
PSE KOSOVA NUK HYRI NË LUFTË PËR ÇLIRIM MË 1991


Prof.Dr.Hakif Bajrami
Shkruan: Akademik Prof Dr Hakif Bajrami
1.Faktorët politik
Më 1989 në Beograd pushteti serbian mendonte se ka krijuar kushte të mjaftuara për ta serbizuar Kosovën sikurse ishte serbizuar Sanxhaku i Nishit më 1877/78. Lidhur me këtë, provat arkivore vërtetojnë se planet ishin të njejta, vetëm se ishin ndryshuar datat. Duke e vrejtur këtë realitet,takimi i Delegacionit Kosovës me Franjo Tuxhmanin dhe ekipin e tij në Stubiçke Toplice në janar 1991, ka zbuluar tërë dinakërinë e Franjo Tuxhmanit ndaj shqiptarëve, me një anë dhe naivitetin politik shqiptar në anën tjetër. Ajo dinakëri shpaloset me Marrëveshjën e 15 marsit 1991 në Karagjorgjevë (Beograd) duke u dakorduar me S. Millosheviqin për: “deportimin e 400 000 serbëve nga Kroacia në Kosovë”. Kjo do të thot për zbarazjen totale të Kosovës nga shqiptarët, siç do të provohet me 1998/1999. Pra, drejtuesit politik shqiptarë në Kosovë totalisht kanë qenë jashtë rrjedhave në mes politikanëve sllavë, për të cilët diplomacia perëndimore politikanët jugosllavë (pa shqiptarë) mbante në kontakte javore. Pra, shtrohet pyetja cila ishte baza logjike e parisë politike shqiptare, që nuk lejoi që Kosova të hyjë në luftë më 1991.
Problemi kryesor që e ka larguar Kosovën nga Lufta çlirimtare më 1991, thuhej nëpër forume politike se: “nuk kishim popull” për mejdan. Por duhet shtuar se gati të gjitha partitë shqiptare, pas shpërbërjes së LKJ-ës, u regjistruan në Beograd;madje se shqiptarët e varën shpresën se ai kimisti (sllav) i Amerikës do “ta shpëton Jugosllavinë”; se Ante Markoviqi me UJDI-in, me Gjeneral Shtabin tinëzisht do të kërkojnë ndihmë nga Rusia; se edhe Perëndimi premtoi miliarda për t` ia larë borxhet katrahurës Jugosllavi; se ambasadori amerikan në Beograd hapur ishte në anën e Milloshevqit e kundër rezistencës së shqiptarëve në Kosovë dhe në Perëndim. Por, pa i pyetur ata serbët e sulmuan Kroacinë, Slloveninë dhe Bosnje Hercegovinën. Ndërsa për Kosovë kishin plane speciale, të përgatitura nga kisha, politika dhe ushtria me polici, gjithnjë në bazë të: “Programit jugosllav për Kosovën”, aprovuar nga Kuvendi i Federatës më 1988.
Ky realitet në Kosovë e kishte projektuar dhe hulumtuar me kujdes nga “Lëvizja e pajtimeve”, duke krijuar një dritare të vogël, duke shpresuar se Tirana zyrtare do të reagojë sikurse më 1981. Prandaj, takimi Ramiz Alia-Halil Alidema (UNIKOMB), parti revolucionare; takimi Ramiz Alia-Ibrahim Rugova (gjithnjë më 1991) në Tiranë shpalosi një realitet tjetër, i cili deri në qershor 1999 ishte një konstantë e pandryshuar de jure kundër luftës. Por, Millosheviqi në anën tjetër donte luftë. Pra e kërkoi luftën dhe e gjeti fundin e tij në fund të shekullit.
Problem tjetër për mos fillimin e luftës çlirimtare në Kosovë ishte se: Mbrojtja Territoriale e saj, e cila u zbulua në tërësi dhe drejtuesit e saj u burgosën. Prandaj populli mbeti në pozitën e “anijës” në stuhi pa forcë sado të vogël siç vepruan sllovenët. Në lidhje me këtë, aksionet e para kundër institucioneve të okupatorit, nuk e kishin cak ushtrinë, por vetëm policinë (milicinë) dhe lakejtë e saj, madje edhe shqiptarë. Së këndejmi, populli nuk e kishte në ballë tash (1991) një Mustafë Hoxhë të vitit 1981, që me kërcnim ushtrak i largoi ushtarët dhe oficerët serbianë, që kishin ardhur në Llap për ta kthyer kohën e A. Rankoviqit. Mustafë Hoxha që ishte Komandant i Mbrojtjës Territoriale në Komunë, atëbotë i theu depotë e armatimit, e armatosi Mbrojtjën territoriale (1981) ku ishin të gjithë rezervistë shqiptarë. Në ato rrethana të sulmit politik dhe ushtarako policor ndaj rinisë shqiptare, edhe ushtrimet ushtarake Komandant Mustafë Hoxha i filloi në gjuhën shipe, sikurse më 1943 kundër nazifashizmit. Madje ai do të shprehet: “Tash kanë dalë në skenë çetnikët dhe do ua tregojmë vendin prap, për aq sa mundemi”. Lidhur me këtë, nga kjo shkollë kombëtare nacionalçlirimtare, zë fill Lëvizja e armatosur e drejtuar nga Heroi i popullit Zahir Pajaziti e të tjerë (Mustafa dhe Zahiri janë nga zona kreshnike e Gallapit). Këtu, patjetër duhet studiuar rolin e Çetës së Ali Ajetit me shokë të idealit çlirimtar, çetë kjo që kishte veçori ushtarake por edhe ideologjike.
Betimi i Lëvizjes pajtimeve nuk ishte i rastit por i nxjerrur nga tradita!
Në këtë shkollë, i gjatë është vargu i djemëve dhe vajzave që u dëshmuan në demonstrata (1968-1997), pra duke kopjuar mënyrën se si luftën, si patriotë të shkollës Adem Demaçit, deri në çlirim. Madje në këtë rrafsh hynte edhe Lëvizjën e Pajtimit e drejtuar nga Anton Qeta me ekipin e tij. E saktë është se kjo Lëvizje Kombëtare, zyrtarisht ka filluar nga Xhamia e Polacit (vendlindje e Hasan Prishtinës) ku betimi është bërë me këtë tekst: “Nuk do t` i lëshojmë trojet tona, ejani në tubime, ejani në pajtime, do shkojmë në luftë për bashkim kombëtar”. I ngjajshëm ishte edhe skenari në Pejën e Haxhi Zekës. Po, pati reagime pse nga Xhamia?
ishte se nga xhamia ka filluar Lidhja Shqiptare e Prizrenit; nga xhamia ka filluar Lidhja Shqiptare e Pejës; Nga xhamia ka filluar kushtrimi për Kryengritje më 1910; Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës i ka pri Hoxhë Kadri Prishtina. E si vazhdimëri mbrojtja e magjistraturave dhe doktoraturave 1989-1999 është bërë në Medresenë e Prishtinës. Po, është theksuar edhe roli i Nënë TEREZËS, në kohën e robërisë dhe popullarizimi i shqiptarisë përmes Emrit Saj- Nobeliste e humanizmit dhe paqës.
2.Faktorët ushtarakë
Në lidhje me faktorin ushtarak më 1991 duhet shënuar me germa të arta shkruajn e dy delegacioneve për ushtrime ushtarake në Tiranë. Delegacioni i parë në drejtimin e Zahir Pajazitit; delegacioni i dytë i kreshnikëve në krye me Legjendarin Adem JASHARIN. Pastaj, grupet tjera nuk kanë pasë as të ndalur e as të sosur, kuptohet të ndihmuar nga Diaspora Partiotike shqiptare në Zvicer, Gjermani, SHBA, Kroaci dhe Slloveni. Sidomos në Kroaci dhe Slloveni ishin një dyzinë oficerësh shumë inteligjent dhe partiotë shqiptarë, që kanë bërë një përvojë të shkëlqyer lufte kundër APJ-ës famëkeqe. E pse mos ta përkujtojmë se oficerët shqiptarë e kishin informatën se çka ndodhte dhe kush fshehej pas atentateve nepër kazerma dhe në ushtrime duke vrarë shqiptarë edhe në gjumë, siç ka ngjarë në Paraqin, Nish, Shkup, Tuzëll etj.
Çështjen ushtrake shqiptare në Kosovë e ka dezorientuar edhe propoganda e Vatikanit, sepse Selia e shenjtë kishte lidhje konkordati me Patriarkanën Serbe nga viti 1914, e cila lidhje duhet të zbulohet duke e botuar, sepse disa mese po shesin patriotizëm dhe “civilizim” në emër të injorancës tyre religjioze-informative. Së këndejmi, çështja e “funamenatalizmit islam”, duhet të zhevshët sepse disa individë shumë të rrezikshëm atë po e kultivonin dhe e kultivojnë edhe sot, kinse për nevoja elementare fetare. Në këtë drejtim, duhet publikuar edhe orvatjet e disa shovinistëve religjioz shqiptarë që më 1991, “populli të regjistrohet në kombësi muslimane”. Por, lidhur me këtë kreu i LDK-ës doli me komunikatë urdhërore patriotike se: “Regjistrim për shqiptarë në Kosovë nuk ka. Ai që del për tu regjistruar se është i kombësisë muslimane, duhet ta dijë se nuk është më pjesë e Shqiptarisë” (I. Rugova, deklaratë interne).
3. Faktori pjekuri kombëtare
Ka plot zëra në anën tjetër edhe sot, që propagandojnë se: “Po të hynim në luftë me 1991 Serbia do të na shfaroste”. Jo, ju themi, Serbia atëherë ishte në luftë në dy fronte: në Slloveni, në Kroaci, në Bosnje Hercegovinë dhe pritej se do të sulmohet nga Bullgaria, për shkak të Maqedonisë. Prandaj hapja e frontit me shqiptarë në Kosovë, e konkluduar në Beograd do t` i krijoheshin S. Millosheviqit probleme të pariparueshme për krijimin e Serbisë integrale dhe homogjene. Madje, shqiptaria e kafeneve fliste se: “Po hyri shqiptaria e Kosovës në luftë, do të marshojë deri në afërsi të Nishit. Pra do të çliroheshin: Kushumlia, Prekupja dhe Vraja. Madje do hynte në luftë edhe Ushtria shqiptare”. Lidhur me këtë situatë, Tirana zyrtare e kishte qëndrimin se: “Së pari në luftë ngritet Kosova, pastaj inkrporohemi anësisht në forma të ndryshme Shqipëria, por jo de jure t` i shpallet luftë Serbisë. Pra ky skenar që pushon në një zyre ushtrake në Tiranë, ende i pastudiuar tregon se dominoi politika paqësore e kreut të LDK-ës, që ishte e rreshtuar në “proces”, të krijojë ushtri profesionale, e që provoi me FARK-un e dështuar shumë keq, e që provoi edhe me kërkesën që UÇK ta demobilizojë në shtator 1998. Sipas dokumenteve të kohës, këto forca politikaneske të LDK-ës si parti prijëse, nuk e dinin se: “Shtëpia e Ibrahim Rugovës nga viti 1995 është planifikuar të granatohet”, e granatimi pastaj propogandohej t`i mvishet guerilës së UÇK-ës. Madje, këtë propogandë e përvetësuan tre drejtues të Kryesisë së LDK që njiheshin si “Kardelista”, për federim të fedratës (nga 1989)- pra partizan të decentralizimit. Në anën tjetër, intelektuali që u konvertua në politikan titist hyri në Komisionin për Ideologji, që e drejtonte Kaçusha Jashari. Madje u cilësuan si sekretar partie në Institut dhe autor në librin: “Kosova pr Titon, Tito për Kosovën”, Prishtinë 1979, është element i mjaftueshëm për moton: “Pas Titos-Toto”, për çka pretendoi Milloshi me mjete tjera. Politikanët e tillë u cilësuan si rrezik për qarqet kulmore drejtuese të LDK-ës, për çka Adem Demaçi ia ka thënë kreut të LDK-ës me fakte në “katër sy”. Ato fakte Enver Maloku, si patriot që ishte ka provuar dy herë t` i botojë, por është stopuar me kërcënim. (Hulumtone arkivin e ÇIK-ut).
Në Zyrën Politike të UÇK-ës drejtuar nga Adem Demaçi, nuk e dinim që Jovica Stanishiq në anën tjetër, i kishte 7 apo më tepër informatorë. Por më vonë e kuptuam se në: Prishtinë ishin 2; në Mitrovicë ishte 1; në Pejë ishte 1. Në Gjakovë ishte 1; në Prizren ishin 2; në Ferizaj ishin 2 dhe në Gjilan ishte 1 informator. Pra po dalin 10 gjithsej, numër që përputhët me shkrimin në librin: “UÇK -Kako smo izgubili Kosovo i Metohiju” Beograd. (Lexone është libër publik-hb). Në lidhje me këto rrethana në Shtabin politiko-ushtarak të Adem Demaçit, e dinim se një ekspoziturë serbe me veprime antishqiptare ishte në Tiranë, që drejtohej nga një pastor i cili alarmonte Lozanën kundër Ibrahim Rugovës (pro Papës) dhe kundër Ramiz Alis (ateist). E dinim edhe për një ekspoziturë religjioze serbe në Shkup e lidhur me islamistët e Iranit, prej kah planifikohej të sillej “armatimi” në Kosovë, ku Kryesia e Fesë Islame në Shkup, do të vihet në dijeni, por që informata ishte “injoruar’. E vërteta këtë “kanal” të ‘dorgërisë’ religjioze islame e ka bërë copë e grimë me të drejtë Ibrahim Rugova me rreshtimin e tij, kah Vatikani. Lidhur me këtë, drejtuesi i informatave në Zyrën e Adem Demaçit, Bajrush Behrami i kishte siguruar informatat Beograd-Romë (Vatikan), të cilat mësonin se : “Kosova është një lloj Jerusalemi për krishterimin, sidomos për Serbinë homogjene” . Madje nga viti 1992/4 në Romë kishte përpjekje shumë të ulta, për ta larguar nga pozita e: “liderit shqiptarëve Ibrahim Rugovën, sepse nuk po pajtohej që populli i tij ti nënshtrohet një gjenocidi ala Bosnje Hercegovinë”. Në vend të tij e kishin propozuar të jetë Mark Krasniqi ose Tomë Berisha, i cili duhej të transferohej në Kosovë nga Kroacia. Por, këto planifikime “ilegale”, do t` i shkatërrojë kreu i kishës së Romës, përmes një prifti patriot shqiptar nga Kosova, i cili ishte realist dhe atdhetar. Madje ai hapur do të thotë në fund të vitit 1993 se: “Kosova nuk do të hyjë në luftë. Nuk do t` ua bën argatin republikave Titiste, të cilat nga viti 1945 kanë qenë kundër Kosovës Republikë brenda federatës të paktën….”!.
Kosova de jure në luftë kundër Serbisë më 1998
Kosova de jure hyri në luftë më 1998. Por zyrtarisht hyrjën nuk duhet konsideruar si një çështje juridike, sepse Kosovës i mungonte institucioni shtetëror brenda saj. Por ishte Qeveria B. Bukoshi ajo që në Gjermani që në proces do të “kyqët në luftë”, me një strukturë ushtrake që u quajt FARK, por që tradhtoi që në hapat e parë të “luftës” si sabotere, sepse urdhërat ishin të ‘dyfishta’; nga Kosova kundër luftës, nga Gjermania: “për luftë, por jo brenda UÇK-ës komuniste”!.
4.Faktori klasor dhe ideologjik
Ky faktor në luftën e Kosovës nuk ishte çështje anësore. Por, në luftë kryesisht hyri inteligjenca dhe “katundaria” që gjithmonë e ka bartë mbi supe fenomenin e kryengritjeve të shpeshta kundër çdo okupatori.
Sa i takon çështjës së ideologjisë, në Kosovë vepronin disa rryma dhe organizata që kishin emra të njohur dhe drejtoheshin nga patriotët idealistë . Disa ishin për Republikë brenda Jugosllavisë, disa ishin për bashkim me Shqipërinë, e të cilat mbanin ngjyra Enveriste, duke shpresuar se koha e Stalinit ishin në “frigorifer”, por që Ushtria shqiptare do ta shkelë APJ-n më 1991/5, sikurse Aleatët Anglo-Amerikan ushtrinë e Rajhun e Tretë më 1945. E vërteta, shembulli i UÇK-ës do të plasohet në shembull “shkollor” se si kur e organizon populli, çdo ushtri e ka të garantuar fitoren. Pra, UÇK ishte pranë popullit dhe në popull dhe ia siguroi lirinë një treve kombëtare, që padrejtësisht ishte coptuar nepër kongrese dhe konferenca paqësore, ku pazaret e blloqeve e kanë pasur fjalën e parë dhe të fundit. Pra, UÇK i ka mundur ato pazare dhe ushtrinë terroriste serbe, madje duke pasur ndihmën e NATO-si fuqi e vetme ushtarake në botën e civilizuar me në krye SHBA-t. Më këtë fitore u vërtetua historikisht thënia programore e Adem Demaçit më 1964 se: “Lufta jonë do të jetë e vështirë dhe e gjatë, por fitimtare.Nuk ka rëndësi a do të na ndihmojë Lindja apo Perendimi. Me rëndësi është se lufta jonë është e drejtë”. Pra, na ndihmoi Perendimi dhe i jemi falënderues për jetë.
Përfundimi
Sot Kosova është shtet sovran dhe i pavarur.Ndërsa më 1995 në Lublanë tre diplomatëve të shteteve Perëndimore Adem Demaçi do t` iu thotë: “Luftën do ta bëjmë kur duam ne që jemi në robëri, e jo kur duan klyshët e Rusisë. Ne jemi mësuar me llojet e Srebrenicave ”. Lidhur me këtë realitet të krimeve shtetërore më 1 tetor 1997, dihet kush dhe si i ka pritur organizatorët e demonstratave të rinisë studentore. Mbi të gjitha në fund të shekullit XX-të lufta jonë e drejtë dyshekullore mbaroi me 10 qershor 1999, duke e hapur shansën për Kuvendin e Kosovës, që më 17 shkurt 2008 në pajtim me miqët ndërkombëtar Perendimor të shpallet Kosova shtet i pavarur dhe sovran. Ky rezultat kulmor tregoi se UÇK ishte projekti më sublim kombëtar i shekullit, që i tregoi botës se çdo okupatori dhe terrori shtetëror i vjen fundi atëherë kur detyrohet me fuqinë e armës e cila peshon në ndërgjegjen e kombit me tërë madhështinë dhe respektin e brendshëm dhe të jashtëm civilizues. Pra Kosova e fitoi pavarësinë e garantuar me luftë, dhe e vulosi me gjak arbëror. Lidhur me këtë në dëshminë para Gjykatës së Hagës, Ibrahim Rugova ia përplasi në fytyrë S. Millosheviqit se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka qenë kurrë terroriste”. Ky prononcim kujtoj se vlen më shumë se çdo libër i botuar deri me tash e që nuk janë të pakta. Mjerisht orientimit të botimit të Historisë së UÇK-ës me argumente, Gjykata Speciale në Hagë po i rrin me “thikë” mbi kokë.
Shkrimi i kushtohet: Presidentit Bill KLINTON për luftën e tij politike, diplomatike dhe ushtarake për të dëshmuar se çlirimi i popujve të shtypur duhet të garantohet edhe me forcë, si dhe Adem Demaçit e Adem Jasharit për vepër të shekullit!