
Një hap pozitiv që në këto zgjedhje patën mundësinë të votojnë edhe mërgata shqiptare nga Shqipëria


Nue Oroshi
Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi
Është një hap pozitiv që në këto zgjedhje e patën mundësinë të votojnë edhe mërgata shqiptare nga Shqipëria, që jeton në Evropë dhe vende të tjera. Ky është një hap pozitiv për faktin se, pavarësisht se ku jetojnë shtetasit shqiptarë, ata e kanë të drejtën e votës për të zgjedhur përfaqësuesit e parlamentit shqiptar.
-Sa i përket faktit se më shumë kanë votuar nga mërgata qytetarët shqiptarë sesa ata që gjenden në Shqipëri, ato fakte nuk qëndrojnë. Nuk qëndrojnë për faktin se, nëse 42,17% e shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri kanë votuar dhe kur e dimë se më shumë se gjysma e shqiptarëve jetojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë, atëherë, në mënyrë automatike, përqindja e atyre që jetojnë në Shqipëri dhe që kanë votuar e kap shifrën e përgjithshme prej 84,34%.
Kurse numri i mërgimtarëve shqiptarë që kanë votuar është rreth 200.000, dhe përqindja prej 79,24% e mërgimtarëve që kanë votuar është vetëm përqindja e atyre mërgimtarëve shqiptarë që janë regjistruar për të votuar – e jo përqindje e numrit të përgjithshëm të mërgimtarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë.
Nëse jashtë Shqipërisë jetojnë rreth 1.4 deri në 1.6 milion shqiptarë, atëherë rezulton se vetëm rreth 20% e mërgimtarëve shqiptarë kanë marrë pjesë në votime, ndërsa pjesa tjetër nuk ka votuar.
Sikur të kishin votuar diku rreth 600.000 shqiptarë nga mërgata, atëherë edhe ndryshimi do të ishte bërë, si dhe mërgimtarët do ta kishin kryer një obligim qytetar.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".