HISTORIA TRAGJIKE E VENDIT TIM QË NË FUND TË SHEKULLIT XX-t U KURORZUA ME ÇLIRIM: PSE SHQIPËRIA NUK HYRI NË LUFTË KUNDËR SERBISË MË 1998-1999

HISTORIA TRAGJIKE E VENDIT TIM QË NË FUND TË SHEKULLIT XX-t U KURORZUA ME ÇLIRIM:  PSE SHQIPËRIA NUK HYRI NË LUFTË KUNDËR SERBISË MË 1998-1999
HISTORIA TRAGJIKE E VENDIT TIM QË NË FUND TË SHEKULLIT XX-t U KURORZUA ME ÇLIRIM:  PSE SHQIPËRIA NUK HYRI NË LUFTË KUNDËR SERBISË MË 1998-1999

Prof.Dr.Hakif Bajrami

  • 19 May 2025 - 11:48

Nga Akademik Prof Dr Hakif Bajrami

(Nga një studim monografik heuristiko-hermeneutik)

PARATHËNJE

Luftës për çlirimin e Kosovës vijon më 1945

Historia e shqiptarëve të Kosovës për dy shekuj ka shënuar rrezistencë dhe luftë të hapur kundër 37 programeve serbe, që planifikonin: shpronësim, shpërngulje, shfarosje të shqiptarëve me shifrat- (SH+SH+SH=SH). E vërteta Serbia si principatë dhe si shtet i krijuar në Kongresin e Berlinit deri më sot është aktive në armiqësi me të gjithë fqinjët. Në këtë rrafsh po e nxitë Rusia, dhe politikishte përcaktimi për Rrugën Evropiane është vetëm një fatamorganë diplomatike e saj!

Tragjedia e vedeve të vogla gjatë Luftës së Dytë Botërore fillon më Konferencën e Teheranit në tetor 1943, ku Ruzvelt, Cherchil dhe Stalin vëndosën, ndër të tjera: “Ato shtete dhe popujë që kanë qenë dhe janë me nazifashizmin, kemi të drejtë t` i denojmë ose t` i trasferojmë jashtë trojeve të tyre”. Këtë informatë serbianët e kuptuan me kohë nga diplomatët rus dhe Aleksandër Rankoviq menjëherë do ta angazhojë Dr Vasa Çubrilloviqin ta përpilojë elaboratin: “Likvidacia albanske nacionalne manjine sa Kosmeta doklje traju ratne operacije, 3 nëntor 1944.” (Likvidimi i pakicës nacionale shqiptare deri sa të zgjasin operacionet luftarake). Me këtë program qarqet serbe në një formë origjinale “kinse po i ndjekim bashkpuntorët e okupatorit”, filluan ta ndjekin një popull të tërë, vetëm pse ishin shqiptarë.

Lidhur me këtë, me insistimin e Fadil Hoxhës në Shar në fillim të nëntorit 1943 do të mbahët Këshillimi i Komitetit Krahinor të PKJ-ës për Kosovë. Aty, me propozim edhe të Miça Giliqit do të ndryshon emri “Kosovë e Metohi- në Kosovë dhe Rrafshi i Dukagjinit; Njëherit do të propozohët që të mbahën Mbledhja e Këshillit Nacionalçlirimtar për Kosovë dhe Rrafsh të Dukagjinit.Aty politikisht do të pranohët që Kosova të ketë Shtab Kryesor të UNÇ dhe AP për Kosovë dhe Rrafsh të Dukagjinit. Me këtë trasformim Kosova i plotësonte të gjitha kriteret për t` u prezantuar në Mbledhjën e Dytë të AVNOJ-it në Jajcë më 29 XI 1943. Por, aty u pa se kreu i PKJ është në synim që Kosova mos të pranohët si njësi e barabartë federale. Në Shar më 6 nëntor 1943 u konstatua se në Rrezolutën historike të Konferencës NÇ të Kosovës do të vëndoset që Kosova t` i bashkohët Shqipërisë si përcaktim i shumicës apsolute shqiptare. Aty do të theksohët se garancion për këtë janë Aleatët antifashist Anglo Amerikan dhe Rusia Sovjetike si dhe Karta e Atllantikut, ku theksohët e drejta për vetvëndosje e popujve të robëruar”. Në lidhje me këtë, më 12 janar 1944 Komandanti i Shtabit Kryespr të Aradhave Partizane Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe Rrafshit Dukagjinit Fadil Hoxha tërë materialin e Konferencës Bujanit, do ia dërgon KQ të PKSH për APROVIM. Ndërsa të njejtin dokumentacion ia dërgon edhe KQ PKJ për NJOHTIM.Në vijim intrigat ndaj luftës në Kosovë i ka vijuar S. V. Tempo me pasuesit e tij nepër Kosovë dhe Shqipëri, Velimir Stojniqin, Nijaz Dizdareviqin dhe Sava Zllatiqin*. (*AVIIB, NOB na Kosovu, Dosja e Sava Zllatiqit 1945).

Në lidhje me këtë më 16 qershor 1944 Millovan Gjillas do ta detyrojë Komitetin Krahinor të PKJ për KOSMET që t` largohët gati në tërësi nga vendimet legjitime të Konferencës Bujanit. Në vijim,më 2 shtator 1944 J. B. Tito do ta degradojë Shtabit Kryesor të UNÇ dhe AP të Kosovës në Shtab Operativ. Pas këtij degradimi, Kryesia e AVNOJ-it, për t` i forcuar pozitat në radhët e kombit serbian i amneston Çetnikët më 21 nëntor 1944. Pas dhejtë ditësh 3 divizione serbe hyjnë në Kosovë, por si “çlirimtarë”. Në Kosovë hyjnë me të njejtat qëllime edhe 2 brigada malazeze. Më vonë në Kosovë hyn edhe një brigadë meqedone ( e 17-ta) me pazare që: Kosova të ndahët në mes Serbisë, Malit Zi dhe Maqedonisë. Pazaret i drejtojnë Millovan Gjillasi dhe Aleksandër Rankoviqi, pa maqedonin, që më vonë do të promovohët e që quhët Lazar Kolishevski. Në lidhje me këtë, për ndarjën e Kosovës do të vëndosë J. B Tito që: “T` i takojë Serbisë federale”, me prapavi që Serbia me një anë të jetë e kanqur, kurse në anën tjetër të ketë probleme në çdo kohë me nacionalizmin shqiptar, i cili në gjysmën e dytë të shekullin XX do të marr permasa evropiane për emncipim sepse numerikisht shqiptarët ishin populli i tretë në federatë.

Por, për ta përgatitë terrenin për aneksimin e Kosovës de jure nga Serbia, Pavle Joviqeviq ushtrues i detyrës më të lartë partiake në Kosovë, i shkruan letër Marshalit Tito më 26 dhjetor 1944, që në: “Kosovë të vëndoset Diktatura ushtrake, krejtë me qëllim që të zbatohët Vendimi i Konferencës Teheranit (tetor 1943), për zhdukjën e popujve profashist”!.

Si është e njohur Diktatura ushtrake në Kosovë vihët me kujdes më 8 shkurt 1945, duke qenë i degradurar Shtabi Kryesor u UNÇ dhe AP të Kosovës. Kjo do të thot se ushtria serbe do ta ketë fjalën kryesore për Kosovën, pasi që ishte degraduar Shtabi Kryesor i Kosovës më 2 shtator 1944, dhe ishte vëndos që guvernator ushtrak të emrohët major Sava Derleviqi . Me që pazaret për Kosovën i drejtonin dueti Gjillas- Rankoviq, vëndoset që PKJ-n në Kosovë ta drejtojë një malazezë me emrin Gjoka Pajkoviq. Ky person analfabet por me dinakëri të lindur, si autodidakt “mëson shkollë partie” dhe qëndron në Kosovë si kryekomunist deri më 1956, duke inicuar aksionin e grumbullimit të armëve dhe duke përkrahur me të gjitha mjetët shpërnguljën e shqiptarëve në Turqi.

1.Historia e hidhur e Kosovës fillon më 18 shkurt 1945

Më 18 shkurt 1945 në Beograd shkojnë: Miladin Popoviq dhe Fadil Hoxha, për t` u ankuar te Tito: “Pse e vëndosi pa asnjë nevojë Diktaturën ushtrake”. Në Beograd, Tito nuk i pranon Miladinin dhe Fadilin, por i pranon Millovan Gjillasi. Posa hyjnë në kabinetin e M. Gjillasit, pa u përshëndetur fare,”mikpritësi” i drejtohet Miladinit: “Eja shoku Miladin ta ndajmë Kosovën në mes Serbisë dhe Malit ZI, sikurse që e kemi ndarë më 1912/1914”. Miladini reagon me : “Jo nuk pajtohën se shqiptarët e Kosovës kanë bërë luftë të drejtë si: Luftë Antifashiste Nacionalçlirimtare, në kuadër të Jugosllavisë dhe me ndehimë të Shqipërisë, që të dya vende të okupuara, por që Lëvizja Antifashsite ka qenë shumë e fuqishme. Madje sot në radhët e LNÇ të Jugosllavisë janë të radhitur 56000 shqiptarë aktiv në Frontin e Sremit dhe të Adriatikut, për çka në Kosovë po ndodhë edhe mobilizimi”. Me kaq sipas Fadil Hoxhës, biseda mbaron. Miladini posa del në koridor smuret nga tensioni dhe dërgohët te mjeku. Ndërsa, Fadili i vazhdon bisedat shumë të vështira me Mosha Piadën dhe E. Kardelin, deri më 25 shkurt 1945, pa arritur asnjë ndryshim. E vërteta, në këtë kohë në Kosovë ishte përgatitur një plan për largimin e të gjithë shqiptarëve të gjinisë mashkullore nga 18 deri në 45 vjetë. Të mobilizuarit me parullën: “Çdo gjë për frontin, gjithëçka për liri” dërgohën në Frontin e Sremit dhe Adriaktikut, si njësi rezerava të luftës. Psimet e tyre janë të njohura në historikografi. (shiqo: H. Bajrami, Tragjedia e Tivarit, Prishtinë, 1993; Si e okupoi Jugosllavia federative Kosovës 1945-1999, Prishtinë, detalisht).

2. Çka vëndos Kryesia e AVNOJ-it më 24 shkurt 1945?

(Botohët për herë të parë)

Dokumenti Kryesor që dëshmon se Kosova ishte në plan të ndahët ishte nga Kryesia e AVNOJ-it e drejtuar nga Ivan Ribar. Ja dokuemnti në origjianl i datës 24 shkurt 1945. Kjo do të thot se: ndarja e Kosovës është operacionalizuar deri sa ishte Miladini dhe Fadili në Beogrda. Dolumenti botohët për herë të parë. Aty për republikat parashihej që:

3. Republikat parashihët

Në Kryesinë e AVNOJ-it diskutohët dhe aprpvohën numrat e deputetëve për Kuvendin e Tretë të AVNOJ-it. Aty Sllovenia me 1150 000 banor parashihët t` i ketë 38 deputetë në Kuvendin i Tretë të Avnojit; Kroacia parashihët t`i ketë me 3 335 000 banorë 77 deputetë; Bosna e Hercegovina me 2 350 000 banorë parashihët t` i ketë 58 deputet përfaqsues në AVNOJ; Serbia me 3 350 000 banorë parashihët t` i ketë 82 deputetë në AVNOJ; Maqedona me 1 000 000 banorë parashihët t` i ketë në AVNOJ 40 deputetë; Mali i Zi me 233 000 banorë parashihët t` i ketë 17 deputetë në AVNOJ (Kuvendi Federativ-hb).

4.Krahinat parashihën t` i kanë

Krahinat parashihën të e kënë këto kvota numtash deputetë: Vojvodina me 1 695 000 banorë parashihët t`i ketë 9 deputet, sepse gjermanët dhe një pjesë e hungarezëve parashiheshin të deportohën si bashkpuntorë të nazifashismit dhe nuk kishin të drejtë vote. Kosova me 530 000 banor parashihët të ketë ZERO (0) deputetë, sepse parashihej që të ndahetë në mes Serbisë dhe Malit Zi e ndonjë pjesë ta përvetësojë Maqedonia. Sanxhaku me 205 000 banorë parashihej t` i ketë në AVNOJ-in e tretë 11 deputë. Por me pazare serbo-malazeze Sanxhaku më 29 mars 1045 u nda në mes Serbisë dhe Malit Zi*.*(Burimi top sekret, çuvati trajno: Peta sedinca Predsednistva AVNOJ-a, e mbajtur më 24 shkurt 1945 në Beograd nën kryesin e Ivan Ribarit, f,51 në publikimin intern).

5.Historia e pazareve që shqiptarët të largohën nga Kosova zgjatë deri më 1966

Më 1947 në Polit Byro vëndoset që grave shqiptare të rreligjionit musliman në Kosovë dhe Maqedoni t` i hiqet feregja, në mënyrë që ta barazohën me gratë turke në Republikën e Tyrqisë, kur të detyrohën të shpërngulën atje. Në vitin vijues 1948 fillon propoganda Gjillas –Rankoviq për: “Krijimi e kombësisë turke në Kosovë dhe Maqedoni. Më 1949 Enver Hoxha e tronditë politikën antishqiptare të Jugosllavisë, duke i dërguarV. J. Stalinit letër se: “Jugosllavia e ka kthye popullin shqiptar në pozitë koloniale dhe të pabarabartë me lloj-lloj intrigash”. Kjo letër ka mbetur e ruajtur, në saje të luftës së egër në mes Titos dhe Stalinit 1948/1953. Lidhur me këtë Jugosllavia duke e luftuar Shqipërinë me të gjitha mjetët e themeloi një qeveri marionetë në Shkup, pët ta rrxuar pushtetin demokratik në Shqipëri. Atë qeveri me të gjithë ministrat e derjtonte Apstol Tanefi me seli në Shkup. Aty është edhe Arkiva e kësaj qeverie “speciale”, e cila subvencionohej edhe nga CIA amerikane. Skenari është “ala Ahmet Zogolli” në dhejtot 1925 kundër Fan Nolit…..”. (Letra e Enver Hoxhës drejtuar Stalinit është bërë publike dhe është botuar). Në këto rrethana të luftës pashpalluar deri më 1952 fillon fushata zyrtare për deportimin e: “E shqiptarëve nga Jugosllavia në Turqi, sipas Konventës 1938 të Kralevinës Jugosllave. Më 1953 Tito dhe Fuad Kypril (MPJ i Turqisë) në Split lidhin Marrveshje Xhentelemene për deportimin e Shqiptarëve pa probleme administrative në Turqi. (shiqo: H. Bajrami, Konventa Jugosllavo Turke 1938; Marrëveshja Xhentelmene 1953,të botuara si monografi dokuemntare).

Në frymën e Marrëveshjës Xhentelmene më 1954 fillon të punojë legalisht Komiteti i Rankoviqit dhe K. Cervenkovskit, për deportimin e shqiptarëve nga Jugosllavia në Turqi. Qendra e pazareve bëhët Shkupi, dhe aty fabrikohët politika e “vesikave)-vizave, të cilën politikë legalisht e drejtojnë 62 advokatë serbianë dhe pjesërisht disa maqedonë. Në bazë të kësaj Marrëveshje Xhentelemene, deri më 1966 në Turqi janë shpërngulë zyrtarisht 415 000 shqiptarë dhe pjesërisht boshnjakë dhe disa turq të konvertuar me presione të UDB-s famkeqe. (Burimi, AVIIB. P.sekret shtetëror, K. 1112 Beograd, çuvati trajno!).

Për ta dobësuar kombësin shqiptare në Jugosllavi, më 1954/55 zhvillohët luftë speciale diplomatike për ndarjën e Shqipërisë në mes Jugosllavisë dhe Greqisë, pasi që shqiptarët e Jugosllavisë të deportohën në Anadoll. Lidhur me këtë, dokuemnetet shpalosin se më 1954 në Kosovë veprojnë dy komitete armiqsore. Komiteti i Rankoviqit, Stefanoviqit, Llukuqit, K. Crvenkovskit etj. me një anë dhe Komiteti i Fadil Hoxhës që themelohët në shtëpinë e Hivzi Slujemanit, në anën tjetër. Në Komitetin e Fadil Hoxhës ishin edhe Xhavit Nimani, Ymer Pula, Sinan Hasani, Mustafë Hoxha, Rezak Shala dhe një pjestar i familës heroit Zenel Salihu*. (*Dokumneti është botuar në librin: Hakif Bajrami, Si e okupoi Jugiosllavia Federative Kosovë 1945-1999, Prishtinë 2016, detalisht; Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, libri 1, botim “Faik Konica”).

Për t` ua bërë shqiptarëve jetën të paduruar A.Rankoviq jep iniciativë në nëntor 1955 për “çarmatimin e shqiptarëve dimrit, me rekomandime për përdorimin e torturave dhjetor 1955/janar-shkurt 1956. ). Një vit më vonë, Shtabi i A. Rankoviqit i ndihmuar nga Kryeudbashi Rajko Vidaçiq organizion Procesin e Prizrenit, për ta burgosur dhe likviduar fizikisht Fadil Hoxhën me ekipin e tij*. (*Posedohet dokumenti nga viti 1956 dhe rivlerësimi i Procesit Prizrenit nga gjyqi më 1967, sekret politik, në AK, i botuar më 1987).

6.Cilët faktor ua ndalën paksa hovin mizorive serbe?

Më 1955 Shqipëria pranohët në OKB dhe në Paktin e Varashavës. Me këtë trasformim ndërkombëtar të Tiranës, në Beograd dhe Athinë vdes plani për coptimin e Shqipërisë. Por, Panajot Plaku si Ministër i Mbrojtjës arratisët si agjent jugosllavë në Shkup, e pastaj qëndron në Prishtinë. Në këto rrethana nuk duhët harruar politikën e diverzantëve për ta sulmuar pushtetin në Tiranë, nga 52 grupe terroriste, të regrutuara në Kretë, Nish dhe Gerum afër Trieshtës. Të gjithë diverzantët e subvencionuar nga UDB jugosllave janë indentifikaur në ajr duke zbritur, në vende të caktuara*. (*Libri për fatin e tyre është botuar me emra dhe mbiemra në Prishtinë dhe Tiranë, pas lufte. Lexoni shqiptarë!). Por, zbulojnë dokuemnetet e kohës se përkundër vështërsive shqiptarët nuk ndalën në luftën e tyre speciale për t` u faktorizuar si popull i robëruar në Jugosllavi. Mjerisht, në këto rrethana, drejtuesit politik në Tiranë më shumë do të mirrën me ideologji se sa me çështjën tragjike kombëtare të shqiptarëve në Jugosllavi.

7. Reagimi i Shqipërisë kundër Jugosllavis në OKB më 1958

Përkundër shumë pengesave, më 1958 Presidiumi i Kuvendit Popullor të Shqipërisë dërgon Protestë KS OKB për: “Tretmani kolonial ndaj shqiptarëve në Jugosllavi”* . (*Burimi: Libri i Bardhë, Beograd 1959, serbisht dhe shqip). Me këtë reagim pozita e shqiptarëve identifikohët dhe fillon të përcillët nga Pakti i Varshasvës, nga një Seksion Special në Sofje. Më 1959 PKJ e kupton pozitën e deformimeve politike ndaj shqiptarëve, prandaj me shpejtësi mban Plenum ilegal për: “Zgjërimin e të drejtave të shqiptarëve në Jusosllavi”. Pas këtij plenumi mbyllet fushata për: “Ndalimin e shkollave të mesme në gjuhën shqipe”. Kuptohët, edhe me reagimin me shkrim të: Prof Ali Hadrit,Prof Sali Nushit, Prof Hasan Mekulit dhe Fadil Hoxhës. Ky i fundit në Shkollën Normale në Prishtinë deklaron para Dushan Mugoshës dhe Vojkan Llukiqit publikisht se: “Me çizme i kemi fituar shkollat dhe me çizme do t` i mbrojmë”*. (*Posedohët dokumenti, i botuar disa herë). Pas këtij reagimi serioz, pason hapja e Shkollës Pedagogjike në gjuhën shqipe më 1959. Pason themelimi i Fakultetit Filozofik dhe Juridiko Ekonimik në Prishtinë më 1960. Me këto fakultete fillon epoka e shqiptarisë në luftën për arsimim, e cila luftë më 1970 avansohët në Univerzitet të Prishtinës. Në lidhje me këtë duhët theksuar edhe aprovimin e Ligjit Kushtetues të Kosovës në shkurt 1969.

8.Univerziteti i burgjeve shqiptare shkollë speciale në Evropë!

Univerziteti i burgjeve shqiptare është një fenomen i pa hulumtuar në Evropë.Mbi të gjitha trasformimet që ndodhin në Kosovë, duhët theksuar se fjalën kryesore e kishte gjithëmonë Fadil Hoxha. Por, dokumenti që shkaktoi rrevolucion te rinia shqiptare ishte: “Programi Kombëtar Politik i Adem Demaçit (LRBSH) nga viti 1964. Aty tekstualisht thuhët:”Lufta jonë për çlirimin e Kosovës do të jetë e gjatë dhe e vështirë. Por do të jetë fitimtare. Nuk ka rëndësi a na ndihmon Lindja, apo Perendimi. Me rëndsi është se lufta jonë është e drejtë”*.(* Shiqo në origjinal: Hakif Bajrami, Dosja Demaçi, Prishtinë, tri ribotime dokumenti fototip!). E vërteta, më 1965 nga Burgu i Nishit u planifikua që të likvidohët Adem Demaçi, kinse “provoi të arratiset rrugës”, për CZ në Beograd. Por atë e zbulon Jusuf Kelemdi i cili ishte caktuar për ta përciell si zyrtarë i UDB-s Adem Demaçin deri në Beograd. Lidhur me këtë, jo rastësisht Jusuf Kelemndi e njohton Esat Mekulin. Ndërsa Esati e njohton Fadil Hoxhën dhe ky i fundit intervenon te Vlladimir Bakariqi, i cili e stopon aksion famëkeq udbesk. Por, mos të harrojmë se shumë personalitete shqiptare janë likviduar pa nishan nepër burgjet jugosllave.

9. Univerziteti i odës shqiptare

Është traditë popullore dhe kombëtare në shqiptari me pasë odë (dhomë të posaçme ku rrijnë burrat dhe kuvendojnë në mes veti për çështje të veçanta dhe të përgjithshme të jetës). Aty çështjet e jetës tirrëshin holl dhe në këtë drejtim persona të caktuar, jo për kah pasuria, por për kah intelegjenca e lindur, i kanë gjykuar ngjarjet sipas zakoneve popullore, në mënyrë që ky fenomen u bë një shkollë kombëtare që laujti rrol me rëndësi në tërë jetën e popullit me shekuj. Në odë ka pasë raste kur kanë pleqëruar edhe femrat, të cilat populli i quante “gra burrërore”.

Kjo shkollë për fat të mirë nuk ka vdekur, me lindjën e univerzitetit shkollor, por mjerisht informatika bashkohore e ka rralluar mbajtjën e tyre në nivel të dendur dhe disi obligativ për çdo shtëpi. Për fakt aty këtu sot ka oda, që shkelqejnë me pamje, sepse nepër mure janë të renditura fotot e ideologëve kombëtar te të gjitha kohërave. E vërteta, në oda janë shënuar edhe ngjerje të pajtimeve të familjeve të hasmuara, sepse okupatorët e donin popullin e përçarë. Prandaj, kjo dukuri kurrë nga okupatorët nuk është shiquar me sy të mirë. Sidomos kërkon analizë sociopsikilogjike Lëvizja e fundit e pajtimeve e drejtuar nga Patrioti Anton Qeta.

10.Univerziteti shkollor i shqiptarëve

Në Kosovë kjo luftë nuk është vrejtur publikisht sepse nuk kishte intelektual të nivelit e as të prezantimit që të mendojnë se si të çlirohën nga dhuna serbe, në një shkollë politike speciale. Këtë shkollë e ushtronin vetëm sllovenët dhe kroatët, madje legalisht. Por lufta e tyre është zhvilluar në nivele akademike. Prandaj ajo luftë ka kaluar e heshtur për disa vite me radhë.Më 1962 në Beograd në një plenum ilegal (!) zhvillohët luftë e egër në mes Titos e E. Kardelit në një anë për Decentralizim të Jugisllavisë. Në anën tjetër qëndron Shtabi i A. Rankoviqit që luftonte përmes UDB-ës ta kontrollojë tërë pushtetin centralist në Jugosllavi.Në këtë kohë fillon hapur epoka e mbatjeve të muslkujve politike. Më 1965 E. Kardel e shpallë legal reforminin e Komunave, me çka pushteti themeltar shtetëror decentralizohët, zbret nepër komuna. Me një anë janë Sllovenia dhe Kroacia luftojnë për Decentralizim, ndërsa n` anën tjetër Serbia me republikat tjera luftojnë egërsisht për centralizëm. Në këtë luftë fillon epoka e “federimit” të Federatës, në kushtet e të cilave përgatitet Plenumi i Brioneve, qershor 1966 me ç` rast shpartallohët politka centraliste në tërësi. Në dokumenetet e LKJ në mes rreshtave mësohët se lufta për një plenum të Brioneve shfaqet më 1964 në Kongresin e VIII të LKJ-ës. Kështu, më 1965 CIA amerikane fillon aksionet e “riparimit të anijeve “ në limanet e Rjekës dhe Splitit. Deti Aderiatik me politikë të nivelit të lartë blindohët, me leje të Shqipërisë, në Sazan. Ndërsa anijet ruse janë të “padeshiruara” në Adriatik. (Dokumnet i CIA-as i pabotuar).

11.Shpartallimi i politikës Udbeske (terroriste) në qershor 1966

Serbia që vështirë shkëputej nga centralizmi i pushtetit, bën prap politikë, nga “këndi i vdekur” edhe pas vëndosjës së Sistemit komunal më 1965. Por më 1966 në Jugosllavi Rankoviqi, pas një hetimi special izolohet në Brione, por shumë lakej mbesin të lirë dhe de fakto nuk përfundon plotësisht epoka e UDB-ës që e kontrollonte PKJ-LKJ nga maji 1944 e deri në qershor 1966. Ky institucion shtetëror tarrorist e kontrollonte çdo pore të shoqërisë dhe ishte bërë pengesa evidente e demokratizimit të totalitarizmit. Në Brione, vlerësojnë dokuemnetet, largimi i A. Rankoviqit nuk ka qenë i lehtë. Por lehtësia do të ndihët në tërë vendin, e sidomos në Kosovë ku mizoritë e pushtetit për largimin e shqiptarëve në Anadoll, ishin ndër më të egrat pas Luftës Dytë Botërore, në Evropë. Shumica e udbashëve pas Plenumit Brioneve (1966) do të pensionohën, por ambicjet e tyre kishin mbetur që të kthehën në pushtet, “pasi që të vdes J. B. Tito”.

Pas lirimit të një ngrqi politik, nepër tërë vendin më 1966/67, do të mbahën plenume partiake; do të intervistohën gati të gjithë funksionarët e UDB-ës; asnjeri prej tyre nuk do të arrestohët. Madje kryeprotogonisti i krimeve A. Rankoviq, nuk do të arrestohet, por do të izolohet nga pushteti, duke mbajtur ilegalisht lidhje me bashkëpuntorët në krime. E vërteta, të intervistuarit kurrë nuk e pranuan fajin e krimeve, por para komisioneve lansuan rrena se: “E kemi luftuar armikun e brendshëm dhe të jashtëm”. Këtë realitet çarqet e pushtetit e dinin, por situata politike ishte dëshmuar se: “është nën kontroll”. Madje, këtë ndryshim do ta përshëndesin edhe qarqet nderkombëtare, sidomos vendet e mosinkudrimit. E vërteta, Komisioni hetimor zbuloi se sa sllovenë, kroatë, boshnjakë, maqedon, malazezë ishin venë nën përciellje përmanenete. Këtu po e japim shifrën se deri sa në Kosovë përcillëshin 33000 persona, në Kroacia 52000 persona, në Serbi 9 persona etj*.(Arkivi i Jugosllavisë, Kryesia e shtetit, Raporti tejet sekret, zabranjen za javnost 1966.”!)

12. Tribunat nepër Kosovë më 1967 për t` u çliruar nga friga

Nepër Kosovë pas Plenumit Brioneve do të mbahën tubime popullore krahas atyre partiake. Aty shpaloseshin plagët nga populli që ua kishte shkaktuar me dekada UDB dhe lakjet e saj kriminal. Do të legalizohët për një kohë shumë të shkurtë edhe kërkesa që Kosova të avansohët në Republikë. Dhe duke e vrejtur këtë dukuri të kërkesave shqiptare, më 20 mars 1967 në Beograd J. B. Tito do ta shtrojë çështjën: “Deri në cilin nivel ka ardhur idea për t` u avansuar Kosova në Republikë”. Në tubimin në Beograd nuk ishte asnjë përfaqsues nga Kosova. Por më 21 mars 1967 Eduard Kardel, do të udhtojë në Prishtinë dhe në tubimin e aktivit politik në Brezovicë, do ta shtrojë pyetjën: “A jeni për avansimin e Kosovës në Republikë”?. Nga dokumentet e diskutatntëve, të gjithë përfqsuesit e Kosovës do të shprehën se: “Nuk jemi që Kosova të avansohët në Republikë”!.

Një kohë të gjatë pronincimi i tyre është mbajtur në ilegalitet.Por atë prononcim të tradhtisë historianëve të Kosovës, ua ka prezentuar Vladimir Bakarqi, përmes Esat Mekulit dhe Ismail Bajrës më 1971.Ai dokuemnt është botuar në librin: H. Bajrami, Kosova prej Bujanit në Kaçanik, Prishtinë 1996.botim i “Librit shkollor”.

13. Pas këtij zbulimi çdo gjë do të ndryshojë

Duke i hulumtuar këto rrethana, në botë lufta për të drejta të njriut ishe në kulm. Më 1967 vritët në SHBA Martin Luter Kingu, luftetar kundër racizmit. Një vit më vonë, vritët Çe Gevara, simbol i luftës për çlirimin e popujve të robëruar. Në këtë frymë në Paris, shpërthejnë demonstrata, duke u solidarizuar në idealet Martin Luter Kingut dhe Çe Gegevraës. Ajo frymë rrevolucionare do të reflektohet në Zagreb dhe Beograd në shtresën e studentëve në verë të vitit 1968, frymë ajo që u shndërrua në Demonstrata masive, sidomos në Beograd. Aty n` solidarizimin me studentë do të shquhën: Velko Vllahoviq (malazez) dhe Millosh Miniq (serbian).

14.Rinia patriotike shqiptare në ball të luftës për Republikën e Kosovës

Demonstratat në Zagreb dhe Beograd do të reflektohën edhe në Kosovë,me që rast më 28 XI 1968 në Prishtinë dhe qytete tjera do të shpërthejë rinia rrevolucionare dhe patriotike, shumë mirë e organizaur. Në demonstratë jo vetëm në Prishtinë shpaloset kërkesa që Kosova të vansohët në Republikë, dhe njëherit t` i jipet rëndësi zhvillimit ekonimik, në mënyrë që brenda dhejtë vjetëve Kosova të barazohet ekonomikisht me Slloveninë. Ishte kjo një ambicje teorike, e cila nuk solli asgjë pozitive në drejtim të ekonomisë, për faktin se demonstratat u luftuan egërsisht nga pushteti.E vërteta, deri sa për demonstratat në Zagreb dhe Beograd nuk u burgos askush, në Kosovë u burgosën të gjithë patriotët organizatër shqiptarë. Madje më 10 dhjetor 1968 në Beograd do të shkojnë tre funksionar shqiptar dhe para Titos do ta shtrojnë pyetjën: “A të ndërmarrim burgime masive”. Meqë Tito atëbotë aspironte “Çmimin Nobel” për mosinkudrim, sahanlëpirsit shqiptar do t` i largon nga zyra edhe me sharje: “M. vam doni të më kompromitoni sikurse ai oficeri i Shkupit i cili pa më pyetur fare i lëvizi tanket dhe rrethoi Prishtinën”. Me kaq mbyllët pazari për republikë.Por, duhët thënë publikisht se në Beograd nuk u shkoi Fadil Hoxha. Por shkuan: Veli Deva, M. Bakalli. Ali Shukriu dhe Kolë Shiroka.

Me gjithë këto ultësi morale të kuadrove shqiptar, trasformimi rrevolucionar ndikoi që në Jugosllavi të ndryshohën edhe normativat ligjore dhe kushtetuese. Kështë më 1969 Kosova e e fiton Ligjin Kushtetues. Një vit më vonë fakultetet e Prishtinës, që ishin deri atëherë nën Univerzitetin e Beogradit, avansohën në Univerzitet të Prishtinës. Në Kosovë fillon një luftë e re entuziaste për arsmimim dhe zhvillim ekonomik. Më 1971 dhe 1972 hapën Studimet pasuniverzitare në Albanologji dhe Histori. Shkenca ngadal fillon ta marrë një pozitë më meritore. Sidomos, zhvillimi i arsimit do të përshpejtohët pas aprovimit të Kushtetutës së RSFJ-ës më 1974, me që rast edhe Kosova do ta fitojë statusin e lementit konstitutiv të federatës. Me Kushtetutën e vitit 1974 decentralizimi do të konsiderohët fitore e siguruar në mbar vendin.

Si përfundim mund të konkludojmë se Demonstratat rrevolucionare dhe patriotike më 1968 i thanë robërisë se:”jemi në lëvizje dhe dhuna shtetërore ndaj pjesës së kombit të robëruar shqiptar nuk do ta kalojë”. E vërteta, sa herë që në RSFJ shënohej ndonjë progres juridik apo politik dhe ekonomik, në Serbi pasonte përgjegja me sulme që provonin “kundershtarin” ta mundin me nokaut. Një përpeikje e nokautit tillë ndaj Kushtetutës 1974 ishte padyshim “Libri i kaltërt 1976, i përpiluar nga shtabi Drazha Markoviqit .

15.Atentati ndaj Kushtetutës 1974 vjen nga Serbia

Qarqet serbiane në “ilegalitet” një vit më vonë do ta sulmojnë Kushtetutën e Kosovës me dokuemntin pamflet që quhej: “Plava Knjiga 1976” (Libri i Klatërt).Ky dokuemnt është shpërndar nepër Serbi për ta përgatitur sheshin e kthimit të Kushtetutës Kosovës në Statut të vitit 1963.Megjithë këtë, më 1977 filluan prgatitjët për 100 vjetorin e Lidhjës Shqiptare të Prizrenit. Më 1978 simpoziumi ndërkombëtar do të shënoi rrezultate të reja në afirmimin e shqiptarëve, sepse u botuan disa vllime të dokuemnteve nga ajo Epokë e Rilindjës Kombëtare. Jo vetëm kaq, më 1979 Enti i Historisë Kosovës do të avansohët në Institut të Hisitirisë Kosovës. Edhe për këtë avansim do të reagohët në Beograd, sepse ishin mësuar ta diktojnë se: “çka duhët e çka nuk lejohët të shkruajnë historianët shqiptar”. Me fjalë tjera, të gjitha luftërat shqiptare për çlirim nga robëria osmane,të gjitha personalitetet që i drejtuan, për historiografinë serbiane ishin: “Lëvizje pro sulltanit”!. E vërteta, doktoratët dhe magjistraturat e shkenctarëve shqiptar, sidomos më 1979- 1980 do ta shënojnë hapin historik, sepse u botuan dokuemntet në origjinal që dëshmonin se: “Lufta Ballkanike më 1912, ka qenë luftë okupuese e jo çlirimtare si nominohej deri atëherë. Me këtë avansim, shkenca shqiptare e drejtuar nga Akademik Prof Dr Ali Hadri do ta nivelizohët me tërë forcën objektive që kishte Beogradi, duke provuar ta bllokojë çdo lëvizje kombëtare shqiptare në Kosovë. U shpalos Lufta e Komitetit Kosovës, u shpalos çështja e shpërnguljeve në Turqi, u shpalos Konventa Jugosllavo turke 1938, u shpalos Elaborati i Çubrilloviqit dhe Ivo Andriqit dhe 12 elebprate tjera për kolonizimin e Kosovës me sllavë. Hov rrevolucionar shencës shqiptare, pra do t` i japi edhe shënimi i 100 vjetorit të Lidhjës Shqiptare të Prizrenit më 1978, drejtuar nga Akademik Ali Hadri, Akademik Rexhep Qosja, Akademik Gazmand Zajmi e sidomos nga Akademik Idriz Ajeti. Nga ky i fundit do të klithët ky mendim:”Nëse një popull pushteti don ta robërojë përjetësisht, atëherë atij populli ia ndalon mësimin e historisë dhe letërsisë, por edhe shkollimin në përgjithësi. Ky hov i shkollimit nuk do të ndalet më me asgjë”.

16. Rrinia patriotike tentoi të ngritët në kryengritje më prill 1981

Më 1981 në Kosovë do të shpërthejnë Demonstratat rrevolucionare të cilat me aksionin e digjeës së kamionëve dhe autoblindave në Besi më 2 prill 1981 do të tentohët që populli të ngritët në Kryengritje. Frika që ishte në popull do të harrohët dhe rrezistenca aktive nuk do të ndalet më.

Por, rrethanat e krijuara në Kosovë në mars dhe prill 1981 treguan se niveli i vetëdijës popullore ende nuk kishte arritur klumin që me fuqinë e armës të rrealizohën të drejtat kombëtare të shqiptarëve, të cilët nuk kërkonin: “bashkim me Shqipërinë, por kërkonin avansim të Kosovës në Republikë dhe zhvillim ekonomik evropian, brenda Jugosllavisë”. Me këtë rreshtim për Republikën e Kosovës, do të dallohë sidomos: Akademik Ali Hadri dhe Prof Ukshin Hoti publikisht. Me këto demonstrata Kosova definitivisht shkëputej nga ndikimi komunist serbian, edhe pse në shkallë shumë të egër kishte filluar një fushatë e diferencimit. Lidhur me këtë, burgjet dhe kazamatet Serbe nepër Jugosllavi shumë shpejtë do të mbushën me shqiptarë të rinjë e të reja, të cilët për ideale kombëtare ishin të gatshëm të sakrifikohën në çdo situatë. Në këtë kohë autiriteti i Adem Demaçit do ta arrij klulmin, sepse “luftën kundër okupimit të Kosovës e kishte filluar më 1958 dhe në këtë kohë ishte duke vuajtur denimin e tretë (1958, 1964, 1975). E vërteta, nga viti 1968 çdo lëvizje patriotike shqiptare, do të fillon me emrin e Adem Demaçit.

17. Politika serbe shpik rikolonizimin e Kosovës më 1981

Me prapavi që të paralizohët Lëvizja patriotike shqiptare, më 1981 qarqet e ish UDB-ës dhe KOS ushtrak, do të lajmërohën gati legalisht. Akuzat ndaj rinisë dhe popullit do të tentohët të mbulohën kinse: “serbët dhe malazezët në Kosovë detyrohën të shpërngulën nga presioni i shqiptarëve”. Në realitet, ata që shpërngulëshin ishin ish udbashë dhe nuk mund ta duronin asnjë lloj barazie. Këtyre forcave çetniko-komuniste do t` u prijnë disa ushtrakë dhe politikanë si: Graqanini, Lubiçiqi, Kadijeviqi, Haxhiqi, sidomos shumë poltron të ish UDB-ës në Kosovë, së bashku serbo-malazez, por edhe shqiptar karierista. Madje me qindra shovinista të tjerë partik, rreligjioz dhe policor, iu vërsulën shqiptarisë pa asnjë fakt në stilin “Çingji dhe ujku”.

LKK në Kosovë themelon brigada dhe batalone të partisë për t` i luftuar shqiptarët, sikurse nacionalsocialistët e Hitlerit më 1933. Analogjikisht fushtat antishqiptare, sikurse ajo antihebreje do të shkojë deri aty, sa që më 1983 nepër shtatë qendrat adiminstrative të Kosovës në: Prihstinë, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj dhe Gjilan, do ta themelohën brigadat ushtrake të LKJ-ës, me çka LKJ shndërohet në parti naxionalsocialiste e tipit nazifashist, siç e tham më lartë. Seicila brigadë i kishte nga tri batalone. Pra, shtatë brigada që në tërësi ishin 21 batalone me tërë strukturën ushtrake komanduese: rreshtohën për ta luftuar “nacionalizmin dhe iridentizmin shqiptar”, i cili në tërësi ishte i shpikur. Për këtë strukturë ushtrako policore komuniste është reaguar disa herë në Komisonin e Histrisë nga Ali Hadri, Hakif Bajrami dhe Tahir Abdyli. E kotë ishte sepse ish udbashët ishin zbuluar dhe Rajko Vidaçiqi dy herë hyri në Komision i paftuar. Por që të tre çarqet tradhtare të: Ali Shukrisë, Sinan Hasanit e Kolë Shirikës i kishin vënë nën hetime të gjata politike shumë intelektual shqiptar. Por ishte e kotë, lufta e tyre, sepse Akademia Serbiane do ta legalizoi Memorandumin në vitin 1985/86, me çka shovinizmi serbian doli hapur në sqenë dhe synonte për ta kthyer sistemin centralist Rankoviqist, në tërë vendin. Megjithë këtë karieristët shqiptar nuk e kuptonin sa ishte ora derisa mbaruan me turp. Njëherit do të lansohën zëra legal nepër Serbi për suprimimin e Kushtetutës 1974, i cili suprimim ka ndodhi më 23 mars 1989. Në lidhje me këtë veprim nazifashist serb, më 1988 në Kuvendin Federativ e kishte imponuar që të aprovohët: “Programin Jugosllav për rikolonizimin e Kosovës, me 92 detyra”. Pas legalizimit të këtyre dokumenteve, në Kosovë do të vëndoset diktatura ushtrako policore dhe çdo pore e jetës do të serbizohët. Por, mbi të gjitha RSFJ po shkonte drejtë falimentimit, sepse Serbia jo vetëm që e ndryshoi Kushtetutën (më 1990), por bëri sulm edhe në sistemin monetar të shtetit, me çka hapur filloi lufta ushtrako policore në mes sllovenëve dhe kroatëve evropian në një anë dhe serbëve dhe malazezëve të ngarkuar me shovinizëm në anën tejtër.

18.Shqiptarët politikisht nuk dorëzohën

Pas shkatrrimit të LKJ-ës disa patriotë në krye me Ibrahim Rugovën dhe Fehmi Aganin, në Kosovë do ta themelojnë partin shqiptare me merin LDK. Kjo parti demokratike që do ta drejtojë popullin politikisht për një gjysmë dekade. Do të shënojë në popull një kualitet të ri politik, sepse de fakto nuk pranohej pushteti i okupatorit serbian. Në anën tjetër LDK e pati homogjneizuar shqiptarinë në Kosovë në nivelin më të lartë.

Në anën tjetër ilagalisht patriotët shqiptar që nuk ishin për politikë paqesore, filluan ta sulmojnë çdo simbol shtetëror terrorist serbian në Kosovës. E vërteta, kjo dukuri patriotike do të avansohët edhe në organizim paraushtrak vetëmbrojtës në tërë Kosovën. Okupatori nuk do të ndihët në asnjë kënd të Kosovës i sigurtë.

Ngadal por siguar pas deshtimit të Konoferencës së Londërs për Jugsllavinë më 1992, pas deklarimit të Badinterit më 4 korrik 1992 se: “Jugosllavia më nuk ekziston”, në Kosovë do të duken njësitet e para ilegale guerile shqiptare, të cilat do i sulmojnë institucionet e okupatrit, i cili hapur provonte ta serbizojë Kosovën në çdo aspekt, duke larguar nga puna çdo shqiptar patriot, duke e mbuluar tërë hapsirën e Kosovës me çirilicë, madje duke sielluar edhe një fshat të tërë malazezësh (Vrrakën) nga Shqipëria, të cilën e instaloi afër Deçanit, krejtë me qëllim që të shpërndahën pastaj nepër Kosovë. Në këtë fushatë shoviniste, do të dalin hapur edhe popoat serbian, të cilët do ta ftojnë popullin që ta “kthejnë famën e A. Rankoviqit në pushtet”, i cili kishte vdekur më 1983, fakt ai që varrimi i tij do të dëshmojë hapur se kah po shkon Serbia fashiste, ideologjia e së cilës u pa në Gazimestan më 28 qershor 1989.

19.Shekncës shqiptare me fakte shënon përparsi para rrenave serbiane

Më 1992 në Tiranë u botua Libri i Bardhë për Kosovën i autor Hakif Bajrami në: shqip, serbisht, anglisht, frengjisht, gjermanisht. Libri për mizoritë serbe u shpërnda nepër të gjitha ambasadat në Tiranë dhe Zvicër. Në ndërkohë erdhi deri te takimi: Presidenti Ramiz Alia me Halil Alidemën (drejtues i UNIKOMB-t). Por takimi më frytdhënës për Kosovën ishte ai në mes Ramiz Alis dhe Ibrahim Rugovës në Tiranë. Marrëveshja nuk është publikuar kurrë, por në bazë të saj filluan në Shqipëri trajnimet ushtake të partiotëve shqiptar për luftë guerile. Grupin e parë e drejtoi patrioti Zahir Pajaziti. Grupin e dytë më masiv e drejtoi Patrioti Adem Jashari. Të dy grupet do të shënojnë etapë të re të sulmeve nga pritat. Dhe për një kohë patrollimet e okupatorit natën nepër qytete të Kosovës, do të pezullohën. Dhe kjo praktik nuk pushoi deri në qershor 1999. Në bëzë të këtij realiteti DE FAKTO Shqipëria u inkorporua në luftë për çlirimin e Kosovës, sepse jo vetëm armatim por edhe oficerët më patriot do të radhitën në UÇK si luftëtar në vija të para të frontin. Aksionin e guerilës e forcuan edhe dy takimet legale të 52 subjekteve politike shqiptare në Tetovë më 1992. Aksionet pastaj do të zhvillohën nepër Kosovë me efektivë të lartë, sa që qarqet e okupatorit askund nuk ishin të sigurta. E vërteta, tërë peshën e organizimit që nga Shqipëria të sillët armatim e mori Shtabi i i Ilir Konushefcit*.* (Raporti i Bajrush Behramit dhe Fehmi Baftiut, Për armatimin e UÇK-ës në përgjithësi).

Aksionin e guerilës shqiptare e kishte forcuar dhe siguruar aksioni i pajtimit të familjeve të hamsuara. Aksionin e drejtoi me shumë sukses Porf Anton Qeta me një staf intelektualësh që nuk iu ndan deri në mbarim të misionit human dhe patrotik. E vërteta, aksionin e pajtimit të shqiptarëve duhët konstatur si mozaik të luftës, do të konkludoj Adem Demaçi. Në këtë kohë çdo odë shqiptare u kthye në shkollë kombëtare për veprim aktiv dhe krijues të një epoke të re, që do të quhet: Eopka e UÇK-ës (nga shkolla e: Epokës Adem Demaçit, po edhe Ibrahim Rugovës, të cilit populli ia fali besimin masiv për drejtues politik dhe shtetëror, sidomos deri më 1995.

20. Konferenca e Dejtonit më 1995 ka pasë efekt negativ në Kosovë

Ky realitet ishte i mundshëm sepse Jugosllavia e Tretë ishte në luftë shumë të egër në Bosnje dhe Hercegovinë, po edhe në Kroaci, luftë ajo që përfundoi me Marrëveshjçn e Dejtonit më 1995. Kjo marrëveshje ishte me refleksione negative për Kosovë, sepse aty Kasapi i Ballkanit (S. Millosheviqi) e fitoi Republikën serbe në Bosnje, pa qenë realitet kurrë. Por njëherit S. Millosheviqi u quajtë nga R. Hollbruk “paqebërës”!.

Ky realitet ia hapi apetitët banditit Beogradit, që në Kosovë të sillët me egërsi gjenocidi, fakt ai që do ta vërtetojë koha, sepse nga 1033 lokalitete të Kosovës, makineria vrastare e S.Millosheviqit i bombardoi 1008 fshatra (lokalitete).

Në këto rrethana, shtetet Ballkanike si Bullgaria ishin të rreshtuara ilegalisht ende të punojnë për Moskën, me kusht që Maqedonia të ruhët si shtet që ishte shpallur në shtator 1992. Në anën tjetër rroli i Greqisë ishte i lidhur me anglo-amerikanët, dhe çdo aktivitet i diplomacisë saj trasferohej edhe në Beograd përmes dy popopave. Për çështjën e Kosovës që të çlirohej nga okupimi serbian, as që flitej nepër shumë tubime ndërkombëtare për Jugosllavinë. E vërteta, Parimi i Helsinkut nga viti 1975 për mos ndryshimin e kufijëve, të cilin parim nuk e kishte nënshkruar vetëm Tirana zyrtare, në fund të shekullit do të kompromitohët në çdo aspket. Pra fjala ishte për mos ndryshimin e kufijëve pas LDB (më 1975), parim ai që në dekadën e fundit të shekullit XX u bë copë e grimë, me shkatrrimin e BRSS, RSFJ-ës, Çekosllovakisë, por mbi të gjitha me bashkimin e dy Gjermanive. Nga ky pozicion, rinia shqiptare e shtroi kërkesën pse mos të luftojmë edhe ne shqiptarët për bashkim kombëtar, sepse ishim kombi më i dëmtuar gjatë shekullit XIX dhe XX-të, sidomos.

Italianët dhe Vatikani i “LDK-ës”, hapur kishin shpalluar dyshimet, qysh më 1992 ,dhe kishin shfaquar mos aprovimit që Kosova të pavarësohët. Madje, nuk aprovohej as kërkesa për Republikë brenda RFJ-Jugosllavisë tretë. Me këtë rezervat politik, rreshtimi italian po tregonte se fuqia civilizuese e politikës paqesore, po psonte në autritet. Ky realitet i hidhur do të kritikohët nga Adem Demaçi, se me: “improvizimi Serbia fashiste nuk gjunjëzohët kurrë”.

Në këto rrethana në Kosovë lufta do të zhvillohët në dy drejtime deri më 1 tetor 1997, kur forcat që e përkrahnin luftën, do të forcohën në të gjitha fushat. Por edhe anglo amerikanët disi do të ndrrojnë kursin e politukës paqesore. Por, ajo ishte “diplomacia” që nuk “lexohëj” lehtë as nga intelektualët më të dijtur. Për fat disa kontura të saj i pati kuptuar me kohë patrioti dhe kampioni i shkollës së burgjeve në luftë për çlirim Adem Demaçi. Por fuqia e tij indivduale ishte tepër e kufizuar, sepse hapur luftohej nga politike paqesore e rrezistencës pasive. Kështu çdo pore të jetës politike shqiptare në Kosovë deri më 1 tetor 1997, do të kontrollohet pa konkurencë nga LDK.

21. Lufta civile në Shqipëri mars 1997

Me këtë luftë Jugosllavia e Tretë disi u çlirua nga “brenga” se Shqipëria do të hynte në luftë për Kosovë. Prandaj, terrori shtetëror serb do ta metastazojë në të gjitha fushat. Sidomos do të legalizohën rrahjet e popullit nepër vende publike, sdomos ditëve të tregut. Këto mizori të pushtetit fashist serb do ta hapin mundësinë që terroristëve serbian, shqiptarët imponueshëm t` u përgjigjën me fuqinë e armës. Në këto rrethana, do të likvidohën me atentate disa konfidentë shqiptarë, por edhe të ekspozuarit në mizori e që ishin serbianë të ardhur nga Bosnja. Ky realitet, në Beograd u spjegua se Kosova duhët të militarizohët me 160 000 ushtarë dhe policë. Madje nga burgjet u liruan shumë individë serbë, të njohur për terrorizëm, dhunë dhe drogëri. Ata për një kohë të shkurtë u sistemuan nepër Kosovë dhe e filluan plojën mbi civilët shqiptar duarthatë. Në këto rrethana kot reagohej nepër brifingje javore para gazetarëve, nga partitë politike!

E vërteta, dhuna e imponoi te rinia shqiptare që të vetëmbrohët duke themeluar njësite të reja guerile dhe gjysëm frontale.

Lidhur me këtë situatë tragjike një raport të detajuar e pati bërë Avokati Fehmi Baftiu. Në atë raport analitik, flitej në detale se në cilat sfera shqiptarët duhët për t` u përqëndruar. Avokati me përvojë në raportin e tij i solli këto konkluza: 1. Duhët të armatoset populli shqiptar, me armët që duhët siguruar nga Shqipëria.2. Duhët të sillën në Shtabin e Vokerit disa advokatë hulumtues të realitetit në teren.3.Zyra politike duhët të marrë autorizime që kordinimi i aksioneve në mes zonave operative të jetë i drejtuar nga një komandë.4. Më në fund duhët të fillojë puna e Gjukatës ushtarake, sepse propoganda për: “Çarmatosjën e UÇK-ës është vepër penale; sepse disa konfidetë shqiptar po i sjellin dëme të pariparueshme popullit”. Këto konkluza nga këshilltarët e Adem Demaçit u pranuan njëzërit.

22.Zyra Politike e UÇK-ës në Prishtinë nuk lejohej të lëshohet në çështje ushtarake!

Rroli i këtij instituconi të luftës ishte i dyfishtë: debatik dhe përciellje striktive të gjendjës në popull, por edhe përpiekeje maksimale politike që LDK të futët në aksionet e luftës, sepse institucionet e UÇK-ës tani e kishin marrur pamjen e ushtrisë vërtetë. Lidhur me këtë, jashtë Kosovës, në Perendim do të veprojnë “institucionet” shtetërore të kontrolluara nga LDK.Pra, jashtë Kosovës, filloi të flitët se do të themelohët një ushtri “profesionale” që quhej Forcat e Armatosura të Republikës Kosovës (FARK). Ky institucion ishte i drejtuar nga oficerët profesional. Por, në esencë, sipas Kolonel Halil Katanës (oficer i Shqipërisë) FARK-u ishte themeluar me bazamnet: “Që Shqipëria do të hynte de jure në luftën për çlirimin e Kosovës”. Ky fakt deri me tash me qëllim është maskuar. Lidhur me këtë, historia një ditë do të japi përgjegje pse ky institucion (FARK) nuk ishte aktiv sa propogadohej dhe pse pjesa më e madhe e tyre në proces hyri në UÇK pastaj dhe njëherit i zbatoi komandat hirarkike të UÇK-ës. E vërteta, FARK nuk lidhet vetëm me dy tre oficerë, por kishte znafille edhe në Mbrojtjën territoriale që ishte funksionalizuar në Kosovë qysh më 1992.

23.Në Zyrën e UÇK-ës në Prishtinë më 1-3 tetor 1998 debat politiko ushtarak

Shqipëria të hynë në luftë de jure, sepse de fakto ishte nga fillimi, ishte moto e debatit për tri ditë. Prandaj shtrohej pyetja strategjike: A duhët Shqipëria de jure të hynë në luftë për çlirimin e Kosovës. Përgjijget nga debati dualën me: PO dhe JO. Prandaj, elaborimi serioz ka zgjatur në mes profesionistëve tri-3 ditë. Është debatuar për Epopenë e Familjës Shaban Jashari nga Prekazi më 5-7 mars 1998. Kanë raportuar dy profesonistë; një historian (Hakif Bajrami) dhe një jurst (Fehmi Baftiu). Është konstatur se lufta në Prekaz është shembull unik në Evropë: Një familje lufton me një shtet.Një raportues tjetër i ka elaboruar vendimet e Grupit Kontaktit, më 9 mars 1998. Është konstatuar se Bashkësia Nderkombëtare ende nuk e ka shplaosur qëndrimin parimor ndaj agresorit serbian, e sidomos ndaj mercenarëve që bënin krime monstruoze në popullin duarthatë shqiptar. Është vërtetuar se Jugosllavia e Tretë (Rajhu i Tretë sllavë) po armatoset nga blerësitë e ndryshëm, në rand të parë nga Rusia, Ukraina, Çipro dhe Bellorusia. Madje, është prezantuar shifra e donacioneve që ka marrur Beogradi nga: Gjermnia, Franca, Itlia dhe disa vende arabe, diku afro 4 miliardë dollarë gjithësejtë edhe pse i tërë shteti ishte vënë nën embargo, sidomos për nevoja të armatimit të rëndë. Ato para, është vërtetuar nepërmes Wjenës kanë shkuar në llograi të Bankës Ruse, e cila po manifestonte qëndrime antishqiptare në çdo cep të Globit. Është konkluduar sidomos rroli i Bankës serbe në Qipro, lidhur me kontratat e blerjës së armëve, sidomos municionit*.(* Raportues: Dr Ali Jakupi).

Në Tubim është folur kalimthi për zgjedhjet Parlamentare që i organizuan partitë “Institucionale” më 21 mars 1998, në Kosovë. Sidomos është debatar për Rrezolutën e KS OKB nr. 1160 të 31 marsit 1998. Është vënë theksi se prezantimi i Kaptinës VII (7) të Kartës së OKB lidhur me BOMBRDIMIN e Jugosllavisë Tretë, është një sinjal se Shqipëria duhët më tepër të investojë në armatimin e grupeve dhe zonave të UÇK-ës në Kosovë, të cilat tani dihej se vepronin legalisht dhe se ishin krijuar edhe zonat e lira, ku edhe minoritarët serbian ishin shumë të sigurtë*.*(Raportues:Dr Hakif Bajrami).

Në fund të tubimit Adem Demaçi e ka shtruar këtë pyetje:1. A jeni që të kërkojmë që Shqipëria të hynë në luftë de jure, me mundësi se nuk do të pajtohet; 2 A jeni që në Shqipëri të shkojë një delegacion dhe atje të kërkojmë si deri me tash armatim, për nevoja të luftës së UÇK-ës, për çlirimin e Kosovës. Aty është konstatuar nga oficeri profesionist Gjeneral Sulejman Ajeti se: “Shqipëria ka armatim ende për 11 milionë banorë, me të cilin do të zhvillonte një luftë frontale për 10 vjetë, pa ndërprerë. Pra, ne duhët të përqënrohemi që Shqipërinë mos ta lidhim me luftën tonë të drjetë de jure. Por sikurse deri me tash armatimi të sillët për nevoja të Zoaneve Operative të tërë Kosovës”.

E vërteta, arsyeshmëria dominoi se në Shqipëri duhët shkuar një Delegacion dhe ai të kërkojë armatim, i cili në fund, pas çlirimit, do të paguhët. Është vëndosur që delegacionit t` i prin Adem Demaçi dhe të kërkojë pranim në nivelin më të lartë në Tiranë, në emër të UÇK-ës. Siç dihet Delegacioni shkoi në Tiranë dhe nuk arrijti për të marrur pelqimin e plotë për armatim në shkallë të duhur. Formalitetit e jokorrektsisë në prtitje, nuk kanë pasë ndonjë peshë historike, por duhët konkluduar se në debatin e Prishtinës më 1-3 tetor 1999 ishte vëndosur që nga Shqipëria mos të kërkohët as me gojë e as me shkrim që de jure të hyn në luftë, për çlirimin e Kosovës. Ky është fakti që duhët vlerësuar shkencorisht.

Vlerësimi kryesor që është shtruar si pyetje më 3 tetor 1998 në Prishtinë nga një debatues (HB) ishte: Luftën civile në Shqipëri a e organizuan partitë politike, apo agjenturat ruso-serbe, ose të dy së bashku. Përgjegjën me saktësi e ka prezantuar Bajrush Behrami i cila do të konkludojë: “ Shqipëria është shkallmuar nga një luftë e nivelit shumë të ulët civilizes”. Ne Shqipërinë në Kosovë e kemi admiruar. Tani, sikur ajo na ka pre në besë dhe organizimi del se është i dyanshëm nga brenda dhe nga jashtë. Lidhur me këtë, po mos të kishte “lojëra politike nga brenda”, agjenturat e huaja nuk do të mund t` i shtinin hundët aq me “padukshmëri”, do të konkludojë H. Bajrami.

Në fund Adem Demaçi e solli një freski: Lufta jonë do të jetë fitimtare dhe do të debatojmë për themelimin e Shqipërisë Etnike, ose të Federatës së shteteve shqiptare”. Por, lajmi më freskues ishte se Hollbruk kishte theksuar se: “Pas 23 marsit 1989 vjen 24 marsi 1999. Pas dhejtë viteve, por vjen”.

24. Kokluzuat tjera nga debati

Konkluza e parë nga debati ishte: Historikisht duhët dihët se Ushtria Çlirimtare e Kosovës u krijua si forcë ushtrake vullnetare; Kjo ushtri nuk kishte kazerma, nuk kishte fabrika aramtimi, nuk kishte banka për sigurimin e armatimit, nuk kishte senatoriume për sherimin e ushtarëve të plagosur, nuk kishte ambasada klasike, por e kishte qëllim luftën e drejtë, së cilës i tërë k