
E kujt është Kosova Dardane përnjëmend?


Zef Prenka
Nga Zef Prenka
E kujt është Kosova?
E Serbisë, që e pushtoi me zjarr e hekur para një shekulli, dhe ende përpiqet ta paraqesë si “djep të vetin”?
Apo e shqiptarëve – pasardhës të Dardanëve, popullit autokton që ndërtoi kulturë, qytetërim dhe gjuhë në këtë tokë shumë përpara se të përmendej emri “Serbi”?
Historia nuk është tregim për t’u shpikur, por për t’u dëshmuar. Dhe faktet flasin qartë: Dardania ishte trualli i lashtë i ilirëve – pra rrënja e shqiptarëve të sotëm. Këtë e thonë arkeologët, historianët dhe vetë gjuha që ende ruan gjurmët e lashtësisë. Serbia, në anën tjetër, e mori me dhunë atë që s’ishte e saj dhe për dekada u përpoq ta tjetërsojë me propagandë e dhunë.
Nëse do të kishim guximin moral dhe historik, Kosova mund të rindërtonte identitetin e vet të plotë, duke u rikthyer në emrin e saj të lashtë e të drejtë:
Ky emër nuk do të ishte thjesht simbolik – do të ishte një akt dinjiteti historik dhe shkencor që do t’i mbyllte gojën çdo propagande. Sepse askush s’mund të mohojë Dardaninë, sikurse askush s’mund të mohojë prejardhjen e shqiptarëve në këtë truall.
Në fund, çështja nuk është vetëm e kujt është Kosova, por a kemi ne guximin ta quajmë me emrin e vet të vërtetë.
Dardania nuk është emër i harruar, por rrënjë që pret të zgjohet.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".