E zbulon analisti: Llabanin dyshohet se e ka inskenuar qëllimisht BIA

E zbulon analisti: Llabanin dyshohet se e ka inskenuar qëllimisht BIA
E zbulon analisti: Llabanin dyshohet se e ka inskenuar qëllimisht BIA

Gani Qarri

  • 12 August 2025 - 20:24

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Siç dihet, në nenin 4 të Kushtetutës thuhet qartë, se Gjykata Kushtetuese bënë interpretimin e Kushtetutës dhe garanton respektimin e Kushtetutës së shtetit të Kosovës, ndërsa me vendimin më të ri, faktikisht kjo gjykatë- jo në një, por në disa pika bie ndesh e në kontest të hapur me dispozitivin dhe nuk bazohet në tekstin e Kushtetutës, akte që nuk janë parashikuar në asnjë nen dhe në asnjë dispozitë të Kushtetutës, prandaj vendimi i fundit përbënë krijimin e normave të reja, që nënkupton tejkalimin faktik të kompetencave të Kushtetueses dhe ndërhyrje të hapur kundërligjore në funksionin e pushtetit legjislativ dhe rregulloren e Kuvendit të Kosovës.

 

-Megjithatë në kuptimin formal, Gjykata Kushtetuese bënë sikur kësaj radhe, ka urdhëruar partitë dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës "me udhëzime më të qarta", që ta konstituojnë Kuvendin me përbërjen e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, por duke pasur parasysh se vet Gjykata Kushtetuese përbëhet nga gjyqtar (shqiptar) të përfolur për diploma false të marra në Serbi, të dënuar penalisht si Llabani, i kërkuar edhe nga Interpoli dhe i dyshuar si bashkëpunëtor i BIA-s, së Serbisë, në raporte të afërta edhe me kryeterrositin serb Millan Radojçiqin, si Radomir Llabani dhe shokë, shoqe, bashkëpunëtor e miq të Enver Hasanit, të lidhur këmbë e krye jo vetëm me interesa e marrdhënie "miqësore", por sipas VV-së, edhe në lidhje të ngushta familjare, as vendimi më i ri, nuk duket të jetë vendim i pandikuar politikisht e korrekt për zgjidhjen e ngërçit.

Mjerisht Radomir Llaban ishte zyrtar i doganave në Serbi, i dënuar në vitin 2012,me gjashtë vjet burgim, si pjesë e një grupi kriminal të shtatë doganierëve dhe dhjetë afaristësh të akuzuar për kontrabandë shumëmilionëshe, rast kur të gjithë të akuzuarit ishin arrestuar që në vitin 2006, përveç Radomir Llabanit, ikjen e të cilit në Kosovë, dyshohet se e kishte inskenuar qëllimisht BIA- e Serbisë, jo vetëm për t`iu shmangur Llabani burgut, por për ti shërbyer BIA-s, ai edhe nga Kosova.

Dhe megjithëse i dënuar me vendim të plotfuqishëm gjyqësor e në kërkim ndërkombëtare nga Interpoli, gjyqtari i dyshuar serb Radomir Laban, para se të emërohej gjyqtar në Kushtetuese, fillimisht kishte punuar këshilltar i lartë juridik në Gjykatë si dhe zëvendës këshilltar i parë juridik i saj, ndërsa në vitin 2018 mori hiq më pak se 71 vota të deputetëve të opozitës aktuale, kurse në gusht të po ati viti, u dekretua për gjyqtar të Kushtetueses nga Hashim Thaçi, i cili përveç kërkesës së VV-së, për mosdekretim të Llabanit, hodhi poshtë të gjitha kërkesat tjera, përfshi edhe kërkesën e Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, për anulimin e zgjedhjes së të penalizuarit serb Radomir Llabanit për gjyqtar të Kushtetueses së Kosovës, veprim shumë i dyshimtë që është heshtur gjatë gjithë kohës nga opozita e inkriminuar.
Kështu që tash e mbi shtatë vite, gjyqtari famoz i Kushtetueses Radomir LLabani, nga momenti që është dekretuar nga Thaçi për gjyqtar të kësaj gjykate, ai vazhdon të mbajë edhe sot lidhje të ngushta me të ashtuquajturën "listë serbe", kundër të cilit, sipas mjeteve publike të informimit, në qershor të vitit 2021, kishte filluar edhe në Kosovë, një hetim me dyshime të bazuara autentike, për ushtrimin e presionit pikërisht nga ana e Radomir Llabanit, nga funksioni i gjyqtarit të Kushtetueses së Kosovës, mbi votuesit e pakicës serbe në komunat veriore, për llogari dhe interesa të të ashtuquajturës "listë serbe" me rastin e zgjedhjeve të 14 shkurtit të vitit 2021, por megjithatë, deri më sot, pa asnjë rezultat, nga drejtësia e kapur dhe e kriminalizuar deri në rrënjë.

Edhe kërkesa tashmë e tërhequr e presidentes Dr. Vjosa Osmani drejtuar Kushtetueses më 22 korrik, kishte të bënte pikërisht me rrezikun e pasojave, të shqyrtimit të rastit nga Radomor Llabani, gjë që nënkupton se përkundër "goditjeve" të qëllimshme të Kushtetueses kundër VV-së, pavarësisht sjelljeve, dhe inskenimeve të opozitës, partitë opozitare nga Kushtetuesja nuk do të kenë asnjë konsekuencë, ngase të gjithë pjesëtarët e Kushtetueses, jo vetëm Radomir Llabani por edhe ata shqiptar, janë të detyruar të veprojnë dhe nxjerrin vendime sipas shijes dhe porosive, të atyre që i kanë dekretuar, shtatë vjet më parë, në këto poste, pra nga opozita e tanishme, kur ajo ishte në pushtet.

Ndërsa pasojat më të rënda, dihet se do ti bartë, përsëri Kosova, nëse edhe kësaj radhe partitë parlamentare nuk i përmbahen thirrjes së Bashkimit Evropian për të arritur një kompromis dhe për të përfunduar konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Prandaj, në rrethana normale, sikur drejtësia në Kosovë të funksiononte vërtetë në bazë të ligjit dhe të mos dirigjohej nga mafia politike duke nxjerrë edhe vendime sipas shijes së padronëve, që i kanë emëruar gjyqtarët aktual të Kushtetueses në këto poste, nuk do të ishte e drejtë që Lëvizja Vetëvendosje ta kundërshtonte vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por duke qenë se kjo gjykatë, ka një gjyqtar të dënuar, dhe një konglomerat të gjyqtarëve e gjyqtareve të lidhur familjarisht, të cilët me ndihmën e politikës, kanë përvetësuar autorizimin për nxjerrjen e vendimeve "kushtetuese", besojë se jo vetëm VV, por edhe populli i Kosovës, përditë e më tepër po i sheh dhe kupton, jo vetëm konsideron si vendime "arbitrare", vendimet e një të ashtuquajture kushtetuese me gjyqtar të dënuar dhe tjerë të grupëzuar familjarisht, gjë që nënkupton, përveç mosbesimit të thellë në një "kushtetuese" të tillë, edhe rritje të pakënaqësisë ekstreme të qytetarëve dhe përkeqësim të klimës politike në Kosovë!

Edhe lufta pa asnjë kriter, kaq e egër dhe aspak normale mediatike e partive opozitare, të përfaqësuara në parlament, si PDK, LDK dhe AAK në kooketim me Kushtetuesen aktuale të kompozuar që nga viti 2018 po nga këto parti, mund të konsiderohet si një manovër politike që përmes kërkesës për ta përjashtuar Albulena Haxhiun, si kandidate të Vetëvendosjes për kryetare të Kuvendit, ta arrijnë atë që nuk mundën ta arrinin me votën e popullit.

Dhe pushtetin e pa fituar në zgjedhje të lira e demokratike, ta kidnapojnë me forcë, në tavolinë, për tu rikthyer edhe në mënyrë klandestine në pushtet, nga frika e veprimit të drejtësisë së reformuar, për konfiskimin e pasurive marramendëse të udhëheqësve të këtyre partive, të grumbulluara në mënyrë të kundërligjshme, gjatë kohës sa ato ishin në pushtet, kur vet e bënin ligjin dhe sundonin arbitrarisht Kosovën.

Megjithatë duke qenë se ditën e premte, Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje të gjitha partive parlamentare në Kosovë, që ta pranojnë vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me themelimin e Kuvendit të ri, duke qenë se “nuk ka më kohë për të humbur” në këtë ngërç politik, besojë se edhe Vetëvendosje do ta respektojë verdiktin e diktuar, të Gjykatës Kushtetuese, përkundër konglomeratit të dyshimtë vendimmarrës nga gjyqtar të dënuar dhe të kërkuar penalisht si Radomir Llabani të lidhur edhe me BIA-në e Serbisë, e në raporte të afërta edhe me kryeterroristin serb Millan Radojçiqin si dhe grupin e gjyqtarëve shqiptar, (sipas VV-s) të lidhur edhe familjarisht, por megjithatë të punësuar grupisht në këtë gjykatë.

Prandaj duke qenë se Gjykata Kushtetuese edhe me përbërjen kontestuese, si është, urdhëroi deputetët e Kuvendit të Kosovës ta zgjedhin kreun e ri të organit ligjvënës përmes votimit të hapur dhe ta përmbyllin konstituimin e Kuvendit brenda 30 ditëve, megjithëse po kjo gjykatë më 2014, e kishte miratuar vendimin e fshehtë, që është e drejtë e pa kontestuar në të gjitha demokracitë më të përparuara ndërkombëtare, derisa, sipas një njoftimi të Zyrës së BE-së në Kosovë, BE-ja e cilëson këtë vendim të Kushtetueses si “sqarim të rëndësishëm”, mendojë se, ky vendim i mirëpritur nga partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë, por i kritikuar nga partia fituese e zgjedhjeve, mirë-keq, ashtu siç është, të mirë-përdoret pa ndërskëmca dhe gjenden “kompromiset e nevojshme” nga të gjitha partitë parlamentare, për konstituimin përfundimtar të Kuvendit dhe pas më tepër se 6 muajve të kaluar nga zgjedhjet e 9 shkurtit, tu hapet rrugë krijimit të Qeverisë dhe institucioneve legjitime të shtetit të Kosovës.

Andaj me gjithë krijimin apriori edhe të një normë të re nga po këta gjyqtar, normë që nuk ekziston në Kushtetutë as në rregulloren e Kuvendit dhe faktit se në Gjykatën Kushtetuese punojnë edhe gjyqtar të lidhur familjarisht dhe tjerë të inkriminuar me urgjencë të patejkalueshme për VETTING rrënjësor, si ai serb Radomir Llaban,i dekretuar nga Hashim Thaçi, që në gusht të vitit 2018, ani pse ai dyshohet si bashkëpunëtor i mundshëm i BIA-s, së Serbisë, i cili mbetet i kërkuar penalisht nga Interpoli dhe ka raporte të afërta edhe me kryeterroristin serb Millan Radojçiq, veprimi më i ri i gjyqtarëve të Kushtetueses dëshmon se gjyqtarët e kësaj gjykate, janë të detyruar të sjellin vendime sipas dëshirave të atyre që i kanë emëruar në këto poste dhe jo vendime të bazuara në nenet dhe dispozitat e Kushtetutës së Kosovës, që ndihmojnë vendin të dalë nga ngërçi i krijuar, megjithatë gëzon fakti se përkundër të gjitha shkeljeve nga kushtetuesja, VV tanimë ka urdhëruar kryesuesin e seancës konstituive të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës së seancës konstituive, të miratuar më 8 prill 2025, që nënkupton emërimin e kryetarit përmes votimit të hapur.

Votimi i hapur i pranuar nga VV, flet për kompromis të duhur dhe përkundër faktit se kushtetuesja tha se kinse kryesuesi i seancës, Avni Dehari, nuk ka vepruar në bazë të aktgjykimit të mëhershëm të kësaj gjykate të 26 qershorit, e që në bazë të thënieve të kushtetueses, do duhej që të gjitha seancat e mbajtura nga 27 qershori deri më 26 korrik “të shpalleshin të pavlefshme”, duke qenë se Kosova është zhytur në një krizë politike si pasojë e mos themelimit të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit, rifillimi me pikën 3, të rendit të ditës, që donë të thotë, seancë konstituive me votim të hapur, e shoh si vendim shumë të arsyeshëm nga VV dhe veprim shumë pozitiv, në funksion të formimit të Kuvendit të ri dhe Qeverisë së re - pasi që asnjëra parti, në zgjedhjet e fundit, nuk e ka fituar shumicën me mbi 61 deputet, për të qeverisur vendin e vetme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".