
FAKTORËT INTEGRUES DHE DEZINTEGRUES NË JUGOSLLAVI 1945-1999


Prof.Dr.Hakif Bajrami
Nga Akademik Prof Dr Hakif Bajrami
1. A kishte naivitet te shqiptarët
Nëse hulumton në arkivat jugosllave, pas një kohe e kupton se serbianët asgjë tjetër nuk kanë punuar, vetëm se kanë bërë palne se si me i shfarosur shqiptarët, dhe më e ndertuar një shtet integral si perandori e sllavëve të jugut. Kam shkruar për 37 programet serbe, duke ua prezantuar edhe titujtë. Por, fshatari, mësuesi, profesori, nëpunësi, ministri dhe kreyepolitikani serbian sikur e kanë një brengë përmanente në çdo kohë historike, se: “Shqiptarët duhet të shfarosën me fuqinë e ushtrisë”. Dhe, për çudi, shqiptarët serioz dhe naiv me të cilët bisedoje gjatë viteve sidomos më 1981-1999, pa dilema shpreheshiin se: “Serbët e kanë ushtrinë e katërt në Evropë”. Nuk e di a e theksonin këtë fjali nga frika, apo nga bindja e tyre naive duke mësuar nga shtypi serb se: “Serbianët janë të pathyeshëm”. E nëse i kundershtoje, zakonisht shpreheshin: “Ky nuk lidhje me realitetin”. E ju pyes publikisht sot: Ku jeni sokola të çlirimit me llafe dhe deklarata nepër gazeta dhe duke u konvertuar në moshë të shtyrë”; ku është sot “ushtria e katërt në Evropë”, ku është ushtria me katër luftëra të humbura më 1991-1999. Vajtone se ajo ushtri sot ka mbetur për inmemoriam. Mjerim i thonë filozofisë suej prej bajraktarit katundit, mjerim ky që po shprehët edhe sot, jo vetëm në torjet shqiptare, por edhe në Gjykatën Speciale që e imponoi Evropa e Kongresit Berlinit 1878 dhe Konferencën e Londrës 1913. E dikush nepër Evropë ende po medon për të na kthyer kthyer në kohën e Kongresit Berlinit! Për për këtë, është themeluar Gjykata Speiale e inicuar nga Këshilli i Evropës, me intriga të Rusisë.
I vetmi popull në Jugosllavi (1918-1999) që mund të quhët se ishte në robëri të thellë ishin shqiptarët. Armiku më i egër kundër tyre, me argumente mund të vërtetohet se ishte hapësira unike jugosllave. Këtë armiqësi ndaj shqiptarëve e forconin: 1. Shovinizmi hapsiror serbomadh; 2. limanet e Detit Afriatik dhe 3, Hekurudha Beograd-Tivar, që lidhët me vijën më të fuqishme gjeostrategjike në Evropë-Rajnë- Danub- Deti Adriatik. Lidhur me këtë realitet, shqiptarët do ta luftojnë me pendë dhe me armë çdo lloj Jugosllavie, ashtu si e është shprehur më 1992 në Librin e Bardhë, se pa luftë nuk ka çlirim. Prandaj na duhët Ushtria e kreshnikëve dhe vullnetarëve. E vërteta, kjo aksiomë u forcua, kur Sllovenët, Kroatët, Bosnhjakët që ishin sllavë, nuk mundën për t` u çliruar pa fuqinë e luftës së armatosur, sepse serbianët lunin në kartën integruese: Tito, PKJ-LKJ dhe APJ. Kur këta faktorë integrues jugosllavë u shporrën nga funksionaliteti agresiv, shqiptarët në mënyrë evolutive përmes Lëvizjës Popullore të Kosovës, ia kthyen pushkën okupatorit duke theksuar se: “kur ne serbët nuk mund të jetojnë sllavët, atëherë si është e mundur të jetojmë ne shqiptarët, prandaj u themelua UÇK dhe me luftën e saj dhe ndihmën e NATO-s, më 10 qershor 1999 shqiptarët e kurorzuan luftën e drejtë me çlirim. E vërteta, kundër Projektit më sublim kombëtar shqiptar (UÇK), qysh më 10 qershor 1999 do të ngritën shumë armiqë dhe tradhtorë, dhe ata edhe sot janë në ofienzivë. Por lufta e drejtë e shqiptarëve nuk ka të ndalur, edhe pse siç po shihët në Gjykatën Speciale në Hagë po tentohët terthorazi luftën e UÇK-ës të “diplomatizojë dhe letrarizojë”, madje edhe të provohët e të quhët” luftë qytetare”, se “qenkan vrarë shqiptarët në mes veti”! Trathtarë dhe hilegji, nuk janë më shqiptarët të sojit Kadri Mehmetit! Kanë mësuar diçka nga histora, që ana tragjike e saj mos t` u përseritët.
Shqiptarë, gjykimi ndaj katër drejtuesëve të UÇK-ës në Hagë është akuzë dhe gjykim ndaj Kosovës së çliruar. Mendoni më thellë e me kokë të ftofur, e jo me nerva dhe fajde politike kush ishte: “i majtë e kush i djathtë”. Po jeni vllazër more të mjerë, dhe faktet nuk mund të abortohën, sepse Gjykata Speciale është krijesë e Rusisë dhe Serbisë nazifashiste. Shtete tjera nuk kanë mundur të thonë Jo, kur vetë institiucioni shqiptar, Kuvendi i Kosovës e ka firmos me PO, themelimin. Madje sot çka po ndodhë në Kuvendin e Kosovës nga partitë që e votuan Specialën. Këto parti nuk janë ngritë vetëm kundër UÇK-ës, por janë ngritë, ndoshta pa “vetëdie” edhe kundër pavarësisë së shtetë Kosovës, i ndertuar me vargojë gjaku.
2.Si e luftuan shqiptarët Jugosllavin integrale
Federata Jugosllave është ide e’ iluministëve’ sllavë gjatë shekullit XIX. Kjo federatë u themelua me forca të jashtëme më 1 dhjetor 1918 në sarajët e Versajit. Por popujtë që u pagzuan në te nga fillimi ishin të paknaqur, sidomos: sllovenës dhe Kroatët. Këta dy popuj do t` i mprehin shpatat nga fillimi për sistem ekonomiko shoqëror dezintegrues dhe shumëpartiak. Madje nuk e votuan as Kushtetutën e Vidovdanit më 28 VI 1921. Por, me monarkinë serbiane në ball dhe me përkrahjën nga jashtë, Jugsllavia e Dytë pati shkuar shkumë largë duke ngritur famë dhe respekt, sidomos në Botën e Tretë, ku dominonin shtete islame. Në këtë shtet Serbët që e kishin gëlltitur (rëbëruar) mbi gjysmën e Kombit shqiptar, dhe në tërësi kombin e ‘dymendësisë;, që quheshin maqedon, në vend të “bullgarizimit”. Njëherit serbët e kishin “gëlltitur” kombin malzez më 16 nëntor 1918, duke ia humbur: kombësin, gjuhën, kulturën, shtetin dhe dinastinë. Kështu brenda Jugosllavisë serbianët në çdo etapë historike do të konfrontohën për fron, me të gjithë. Siç dihët më 1941 Mbretëria Jugosllave kapitulloi brenda shtatë ditëve, para fuqisë së Rajhut Tretë të Adollf Hitlerit. E vërteta, kapitullimi i prillit 1941 është debatuar dhe hulumtuar gjatë gjithë pjesës së mbetur të shekullit XX-të nga historianët shqiptar sidomos, por kurrë asnjëri historian sllavë nuk ka provuar ta thot se Mbretëria SKS (Jugosllave) ishte sajesë e imperializmit francez, gjithnjë për ta krijuar një barierë “respektive” kundër kapitalizmit gjerman dhe austriak në Ballkan.
Gjatë Luftës Dytë Botërore Jugosllavët do ta gjejnë fuqinë politike integruese në rrolin e Kominternit sepse PKJ ishte filialë e saj. Madje, përmes autoritetit Kominternit (1919-1943), sidomos serbianët do të provojnë të “eksportojnë” ide rrevolucionare prapa së cilave ide maskoheshin brifingjet integrale hegjemoniste, të cilat në vend të Dinastisë serbiane, sajuan Politbyronë e KQ të PKJ-ës dhe përmes saj provuan ta eksperimentojnë një sistem socialist, që do të lëvizë mbi shoqërinë e jo brenda saj, si “deshirë e shumëfisht e popujve të barabartë”.
Lufta çlirimtare 1941-1945 në Jugosllavi është zhvilluar gjithëmonë në një trekëndësh qendror, por që brenda tij nuk dihej sa trekëndësha janë brenda sajesës që u quajtë Federatë në Bihaq (1942) dhe sidomos në Jajcë (1943). Sidomos në Mbledhjën e Dytë të AVNOJ-it për ndërtimin e shtetit të rinjë do të identifikohën tre faktor: PKJ, Tito dhe Ushtria.
Këtë shtet, shqiptarët e luftuan në dy mënyra evolutive. Mënyra e parë ishte lufta politike 1948-1996. Mënyra e dytë ishte ushtarake më 1996-1999. Për mënyrën e parë shqiptarët kanë bërë greva, raegime qytetare, demonstrata dhe luftë të hapur duke i fituar me mija vjetë burgje të rënda. Në mënyrën e dytë, shqiptarët e hapën frontin e luftës nepër zona operative të cilave më në fund iu bashkua edhe NATO nga 24 mars e deri më 10 qershot 1999. Me këtë lufë përfundon pozita koloniale e Kosovës nga Serbia, por njëherit fillon në luftë neokoloniale nga UNMIK-u. Kjo pozitë shpresohet se nuk do të zgjatë, por pushteti i tij varet nga organizimi shqiptar në rend të parë, për ta marrur statusin e antarit të OKB-ës.
3. Faktori PKJ ishte mbiçmuar
Nga Kongresi i Parë e PKJ-ës i mbajtur në Vukovar më 1919 e deri më 1935 ideologjia e kësaj partie do të diktohët nga Kominterni. Në përgjithësi konsiderohej se elemti më eklatant i PKJ në lidhje me zgjidhjën e çështjës nacioanle në vned është dezintegrimi i Mbretërisë dhe themelimi i shteteeve nacionale. Por më 1935 Kominternë do të imponojë filiozofia e re plotike në rrafshin nacional për shtetin jugosllavë. Dhe nga viti 1937, do të propogandohët ruajtja e Jugosllavisë, por në vend të shteteve të ndara filozofia e PKJ u përqëndrua në krijimin e partive komuniste nacionale, brenda shtetit unitar. Aty do të konceptohët se PKJ si tërësi duhet të ruhët, që do të thot edhe kufijtë shtetëror të pranuar në Versaj më 1919 për Jugosllavinë, do të ruhën. Por, brenda atyre kufijëve, propogandohet se do të themelohën partit nacioanle komuniste, të cilat do të simbolizojnë dhe do të luftojnë për ndërtimin e pushtrtit republikan socialsit, ku “të drejtat nacionale janë të garantuara”. Në këtë frymë më 1937 u krijuan: Partia Komuniste e Kroacisë dhe Partia Komuniste e Sllovenisë. Ndërsa Partia Komuniste e Serbisë mbeti në dilemë por në luftë për shtet dhe parti komuniste unitare. E vërteta, popujtë që nuk mundën të ndertojnë PK nacioanle ishin serbianët (qëllimisht deri më 1945), Malazezët dhe Boshnjakët (deri më 1948) dhe Maqedonët, deri më 1943. Shqiptarët si popull i tretë për kah numri brenda Jugosllavisë, “i mbetën si detyrë prioritare Serbisë”, që t` i: shpërngulë, t` i denacionalizojë dhe shfarosë me Konventë obligative Ndërkombëtar, e cila u lidhë me Turqinë më 11 korrik 1938 në Stamboll. E vërteta, deri më 1944 me këtë konventë parashihej që në Jugosllavi mos të mbetët asnjë familje shqiptare. Dhe, për këtë shfarosje do të përkujdesët edhe PKJ dhe drejtuesit e saj kulmor.
Sa i takon politikës shtetërore Jugosllavia deri më 1937, ai shtet do të mbajë qëndrim: antigjerman dhe antikominternë (antirus), me instruksione të francezëve dhe britanikëve përmes Shoqatës Kombeve. Këtë politikë e diktonin kuptohet Franca dhe Britania. Por, me forcimin e Rajhut gjerman Mbretëria Jugisllave do të kthehet tnizisht kah Berlini nga viti 1937e tute përmes Milan Stojadinoviqit. Madje, në prag të kapitullimit pushteti mbretëror jugosllavë, do ta nënshkruaj edhe kalimin në Paktin: Romë-Tokio-Berlin, të cilin demonstratat e zbuluan se populli serbian sidomos nuk e pranonte për legjitimitet ndërkombëtar. Por, me tradhtinë që e dëshmoi Dinastia serbiane në prill 1941 duke u larguar nga vendi, ajo i hapi të gjitha shasat opozitës majtë politike-PKJ që përmes luftës çlirimtare t` i bashkohët koalicionit antihetlerian, duke shpalluar më 4 korrik 1941 luftën e pakompromis kundër okupatorit nazifashist dhe bashkëpuntorëve të tij. Lidhur me këtë, edhe pse shumë çka është e diskutuashme, kryengritjet e armatosura do të fillojnë nepër viset e republikave të ardhëshme, të cilat u promovuan në Mbledhjen e Dytë të AVNOJ-it në Jajcë më 29 nëntor 1943.
4.Konferenca e Teheranit dhe pasojat për Kosovën
Në këtë luftë të drejtë antifashiste, J. B. Tito dhe PKJ do të promovohën si kulmi i rreshtimit antifashist integrues jugosllavë, jo vetëm në vend. E vërteta, për ata popuj që duhej të mendonin për ardhmëri qysh në tetor të vitit 1943 në Teheran, kur treshjna: Ruzvelt (SHBA), Stalin (BRSS), Cherchill (Britani), muarën vendim që me rastin e kapitullimit të Rajhut Tretë (kishte kapitulluar Italia më 7 shtator 1943), Gjermania të demilitarizohët, kurse ata popuj që kanë shprehur aleancë qoftë me pakte apo pa te, të fitohët e drejta që të “demisionohën”, të shpopullohën ose shkatrrohën fare. Dhe deri te kjo informatë shumë me rëndësi për rreshtim të popujve-kombe, një ndër të parët do të vijnë jugosllavët. Kështu me kohë, tinzisht pala serbiane do të përpilojë Elaboratin për likvidimin e shqiptarëve derisa të zgjasin operacionet luftarake”, me amuzë se shqiptarët ishin në anën e Adollf Hitlerit. Këtë elaborat do ta përpilojë kush tjetër përpos Vasa Çubrilloviq, i cili pas çlirimit do të promovohet si historian në Ministër të bujqësisë. Elaborati i tij shumë shpejtë do të lexohet nepër koluarët politike serbiane dhe më 3 nëntor 1944, do të shndërrohet në dokuemnt “ zyrtar”. Lidhur me këtë, në dokuementet e AVNOJ-it figuron se nuk pranohet coptimi i vendit, nuk pranohet dinastia, nuk pranohet asnjë lloj padrejtësie ndaj kombeve dhe pakicave kombëtare. Por, nëse hulumtohën dokuemntet mbi të cilat është ndërtuar federata kuptohet se aty nuk figuron Kosova me shumicë apsolute shqiptare. Madje, për Vojvodinën thuet se; Duhët t` i mketë 9 deputetë në AVNOJ-in e ardhshëm, sepse popullsia gjermane që vlerësohej se është më e madhe se e shqiptarëve në Jug “, duhët të shfaroset. Dhe pasi që në ato dokuemnete numrohën të gjitha republikat: Sllovenia, Kroacia, Serbia, Maqedonia. Në proces nepër koluare do të bisedohet që: “Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina të ndahën”. Por, për këtë çështje arbitruan Tito dhe Millovan Gjillasi, prandaj në prag të çlirimit Beogradit me 20 tetor 1944, u vëndos definitivisht që fedratën ta ndërtojnë këto njësi: Sllovenia, Kroacia, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia. Gjithashtu u pranua të nominohet për çështje principiele si Krahinë autonome e tipit sovejtik të jetë Vojvodina dhe Sanxhaku. Madeje u cuaktuan se sa antarë do t` i ketë në AVNOJ-in e ardhshëm seicila njësi federative: Sllovenia me 1 150 000 baorë duhej t` i ketë 38 përfaqsues; Kroacia me 3 335 000 banorë duhej t` i ketë 77 përfaqsues; Serbia me 3 350 000 banorë t `i ketë 82 përfaqsues; Maqedonia me 1 000 000 banorë t` i ketë 40 përfqasues; Mali i Zi me 293 000 banorë t` i ketë 17 përfaqsues; Vojvodina si krahinë me 1 695 000 banorë t` i ketë 9 përfaqsues, sepse parashihej shfarosja e gjermanëve dhe hungarezëve që kishin bashkpunuar me nazifashizmin. Sanxhaku si krahinë specifike me 205 000 banorë parashihej t ` i ketë 11 përfaqsues. Kurse, Kosova me 530 000 banorë parashihej t` i ketë 0 përfaqsues, sepse ishte në fuqi kulifikimi i Gjillasit dhe Rankoviqit se: “ shqiptarët kanë qenë bashkëpuntorë të nazifashizmit”. (Shiqo: Zakonodavni rad Predsetnistva AVNOJ-a, Beograd 1951, f. 51. Pra, në të gjitha dokuementet për krijimin e Jugosllavisë federative mungon Kosova, sepse ishte cilsuar se: “Shqiptarët duhet likuiduar si bashkpuntorë të nazifashizmit”. Për këtë fakt drejtuesit e LANÇ në Kosovë as që kishin ide se çka po ndodhë dhe çka projektohej, prapa shpinës tyre në Beograd.
Por, me aplikimin e mbobilizimit gjatë janarit 1845, kur Kosova i kishte bërë realitet të gjitha provat me qeta, batalone, aradha dhe 7 brigada antifashiste, atëherë e vërteta për palën serbiane nuk mund të qëndronte në “thes” por u çpik se në Kosovë: “Duhët vëndosur diktatura ushtrake, pati nevojë ose jo”. Dhe me që historia shqiptare nuk mund të shlyhej, sepse në Kosovë ishin edhe dy brigata antifashiste nga Shqipëria, atëherë u vëndos një realitet tragjik: “që në Kosovë të instalohën divizionet serbiane, dy brigadata malazeze dhe një brigadë maqedone, me të drejtë që Kosova të ndahët në tri, prkatsisht në dy pjesë”. (A. KQ PKJ dok. 05/45, s. pov, në 3 faqe çirilicë, shkrimi del se ishte i Vllada Zeqeviqit (pop), që u zgjodhë Ministër i Punëve të Brendëshme).
5.Kosova sipas dokumenteve që i sajuan Gjillas-Rankoviq më 1 shkurt 1945
Nga 1 shkurti e deri më 31 mars 1945 kur Kosova defaktorizohët politikisht duke e sjellë Millovan Gjillasi një analfabet malazez në krye të PKJ-ës për Kosovë, në Londër në adresën e Vinston Cherchillit do të dergohën katrumbdhjetë (14) raporte konfidenciale se: “shumica dërmuese e shqiptarëve të Kosovës të drejtuar nga Xhafer Deva, kanë qenë dhe janë kah luftojnë në favor të Gestapos dhe Abverit, që drejtoheshin nga Eberhart dhe Herman Nojenbaher”. Së këndejmi, çdo njësi antifashiste shqiptare ishte një grancion se qarqet serbiane dhe malazeze të përqëndruara në rikolonizimin e Kosovës, do të dështojnë. Pra, lufta antifashiste ishte fitore e dyfisht për shqiptarë, sepse me një anë bllokohej rikolonizimi, në anën tjetër prapsohej vendimi i Ruzvelltit, Stalinit dhe Cherchillit për deportimin e çdo populli që ka bashkpunuar me nazifashizmin siç ngjau në Vojvodinë me gjermanë dhe në Çamëri me shqiptarë. Pra, skenarët serbiane për “likudimin e shqiptarëve deri sa të zgjasin operacionet luftarake. ” ishin në kulmin e rrealizimit në pjesën e parë të vitit 1945.
6. Defaktprizimi i Kosovës nga dueti Gjillas-Rankoviq
Megjithë këto qëndrime, Kosova sipas dokuementeve që i sajuan në konfidencë nga Gjilasi dhe Rankoviqi më 1 shkurt 1945, duhej të ndahej në vijën hekurudhore Mitrovicë-Kaçanik. Pra, derisa Vasa Çubrilloviqi me Elaboratin e tij jepte koncepte nazifashiste deduktive (të përgjithëshme për shqiptarë), se si duhet të shfarosën, dueti Gjillas-Rankoviq, sajoi porgram konkret për shfarosje nëse nuk përfshihën me vendimin e Teheranit (1943), atëherë coptimi i Kosovës do të krijojë kushte për shfarosje kolektive, në proces, përmes shpërnguljës. Pra, ai koncept vizatohët në këtë mënyrë dhe Tito e ndihmoi me Marrëveshjën Xhentelemene më 3 mars 1953. Në fakt, në elaboratin konfidencial thuhet: “ Pjesa lindore e Kosovës, duhet` i takojë Serbisë Federale, kurse pjesa perendimore duhej për t` i takur Malit Zi federal. Vija ndarëse ishte hekurudha Mitrovicë-Kaçanik” E vërteta, ky projekt u plasua në shansë më 8 shkurt 1945, kur u vëndos diktatura ushtrake nga J. B. Tito, me serbianin Sava Derleviq në krye. Madje edhe më herët, më 2 shtator 1944 Tito, Shtabin Kryesor i AP të Kosovës e kishte degraduar në Shtab Operativ nën drejtimin e Shtabit Kryesor të Serbisë.
Madje, e tërë kjo ndërmarrje për DEFAKTORIZIMIN e LNÇ-ës në Kosovë, u vertetua edhe më 19 shkurt 1945 kur në Beograd vajtën Miladin Popoviq dhe Fadil Hoxha, për t` u ankaur se diktatura ushtrake është totalisht e panevojshme në Kosovë”. Por në Beograd ankesa do të refuzohet nga Millovan Gjillas, i cili e zbulon planin ogurzi duke iu drejtuar Miladinit: “Eja shoku Miladin ta ndajmë Kosovën, ashtu si do ta ndajmë Sanxhakun (u nda më 29 mars 1945) në mes Malit Zi dhe Serbisë, me çka krahina historike e Sanxhakut e humbi tërë historinë e vet popullore josllave.
7.Kush e fakturizoi Kosovën që mos të ndahët dhe popullsia shqiptare mos të deportohët?
Në bazë të dokuemnetve arkivore vërtetohët se Kosovën e FAKTORIZOI Brigada e VII-të Nacionalçlirimtare e Kosovës, të cilën e drejtonte Shaban Haxhia-Komandant dhe Qamil Brovina-Komesar Politik me 7500 luftëtarë, të cilët luftuan në Frontin e Sremit për një gjysëm viti.
Gjithnjë në bazë të dokuemneteve që i ka botuar Vlladimir Dedier, si dhe atyre që nuk janë botuar (shiqo: A. CK SKJ; AVIIIB, koleksioni Tito), del katercipërisht se J. B. Tito ishte ai që defaktorizimin e Kosovës në veçanti dhe të shqiptarëve në Jugosllavi si antifashista në përgjithësi e ka shpëtuar Lufta Nacionalçlirimare e drejtur fillim e mbarim nga Fadil Hoxha. Por që për defaktorizim janë përkujdesur me intriga Gjillasi dhe Rankoviq në fillim dhe Lazar Kolishevski më vonë, pra seicili sipas mundësive duke bashkpunuar përmes OZN-ës, përkatësisht UDB-ës më vonë, deri më 1953 kur u burgos Gjilasi dhe deri në Plenumin e Brioneve më 1966, kur u largua nga çdo funkson A. Rankoviqi.
E vërteta, J. B. Tito vdes më 1980 dhe Rankoviqi vdes më 1983.Pikërisht në kohë për Kosovën fillon një fushatë e egër shoviniste serbo-malazeze, për defaktorizimin e saj në plotëni, qëllim ai që vërtetohet më 23 mars 1989.
8. PKJ-LKJ-UDB-a në luftë për pushtet
Nga viti 1946 e deri më 1966 UDB ia caktonte detyrat PKJ-LKJ-ës. Por nga viti 1966 në luftën për decentralizim të pushtetit LKJ ia cakton detyra UDB-ës famëkeqe.
Në bazë të dokumenteve zyrtare jugosllave dhe amerikane, në Jugosllavi faktorë integrues kanë qenë vetëm serbët e ndonjë individ funksionar nga popujt që e përbënin. Por faktori dezinegrues kanë qenë në rend të parë shqiptarët, e pastaj vinin sllovenët, kroatët dhe pjesërisht boshnjakët. Maedonët dhe malazezët sillëshin në të gjitha etapat ashtu si u diktonin funksionarët e tyre.
Në fund e shtrojmë pyetjën strategjike: Pse Kosova nuk hyri në luftë më 1991; Pse Shqipëria nuk hyri në luftë më 1998/99. Të përgjigjesh në këto pyetje strategjike për kombin, do të thot ta njohish realitetin në botë dhe brenda shqiptar. Më 1991 Kosova nuk është dashur të hynë në luftë. Për këtë shansë është debatuar nga profesionistët ushtrak dhe shkencor më 1991, përkatësisht më 1998. Të japim përgjegjën që ka rriedhur nga ato tubime se: po të hyhët në luftë, lufta është e humbur për Kosovën dhe për Shqipërinë. Pra, nuk ndrrohët gjeostrategjia e superfuqive aq lehtë, kur ndarja e Kosovës nga Shqipëria është bërë për dekada e dekada rresht, në bazë të memornaumeve dhe porgrameve mirë të studiuara. Prandaj, bashkimin kombëtar nuk e kemi pas as në memorandume e as në programe. Të planifikuar, PO, por rrealizimi i planifikimit ishite një investim i paparashikueshëm. Dihet kur i erdhi fundi Serbisë në Kosovë. Por rruga e pasojave është paguar shumë shtrenjët, sepse ushtria shqiptare ishte rrenjuar sidomos më 1997. Ndërsa Kosova ishte një trevë shqiptare pa infrastrukturë ushtarake, por falë kuadrove ushtarak dhe stoicizimit politik që shoqërohej edhe me patriotizëm, Serbia xhaksore më 10 qershor 1999 u detyra të largohet përgjithëmonë nga Kosova.
9.Faktori ushtri serbiane u shkri si fluskë sapuni në Kumanovë
LKJ pushon së ekzistuari në Kongresin e XIV të saj në Beograd me largimin e komunistëve slloven. Dhe për këtë “shprasëti” serbianët pozicionohën se: “Jugosllavinë do ta mbrojnë me APJ- me Ushtri”. Por,Ushtria serbiane do t` i humbë betejat një nga një, deri më 10 qershor 1999, kuptohet para luftës së UÇK-ës dhe bombardimeve të NATO-s.
Megjithë këto argumente, duhet theksuar se fillimi i fundit të APJ si faktor ushtrak integrues në RSFJ ishte Marrëveshja Millosheviq-Tuxhman në Karagjorgjevë 15 mars 1991, për ndarjën e Bosnjës dhe për kolonizimin e Kosovës me serbianët e Kroacisë. Kjo marrëveshje me çdo kusht duhet hulumtohet dhe të botohën, për ta mësuar populli të vërtetën. Aq më parë sepse me këtë marrëveshje, do të shuhët edhe shansa e fundit e Velko Kadijeviqit dhe Bllagoje Axhiqit që Jugosllavinë do ta “shpëtojë Rusia”, dhe populli serbian, i cili i humbi katër luftëra, njërën pas tjetrës si në: Slloveni, Kroaci, Bosnje Hercegovinë dhe Kosovë. Por, definitivisht Jugosllavia pushon së ekzistuari kur Badinteri do të konkludojë më 4 korrik 1992 se: “Jugosllavia më nuk ekziston”. Por de fakto fundi i saj shënohet me kapitullimin e Ushtrisë Jugosllave në Kumanovë më 10 qershor 1999. Njëherit pushon së trumpetuari se “shqiptarët do t` i nënshtrojmë me pushkë gjuetie”. Me që Serbia e humbi luftën në rrafshin ushtrak, politik dhe diplomatik, i kishte mbtur edhe një shansë që fushën juridike ta paraqes }ështjën e Kosovës në OKB. Kryesia e OKB çështjën e plasoi në Gjykatën e Drejtësië. Aty pas një analize u lëshua verdikti se Shpallja e pavarësë Kosovës nuk e cenon të drejtën ndërkombëtare”. Këtë fakt çarqet serbe e dijnë, prandaj shpresojnë që ta kthejnë Kosovën me luftë. Por viti 1912 ishte një kangë tjetër, në kohëra tjera.
Shkrimi i kushtohët: Unverzitetit të burgjeve shqiptare, drejtuar nga ADEM DEMAÇI!