Ferizaj para një reflektimi të ri politik

Ferizaj para një reflektimi të ri politik
Ferizaj para një reflektimi të ri politik

Isuf Bajraktari

  • 08 October 2025 - 07:14

Nga Isuf Bajraktari

po hyn në zgjedhjet lokale të 12 tetorit me një atmosferë të re politike më të pjekur dhe më reflektuese se kurrë më parë. Në rrugë, në debate e në takime qytetare, ndihet qartë se qyteti po përgatitet për një vendim që shkon përtej partive një vendim për drejtimin e së ardhmes. Ky proces nuk është më vetëm garë mes subjekteve politike, por test i vetëdijes qytetare dhe i dëshirës për ndryshim të matur. Qytetari ferizajas, i njohur për racionalitetin dhe maturinë e tij, po kërkon më shumë transparencë, bashkëpunim dhe dinamikë zhvillimore. Në këtë kuptim, zgjedhjet e 12 tetorit janë shumë më tepër sesa një rotacion pushteti – janë një moment reflektimi për drejtimin e Ferizajt në dekadën që vjen.

Një garë mes përvojës dhe ristrukturimit

Kjo fushatë ka sjellë përballë dy struktura të konsoliduara: Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila ka mbajtur pushtetin lokal për disa mandate me radhë, dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), e cila është ringritur dukshëm, duke dëshmuar se mbetet një forcë me rrënjë të thella në qytet. Kryetari aktual, Agim Aliu, ka udhëhequr një administratë që në mandatin e tij të fundit ka ruajtur një farë vazhdimësie institucionale, por gjithnjë e më shumë perceptohet se dinamika qeverisëse është bërë më e brishtë dhe më pak e ndjeshme ndaj ritmeve të reja të zhvillimit urban e qytetar. Një pjesë e qytetarëve ndjejnë se Ferizaj ka nevojë për më shumë hapje, për frymë të re dhe për një qasje më bashkëpunuese në proceset lokale të vendimmarrjes. Në anën tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka kaluar përmes një ristrukturimi të thellë organizativ, politik dhe njerëzor nën drejtimin e Visar Azemit, një lider karizmatik, i formësuar profesionalisht dhe me kredibilitet të lartë qytetar e kombëtar. Ai po del në skenën e Ferizajt dhe të Kosovës si përfaqësues i një gjenerate të re politike, që kombinon traditën me vizionin modern të qeverisjes lokale. Nën udhëheqjen e tij, LDK ka rikthyer besimin e bazës, ka ringjallur energjinë qytetare dhe ka arritur të dyfishojë rezultatin në zgjedhjet nacionale – dëshmi se elektorati tradicional po rikthehet jo për nostalgji, por për bindje se ndryshimi është i nevojshëm dhe i mundur.

Qytetari ferizajas dhe fuqia e reflektimit

Ferizaj është qytet i moderuar në mendim dhe i ekuilibruar në vendimmarrje. Këtu, ndryshimi nuk ndodh me impuls, por me reflektim. Qytetari ferizajas nuk ndëshkon për inat – ai voton për përmirësim.

këtë arsye, balotazhi i pritshëm mes PDK-së dhe LDK-së shihet jo si përplasje, por si përballje e dy koncepteve të qeverisjes: stabiliteti ”i njohur” përballë energjisë së re. Nëse shohim prirjet e deritanishme, raundi i parë pritet të jetë i ngushtë – me avantazh të lehtë të PDK-së, por me LDK-në që ngjitet me ritëm të fortë. Në balotazh, megjithatë, dinamika ndryshon: votuesit e pavarur dhe ata të forcave të treta priren të votojnë për ndryshim, duke bërë që epërsia e parë të neutralizohet. Nëse pjesëmarrja qytetare mbetet e lartë, gjasat që Ferizaj të përjetojë një rotacion të shëndetshëm politik janë reale.

Ndryshimi si nevojë qytetare

për ndryshim në Ferizaj nuk është kërkesë kundër dikujt, por për diçka më shumë. Qyteti po rritet, po modernizohet dhe kërkon qeverisje me vizion urban, kulturor e ekonomik. Njerëzit kërkojnë një administratë që dëgjon, komunikon dhe bashkëpunon. Në këtë kuptim, LDK po shfaqet jo vetëm si alternativë partiake, por si një mundësi për riformatimin e mënyrës së qeverisjes lokale – më transparente, më gjithëpërfshirëse dhe më profesionale.

Një reflektim i pjekurisë qytetare

nuk është qytet që ndjek trendet , ai i krijon ato. Dhe këtë herë, mund të jetë shembulli më i mirë i një reflektimi demokratik të pjekur. Rotacioni politik nuk është as humbje, as fitore e ndonjërës palë – është dëshmi se demokracia funksionon, se qytetari është ai që përcakton drejtimin. Në këtë garë, ajo që do të përcaktojë rezultatin nuk është retorika, por besueshmëria. Kushdo që arrin ta bindë qytetarin se mund të qeverisë me ndershmëri, respekt dhe përkushtim, do ta fitojë jo vetëm pushtetin, por edhe dinjitetin e Ferizajt. Në fund të fundit, ky qytet nuk kërkon shumë – kërkon sinqeritet, profesionalizëm dhe përkushtim ndaj të përbashkëtës. Dhe ndoshta ky 12 tetor do të jetë dita kur Ferizaj do të reflektojë sërish si gjithmonë: me mençuri, me urtësi dhe me dashuri për qytetin që e do. “Spiritus movens” – LDK-ja mbetet ai shpirt i lëvizjes kombëtare e qytetare, fryma e gjallë që historikisht i ka dhënë formë, vizion dhe drejtim Ferizajt dhe qytetarëve të tij.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".