PARTITË E KONSUMUARA ME VIJA TË KUQE KUNDËR INTERESIT TË SHTETIT!...

PARTITË E KONSUMUARA ME VIJA TË KUQE KUNDËR INTERESIT TË SHTETIT!...
PARTITË E KONSUMUARA ME VIJA TË KUQE KUNDËR INTERESIT TË SHTETIT!...

Ismail Muçiqi

  • 05 April 2025 - 13:53

Shkruan Gazetari Ismail Muçiqi.

Adoleshentet e lazdruar që nuk kanë haber të bëjnë politikë në vend që të përafrohen për ti krijuar Institucionet e Shtetit në këtë situate shumë problematike të ndryshimeve gjeo politike, dhe gjeo strategjike, në Botë ata dalin me kushte dhe vija të kuqe ndërmjet Shqiptarëve. Teket dhe inatet primitive mund ti mbajnë brenda përbrenda familjes dhe rrethi ku jetojnë, por jo asesi ti bartin në Institucionet e Shtetit duke e bllokuar Kosovën. Mjerisht fatin e politikës e kanë marrë në duar kryetarët e instaluar të partive ku sundon (perandori), pa u pyetur partia.

Të gjithë jemi dëshmitar se jetën politike e udhëheqin (e manipulojnë) të ashtuquajtura subjekte politike të themeluara nga gjeografia regjionale, krahinore, të cilat politikën dhe Parlamentin e konsiderojnë si (magje) për ti ngopur aspiratet e tyre financiare, karrieriste dhe biznesore. Nuk mund të pritet normalitet racional nga liderët aksidentalisht te cilet qëndrojnë në krye të parties apo të subjektit të caktuar me bekimin e klanit supreme. Kështu Memli Krasniqi dikur një rroker i muzikës se nates, një adoleshent (qun i lazdruar)  pa ndonjë bazament në përvojën politike nuk është në gjendje të kuptoj se populli i Kosovës për ti krijuar Institucionet, po vëzhgon kundër të gjithë atyre që po mundohen ta mbajnë peng Kosovën. Të njëjtën pozicion, adoleshent, jo parimorë, po e përqonë edhe Lumir Abdixhiku i LDK-së.

Parolla dikur filozofike e platformes e Ibrahim Rugovës ishte në krahë të ndërtimit te Institucioneve legjitime dhe Kushtetuese për Shtetin e Kosovës. Qka po ndodh tani?! Të marrësh përgjegjësi në politikë e në anët tjetër të kufiziohesh vetëm rreth interesave të ngusht personale apo partiake është e papranueshme dhe kësaj i thojnë hipokrizi. Si mund të pranohen vijat e kuqe të mjeranve të politikës ndërmjet Shqiptarëve, Kur Kosova po sfidohet për ditë e më shumë nga kundërshtarët e saj. Askush nuk ka pritë që pas 25 vitesh në liri të instalohen në politikë figurat  (e metropoleve) të muzikës dhe kazinove të perëndimit të cilët tani po qeverisin në Kryeqytetin e Prishtinës dhe në disa Institucione Qendrore. Për sukseset dhe rezultatet menaxherëve (politikanëve) mos të flasim pasi që ato po dështojnë kudo gjithnjë e më shumë. Andaj në fund po theksojmë se të gjithë ata që në këto momente historike me plotë sfida dhe rreziqe për Sigurinë Globale për të ardhmen e njerëzimit që e ndajnë popullin me (vija të kuqe apo të zeza) nuk duhet të kenë vend në politikën dhe shoqërinë Kosovare .

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".