Mulliqi: Udhëtimi i Kosovës për në kahun e gabuar!?

Mulliqi: Udhëtimi i Kosovës për në kahun e gabuar!?
Mulliqi: Udhëtimi i Kosovës për në kahun e gabuar!?

Skender Mulliqi

  • 04 September 2025 - 16:31

Shkruan: ANALISTI-Skender Mulliqi

Është zakon që pas fitorës në zgjedhjeve, të urohet fituesi.Pse?Duke uruar rezultatin e zgjedhjeve pranohen dhe ajo që delë nga ato rezultate .Opozita në Kosovë, e pranoj rezultatin zgjedhor ku si fituese doli LVV, por nuk po pranon qe fituesi e garës zgjedhore të formon Qeverinë, duke pretenduar që vetë ta formojnë.LVV bëri thirrje publike LDK për koalicion por ajo quditerisht e refuzoj këtë, e thotë se eshte parti institucionaliste, zaten ishte dikur kur Rugova ishte në krye të LDK.

Në momentin kur një aktor refuzon të njohë fitoren zgjedhore të një aktori tjetër politik, atëherë nuk bëhet më fjalë për persona dhe karaktere të tyre, por për parime.Ne Kosovë nuk po shikohen parimet por interesat së kush më parë duhet më ardhë në pushtet.Kur fituesi i zgjedhjeve nuk “lejohet” ta marrë pushtetin , kjo është joligjore si dhe jo demokratike.E gjithë kjo së bashku është mjaft larg demokracisë, është larg lirisë. Është e pamundur të flasësh për të gjitha këto pa ndjerë frikë. Është e pamundur të flasësh për të gjitha këto pa marrë parasysh pozicionin tënd në shoqëri, pa marrë parasysh lirinë tënde. Kur opozita nuk e ka shumicën, e refuzon të njohë dhe të pranojë rezultatet e zgjedhjeve,diqka nuk është rregull, apo më mirë më thënë fshihen apetitet për pushtet. Normalizimi i së keqes që po e përmendi shpesh, është rruga drejt së keqes. Na dalin përpara dhe e bëjnë publike mjerimin dhe vuajtjet e shumicës. Është një moment i ndjeshëm, në të cilin shoqëria duhet të tregojë pjekuri dhe seriozitet, por si rregull, kjo nuk ndodh .Gjithë këtë zemrim që po e shohim në Kuvendin e Kosovës dhe jashtë tij, jo që nuk ka përmbajtje , por është nxitje e madhe për urrejtje tjetër në vazhdim.

Dhe, sapo kalon koha jo qe nuk kemi unifikim të qendrimeve së në pyetje është fati i Kosovës, por ndasitë pa asnjë arsye po vazhdojnë të thellohen.Pse pra të mos kërkojmë dënimin e të gjithë atyre të cilët e prunë krizën politike dhe institucionale ? Ne jetojmë me njëri-tjetrin dhe nuk mund jemi të pafajshëm përballë të keqes së kryer në emër të popullit .Këta po thirren në emer të popullit ,që nuk ka asgjë të përbashkët më interesat e popullit.Nuk po ekziston ndjeshmëria se cilat janë interesat tona si shtet dhe si komb.Kjo është neveritëse , sa është neveritëse mënyra që po jetojmë , të ndarë dhe përqarë.Nuk po tregohet mirëkuptim për ata që u vranë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës!Demokracia në Kosovë, sikur nuk ka përparuar përtej një procedure teknike të ftohtë dhe të thjeshtë.Po legalizohet edhe shkelja e ligjeve , për ti bërë ato të padukshme .Për deri sa të kemi njerëz të tillë që shkelin ligjet dhe Kushtutën do të jemi largë përparimit tonë dhe të avansimit të proceseve zhvillimore.Dhe, do të jemi po aq largë inkuadrimit në strukturat relevante të BE-së, që është synim i shqiptarëve, por jo duket edhe i një numri të konsiderueshem të njerëzve të politikës për fat të keq.E quditshme kjo apo jo…?

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".