A e dinë palestinezët se sa shumë e duan disa shqiptarë të Kosovës pavarësinë e tyre?

A e dinë palestinezët se sa shumë e duan disa shqiptarë të Kosovës pavarësinë e tyre?
A e dinë palestinezët se sa shumë e duan disa shqiptarë të Kosovës pavarësinë e tyre?

Zef Prenka

  • 14 October 2025 - 13:56

Shkruan: Zef  Prenka

-Kur dashuria për të tjerët bëhet verbëri ndaj vetvetes

Kohën e fundit, shumë shqiptarë në rrjete sociale janë përfshirë në debat rreth luftës në Lindjen e Mesme. Një pjesë e tyre, kryesisht me orientim fetar, shprehen me pasion për çlirimin e Palestinës. Në vetvete kjo mund të duket humane — por lind një pyetje thelbësore:
A e dinë Palestinezët se këta shqiptarë të Kosovës, që sot u dalin në mbrojtje, janë pikërisht ata që përjetuan të njëjten tragjedi, me të njëjtat viktima të pafajshme dhe Palestineszët kanë qenë kundër pavarësisë së Kosovës, dhe botërisht i dhanë dorën “ kasapit të Ballkanit” , pra kriminelit Slobodan Millosheviçit?
A e dinë se asnjëherë nuk kanë pasur keqardhje për viktimat shqiptare – fëmijë, gra e burra të pafajshëm – të masakruar gjatë gjenocidit serb?

Nëse e dinë, a e meritojnë ende kaq shumë dashuri verbale nga disa që shpesh nuk dinë ta duan as kombin e tyre?

-Kur orientimi fetar kthehet në mospërfillje kombëtare

Në fakt, problemi nuk është besimi.
Problemi është keqpërdorimi i besimit për qëllime ideologjike.
Në Kosovë, prej disa vitesh, është rritur një frymë që shpesh del kundër vlerave kombëtare, kundër figurave që na identifikojnë si popull:
kundër Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, kundër Nënë Terezës, dhe kundër çdo intelektuali apo simboli me orientim oksidental( pro përendimor).

Këta njerëz – që shpesh paraqiten si “të devotshëm” – në fakt janë injorantë, të humbur mes Lindjes e Perëndimit, pa ndjenjë identiteti të qëndrueshëm.
Në emër të një feje që as vetë nuk e kuptojnë, po e përbuzin rrënjën shqiptare dhe po e zëvendësojnë me modele të importuara nga kultura që s’kanë asgjë të përbashkët me traditën tonë.

-Zvicra ngre alarmin për shqiptarët munafik( dyfytyrësha),ose hipokritë.

Gazeta e njohur zvicerane “20 Minuten “botoi më 12 tetor 2025 një artikull me titullin:
“An den Mädchen zeigt sich, wie streng der albanische Islam wird”
(“Te vajzat adolshente shihet sa i ashpër po bëhet islami shqiptar”).

Në shkrim paraqiten pamje nga xhamitë në Wil, Winterthur dhe Reinach (AG), ku dhjetëra vajza shqiptare – fëmijë – janë të mbuluara sipas modelit arab.
Artikulli ngriti shqetësimin se 445 mijë shqiptarë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria po përballen me një imazh gjithnjë e më negativ në Zvicër, për shkak që ata, po përqafojnë modele të huaja të kultures arabe dhe i mësojnë fëmijët me fanatizëm për një islam ekstrem…

Ky raport i “20 Minuten”( gazetë ditore gratis në gjithë Zvicrrën), kabërë jehonë të madhe me shumë debate e komente prej më të ndryshmeve.Kjo gazetë tregon qartë se Evropa nuk i kundërvihet fesë, sepse është qështje përsonale e çdo individi, por i kundërvihet hipokrizisë kulturore të shqiptarëve.
Nuk mund të kërkosh integrim në shoqëri moderne, e ndërkohë t’i rritësh fëmijët në izolim ideologjik, me frymë që mohon vetë vlerat e lirisë, arsimit e barazisë që ajo shoqëri mbron.
Evropa të pranon si njeri, por nuk të duron me dy fytyra(hipokrit)dhe mashtrues

Evropa nuk të pyet nëse je mysliman, katolik apo ortodoks — të pyet nëse je qytetar me vlera.
Por si mund të jesh i tillë nëse në të njëjtën kohë e përbuz Skënderbeun dhe i mëson fëmijët ta duan një ideologji që e mohon kombin e vet?
Si mund të kërkosh respekt, nëse nuk e respekton veten?
Zvicerranët e thonë hapur: “Shqiptarët ose të tregohen popull që e do integrim në Evropën me kulturen e saj, ose t’i kthehen Arabisë edhe fizikisht dhe jo vetëm shpirtërisht.”

Shqiptarët kanë mbijetuar shekujve sepse kanë ditur t’i mbajnë bashkë fe e atdhe.
Tani është koha të kujtojmë se feja është çështje shpirtërore, por atdheu është detyrim moral dhe historik.
Pa këtë ekuilibër, rrezikojmë të humbim jo vetëm identitetin, por edhe respektin e Evropës që duam të bëhemi pjesë e saj.

-Kombi para gjithçkaje

Kush i mëson fëmijët shqiptarë të urrejnë Skënderbeun, të mos e njohin Nënë Terezën e të shohin Evropën si armik, ata nuk po i afron më shumë afër Zotit, por po i largon nga vetja dhe nga drita e së vërtetës.

Ne mund të jemi besimtarë, por së pari duhet të jemi shqiptarë.
Sepse kush nuk e do kombin e vet, nuk mund të pretendojë se e do as njerëzimin.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".