
Maloku: S'ka 'komb kosovar', po veç komb shqiptar!


Fadil Maloku
Shkruan: Fadil Maloku
Kosovarët janë aq shqiptarë, sa ata të Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Lugines e Çamërisë!
Ideja e "kombit kosovar" përveç që është tezë puro antishqiptare, është edhe një projekt djallëzor i paramenduar nga jashtë dhe nga ca pseudo elita intelektuale e politike që për synim ekskluziv (!) e kan dobësimin dhe zbehjen e identitetit kombëtar shqiptar;
Kosovarizmi nuk është as identitet natyror, por është një shpikje artificiale që rrezikon të krijojë një identitet jofunksional, të papranuar dhe të përçarë për gjitha trojet shqiptare;
S'këndejmi, përpjekjet për të ndarë shqiptarinë etnike nga realiteti i ri politik i Kosovës nuk prodhojnë fare një identitet të ri, por një vakuum identitar, sidomos tek brezat e rinj që emigrojnë nga trojet dhe që bartin me vete një narrativë të luhatur (lexo; të rrejshme) përkatësie....
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".