Mulliqi: Kërcënimet e Aleksander Vuqiqit, dhe klasa jonë politike

Mulliqi: Kërcënimet e Aleksander Vuqiqit, dhe klasa jonë politike
Mulliqi: Kërcënimet e Aleksander Vuqiqit, dhe klasa jonë politike

Skender Mulliqi

  • 06 October 2025 - 09:14

Shkruan: ANALISTI-Skender Mulliqi

Kosova për fat të keq nuk po kërcënohet vetem nga jashtë, nga Serbia e Vuqiqit .E ka humbur Serbia e Millosheviqit luftën turpshem në vitin 1999, dhe sigurisht se edhe ndonjë avanturë e re e kryeqetnikëve të Beogradit, do të përfundonte më humbje .Vuqiqi që shumë herë pas lufës është duke e kërcënuar më luftë Kosovën.Provojë më aktin terrorist në Banjskë më në krye terroristin Millan Radojqiq , por u thyen turpshem nga forcat policore të Kosovës.Edhe kërcënimi më i ri , së do të ndodhë lufta sipas Vuqiqit, është një metaforë e dalë boje.Ky kriminel lufte është bërë si Tigri prej Letre.E kan sunduar protestat shumë mujore studentore duke ia luhatur seriozosht karrigën pushtetare , pastaj këtë shtet e ka goditur edhe gjendja e keqe ekonomike e sociale , dhe po mundohet presidenti serb,të mbahet në pushtet më Kosovën, siq e kanë bërë këtë gjë edhe paraardhësit e tij.Nuk do tu ndihmojnë më rrenat dhe manipulimet siq i kan përdorë historikishtë serbët.Nuk do të fitojnë më luftë, dhe as më paqe.Kan përfunduar në bërllogun e historisë elaboratet famëkqija serbe për shfarosjen e shqiptarëve në Ballkan.Ka ngordhë moti Vasa Qubrilloviqi dhe qubrilloviqët e tjerë të shovenizmit serbomadh dhe do të ngordhin më sy hapur për Kosovës, edhe kriminelwt e luftës , Aleksander Vuqiqi e Voisllav Shesheli me sheshlistat e tjerë në pushtet.Kosova i ka të gjitha forcat e veta mbrojtëse , ka aelatet e saj, kurse Serbia ka një aleat –Rusinë e cila nuk dihet së a do të fiton luftën në Ukrainë.Dhe , Serbia do të mashtrohet keq sikur në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar më rastin e luftës në ish-Jugosllavi, ku Rusia e la në baltë popullin serb, atwherw kur forcat e NATO-së bombarduan caqët kriminale të Millosheviqit për të katër anët. Edhe tash në rast të një lufte të re në rajon, do të ndodhë e njejta gjë.Mendoj se nuk të pësonte vetëm Serbia, por do të pësonte keq edhe Rusia, nga shtetet e BE-së dhe Amerika, qw do të rrënonin më thëmel ushtarakisht këto shtete.

Por, në gjithë këtë krizë globale dhe këcënimet të cilat po na bëhën nga Rusia dhe Serbia, ku janë politikanët tanë?Unë për vetwn time nuk e di a janw këta vwrtetw aq sylesh, apo edhe janë qmendur pas pushtetit, sa kanë harruar krejt luftën , kan harruar edhe krimet serbe në Kosovë.Janë zhytyr në një mentalitet që ka treguar koha së ka qenë mizor.Mjaftë kan abuzuar më të mirat materjale dhe më shtetin deri në pikën e monstruozitetit!Praktikisht përjashtuan nga loja shumicën, duke i ndaluar të gjitha privilegjet për veti.Shumw figura politike dhe publike po tallën më shtetin dhe më kombin duke I bërë argatin më të mirë Serbisë.Të ndalet hovi i një lufte politike , që po e dërgon shtetin kah shkatwrrimi .Diskursi politikë është larguar nga temat e vështira ne zgjedhjën e problemeve jetike për qytetarët.Ka kaluar koha e poshtrimit të shekullit të 20-të.Nuk duron më askush përsekutimin politikë dhe intolerancën.Martirizimi i shqiptarëve ndodhi për një Kosovë të lirë dhe të pavaruar nga Serbia , më të drejta të barabarta në vendimarrje për të gjithë. Mos të bwhëmi një popull më ndërgjegje të ngurtë.Vetëm njerëzit pa ndërgjegje mund ta bëjnë këtë.Është fatale për një njeri të inkurajojë kufizimin e lirisë së tij, madje edhe me koston e shkatërrimit të tij. E vetmja gjë më e keqe se të bësh zgjedhjen e gabuar në liri është të varrosësh lirinë e fituar më gjak.Kujtohuni pak o burra e mbushuni mend!Le të kujdesemi për njëri-tjetrin, le të jemi të lirë në zgjedhjet tona dhe le të zhduken ata që zgjedhin shkatërrimin.Nuk ka të mirë , pa progresiven, nese nuk bazohemi në shkencë , kulturë dhe art.Mos ti helmojmë fëmjët tanë më ideologji të keqe të provuar, kur po jetojmë në demokraci.Shteti duhet të marrë përgjegjësinë për mbrojtjen e shoqërisë nga e keqja dhe përçarjet e shkaktuara nga manipuluesit e së vërtetës në emër të ideologjisë…

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".