KUSH E ÇLIROI KOSOVËN PUSHKA APO POLITIKA
Prof.Dr.Hakif Bajrami
Nga Akademik Prof Dr Hakif Bajrami
Nëse dje dhe sot realiteti në Kosovë drei më 10 qershor 1999, lexohët si okupim, atëherë këmbët e zbathura të fëmijëve shkollor, deri në atë kohë, flasin se këtu të paktën për fillim duhet menduar ndryshime vetëm me grykën e pushkës. Ishte ashtu sepse okupatori nuk kursente as fëmi, as pleq e as plaka e gra shtazëna, pa i persekutuar e vrar mizorisht. E ndryshimet nëse kërkohën, me “çiri e me pishë” nga populli, ndryshimet nuk mund të ndodhnin me llafe, sepse okupatori mednonte se “ka tapi rreligjioze mbi Kosovën”. Pra okupatori nuk e kishte fare në plan të largohët duke dorëzuar lule, por të paktën nëse detyrohët me fuqinë e armës, madje edhe me 78 ditë bombardime nga NATO me 1058 avionë supermodern, atëherë zbulohët se tokën, ajrin, ujin dhe njeriun shqiptar, xhelatët e Beogradit kishin planifikuar ta largojë nga jeta, madje duke e kompromituar,duke e marrur peng të parik e popullit, të tjerët duke i plagosë për të jetuar për gazep, duke i vrarë dhe bartur kufomat të shqiptarëve deri në Beograd, për të humbur gjurmë. Por, edhe pas largimit me forcë nga Kosova, të dhënat arkivore dëshmojnë se Beogradi vriste njerëz të njohur, ose agjentë të vet, ndërsa propogandonte se po i vret UÇK, gjithnjë me prapavi që të shkaktojë luftë qytetare. Mjerishtë në këtë grackë ka rënë e tërë antarësia e LDK-ës, pa i hulumtuar krimet fare.
Mbi të gjitha njeriu që mbetej në Kosovën e përgjakur, pas 10 qershorit `99, sipas UDB-ës serbe duhej të mbetej pa emër, pa histori, e mbi të gjitha edhe nga Evropa ishte i denuar me vdekje, sepse nga rasti që i ishte shqiptruar denimi tragjik, e deri te ekzekutimi jetohej për të paktën edhe një sekond jetë, në rrezet dhe terret e Kosovës, sepse presioni ruso-serbianë, ishte permanent antishqiptar.Kështu e kishte planifikuar okupatori, se do ta mbaronte historinë e tij të serbizimit Kosovës, më në fund.
Por, nëse liria ka emër, atëherë atë më së miri hulumtuesi mund ta mësojë, të paktën se si ëndrrohet, duke i lexuar fytyrat e zbehta dhe me rrudha të “piekura me saq”, me duar të plasaritura sepse shqiptari duhej të ndihej i huaj në vatrën e vet.Dhe, me ka pas thënë një plak intelegjent më 1969 se: “nuk ka jetë më të shemtuar se sa kur liria ta kthen shpinën, pa fajin tënd”. E ne më 1989/99 a kishim edhe fajin personal duke thënë se: “nëse ndryshon Kushtetuta 1974, asgjë nuk humbim, madje edhe nëse i bashkohemi Serbisë fedeale.” (Lexo: Librin e kaltërt” të 5 janarit 1977. dhe arbitrimin e Titos më 17 korrik 1977). Dhe këtë aksiomë të “mos humbjës”, e thonin “kokat” e pranuara univerzitare, madje edhe njerëz të “hunit e konopit”, që ishin bërë mashë e okupatorit, me mija vjet belagji, që nxjerr krime me porosi të kishës, akademisë, dhe fuqisë pushtetit, të cilin ia grantojnë Fuqitë e Evropës plakë!
Sprovat duhet kuptuar dhe lexuar me kohë sepse janë me afat
Bota gjithëmonë ka qenë para sprovave të mëdha e të vogla, por hapat mëtej u kanë sherbyer atyre që kanë qenë më të organizuar. Prandaj një pjesë e njerëzimit disi vështirë se po ndahet nga dogmatizmi dhe doktrinat apsolute edhe sot. Vija fakti, në këto rrethana ndihën edhe fjalë se Lufta e Tretë Botërore “është më ngat se kmisha veshur” (Konspiracionistët)!
Tri paralele për ndryshimin e gjendjës në Kosovë
Në janar-shkurt 1999 Këshilli i Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve i mban 14 mbledhje për Kosovën, nayrisht për ta larguar apartejdin, për ta kthyer një jetë normale, gjithnjë me fuqinë e armës, sepse një popull ishte programuar të shporrej nga vatrat e veta. Ndërsa, shqiptarët në Kosovë në këtë kohë (1998/1999) janë të ndarë në dy taborre, okupatori në anën tjetër planifikonte luftë qytetare dhe forcat e tij të shiqojnë nga bregu.
Për ta kuptuar këtë gjendje duhët ktheheni pak sa prapa në histori. Më 6 maj 1998 Krist Hill do të soditë nepër Kosovë dhe më në fund do të gjendet në “strofullin e nirvanit- vetkanqësisë”, për ta përgatitë një delegacion shqiptarësh që pa ndermjetsues do të shkojnë në Beograd, për t` u takuar me vrasesin e shqiptarëve. Atje, do të gjënden pesë shqiptarë, seicili më karagjoz se tjetri. E vërteta, ky takim ishte montuar sa për ta marrur vizën për të shkuar në Vashington DC pastaj. Dhe, atje më 28/29 maj 1998, do të gjënden prap pesë shqiptar, prej të cilëve një mungon(!), kurse tjetri i bashkangjitët grigjës. Me këtë vizitë zbardhet dilema te njeriu numër NJË çka aspiron. Aty kuptohët se pala shqiptare që kërkon me fuqinë e pushkës t` ia siguroi Kosovës lirinë, është “terroriste”. Në Vashington, do të shfaqen jo mendme, por qëndrime se UÇK është kah e: “terrorizon jo vetëm popullin shqiptar”. Me këtë konstatim mikpritësi, nuk do të mundët për t` ia lakuar kahjën, prandaj pa ndonjë ndërhyrje të ashpër do ta shtrojë pyetjën helmetiane: “Po Ju, a keni ardhur për të kërkuar ndihmë, apo për ta akuzuar një pjesë të popullit tuej. E ku po mbetet okupatori. Ai (Millosi) sikur paska të drejtë. E JO, ne për UÇK-ën kemi informata të tjera”. Kështu nga nënteksti rrezultonte se mikpritësi pohonte se “rrezistenca shqiptare në Kosovë, nuk është aq e fortë, por ngadalë ajo po merr shtat dhe po krijohët si forcë ushtarake solide, për t`i dalur krah popullit buzë greminës. Madje, kemi të dhëna se UÇK-ës më në fund do t` i bashkohët shumë shpejtë edhe Adem Demaçi, që njihët si eminencë morale dhe politike, jo vetë, tek rinia shqiptare por edhe jashtë Ballkanit. Madje, për ta hulumtuar situatën në Kosovë, këto ditë do të nisën Hollbruk, K. Hill, Tallbot me ekipe. Ata do ta nxierrin një pasqyrë, e cila në perspektivë do të verifikohët. Prandaj, ata edhe pa dëshirën e tyre ndoshta, do të detyrëhën ta zbulojnë realitetin atje. E këtë takim miqësor po e mbyllim sepse ne interesimin për Kosovë. nuk e kemi zbuluar, atë e kanë plasuar te ne, në forume njerëzit që profesion e kanë luftën e drejtë. Por, në një çështje besoi se asnjë popull, pa fuqinë e armës, nuk e ka fituar lirinë”.
Si u përgatit tereni për bombardime ndaj RFJ-ës
Eksperti për psikilogji të musafirëve në Shtëpinë e Bardhë më 28 maj 1998 që shiqonte nga distanca nja pesë metra, pas mbarimit të takimit në analizën e tij konkludon: “Këta shqiptarë, ngjyrë të timbrit në të folur, po duket se e kanë sllavishtën. Këta, shpirtërisht janë të zier e të përzier psiqikisht nga obrella që ua ka imponuar okupatori. Prandaj, konkludoj se e kanë vështirë të trasformohën në luftetarë të pushkës. Ky fakt tregon për dy nevoja: Një që UÇK-ën duhët ndihmuar sepse qenka e detyruar të luftojë në dy fronte, dhe dy, që transformimi i tyre nuk është smundje por epidemi, te të gjithë popujtë që janë në këtë pozitë. Këta po flasin se: “me veti e kanë popullin, jo me veti e kanë një pushtet fiktiv, intuitën e tyre konkave, madje edhe hijet e veta, këta sikur nuk i vrejnë fare”. Pra caktu i tyre jetësor, është në pushim të përhershëm, duke ëndrruar se do ta marrin ndonjë shpërblim siç është “NOBELI”; ose duke ëndrruar si i denuari me vdekje, se duke shkuar te konopi do të jetojë edhe një sekundë. Pra, zgjidhja e këtij problemi, do të përfundojë psikologu pas takimit: mbetët vetëm në fuqinë e ushtrisë, që flet me mjete superiore mbi okupatorin. Dhe përgatitjët duhët filluar, që tani.”
Takimi Ibrahim Rugova- Afanasiev më 22 qershor 1998
Ky takim sikur nuk ndryshoi asgjë në relacionin LDK-UÇK. Por musafiri kishte ardhur për ta kuptuar se cila “është temperatura e luftës ndër shqiptarë”. Dhe e kuptoi se hasmëria brenda shqiptare është në nivel që e deshironte Rusia”. Pra, biseda në Prishtinë i kishte nxierr për Rusinë dy konkluza. E para, ishte se UÇK nuk ka përkrahje të LDK-ës; e dyta, sa i takon popullit, çështja kishte mbetur pyetje e pyetjve. Afansievi me konstatimin e tij në fund konkludoi se: “Jam shumë i kanqur me qëndrimin e juaj kundër luftës. Ju me siguri do të shpërbleheni”? Por, amerikanët nuk ia lëshojnë asnjë prese rastsisë.
Hollbruk më 23 qershor 1998 në Prishtinë
Në rrethanat kur në Dukagjin dezertoi komplet FARK-u, në Prishtinë do të arrij pa paralajmërim Riçard Hollbruk. Aq më tepër, Hollbruk ishte në Prishtinë për ta kuptuar atmosferën që e kishte krijuar Afanasiev në shtabin e LDK-ës. Pra, R. Hollbruk jo vetëm që po i tubonte faktët për okupatorin në Kosovë, por më tepër kishte ardhur për ta peshuar atmosferën që e kishin qarqet politike shqiptare ndaj rusëve.Lidhur me këtë, Hollbruk do të provojë të mësojë se cili është qëndrimi i Tiranës ndaj UÇK. Të paktën, cili është niveli de fakto i Shqipërisë i përfshirë në luftën e Kosovës. Dhe për të kuptuar më drejtë për drejtë në Tiranë do të takohet S.Tallbot me Xhavit Halitin, i cili së bashku me Azem Sylën e kishin planifikuar që Adem Demaçi të emërohët përfaqsues politik i UÇK-ës me seli në Prishtinë. Këtë lajm Vashingtoni zyrtar do ta mirëpres.
Por, Shtabi i LDK-ës nuk do të ndalet së kultivuari politikën e sabotimit të UÇK-ës. Kështu, për ta minuar tërë operacionin diplomatik dhe politik, në shtator 1998 Shtabi i LDK-ës do ta dergojë në Drenicë një Delegacion që i printe një femër autoritative. Ajo kishte autorizim për të kërkuar demobilizimin e UÇK-ës. Natyrisht, se ky diverzion “nuk dhezi”, dhe çështja mori epilog edhe në Gjyqin Ushtrak që e drejtonte Sokol Bashota, gjyq ai që punën nuk e kreu si e kërkonin rregullat, sepse mungonin kushtet elementare.
Marrëveshja Milloseviq-Hollbruk në Beograd më 13 tetor 1998
Ajo marrëveshje u sajua në disa pika, prej të cilave pushteti i Beogradit nuk e zbatoi asnjë. Së këndejmi, Vashngtonit nuk i mbetej asnjë rrugë tjetër, përpos t` i ndez motorrët e avionëve të NATO-s. Kështu për herë të parë në histori, doli si element përdorimi i forcës, për “çështje humanitare”. Por, Vashingtoni sërish do të mbetët i matur dhe do të organizojë Konferencë ndërkombëtare për Kosovën me qendër në Paris (Ramubje). Dhe për të peshuar me kutin diplomatik se cili është pozicioni konkret rus, më 26 janar 1999 M. Ollbrajt do të shkojë në Moskë. Atje, diplomatja intelegjente do ta kuptojë se Rusia ka mbetur si një “tigër prej letre”, por që provizorisht duhet konsultuar, duhet të mbatët pulsi i saj, sepse posedon armë për shkatrrimin e latë. Dhe M. Ollbrajt do të kthehet në Vashington me bindje se NATO duhet të punojë punën e vet, ndersa diplomacia punën zanatin e vjetër. Pra, Çështja e Kosovës ishte me tër kompozicionin e saj, në binar të sigurt. Vetëm duhej shefi i lokomotivës ta larjmërojë nisjën, sepse në Rambuje serbët dhe rusët ishin bunkerizuar se situata në Kosovë, nuk mund të ndryshohet, sepse Kosova mbetet pjesë integrale e Serbsë, për çka kishte nënshkruar edhe Delegacioni i autorizuar i Kosovës. Pra rruga për ndryshime ishte hapur. Mbetj që pleqërimin për çlirimin e Kosovës ta kryejnë bombat intelegjente.
Si filluan bombardimet ndaj RFJ-ës më 24 mars 1999
Bombardimet e NATO-s kanë filluar me një moto: “Po e shpëtojmë viktimët nga xhelatët. Viktima ishin shqiptarët, ndërsa xhelatë ishin oficerët dhe policët serbianë, të cilët i zbatonin urdhërat e “vozhdit” tyre që i konkuronte Hitlerit me mizori kundër një populli duarthatë, po edhe që kishte pranuar premtime nga partitë institucionale se “Kosova do të çlirohet me llafe”.
A ata të llafeve e kuptuan momentin vetëm atëherë kur drejtuesi i tyre u gjend për herë të dytë ball për ball me serbin Ivan Millutinoviq në Beograd. Aty më 3 prill 1999, do ta kuptojë se Presidenti i urtë i Kosovës është i kidnapuar dhe me te do të luhet për hesape ditore ushtarake serbiane. Të nesermën më 4 prill 1999 do të ndodhë takimi në Prishtinë i Ibrahim Rugovës me ambasadorin rus. Ambasadori kishte ardhur i porositur për ta peshuar pullsin e Rugovës, se çka po sillte nga Beogradi në Kosovë. Por, siç njoftonte ambasadori qendrën e vet në Moskë: “Presidenti i Kosovës është shumë indiferent se çka po ndodhë rreth fatit tij. Ai është si duket i dehur nga fama që ka në popull”. Pas këtij lajmi, anijet ruse do të gjindën jo rastësisht në Adriatik më 8 prill 1999, kuptohet në “një kalim rutinor”, për të treguar se janë gjallë!
Më 8 prill 1999, do të ndodhë takimi M. Ollbrajt, S. Ivanov në Osllo. Aty diplomacia ruse do ta kuptojë se me Kosovën nuk mundën të luajnë më me letra të mëdha, sepse mizoritë e Beogradit ndaj shqiptarëve kanë kaluar çdo kufi; se Kosova është kthyer në vendin më të militarizuar në Evropë; se në Kosovë janë infiltruar me marrëveshje me rusët rreth 11000 mercenarë rus, ukrainas, rumunë, francezë dhe kriminelë nga nëntoka e globit, nga të gjitha meridianët e botës.Lidhur me këtë pasi që Viktor Çernomirdin, e kishte marrë detyrën për ta negociuar ‘paqën’ në Kosovë më 18 prill 1999, kishte mbetur pa u rrealizuar takimi Primakov-Rugova i paraparë të mbahet në Moskë. Takimi duhej t` i sherbente Beogradit se shqiptarët janë: “pro ros, e kundër Perendimit të egër që mshifet pas fuqisë së NATO-s”. Në këtë rrafsh plot “humnera”, do të mbahet takimi Çernomirdin-Millosheviq në Beograd, takim ky që kishte përfunduar pa asnjë marrëveshje realiste.
Kulmi i takimeve diplomatike për ta nxierr NATO-n nga lufta, dhe për ta amortizuar luftën e drejtë të shqiptarëve ishte pa dyshim Marrëveshja Ahtisari-Çernomerdin-Tallbot më 3 maj 1999. Por,mbi këto dialogje më 9 qershor 1999, çdo gjë dihej se RFJ është shpartalluar ushtarakisht, parandaj një ditë më vonë oficerët e Millosheviqit do të deklarohën para oficerëve të NATO-s, që i drejtonte Gjnerali Veslli Kllark se: “janë të gatëshëm ta nënshkruajnë kapitullimin, e të largohën nga Kosova, duke shpresuar se Rrezoluta e KS OKB nr. 1244 ua tregonte një lloj shprese të ëndrrës gomarit të ngordhur që: “thoshe se jam gjall”. Mu për këtë “ëndërr” në tru, bataloni rus do të marrshoj nga Bosna në Kosovë më 11 qershor 1999, duke krijuar përshtypjën se Beogradi e ka prapa Rusinë, në të cilën do të ketë shpresë pa mbarim, duke mos e ditur që Kosovën e ka humbur përgjithëmonë. E vërteta, edhe NATO (KFOR) po edhe UNMIK (KS OKB), do ta luajnë lojën e tyre, duke e detyruar UÇK të demobilizohët. Demobilizimi do të ndodhë duke u kthyer tërë kompozicioni i UÇK-ës në TMK, më 18 shtator 1999.
Përfundim: Me këtë epilog u vërtetua se Kosovën e çliroi pushka, e jo llafet. Por ata të llafeve si duket janë më të fortë se kurrë edhe sot nepër kafe dhe ndeja të kota. Dhe një fakt duhët shënuar për histori që të dihet se: askush prej grigjës LDK nuk është ftuar në përgjegjësi penale pse kanë sabotuar. Pra kanë mbetur në çarkullim llafet kokëforta se: “livadhi nuk është kositur, por është çethë”, madje çethja ka shkuar deri në horizontin e dheut, por që shiu i lirisë ka siellë bari dhe gjelbrim në Republikën e Kosovës, e cila sot është kthyer në vendin më të sigurt në Evropë dhe në vendin e tretë të glob. Dhe ia shtojmë këtij shkrimi konstatimin aksiomë: a do të paguajmë çmim shumë të lartë për historinë tonë në vijim, shansat se si po sillën partitë dhe kallauzët e tyre, janë se do të pagujmë, bile edhe me fajde. Mbi të gjitha, nga lufta e fundit për Kosovën një aksiomë është mësuar, se çlirimin e sjell me tapi pushka! E kjo do të thot se në të ardhmën, duhët investuar në arsim dhe ushtri, sepse vetëm ashtu e sigurjmë ardhmërinë tonë të dlirë.
Analiza i kushtohët për mos me u harrua heroizmi i një ushtari (profesor) që kishte dalur nga një familje patriotike: Bedri Bajrami nga Ballofci si pjesëtar i njësisë Komando, i vrarë ball për ball me armikun serbian në Majanc të Llapit, duke e shpëtuar shokun e luftës. Lavdi të gjithë luftetarëve të çlirimit Kosovës!
Më 30 shtator 2025
