
Historia serbe është e shkruar mbi mite të rreme


Ismail Muçiqi
Shkruan: Gazetari Ismail Muçiqi
Historia serbe është e shkruar mbi mite të rreme të shpikura nga Kisha Ortodokse, e cila është thellësisht e përshkuar nga nacionalizmi dhe politika fashiste kundër popujve të tjerë. E tillë është edhe historia e betejës së Kosovës më 1389, ndërmjet ushtrisë Osmane, të udhëhequr nga Sulltan Murati, dhe ushtrisë serbe nën komandën e Car Lazarit.Në këtë betejë, ushtria serbe pësoi humbje të rëndë, gjë që i dha një goditje të madhe pretendimeve kolonialiste të Serbisë për të pushtuar territore të huaja.Vidovdani i kësaj të shtune, më 28 qershor, i festuar në Gazimestan të Republikës së Kosovës, si dhe tubimet protestuese në qendër të Beogradit nga studentë dhe opozita serbe, kishin një agjendë të qartë: kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës dhe mobilizimin e opinionit serb për rikthimin e sovranitetit serb mbi Kosovë.
Është më se e dukshme se forcat politike dhe kishtare serbe kanë unifikuar kërkesat dhe synimet e tyre kundër Kosovës dhe shtetësisë së saj. Një element i veçantë që u vu re ishte shfaqja në skenë e ish-liderit serb për Kosovë, Momçillo Trajkoviq – një figurë e njohur e strukturave të Millosheviqit. Ai, në emër të ashtuquajtur “Këshillit Kombëtar Serb për Kosovën”, i dekoroi studentët dhe grupet nacionaliste, duke i inkurajuar që ta ndihmojnë Serbinë në përpjekjet për të rikthyer kontrollin mbi Kosovën. Trajkoviqi, së bashku me Kecmanin dhe Sholloviqin, gjatë viteve 1987–1988, ishin në shërbim të drejtpërdrejtë të politikës represive të Millosheviqit. Ata organizuan protestat famëkeqe të serbëve në Kosovë, që kulmuan me marrjen e autonomisë së Kosovës, të garantuar nga Kushtetuta e vitit 1974, si pjesë konstituive e ish-Jugosllavisë. Sot, ndërkohë që Momçillo Trajkoviqi, tashmë eshe pse mbi moshen 70 vjeçare, lobon duke e ringjallur celulat e vjetra te "Bozhurit", në Kosovë kemi një realitet tjetër të dhimbshëm: deputetët e Parlamentit të Kosovës, së bashku me “komandantë” e figura të tjera të vetëshpallura, që dikur mburreshin se themeluan UÇK-në dhe e udhëhoqën logjistikën e luftës, sot janë strukur për interesa personale, duke e marrë peng Republikën e Kosovës. Kjo është Kosova e patriotizmit folklorik, e komandantëve të vetëshpallur, e gjeneralëve fiktivë, e liderëve politikë të komprometuar, e biznesmenëve mafiozë, dhe e pseudointelektualëve që, në vend se ta mbrojnë shtetin, po e degradojnë atë. Më thotë mendja dhe bindja ime se jemi në gjumë të thellë ne Shqiptarët e Kosovës e gjithandej. Nuk jemi të vetëdijshëm se Serbia po e pret momentin duke bërë plane speciale me përmasa konspirative për ti shpallur luftë Republikës së Kosovës me qëllim të rikthimit – permes pushtimit. Këtë po e alarmojnë edhe shumë diplomat, analistë dhe njerëz të karrierës diplomatike në arenën ndërkombëtare.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".