
DEMOKRACIA – NJË SFIDË PËR GJENERATËN E RE!


Ismail Muçiqi
Shkruan: Ismail Muçiqi
Po jetojmë në kohën e turbulencave dhe sfidave të shumta, të cilat po i atakojnë vlerat humane dhe njerëzore të popujve me tradita të gjata historike. Ndryshimet sistemore qӫ ndodhӫn nӫ kontinentin e Evropӫs dhe mӫ gjerӫ tӫ cilat vlerӫ kulminante e kanӫ zhvillimin e demokracisӫ, po depӫrtojn me shumӫ vӫshtirӫsi me shtetet e ballkanit tӫ cilat nӫ shekullin e kaluar funksionuan me ligjet dhe normat e sistemit socialist - komunist. Këto ndryshime sistemore hapën mundësi që tranzicioni të sjellë me vete edhe fenomene të ndryshme negative, me të cilat shtetet me shoqëri të paemancipuara po përballen çdo ditë, duke e bërë sfidë të madhe për gjeneratën e re. Kësaj radhe po flasim për fenomenet negative me të cilat po përballen Shqiptarët gjithandej në trojet etnike. Importimi i kulturave perëndimore, përfshirë industrinë e rokut, po bëhet çdo ditë e më i theksuar, duke u instaluar në jetën e përditshme të gjeneratës së re. Bashkë me të, droga, bixhozi, alkooli e prostitucioni kanë filluar të depërtojnë nëpër qendrat urbane, aty ku zhvillohet jeta rinore. Këto dukuri ogurzeza, gjatë historisë, kanë dëmtuar e shkatërruar gjenerata të tëra në shumë vende të Botës. Në emër të demokracisë dhe të “lirisë pa kufij”, njerëzit shpesh kryejnë krime me pasoja fatale – nga helmimi shpirtëror e moral i gjeneratës së re, e deri te krimi i organizuar në kupolat e shteteve. Sot, pothuajse përditë lexojmë lajme nga kronikat e zeza për konflikte, hakmarrje, vrasje, kidnapime, kërcënime e vetëvrasje – të gjitha me pasoja tragjike për kombin. Dikur, gjenerata e re e kishte edukatën familjare si themel dhe vlerë të trashëguar, e cila bartej në institucionet e arsimit, ku zhvillohej personaliteti i njeriut me vlera – i gatshëm për t’i shërbyer familjes, shoqërisë dhe shtetit ku jeton. Andaj, është hipokrizi të thirresh në emër të demokracisë, e nga ana tjetër të shkelësh vlerat njerëzore duke konsumuar drogë, duke masivizuar përdorimin vetëvrasës të alkoolit apo duke zhytur rininë në bixhoz. Prostitucioni, si pasojë e këtyre dukurive, po bëhet i pashmangshëm dhe po i rrënon vlerat morale, njerëzore dhe traditën kombëtare të brezave tanë dhe atyre që do të vijnë. Gjenerata e re ka obligim të merr përgjegjësi mbi supat e veta për ti zhvilluar proceset demokratike duke u mbrojtur dhe luftuar të gjitha dukuritë negative që e dëmtojnë shoqërinë. Në fund të këtij vështrimi, duhet theksuar se shoqëria Kosovare dhe ajo Shqiptare, një ndër prioritetet kombëtare duhet ta kenë luftimin e këtyre fenomeneve negative me të gjitha mjetet dhe normat ligjore. Demokracia është një proces i zhvillimit të të drejtave të njeriut. Ajo u krijon njerëzve mundësi dhe hapësira që të avancohen përmes dijes, arsimit, shkencës dhe teknologjisë – duke e luftuar anarkinë dhe duke forcuar rendin shoqëror.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".