
Serbët para Hitlerit i përdorën intrigat nazifashiste


Prof.Dr.Hakif Bajrami
Shkruan: Akademik Prof Dr Hakif Bajrami
1.Serbët para Hitlerit i përdorën intrigat nazifashiste
Sot është bërë modë që “klani yt politik” të veprojë: omnia contra omes ( të gjithëkundër të gjithëve). Sot viset shqiptare janë të mbushura me kundërshtarë politikë, seicili në hasmeri me tjetrin e jo në konkurencë për organizim të sigurisë më të përkryer, në organizim të investimeve të huaja, në hapjën e vendeve të reja të punës, në avansimin e të drejtave të njeriut. Por, jo çdo gjë në shoqërinë shqiptare të dinte për t`ua lexuar dhe sqaruar synimet e zhvillimit shoqëroro ekonomik për tregun. Sot këta mullajtë dhe priftat tanë të gjithëdishëm, po sillën kinse Zoti i ka dërguar kujdestar në shoqërinë tonë, për ta na treguar si duhët të vishemi, si duhet të jetojmë,si dhe ku duhët të shkollohemi dhe kur duhët të vdesim.
Sot dihet publikisht se para Hitlerit, serbët kanë pasë progarm për asgjasimin e jahudive. Por serbët tash po dalin në TV e pa fie turpi po thonë se “ne i kemi ruajtë hebrenjët”!. Por dokumentët flasin vet se më 1941/2 gazatat e tyre shkruanin për shoqërinë e pastër serbe nga hebrenjët. E këta serbët, ende po mendojnë se ato fakte i ka hangër terri. Jo, ruhet me kujdes, të paktën në Zagreb dhe Prishtinë. Aty pata hasë edhe në këtë kurdisje IDIOCIVE, kur popi i Deçanit, i thot një murgeshe shtatzënë, që: “ kur ta lindësh fëminë, hudhe në zjarrë dhe akuzoni Aranutët, sikurse Hitleri jahuditë”. Dhe popi mëtej tha: “Zoti pastaj nepërmjet Krishtit, do të mëshiron”. Dhe murgesha prosinë e bëri realitet më 1890. Për çka tash duhet ta bëjmë AGJUSTATURËN historike të murgeshës me fantazinë e Dr Millan S. Protiqit, në fillim të shekullt XXI, për kurdisjën e: “traspalntimeve të organeve njerëzore në Shtëpinë e verdhë”, ku torishta e bagëtive është nja 50 metra largë. Madje këto ditë Kryetarja e Gjykatës Speciale ish zavndës prokurorja e pushtetit komunist në Bullgari (Ekatarina Trandafillova), i akuzon ata që i reagojnë Specialës se: “Janë më terroristë se këta në Hagë”. PO, ne jemi shqiptarë dhe çdo akuzë në Evropë lejohet!
2.E si u kurdis intriga e trafikimit organeve njerëzore?
UÇK luftonte vetëm mbi bazat e Konventës Gjenevës mbi luftën, prandaj makineria ruso-serbe ia filloi thurjpn e intrigave kundër një lufte të drejtë. Dhe, për ta çëndisur mirë intrigën kundër UÇK-ës, Beogradi ngadal e solli ambasadroin e vet nga SHBA nëZvicër (Dr Millan S. Protiqin- nga lloza e Ballkanikusit-Dr Stojan Protiq, i njohur me “Programin për likvidimin e Arnautëve” më 1920). Dhe, Dr Millani i Protiqve për një kohë REKODRE e lëshoi skenarin në etër se: “Drejtuesit e UÇK (duke plasuar emra të njohur) “kanë vararë e masakruar serbianë dhe shqiptarë të nderëshëm; madje, ua kanë nxierr organet në një shtëpi të Malësi të Madhe”, ku torishta e bagëtive është 50 metra largë; madje edhe oborri, ka bagla të freskëta bagëtish; madje aty sipas dr M. S. Protiqit bëhej “transpalntimi”! Dhe, Protiçi e dinte se në “tregimin” e tij nuk ka asgjë të vërtetë, por “orteku” i shpifjeve duhej të nisej!
Ku jeni mjek të botës pa kufi, ngrituni e thuane të vërtetën sepse vuajtjet e shqiptarëve pastaj nuk ju amnestojnë mësa: Hitlerin, Milloshin, Araknin, Vuçiqin, Daçiqin,Odalloviqin, Llazareviqin e shumë oficerë xhelatë urdhërdhënës ushtrak e policor, me kryetar të komunave dhe partive varstare serbe, në të cilat ka pasë edhe “poshteni albanca”, që kanë qeshë kur shqiptarët janë masakruar me sharrë motorrike publikisht, për t` u trishtuar masa refuxhate shqiptare, afër Prishtinës (Makofc). Këtë skenar Millan S. Portiqi i Ballkanikusit (ai që 132 fshatra të Kosovës 1919-1921 i shndërroi në KREMATORIUM, madje vetëm në Prapashticë i maskroi 1010 gra, fëmi , pleq e plaka, për një ditë, nuk e ka mësuar kurrë. Ndërsa lloza e tij prej diplomati në zemër të Evropës, DR. Millan Protiqi në dekadën e parë të shekullit XXI , me shumë vështersi ia la në dorë një ish prokurori dhe deputeti të KE,tërë seknarit e tij të “supozuar”. E Prokurorja Karla del Ponte, pastaj u bë xhelatja zyrtare që ia nisi punës dhe kur e vërejti se nuk mundet me rrejtë asgjë, mori dhe shkroi libër, që u botua me para të pista drogerie serbiane. Ai deputet i KE (Dik Martinoviq, që flet italisht dhe shtihet si frankofon) kishte krijuar famë për një punë tjetër, dhe pas shumë peripetive,drekave dhe darkave nepër Llugano , Bern e Lozanë e deri në Gjenevë, pranoi dhe arrijti “prodhimin e vet ta plasoi në KE, pikërisht atë ditë kur numri i deputetëve ishte i favorshëm për te, sepse me apo pa qëllim, DY DEPUETË SHQIPTARË MUNGONIN në Këshill (njeri nga Shqipëria, tjetri nga Maqedinia e Veriut-hulumtoni kush janë ata dhe a janë korruptuar prej ndokujtë?!).
Mjerishtë në këtë pazar të PIST që vetëm FBI ose CIA do të kishin FUQI për ta zabrdhë, do të përzihet edhe Krala Del Ponte, e cila tërë punën e shndërroi në një libër kujtimesh, ku intriga dhe halucionacioni idiociv, e shpërblen FAJDEN që është paguar, jo nga KGB por nga BIA e Beogradit. Krejtë ky galimatias ngjanë më 2011, kur në BE do të krijohet Komison i veçant që i vlerësoi akuzat e Dik Martit. Prokurori i parë nga Peruja Frano Barambieri, pas një hulumtimi, do të konstatojë se akuza kundër UÇK-ës,po ngritet mbi një bregora rrenash, prandaj do të largohet. Ky largim i prokurorit të njohur peruan në botë e bindi KS OKB që të qëndrojë edhe më largë Gjykatës Speciale raciste, sepse është në kundërshtim me të gjitha Rezolutat e KS OKB, e sidomos është në kundërshtim me Rezolutën për DEKOLONIZIMIN NË BOTË nga viti 1960. Pas këtij realiteti, kurdisjet bizare do të i merr në kompetencë, BE më 2014. Madje KE, do ta emrojë Clint Wiliamsonin (SHBA) prokuror në vend të F. Barajbierit (Barambierit?). Por, Wiliamson do ta le punën pas një kohe, sepse filloi t` i dyshoi hies së vet. Kështu shumë pyetje do të mbesin në gjysëm të rrugës, krejtë me qëllim që dikush nga miqët e tij, ta vazhdojë punën, duke agjustatuar shumë të pavërteta, pale prej të gjithave mos ndonjë po i dhezë dhe e siguron një rrogë të majme nga “ derrat e koperativës Todor Zhivkovit”. Madje u gjetën gjykatës për më ia “ruajtë fytyrën” Këshillit të Everopës,pikërisht atëherë kur me intriga dominonin rusët.
Ky skenar i rrenave inventive serbe nga shkolla e Vasa Çubrilloviqit do të fillojë me presione mbi drejtuesit e pushtetit në Prishtinë, të cilët të shashtrisur pas pushtetit-fotelës, do të avansohen pa vetëdie në telall të BE (alias KE), dhe, më 3 gusht 2015 do ta promovojnë Gjykatën Speciale në Kuvendin e Kosovës. Pastaj Holanda do ta ratifikojë mundësinë që Gjykata raciste “e Kosovës”, të veprojë me seli në Hagë. E kjo ndodhi pasi që Kuvendi i Kosovës aprovoi Ligj se është një lloj kumbare i saj, të paktën me votë të seleksionuar,duke pranuar emrin simbolik. Dhe, pse jo, lojërat idiocive do të kalojnë, duke u votuar me shifër apsolute të dy të tretave të Kuvendit kukull të Kosovës, krejtë në saje të filozofisë prrallore të binjakëve të Sijamit me moton: “Unë nuk jam aty, rafsha në gropë të geleqerës, nëse më tradhtojnë, miqët e jashtëm ndërkombëtar”!
Kështu do të hyjnë në verpim si spirutus agens, edhe shumë të pavërteta tjera për të drejtën shtetërore të Kosovës, sepse edhe kur është bombarduar lindja e fashizmit në Serbi më 1999,ku shumë shtete të BE (KE) kanë qenë “haxhi pishman”, dhe, mbi këto llogarti u tradhtuan ata që mednonin se vet nuk do të janë palë e futjës para karrikës zezë në Hagë. Kështu disa drejtues të “pavdekshëm” të pushtetit në Kosovë, kur e panë se kishin rënë në gropë, tentaun ta abortojnë gropën dhe të dalin prej saj. Por tash këmbë e duar u ishin në prush. Më kujtohet kur rastësisht isha në Kuvenin e Koosvës, tre amabasadorë atë ditë kalëronin nepër koridoret e Kuvendit, thue se janë ushtarë të Jan Smitit, në ish Rodezinë e kohës raciste, apo Pinoçetit në Çilën e largët. Madje njëri prej ambasadorëve e dija se ishte “djalë shkine” dhe notonte në Kosovë, sikur të ishte dahi Anadolli mjedis Beogrdait. Për çdo të dytën ditë ky dahi ishte në Çagllavicë, pale mos po e bind Moma Trajkoviqin për t` i treguar, pse u prish me ‘dajën’ Sllobodan Millosheviq.Mos e harroni edhe dr Rada Trajkoviqin,që në Sptalin e Prishtinës mbahej si ‘teze’ e Sheshelit, dhe i gjuante specialistat shqiptar me gërsherë.
3.Kush i emroi gjyqtarët e Speciales ndaj shqiptarëve
Lufta për institucionalizimin e Gjykatës Speciale racsite(mos shitni dokrra) KINSE është për t` i hetuar dhe gjykauar individët. E po individët e kanë përbër UÇK. Pra po hetohet dhe gjykohet UÇK krejtë me qëllim që të DEFAKTORIZOHET shteti i Kosovës. Unë që kam pak shkoll (33 vjetë) kështu e kuptoj këtë histori që po promovohet si monstrum politik, në esencë kundër shqiptarëve dhe gjenocidi serbian me mbetë në hie. E pastaj, në këtë rrugëtim maratonik, më 2017, Ekatarina Trandafillova i emron 19 gjyqtarë. Gjyqtarët e emruar më 2017 ishin-janë: 1. Kejth Raynor nga Anglia, 2. Roland Dekkers nga Holanda, 3. Anne Poëer -Forde nga Irlanda, 4.Vidar Steinstand nga Norvegjia, 5. Antonio Baisamo nga Italia, 6. Kai Ambos nga Gjermania, 7. Christph Barthe nga Gjermania, 8. Michael Bohlander nga Gjermania, 9. Emilio Gatti nga Italia, 10. Nikcolas Guilou nga Franca , 11. Thomas Laker nga Gjermania, 12. Guenaël Mattrauz nga Zvicra, 13. Vladimir Mikula nga Çekia, 14. Andres Parmas nga Estonia, 15. Michele Picard nga Franca, 16. Kenneth Roberts nga Kanada, 17. Charles Smith III nga SHBA, 18. Mappie Veid –Foqlia nga Holanda, 19. Christine van der Eynqaert nga Belgjika.
Çka kanë bërë këta gjykatës qe 8 vjet, vetëm Zoti e din. Jam i sigurtë se disa prej tyre do t` i kenë blerë Dik Martinoviqit e ndoshta edhe Dr Millanit nga një peshqesh që u kanë gjetë punë, për ta gjykuar një Ushtri që është themeluar me TROHA të bukës dhe ka luftuar kundër Rajhut katërt serbian (sepse Rajhu i Parë serbian ka qenë më 1877, kur u shfarosën 714 fshatra shqiptare në Sanxhakun e Nishit; Rajhu i dytë serbian më 1912-1915, kur 395 anije të kontraktuara evropiane nga Qeveria serbe bartën shqiptarë në Anadolli; Rajhu i TRETë serbian 1918-1941, kur Kralevina Serbe lidhi Konventë me Turqinë për shfarosjën e shqiptarëve në Shqipërinë Kontinentale; Rajhu i katërt serbian 1945-1999, kur me 1953 u ratifikua Marrëveshja Xhentelmene, me rezultat që 415000 shqiptarë dhe boshnjakë nga Kosova, Maqedonia dhe Sanxhaku u deprtuan në Anadoll, për ta përfunduar politikën naziszte të shekullit më 1999, kur nga Kosova u DEPORTUAN mbi 1 000 000 shqiptarë si pasojë e nazifashizmit serbian.
Shtrohet tash pyetja a ishin të vërteta deklaratat e Sllobodan Millosheviqit kur i tha Gjeneralit Kllark se: ”Me shqiptarë e kemi kollaj, sepse me bekimin e Cherchillit, Ruzvelltit dhe Stalinit i kemi vrarë më 1945 në Ferizaj, Gjilan, Llap dhe Drenicë ( prej 83 katunde patën mbetur vetëm 4 plaka). Ndërsa, Kapsapi i Ballkanit i thot pastaj shumë qetë gazetës: “Vashington Post”: “Se në Kosovë do të mbetën pas luftës 45% shqiptarë dhe 55% serb. Edhe ma kjartë, shtrohet pyetja, kush e hetoi me kohë (1993 kur u themlua UÇK nga LPK në Prishtinë, në Odën e familjës Braishori), se fashizmi serbian don ta serbizoi Kosovën, duke siellë serbianë nga Kini, si rezultat i Marrëveshjës Millosheviq-Tuxhman në Dedinje më 1991, krejtë me qëllim për ta shfarosur popullin shqiptar përmes shpronësimit, shpërnguljës dhe shfarosjës. E pra, kush është këtu xhelati dhe kush vuktima në këtë histori krematoriumi ndaj një populi të tërë.Në anën tjetër Gjykatës të Specialës sot nuk i intereson si u krijua.Por konceptet e barazimit të viktimës me xhelatin, me apo pa vetdie po provohët të kthehet xhelati në pozitë që viktima ‘T` i paguan dëmet e luftës-reparacionet. Madje askush nuk po e heton se çka po bëhet në jug të Serbisë, për t` ia rifilluar përpiekjës për GJENOCID të shekullit XXI (Sanxahk dhe Luginë të Preshevës). Dhe mos harroni, se shtetet që diktojnë ia kanë dhuruar këtë TAPI Serbisë, si e pafajshme, për katër Rajhat (1877-1999). Dokumnetet arkivore këtë konkludim shekncor e vërtetojnë katerciprishtë.
E kundërta, USHTRIA e ADEM DEMAÇIT në asnjë rast nuk ka vrarë civilë, nuk ka vrarë fëmi, gra, gra shtatëzana, pleqë, plaka në asnë rast. Dokumentone, por dokumente nuk ka, seëpse urdhërat për luftë e drejtuar nga UÇK kanë qenë plotësisht me harmoni me Konventat e Gjenevës nga viti 1949. Këtë realitet e di, jo vetëm pse jam historian, por nga fillimi kam qenë pjesë ideore e saj për liri. Ju ndërkombëtar që vendsni dhe vukosni fate njrëzore, ju njoftoi se nga Prishtina, nga Zyra Politike e UÇK-ës e drejtuar nga Adem DEMAÇI, si këshilltar kemi qenë të rreshtuar me përkushtim dhe jemi krenar që kemi bërë luftë LUFTË të drejtë. E për luftën tonë të drejtë, mos na KURSENI, jemi këtu, prap ushtarë të UÇK-ës.Ne nuk luajmë nga fjalët e as nga vendi si ushtarë dhe nxënës të Hasan Prishtinës.
Prokurori i parë në fillim ishte Peruani Paullo Barajbieri (Brajabari?. Ky prokuror me famë erdhi në Kosovës dhe u largua shumë shpejtë me bindje se nuk ka prova, që UÇK ka bërë krime- sidomos trafikim organesh njerëzore. Ata që hapur janë kundër UÇK, dje dhe sot, dhe ata që na shtihen si miqë dhe thikën e mbajnë në brez, e vazhduan lojën bizare serbiane, duke ÇNUKË pagesa të mëdha, por që asnjëra nuk jep shpresë se dikush do të denohet, sepse nuk ka prova. Pra shpiunazhin dhe shpifjet i bëjnë në nivele të larta profesionale. E vërteta, me u hetua dhe gjykua po, deri sa koncerni i prokurorëve, gjykatësve dhe personelit ndihmës t` i hargjojë nja 450 milon euro, e që këto ditë do të kërkojnë mandat të ri, për faktin se në kohën e kovidit BE ka shtyp para, sa të duash. Sigurisht se gjykatësit që MRIZOJNË në Hagë qe tetë vjetë, do të paguhen edhe për pesë vjetë të tjera, duke u kënaq së lexuari 62 Dosjet që i kanë dërguar në bashkpunim të plotë çarqet serbiane dhe “fajdegjinjët” e nderëshm shqiptar. Madje, ato dosje, udbashët serbian i kanë botuar dhe sot shitën si libra nepër libraritë e Serbisë fasishte në çdo qytet. Dhe, seicili që i blenë këto libra, më tha këto ditë një mik hungarez: ai që i blenë, e ka gratis nga një foto të Milloshit, Sheshelit dhe Karaxhiqit me Mmlladiqin e Vuçiqin. E vërteta, fashizmi serbian kështu po bëhet “idare”, sespe nxënsi i Sheshelit dhe Minsitri gebellsian e Milloshit sot është President i Serbisë, dhe me te për çdo javë funksionarët evropian (jo të ratësishëm) ndrrojnë mesazhe intrigash. Ndërsa qeveriatarët në Prishtinë po krehen, madje duke shti hipokrizi në popull nga foltorja e Parlamentit se: “Nuk është vlerë UÇK, por është vlerë lufta e saj”. Ky soj llafazanësh, dhe saboterësh të luftës, madje në Prlament provoi ta futë në Ligj edhe OTO )Opsta teritorialna Odbranën-Mbrojtja e Përgjithshme Tetitoriale nga viti 1991, ku çdo i tretë e kishte gradën “rezervistë i AJ-ës!
Madje këta llafazanë me detyrim nga UNMIK, më 2001 kishin firmios dokumnet se: “Në Kosovë nuk ka pasë luftë, por ka pasë konflikt”. Kjo do të thot, se ne kemi kundërshtuar RREGJIMIN në Beograd, por jo Serbinë”. E UÇK ka pasë mison krejtë tjetër, që rregjimin në Beograd as nuk mundet, e as nuk e ka për detyrë ta ndryshojë. Por Ushtria Çlirimtare e Kosovës, i ka rrokë armet për ta çliruar Kosovën, për ta ndarë Kosovën me 94% shqiptarë nga Serbia (RFJ e Zhablakut) fashite. Serbia fashiste me 160 000 ushtarë, policë dhe mercenarë, po luftonte kundër popullit shqiptar, për ta shpronësuar, shpërngulë dhe shfarosë, krejtë me qëllim për ta serbizuar, për t` u bërë vend me nja 260 000 serbëve ta sielliur nga Krocia dhe 191 255 sa ishin me regjistrimin serbian serbë e malazez më 1991 në Kosovë. Ky plan i Milloshit dhe makinerisë varstare të tij ishte një luftë speciale që ta serbizojnë Kosovën, deri më 28 VI 1999. E mos të harrojmë se këtë lloj lufte Serbia e kishte filluar më 1 XII 1877 dhe nuk e kishte ndërprerë kurrë.( Posedohen të gjitha planet dhe dokumentet serbiane). E kur jemi te realiteti etnik i Kosovës, dihet se më 1912 kjo trevë ishte me 94% shqiptarë. Dihet lufta për ta kolonizuar Shqipërinë Kontinetale me sllavë (1912-1999). Por, kur me Serbët nuk mundën të bashkjetojnë me: Sllovenët, Kroatët, Boshnjakët, Maqedonët,Malazezët,atëherë si mundemi të jetojmë në një shtet fashist ne shqiptarët, aq më parë kur dihet që jemi autokton. Pra Shqiptarët nuk e kanë asnjë lidhje civilizuese me sllavë.
4.I kthemi Gjykatës Speciale
Se çka dhe pse u largua pastaj prokurori vijues që ishte amerikan- David Shvendeman…., hulumtimet janë me rezultate kontradiktor dhe pa fakte për “krimet e trilluara të Dik Martit”. E sot (2025) prokurori me radhë prap është amerikan, dhe si person me kredibilitet në detyrë, i dorëzoi Akuzën Gjykatës, sespe e kishte thurë për muaj dhe javë të tëra. E nëse këta të hetuarit tonë të Republikës Kosovës, janë Avni Rrustema, kryegjykatësi mendoi se në fund, do të jetë i drejtë, dhe, ska fuqi që i denon çlirimtarët sepse kanë bërë luftë të drejtë; sepse e kanë zbatuar urdhërin e Kombit. E kur me urdhër të Gkjyaktës u legalizua akuza e Specialës më 24 korrik 2020, çështja doli se ishte një mjegullim që i shërben Beogardit, sepse më 27 VII 2020, Presidenti i Kosovës duhej të ishte në Vashington, për një akord që nuk i dihej as sigantura e as përmbajtja. Çdo gjë i mbeti Grenellit për çudi në BESË, e në fyt. Madje, nepër internet, filluan të lëvizin KONSPIRACIONET: kush e bëri këtë dhe na preu në besë?.
Të përfundojë: Duke e pasë në dieni Kartën e OKB-ës, kurrë, kurrë KS OKB nuk do ta themlonte një Gjykatë si kjo Speciale raciste, për Kosovën. Prandaj, shqiptarë të politikës boshe, mos propogandoni se po nuk e kishim themeluar ne Gjykatën Speciale, do ta themelonte KS OKB. Ndryshe është e vërteta. Se nuk dini ta zbuloni të vërtetën tregohet se nuk dini çka është HEURISTIKA dhe HERMENEUTIKA. E pra e paqi vehtën në qafë me gjithë ata që ju salutojnë nepër kabinete. Dhe detektivët si agjystatorë që janë, folën: “Ia përplasini këtë Gjykatë speciale Kosovës, dhe me pakëz kolor që zbërthehet me EURO, me shumë KËRCNIME dhe akuza se ne jemi “gazda” (UNIMK+EULEX), përmes firmës së BE që quhet KE, “qerrëja e llomitur doli në breg”, sepse po e kërkonte Serbia dhe Kina, (Rusia ka qenë konfidencialisht më e përmbajtur, për faktet në: Çeçeni,Oseti, Ukrainë, Dagestan dhe Krime), krejtë me qëllim për ta amortizuar verdiktin e GJND-ës; për ta defaktorizaur sa të mundet shpalljën e pavarsisë Republikës Kosovës më 17 II 2008. Dhe shumë shpejtë, u gjetë viktima që si temë kujdestaronte edhe në Tribunalin e Hagës si firmë e KS OKB,u krijua Gjykata Speciale raciste, special kundër UÇK-ës, kundër Republikës Kosovës, për ta hetuar luftën e drejtë të UÇK-ës, për ta luftuar MODELIN e pavarësisë Kosovës, të cilit sot i frigohen të gjitha pushtetet koloniale moderne. Pra ,lufta po zhvillohet me mjete dhe rekvizita tjera, për ta devalvuar luftën e UÇK dhe defaktorizuar Republikën e Kosovës.
Për fund i shtrojmë pyetjet:1.Kush është Altin Rexhami dhe Vladimir Keraj? Lidhur me këtë çka është inicuar më 2009 për “një burg në Kukës”, për çka do të propozoja botimin integral të Taks Forcës Hetimore të Gjykatës Speciale më 2013. Jo vetëm kaq, pse nuk botohët Raporti i Asambles Parlamentare të Këshillit Evropës që quhët: “ Trajtimi çnjerëzor i personave dhe trafikimi i paligjshëm i organeve njerëzore në Kosovë”. Në “faktet” e këtij raporti rusët dhe serbët e kishin fjalën kryesore. Madje në disa shkrime theksohet edhe rroli i dëmshëm e “uraniumit varfëruar”, krejtë me qellim që të mbesin krimet serbe në hie. Me botimin e këtyre raporteve plotë insinuata, Specialja vet do të kompromitohej para opinionit botëror. Po kush t` i botojë këto raporte?. E shtroi pyetjën: Ku është Instituti i ‘famshëm’ për hulumitimin e krimeve si institucion shtetëror i Kosovës.
Shkrimi i kushtohët: Shënjtrorës NËNË TEREZËS!
Më 12 gusht 2025