
Lexoni edhe:
Paralajmëron analisti: Nuk përjashtohet një marrëveshje e fshehtë politike...
Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi
Ne duhet ta pranojmë një fakt: këtë çështje duhet ta kryejë Qeveria e re e Republikës së Kosovës dhe jo qeveria në detyrë. Unë, përveç disa deklaratave, nuk e kam parë se kjo çështje zyrtarisht është refuzuar në ndonjë mbledhje të Qeverisë.
Paralajmëron analisti: Nuk përjashtohet një marrëveshje e fshehtë politike...Lexoni edhe:
-Pasi të shqyrtohet dhe të merret një vendim zyrtar për këtë çështje, mundemi me folur për kundërshtimin apo moskundërshtimin e Qeverisë së Kosovës. Sa i përket barazisë tregtare, ajo nuk ekziston fare. Ajo varet nga partneriteti dhe afërsia që e ka Republika e Kosovës me shtetet e tjera. Kjo varet nga projektet dhe mundësitë që i afrojnë shtetet njëri-tjetrit. Meqë Kosova ende nuk i ka krijuar institucionet e reja, është mirë që kjo çështje të futet në rend të ditës menjëherë pas krijimit të Qeverisë së re të Republikës së Kosovës.
Politikanët tanë duhet t’i mësojnë disa gjëra. Partneriteti dhe miqësia me miqtë tanë duhet të ruhen dhe duhet pasur kujdes që të mos lëndohen. Lëndimi i mikut është më i rëndë se beteja me armikun. Beteja me armikun dihet se për çka bëhet. Ajo bëhet për jetë a vdekje. Të jesh apo të mos jesh. Me një fjalë, të lirohesh nga zinxhirët e robërisë. Kurse kur e lëndon mikun, e ke dëmtuar vetveten, dhe në anën tjetër e ke futur në një pozitë jo të lehtë mikun që ta ndërpresë miqësinë, apo ta reduktojë atë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".