
Deri kur Kosova do të toleron këtë teatër të apsurdit ...?


Skender Mulliqi
Shkruan: ANALISTI-Skender Mulliqi
Në një shtet normal, çka ndodhi krejt pas luftën, dhe kjo çka po ndodhë tash në hapësirat e Kuvendit të Koosvës, dikush apo shumë kush ishte dashur të jap përgjëgjësi ligjore.Jemi dëshmitar së sa e sa keqpërdorime patem të pozitës shoqërore politike, hajni të mëdha e të vogla, korrupcion , krim të organizuar dhe pak kush nga përgjegjësit e politikës dhe dorëheqje si ndjenjë e përgjegjësisë!Kur humbet përgjegjësia dhe morali politik në një vend, nuk mund të kemi situatë normale , abnormale po, që është kthyer për fat të keq që shumë kohë në gjendje normaliteti.
Kur në krye të shtetit gjendën më hirë apo pahirë njerëzit e tillë, nuk ka së si të jetë gjendja e mirë politike , të rrjedhave ekonomike duke filluar nga nivelet më të ulëta të pushtetit deri të niveli më i lartë.Dhe, është e habitshme së shumë keqpërdorues të politikës nuk dhanë asnjë llogari për dëmet që ia shkaktuan shtetit të Kosovës.E ropën vendin deri në palcë, sikur të ishte bashqja e tyre e babës.Asnjë sistem po thuaj nuk funkcionojë pa defekte, së këto sisteme i montuan më qëllime të caktuara për të mbetur sa më gjatë në pushtet. Vendosën në çdo hallkë të sistemit analfabetet për tua mbajtë zhagun bosëve të politikës dhe të biznesit.Kjo ishte ideologjija më e mrapsht që iu pa sherr më bollëk, që e bëri jetën e keqe për shumicën.Është e tmershme së si e zvetnuan kaq shumë imazhin e Kosovës në sytë e faktorit ndërkombëtar.Kurrupcioni dhe krimi I organizuar të përmasave enorme janë fenomenet që në shkaktuan dëmet më të mëdha në shtetndërtim dhe mirëqenje. Kjo çka po ndodhë së fundit në Kuvend, është teatër apsurdi, nën regji të njerëve të cilët e kan humbur njerëzoren pa asnjë turp.Këta kan humbur çdo vlerë shoqërore dhe politike.Këta ideolog të cilët po projektojnë lojëra politike të ndyta , nuk ishte ashur të “ shpëtojnë” pa u ndëshkuar më ligj
Dëmet politike dhe dëmet ekonomike janë shumë të mëdha , dhe dikush duhet të jap përgjigjësi .Vendi nuk guxon të lejohet të vihet në pëshore nga njerëzit më predispozita shkatrrimtare.Aq më keq kur këta po marrin vendime në emër të popullit, dhe nuk kan lidhje më popullin.Të largohen nga pozicionet e pa meritura, së gjithnjë e më shumë janë duke rrezikuar edhe shtetësinë e Kosovës.Ngjarjët e fundit në Kuvend, nese nuk janë tragjike, janë komike.Kjo nuk është ironi.Ky teatër apsurdi ka metastazuar në një realitete të hidhur.Në Kosovë, sot po harrohen heronjët , dëshmoret dhe martirët e kombit .Po harrohën gjithë ato masakra serbe në çdo cep të vendit.Këta po shlyejnë më gomë gjithëqka që është humane , e ndershme dhe kulturore.Po ju amputohen duart, profesorëve, gazetarëve të mirëfilltë, shkrimtarëve, akademikëve, artistëve,të cilët nuk kan hy në lojërat e tyre të errëta.Po ia amputojnë edhe shpirtin e popullit…Dhe shtrohet pyetja logjike, deri kur Kosova do të toleron këtë teatër të apsurdit...?
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".