Propaganda që flet shqip: Si Serbia e konolizon mendimin publik në Prishtinë dhe në Tiranë

Propaganda që flet shqip: Si Serbia e konolizon mendimin publik në Prishtinë dhe në Tiranë
Propaganda që flet shqip: Si Serbia e konolizon mendimin publik në Prishtinë dhe në Tiranë

Gezim Mekuli

  • 06 October 2025 - 15:29

Nga Gëzim Mekuli
/Njohës i shkencave të mediave dhe retorikës/

Në hapësirën shqiptare, propagandat e huaja dhe mediat vendase kanë krijuar një realitet të shtrembëruar. Sot debati politik nuk zhvillohet rreth përmbajtjes politike, por rreth përpjekjes për të legjitimuar ligjërimin serb për Kosovën.

Edward Said, do ta karakterizonte këtë përiudhë si “orientalizim i brendshëm”: një proces ku elitat tona, përmes mediave dhe propagandës, riprodhojnë ligjërimin dhe opinionet publike të të tjerëve; duke e bërë Kosovën të shihet me sytë e të tjerëve, jo me sytë e vet.

𝐓𝐞̈ 𝐧𝐝𝐞𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐥𝐞𝐱𝐮𝐞𝐬,
Mediat tona e përshkruajnë Kosovën sipas mënyrës si e përshkruajnë të huajt, me dyshime, paragjykime, ose nënvlerësime. Në vend që ta mbrojmë shqiptaren si politikë, realitetin dhe dinjitetin tonë, këto adoptojmë gjuhën dhe qëndrimet e të tjerëve ndaj nesh.

Si bëhet konolizimi i mendimit publik, keni pyetur?

𝟏. 𝐄𝐮𝐟𝐞𝐦𝐢𝐳𝐦𝐢: 𝐍𝐝𝐚𝐫𝐣𝐚 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬 𝐬𝐢 "𝐤𝐨𝐦𝐩𝐫𝐨𝐦𝐢𝐬"

Herman dhe Chomsky, në 'Manufacturing Consent' (1988), e përshkruajnë eufemizmin si teknikë thelbësore të filtrimit mediatik. Në rastin e Kosovës, ndarja e territorit (një projekt që zë fill që nga memorandumet e moçme të Akademisë serbe të shkencave e deri tek "korrigjimi i kufijve" i Aleksandër Vuçiqit, Edi Ramës dhe Hashim Thaçit) na paraqitet në media shqiptare si "zgjidhje kreative", "kompromis historik" apo "normalizim i marrëdhënieve me Serbinë".

Ky është një eufemizëm i rrezikshëm që fshinë fjalën e duhur e të sakt: "copëtim", "ndarje", "aneksim" të Kosovës; Ky është eufemizëm klasik, sepse fshihet e vërteta (copëtimi i shtetit).
Ashtu si termi zbutës "konflikti në Kosovë", që maskonte dhe zbuste spastrimin etnik të shtetit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë, përdorimi i termit "kompromis me Serbinë" sot maskon projektin serb për ringjalljen e hegjemonisë serbe; "Velika Srbija"- "Serbia e madhe".

𝟐. 𝐊𝐨𝐫𝐧𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐢𝐧𝐭𝐞𝐫𝐩𝐫𝐞𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭 (𝐩𝐚𝐫𝐚𝐪𝐢𝐭𝐣𝐚): 𝐕𝐢𝐤𝐭𝐢𝐦𝐚 𝐬𝐢 𝐟𝐚𝐣𝐭𝐨𝐫

Pas gjenocidit në Kosovë, Serbia dhe i tërë aparati shtetëror mediatik e diplomatik serb, e kornizoi, pra e paraqiti qëllimin dhe luftën e UÇK-së thjeshtë si "urrejtje ndaj lirisë". Në mënyrë të ngjashme, sot mediat shqiptare e kornizojnë Kosovën si pengesë për paqe me Beogradin. Serbia, e cila ka kryer krime, paraqitet si palë "e gatshme për dialog", ndërsa Albin Kurti kornizohet si "radikal", "kokëfortë", "pengues i marrëveshjes me Serbinë". Apo jo?

Ky kornizim, kjo paraqitje mediatike, është riprodhim i pastër i ligjërimit zyrtar të Beogradit në Kosovë.
Shembull i freskët është ligjërimi publik se "Kurti do të futet në listën e zezë të Amerikës!", një pretendim i artikuluar nga analistë opozitarë në Prishtinë dhe nga kaçakët e Edi Ramës në Tiranë, është identik me propagandën serbe. Korniza është e qartë: Serbia si palë e "arsyeshme", Kosova si "faktor destabilizimi".

𝟑. "𝐒𝐩𝐢𝐧" - 𝐒𝐡𝐭𝐫𝐞𝐦𝐛𝐞̈𝐫𝐢𝐦 𝐢 𝐟𝐚𝐤𝐭𝐞𝐯𝐞 "𝐝𝐡𝐮𝐧𝐚 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐬𝐞𝐫𝐛𝐞̈𝐯𝐞"

Teknika e "spin-it" është e dukshme kur Policia e Kosovës ndalon kontrabandën apo arreston grupe kriminale/terroriste në veri të Kosovës. Media serbe titullon lajmin: "Kurti tmerron fëmijët serbë". Fatkeqësisht, shumë media në Prishtinë dhe në Tiranë e përsërisin këtë "spin" (manipulim), tashti vetëm me fjalë të tjera: "Kurti po përndjek serbët". Ky është një shembull klasik i shtrembërimit të realitetit (spin-it): i njëjti fakt shndërrohet në lajm të kundërt, pra këta bashibuzukë na e kthejnë "piramiden kokëposhtë!"

4. 𝐒𝐡𝐩𝐞̈𝐥𝐚𝐫𝐣𝐚 𝐞 𝐭𝐫𝐮𝐫𝐢𝐭: 𝐏𝐞̈𝐫𝐬𝐞̈𝐫𝐢𝐭𝐣𝐚 𝐞 𝐚𝐤𝐮𝐳𝐞̈𝐬 "𝐚𝐧𝐭𝐢-𝐚𝐦𝐞𝐫𝐢𝐤𝐚𝐧"
Shpëlarja e trurit nuk është ndonjë magji, por përsëritje sistematike i lajmit të rremë deri në shndërrim në lajm të besueshëm; ja për shembull akuza monotone e mediave të kapura: "Kurti po na prish me Amerikën." Ky lajm, i përsëritur ditë e natë në Prishtinë dhe Tiranë, synon të prodhojë bindjen se marrëdhëniet Kosovë-SHBA varen vetëm nga një individ dhe jo nga interesat strategjike amerikane/shqiptare. Kjo është shpëlarje e trurit në kuptimin më të plotë: mjegullim i të menduarit publik përmes përsëritjes së gënjeshtrave dhe lajmit të shpifur.

5. 𝐕𝐫𝐚𝐬𝐣𝐚 𝐞 𝐤𝐚𝐫𝐚𝐤𝐭𝐞𝐫𝐢𝐭: 𝐃𝐞𝐦𝐨𝐧𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐞𝐡𝐮𝐦𝐚𝐧𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐥𝐢𝐝𝐞𝐫𝐢𝐭
Vrasja e karakterit është e njohur si një strategji politike/mediatike që dëmton figurën publike të kundërshtarit. Sot, Albin Kurti nuk kritikohet për veprimet dhe politikat e tij, por për etiketime: "anti-amerikan", "radikal i majtë", "enverist", "stalinist", "kokëfortë", "crnogor" etj.
Qëllimi dihet: të shkatërrohet kredibiliteti i tij personal, në mënyrë që publiku të mos i besojë më kur flet për rezistencën ndaj projekteve serbe të filluara që në vitin e moçëm të 1878-ës.

Kjo është e njëjta strategji që iu aplikua edhe Barack Obamës nga e djathta ekstreme amerikane më 2008, përmes librit "The Obama Nation." A ju kujtohet? Mua po.

𝐓𝐞̈ 𝐧𝐝𝐞𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐥𝐞𝐱𝐮𝐞𝐬,
Pushteti sot nuk ushtrohet vetëm me tanke, raketa e me dronë, por edhe me fjalë, me gjuhë dhe retorikë. Në Prishtinë, Tiranë e Shkup, pushteti i mendimit po ushtrohet përmes një kolonizimi të ligjërimit publik, ku media opozitare dhe ajo e Tiranës bëhet shërbëtore e mirë e propagandës serbe.

𝐓𝐞̈ 𝐝𝐚𝐬𝐡𝐮𝐫 𝐥𝐞𝐱𝐮𝐞𝐬,
Pyetja që qëndron sot para opinionit shqiptar nuk është thjeshtë për Kurtin si individ. Është pyetja themelore:
- A do të pranojmë të jemi viktima të një kolonizimi të ri të ligjërimit publik, ku propaganda e Beogradit paketohet dhe shpërndahet me nguti nga media e Prishtinës dhe Tiranës si lajm shqiptar?
- Apo do të ndërgjegjësohemi se kjo luftë speciale është një agresion i njëjtë si ai i së kaluarës, vetëm se i veshur me gjuhën e butë eufemiste të "kompromisit" dhe “normalizimit me Serbinë”?

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".