
Hyseni: Pse 'ambasadori' i 'kombit kosovar' vete në Beograd te Marko Gjuriq?


Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkruan: Prof.Dr.Mehdi HYSENI
Sepse qëmoti e ka dost e mik sikurse kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama Aleksandër Vuçiqin, presidentin e Serbisë. Kjo nuk është asgjë e re dhe, fare befasuese, duke qenë se Nexhmedin Spahiu (“kovaçi”) i “kombit kosovar”, që nga viti 2004 e deri sot, më 2025, domethënë qe 20 vjet është në lidhje të ngushta me politikën dhe me propagadën e Serbisë dhe miqve të tij, siç janë Gjuriqi, Daçiqi dhe Vuçiqi, dhe disa eksponentë radikalë të KOS-it siç ishte peshkopi Artemije Radosavleviq etj.
Mirëpo, nga një bashkëpunim i tillë serbomëdhenj me liderët politikë Beogradit, Spahiu përfitoi të krijonte “kombin kosovar” (sipas modelit të dikurshëm jugosllav të Titos dhe të Kardelit), i cili qe 20 vjet e ka propaganduar dhe afirmuar nëpër shkolla, fakultete, universitete shiqptare në Kosovë, në Shqipëri dhe në Maqedoni si ligjërues dhe si themelues i “kombit kosovar” me të cilin indoktrinoi me dhejtëra e qindra nxënës dhe studentë, si dhe shumë qytetarë të tjerë përmes paneleve të përditshme në TV dhe në media të tjera në gjuhën shqipe.
Mirëpo, për këtë vepër penale dhe antikombëtare për mohimin e kombit shqiptar dhe të gjuhës shqipe (duke e zëvendësuar me të ashtuquajturën “gjuhë kosovarishte”), “farkëtari” i shkyer nga kombi shqiptar në atë “ kosovar ”(pronë e imagjinuar private e tij) deri më sot (për 20 vjet rresht: 2004-2025), askush nga pushtetarët e atëhershëm dhe të sotshëm ( as presidenti, as kryeministri i Shqipërisë e as presidentja e Kosovës, as kryeministri i Kosovës, as kryeparlamentrai i Kosovës, nuk “janë gabuar”, që ta thirrnin në përgjegjësi për tradhti dhe për shpifje, për mashtrim dhe për gënjeshtra të rafinuara kundër vlerave siprane të kombit shqiptar, kundër gjuhës shqipe dhe kundër atdheut shqiptar-Shqipërisë Etnike! –Turp iu qoftë të të gjithëve, që kanë lejuar një monstrum të tillë përçarës dhe mohues të kombit shqiptar dhe të gjuhës shqipe !
-Çfarë tash, pse masmediat të përsërisin “refrenet” e tyre 20-vjeçare, duke kontribuar më së shumëti, që të afirmohej Nexhmedin Spahiu në popull si THEMELUES-AUTOR i “kombit kosovar”, me qëllim të mohimit dhe luftimit të kombit shqiptar dhe të gjuhës shqipe!?
-Tash, asnjë nga masmediat nuk kanë nevojë për ta “hirësuar” N.Spahiun si “kovaç” të një kombi të imagjinuar, që s’ka ekzistuar dhe, që edhe sot nuk ekziston në Kosovë, veç KOMBIT SHQIPTAR me mbi 90% të trungut burimor të Shqipërisë Etnike.
Me një fajlë, tash, pas vizitës së Marko Gjuriqit në Beograd, presidentja, kryeministri dhe kryeparlamentari i Kosovës përmes organeve dhe institucioneve të tyre, urgjentisht duhet ta marrin në pyetje Nexhmedin Spahiun, dhe ta pyesin , pse ai ka shkuar privatisht në Beograd dhe, pse ai pas vizitës së tij ka dhënë deklarata, intervista dhe informacione gazetarëve dhe institucioneve masmediale në Prishtinë dhe në Tiranë shumë të dëmshme dhe të turpshme jo vetëm infantile jopolitike, por edhe antikombëtare dhe antishtetërore, duke e krahasuar veten me vlerat sublime të UÇK-së dhe me Kryekomandantin e Heroin gjithëkombëtar shqiptar, Adem Jashari !!!
Ky krahasim është më shumë se çmenduri e “babait” të “kombit kosovar”, Nexhmedin Spahiu !!!
-Pak i duket se e ka tradhtuar kombin e vet shqiptar dhe gjuhën shqipe, por tash pas takimit me ministrin e Jashtëm të Serbisë në Beograd, më 19 maj 2025, “lopa e shehrit” e ka krahasuar veten me Kryeheroin e mbarëkombëtar, ADEM JASHARI !?
- Vajtja në Beograd, apo dikund tjjetër e personave privatë sikurse Nexhmedin Spahiu, që u takua me Marko Gjuriqin (kinse për t’i ulur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë). Është poshtrim sui generis I qeverisë së Kosovës, sepse vetëm ministrant e saj kanë drejtë ta prezentojnë dhe ta përfqësojnë shtetin e Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare, jo “maca e kuca” të “kombit kosovar”, sepse ky nuk është as “komb” e as “shtet” në Kosovë, por një “kovaçhane” private e njërëzëve të falimentuar në politikë, në pushtet dhe në jetën e përditshme, që nuk i njeh dhe nuk i bën hesap as katundi i tyre, lere më Qeveria, Kuvendi apo Presidenca e Kosovës.
Sa më sipër, taimë “babai” i “kombit kosovar” të rremë dhe të imagjinuar si “një foshnjë inkubatori”, qe 20 vjet duke mos parë dritë e as diell, mbase është rrenë e rafinuar poliitiko-propagandistike e luftës së ftohtë speciale, jo kurrfarë “foshjeje”, që ka për qëllim vëllavrasjen dhe zhdukjen e identitetit të tërësishëm kombëtar shqiptar në Ballkan, duhet të jetë objekt i Prokurorisë së Republikës së Kosovës, jo i gazetave dhe masmediave shqiptare në Ballkan.
Pas kësaj vizite të turpshme të N.Spahiut, Akademiku i mirënjohur Prof.Dr. Eshref Ymeri për lidershipin e Kosovës me arsye ka shtruar këto dy pyetje:
“Së-pari, a do të vazhdojnë vallë të heshtin përgjithmonë organet e drejtësisë së Republikës së Dardanisë para sfidave që Nexhmedin Spahiu, si qytetar serb, vazhdon t’i bëjë popullit dardan?
Së-dyti, burrat trima, ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Dardanisë, si Ridvan Tahiri, a do të vazhdojnë t’i durojnë sfidat e hapura të qytetarit serb Nexhmedin Spahiu, armikut të Republikës së Dardanisë, me të cilat ai fyen rëndë veprën e lavdishme të asaj ushtrie, që, në bashkëpunim të ngushtë me pilotët e NATO-s, sollën lirinë e shumëpritur në vatrat e popullit dardan?
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".