
Mexhuani: Albin Kurti ishte më UÇK sesa të ashtuquajturit krerë të luftës


Ragip Mexhuani
Nga Ragip Mexhuani
Arti i Luftës-Sun Tzu Tiranë 2014: Nëse forcat janë të barabarta mund edhe të fillojmë sulmin; nëse forcat tona janë disi të pakëta ne mund ta shmangim armikun, nëse forcat tona janë shumë herë më pak, ne duhet t’i ikim armikut.
7.3.1998 Ibrahim Rugova:”Për dy ditë do të na shkatërronin të gjithëve… Serbët e marin UÇK-në si pretekst për vrasjet mbi popullatën shqiptare.”
“Dier Spigel”, e cila u emitua në radion “Deutche Wele”.
Ragip Ballata- Në gjurmë të civilëve të luftës Gjakovë, 2023 f.258-9.
Dr. Bernard Kouchner, në ligjëratën “E drejta për ndërhyrje” në Bruksel, ka theksuar se në konfliktin në Kosovë, 86% të viktimave ishin civilë… Dr. Wayne Anderson (ekspert i ICPT)… në L.I.B, nga radhët e popullsisë civile ishin 7%, në L.II.B kishte 17% viktima.
Autori Ballata citon: Gjatë luftës 1998-9 nga Kosova ishin dëbuar 986 mijë persona, 12 mijë të vrarë, 3,900 të zhdukur, 1.392 fëmijë, 859 gra, 1.312 pleq (dhe 178 familje të tëra të vrara). Ferdane Beqiri- KMDLNJ, 1950 pjesëtarë të UÇK-së janë vrarë. Në L.I.B dhe L.II.B janë vrarë 8 milionë e 500 mijë dhe 19 milionë ushtarë(Zbigniev Brzhezhinski). Ushtarë të vrarë kishte më shumë se dy herë se sa civilë. Ndërsa në Kosovë në luftën 1998-9 ishin vrarë rreth 14 mijë civilë, kurse ushtarë të vrarë ishin 1950 ( rreth 6 herë civilë shqiptarë ishin vrarë më shumë se sa ushtarë shqiptarë. Krerët e OVL-së lavdërohen qe i kanë shporrë forcat serbe nga Kosova, disa thonë që NATO nga ajri, ne nga toka e kemi çliruar Kosovën. (Masakrat nga forcat serbe janë bërë në tokë).
Klintoni: “Nuk kemi mundur të lejonim dëbimin apo zhdukjen e një populli të tërë (Rrustem R. Berisha).
Lavdi u qoftë martirëve dhe dëshmorëve që gjaku i tyre e sollën lirinë në Kosovë me ndërhyrjen e NATO-së.
Krerët e OVL-së dhe të opozitës e akuzojnë Albinin, Dimalin, Donikën, Mimozën si anti UÇK.
Gjyqi i Serbisë Albinin e ka akuzuar dhe dënuar UÇK. Në aktakuzë theksohet se Albin Kurti gjatë vitit 1998, ka marrë pjesë në krijimin e bandës të UÇK-së dhe ka marrë pjesë në negociatat për këmbimin e policëve në Dragobil e Likoc, Albini se ka qenë sekretar i përfaqsuesit politik të UÇK-së së z.Adem Demaçi ( Flori Bruqi) v.2005.
Dimal Basha në kuvend ishte nga më të zëshmit kundër kësaj opozite, pse këta kurrë nuk e akuzuan anti UÇK, por pas një dekade tani i bënë edhe aktakuzë në gjykatë.
Baba i Dimal Bashës, Lutfiu në Amerikë ka kontribuar për çështjen kombëtare, i cili ka mbledhur materiale për shqiptarët në biblotekën më të madhe në Amerikë-Nju Jork. Për këtë angazhim ka qenë i kërcënuar nga shërbimet e huaja që ta ndërpresë hulumtimin e mëtutjeshëm për shqiptarët për ndryshe do të pësosh, gjë që ka pësuar, në aksidentin automobilistik që tani është i sëmurë rëndë. Donika Gërvalla: Ka qenë më e zëshmja nga Kosova në Këshillin e Sigurimit drejtuar botës mos i besoni Serbisë ajo gënjen nuk duhet besuar për asgjë. Ashtu edhe Donikën e akuzojnë anti UÇK. Ashtu u përgojua edhe Mimoza Kusari e cila në inqizimet e saj ia përmend Simiqit fondin pensional të Kosovës të grabitur nga Serbia, i thotë Simiqit jo Metohi por Dukagjin aty përmenden edhe veteranët, Mimoza thotë veteranët e vërtet duhet ti marrin 500 euro,etj,.
Me perëndimin na ka prishë partitë që ishin në pushtet 20 vjet me të gjitha të këqijat që ia sollën Kosovës. Pas luftës Bill Clinton u dërgoi një mesazh të përzemërt shqiptarëve … që pas kthimit të mos hakmerren mbi serbët… (Kosova Press) 2016,Prishtinë.
James Rubin: Ju krahu i luftës është mirë që ta lëshoni pushtetin dhe të shkoni në shtëpi nëse dëshironi ta merrni me vete pak nder që ju ka mbetur akoma. (Muhamet Shabani) 2021.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".