Alarmon analisti: Pakënaqësitë qytetare janë në rritje ekstreme pasi zgjedhjet nuk po prodhojnë zgjidhje

Blerim Burjani

  • 16 October 2025 - 07:40

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Të gjithë fitues, shumica e komunave në balotazh, ende nuk dihet se cila nga partitë ka fituar shumicën e komunave, prandaj duhet pritur balotazhi për të nxjerrë rezultatin final. 11 komuna janë fituar nga partitë pa balotazh.

-Nga partitë, as AAK, si parti në tkurrje të madhe në nivel nacional, nuk është ndarë keq. Zgjedhjet lokale dallojnë nga zgjedhjet qendrore dhe kanë specifika të tjera. Këto zgjedhje janë mbajtur me pak vullnet e entuziazëm, me dalje të ulët të qytetarëve, edhe pse kuota nacionale e daljes është 39 %, kuota lokale mezi 35 %.

Pakënaqësitë qytetare janë në rritje ekstreme. Zgjedhjet, as në nivel lokal, nuk po prodhojnë zgjidhje, por vetëm zgjidhje personale për individë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".