
Lexoni edhe:
Për deputetët që nuk ishin në gjendje të konstituonin Kuvendin pas 54 tentativave, duhet të ketë ndëshkim
Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani
Kuvendi është arenë e betejave të pseudo-politikanëve, njerëzve që politikën e shohin si biznes dhe si vend pune. Kosova ka nevojë për parti të reja politike, pra alternativa plotësisht të ndryshme nga këto. Zvarritja e moskonstituimit të Kuvendit është kryekëput interes personal dhe partiak, për të degraduar edhe më tej një Kuvend tashmë të degraduar.
-Edhe Gjykata Kushtetuese i bëri dëm Kuvendit në vend që të ndihmonte në riparim dhe zgjidhje. Masa e vendosur është e kotë nëse pas 8 gushtit përsëritet i njëjti ngërç. Kjo masë ishte për të blerë kohë dhe për të ndihmuar në zhvatjen e buxhetit të vendit. Deputetët kanë marrë paga për të krijuar ngërç, për joseriozitet dhe për papërgjegjësi.
Kjo masë ka prishur përpjekjet, sado të kota, për zgjidhje. Çfarëdo që të bëhet deri më 8 gusht, duhet të bëhen përpjekje për krijimin e një koalicioni apo një zgjidhjeje. Duhet të shfrytëzohet koha e mbetur për të arritur një zgjidhje. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë Presidentja duhet të ftojë partitë për të caktuar datën e zgjedhjeve.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".