka kryer shërbimi sekret jugosllav, i ka kryer kundër atdhetarëve shqiptarë dhe kroat. Më pas, në fillim të viteve të nëntëdhjeta, shqiptarët në mënyrë të organizuar kanë qenë në krahun e forcave kroate kundër forcave serbe dhe ruse. Po ashtu, në aspektin shkencor dhe kulturor, kanë luajtur një rol të rëndësishëm në marrëdhëniet në mes të shqiptarëve dhe kroatëve. Mjafton të përmendim studiuesin brilant të Mesjetës, Milan Shuflaj, i cili ka botuar dy vëllime enciklopedike me dokumente për Mesjetën Shqiptare, “Acta Albania”. Kur e kishte përgatitur edhe pjesën e tretë, shërbimi sekret i Beogradit, një ditë pasi ishte kthyer nga Shqipëria, ku kishte bërë një marrëveshje për përgatitjen dhe botimin e pjesëve të tjera të dokumenteve të “Acta Albania”, më 18 shkurt 1931, i kishin zënë pritën në një mbrëmje dhe e kishin masakruar me mjete të ftohta, me thika, bajoneta dhe mjete të tjera të hekurta, ku edhe ka ndërruar jetë vetëm disa ditë pas kësaj rrahje brutale që i kishte bërë dora e zezë e Serbisë. Është fatkeqësi se unë, sa kam njohuri, ende nuk është dalë nga shtypi vëllimi i tretë me dokumente i “Acta Albania” që e kishte përgatitur Shuflaj.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".