Prenka: Militanti, servili dhe votuesi me dinjitet – tri fytyra të politikës shqiptare

Prenka: Militanti, servili dhe votuesi me dinjitet – tri fytyra të politikës shqiptare
Prenka: Militanti, servili dhe votuesi me dinjitet – tri fytyra të politikës shqiptare

Zef Prenka

  • 07 October 2025 - 15:37

Nga Zef Prenka

Në çdo shoqëri demokratike, vota është pasqyra më e qartë e vetëdijes qytetare. Por në hapësirën shqiptare, shpesh ajo pasqyron më shumë emocionin sesa arsyen, më shumë varësinë sesa bindjen, dhe më shumë interesin sesa parimin.

Kështu lindin tre tipe kryesore politike: militanti, servili dhe votuesi me dinjitet. Ata përcaktojnë jo vetëm rezultatin e zgjedhjeve, por edhe cilësinë e shtetit që ndërtojmë.

Militanti nuk mendon, ai beson. Për të, partia është si feja, lideri është si profeti, dhe çdo kritikë është mëkat. Ai voton jo për programe, por për flamur; jo për ide, por për “ngjyrë”.

Ky tip i qytetarit është rrezik për demokracinë, sepse nuk lejon rotacion, debat, apo përgjegjësi. Ai e mbron të keqen “nga e jona” dhe e urren të mirën “nga të tjerët”.

Militanti nuk kërkon të ndërtojë shtet, por të ruajë pushtet — prandaj i shërben verbërisht partisë, por dëmton shoqërinë.

Votuesi me dinjitet është i rrallë, por është forca më e shëndetshme e shoqërisë. Ai nuk e sheh partinë si pronë të përjetshme, por si mjet për zhvillim.

Ky qytetar kërkon që pushtetin ta fitojë subjekti politik që ka projekte të realizueshme, që trajton të gjithë shtresat e popullatës me barazi, njeh prioritetet dhe emergjencat e shtetit, dhe që fiton besimin përmes punës, jo propagandës.

Votuesi me dinjitet nuk shitet, nuk frikësohet dhe nuk korruptohet me premtime boshe. Ai është garancia e vetme për ndryshim real.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".