
Lexoni edhe:
SHBA-të nuk janë thjesht një aleat ndërkombëtar, por një shtyllë kyçe e shtetformimit
Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi
Brukseli e ka marrë rolin e ndërmjetësuesit. Në gjuhën popullore shqiptare ndërmjetësuesit i thonë pajtimtarë. Ne e dimë historikisht se për t’u pajtuar dy familje duhet të ekzistojë vullneti i përbashkët. Pra, e njëjta gjë është edhe me shtetet. Në këtë rast, Serbia si shtet që ka kryer gjenocid në Kosovë është duke kundërshtuar pajtimin. Me këtë kundërshtim asaj i ka mbetur merak se nuk ka kryer edhe më shumë gjenocid në Kosovë, dhe ka kaluar më shumë se një e katërta e shekullit pa kryer gjenocid të ri. Ku historikisht nuk ka ndodhur asnjëherë një gjë e tillë që nga viti 1912 e deri në vitin 1999.
SHBA-të nuk janë thjesht një aleat ndërkombëtar, por një shtyllë kyçe e shtetformimit Lexoni edhe:
-Faji i Brukselit është që e ka përkëdhelë shumë politikën serbe. Dhe këtë përkëdhelje e ka bërë pikërisht duke menduar ta afrojë Serbinë më afër Bashkimit Evropian dhe ta largojë nga Rusia. Këtu Evropa ka harruar se është shumë e vështirë që ta largosh të bijën nga nëna. Në këtë rast Serbia është e lidhur si mishi me thoin, si në aspektin politik, si në aspektin historik, si në aspektin gjenocidal përkrah politikës ruse tash e shumë shekuj.
Kurse sa i përket sanksioneve ndaj Kosovës, është vërtetë e dhimbshme pse janë vendosur këto sanksione. Por në anën tjetër, një pjesë e mirë e shqiptarëve në Kosovë e harruan përkrahjen evropiane dhe amerikane për Kosovën dhe u lidhën si mishi me thoin me Iranin, Turqinë e besa edhe me Rusinë e Serbinë. Pra, u lidhën me armiqtë e miqve tanë dhe me armiqtë shekullorë të ne shqiptarëve. Kjo çështje duhet jo vetëm të studiohet nga ana e historianëve, por në këtë projekt shkencor përveç historianëve duhet të jenë në një ekip të përbashkët edhe psikologët, neuropsikiatrët dhe shumë profesionistë të lëmive të ndryshme. Pra, të përkrahësh sot Iranin, Turqinë, Rusinë dhe Serbinë është shumë e dhimbshme, por fatkeqësisht e vërtetë. E këto veprime fatkeqe të politikanëve tanë shqiptarë dhe shumë qytetarëve të tjerë e kanë sjellë Evropën që të na i japë sanksionet.
Ne harrojmë se shërbimet inteligjente amerikane dhe ato evropiane i kemi në Republikën e Kosovës. Ato shërbime i kanë listat e shkruara të të gjithë atyre politikanëve, qoftë të politikës shtetërore qoftë të asaj lokale, udhëheqësit e organizatave joqeveritare, si dhe burimet financiare se nga financohen ato organizata. Natyrisht se në të ardhmen, këtyre politikanëve si dhe udhëheqësve të organizatave joqeveritare do t’u ndalohet hyrja në Amerikë dhe në shtetet e Evropës.
Ja, po ju jap vetëm një rast se si veprohet në Kosovë dhe si bashkëpunojnë politikanët e nivelit shtetëror dhe ata lokal në bllokimin e projekteve shqiptare. Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, është shqiptar nga Prizreni, Drejtori i Drejtorisë për Trashëgimi Rajonale të Prizrenit, Samir Hoxha, është shqiptar nga Prizreni, si dhe Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, është shqiptar nga Prizreni. Të tre këta politikanë të nivelit shtetëror dhe lokal janë peng i TIKAS-Turke dhe ka katër vite që e bllokojnë kërkesën e Shoqatës “Trojet e Arbrit“ për vendosjen e Muranës së Gjergj Kastriotit në Prizren. Pra, ky është njëri nga mijëra rastet që ndodhin në Republikën e Kosovës dhe ku politikanët tanë janë kundër projekteve kombëtare shqiptare.
Dhe neve nuk na ka mbetur rrugë tjetër përveç që të bëjmë një protestë të madhe gjithëkombëtare në Prizren më 28 Nëntor 2025 kundër politikës neotomane dhe asaj pansllaviste.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".