Serbia po përkdhelet nga bota perëndimore!

Serbia po përkdhelet nga bota perëndimore!
Serbia po përkdhelet nga bota perëndimore!

Skender Mulliqi

  • 25 September 2025 - 10:20

Shkruan: ANALISTI-Skender Mulliqi

Lufta në ish-Jugosllavi ka përfunduar në luftën në Kosovë.Tashmë ka kaluar shumë kohë nga vitet e 90-ta të shekullit të kaluar , por shtrohet pyetja , a po jetojnë popujtë e Ballkanit më të njejten logjikë.Unë thëm që vetëm populli serb në rajon por kërkon më ngulm të kthen kohën e luftës duke i kërcënuar fqinjet, e më së shumti shqiptarët.Me duket së shumica ndajnë mendimin së është kështu.Nga vitet e 90-ta kur ndodhën gjera të tmershme, dhe deri më sot serbët nuk kan mësuar asgjë.Jo që nuk kan pasur mundësi por që nuk janë liruar nga logjika ekspansioniste të serbomadhisë në Ballkan.Dhe, për qudi edhe pse Serbia ka mbetur një shtet i pareformuar të cilën po e udhëheqin kriminelët e luftës, po përkdhelet nga bota perëndimore!Shënjëster e këtij shteti kan mbetur shqiptarët , dhe kjo nuk po kuptohet apo nuk po dëshirohet nga shtetet e BE-së, por deri diku edhe nga Amerika.Të favorizohet një shtet kriminal në rajon, dhe te deligjitimohen shqiptarët si populli më properëndimor ndoshta edhe në botë, kjo nuk ka asnjë logjikë dhe asnjë justifikim tjetër.

Kosova po e vuan ende barrën e sanksioneve të padretja , kur Serbia po faktorizohet më motivacion apsurd së ky shtet do të largohet nga ndikimi rus.Dihet së shumica e serbëve janë dëklaruar moti së janë vëllezër më popullin rus, dhe se nga kjo punë nuk ka asgjë.Apo ndoshta mendimi që mund të jetë manipulim , se BE-aj po ia ka frikën Putinit dhe Vuqiqit më ndonjë shpërthim të luftës. Ai apo ata që nuk e kuptojnë se si shpërhtheu lufta në ish-Jugosllavi , dhe nuk e pyesin vetën së kush e shkaktojë urrejtjën ndaj kroatëve , myslimanëve dhe shqiptarëve , janë duke bërë një gabim të madh.Shpërbërjen e krijesës artificiale të Titos e bëri Serbia më luftë , duke bërë gjenocidin dhe etnocidin më të madhin pas Luftës së Dytë Botërore .Edhe Serbia e Vuqiqit sikur ajo e Millosheviqit nuk po dëshiron që njerëzit të jetojnë në paqe në rajon.Çdo ditë terroristi Vuqiq, po kërkon luftë të re më shqiptarët.Ballkani thjeshtë po kalon nëpër të njejtën fazë të rrezikshme nga shekulli i kaluar.Serbët janë ata që bënë krime kolektive ,që bënë masakara të tmershme në Bisnje dhe në Kosovë.Dhe , këto krime po mbulohen nga Serbia më pretekse të rreme, por që këto krime sikur I ka harruer edhe bota demokratike!Edhe terroristi Aleksander Vuqiq, po bënë përgatitje të ngjashme , ashti siq bëri Millosheviqi.

E kan të njejtin skenar.Të vizatosh një objektiv të tillë do të thotë të veqosh, shkualifikosh , kriminalizosh dhe qnjerëzosh viktimen e ardhshme.Nese në luftë ishim më unik,sot jemi të ndarë dhe të përqarë jo vetëm për pushtet, por edhe kur bëhët fjalë për Serbinë hegjemoniste.E kemi parë këtë për shumë muaj në Kuvendin e Kosovëss, që deputetet e shëndrruan Kuvendin në arenë të turpit!Lexuesit i është e qartë dhe nuk kemi nevojën ti them se e gjithë kjo ndasi politike dhe krizë institucionale po vazhdon.Sovraniteti dhe integriteti territorial I vendit, nuk mbrohet në politikat që po I shohim.Ata që erdhen në pozita të larta partiake dhe pushtetare përmës institucioneve të shtetit, është apsurde pse nuk po ndryshojnë për ti mbrojtur ato me gjithë fuqinë që kan.Institucionet po privohen nga vitaliteti dhe funksioni , duke u shëndrruar në imitim të sistemit të kaluar komunist.Nënshtrimi para gjithë keqbërseve është tragjedi politike.E keqja triumfon nese njerëzit e mirë nuk bëjnë asgjë…


Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".