Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të pakundërshtushme për çdo parti politike

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të pakundërshtushme për çdo parti politike
Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të pakundërshtushme për çdo parti politike

Nue Oroshi

  • 15 August 2025 - 07:17

Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi

Se pari duhet të themi se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të pakundërshtushme për çdo parti politike. Iu kuvendon apo nuk iu kuvendon vendimi, partitë politike janë të obliguara që ti zbatojnë vendimët e Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar edhe ish Presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiun, edhe ish Kryeministrin e Kosovës Abdullah Hotin.

 

-Unë përsonalisht kam pritur vendim pak më të ashpër të Gjykatës Kushtetuse.Kam pritur që ajo t´iu merr mandatet 120 deputetëve të Parlamentit të Republikës së Kosovës. Por ajo ju ka lanë edhe një mundësi 30 ditore që deputetët dhe partitë politike të vetdijësohen dhe të lidhin marrëveshje politike.Në këtë prizëm partitë politike duhët ta kuptojnë se në demokraci nuk ka pushtet absolut.Pushteti absolut ka qenë në kohën e djajve të kuq dhe ajo kohë ka vdekur përfundimisht edhe pse fatkeqësisht shumë përsona që janë pjesë e politikës në Kosovë e vajtojnë atë kohë pushtuse dhe satanike.

Partitë politike sa më shpejt që është e mundur të mblidhen për themelimin e Kuvendit të Republikës se Kosovës dhe ti zgjedhin organët drejtuse në bazë të Kushtetutës se Republikës se Kosovës. Çdo vonesë po e dëmton shtetin e Kosovës.Tani nuk e di se a ka të drejt që shkelësi i Kushtetutës deputeti Avni Dehari të thërras seancën konstituive por këtë mund ta bëj një deputët tjetër që është gjithashtu i vjetër në moshë pas Avni Deharit ose deputetja më e re.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".