Mexhuani: LDK, PDK, AAK, Nisma pёr 20 vjet e kanё shkatёrruar dhe copёtuar pёrgjithmonё Kosovёn

Mexhuani: LDK, PDK, AAK, Nisma pёr 20 vjet e kanё shkatёrruar dhe copёtuar pёrgjithmonё Kosovёn
Mexhuani: LDK, PDK, AAK, Nisma pёr 20 vjet e kanё shkatёrruar dhe copёtuar pёrgjithmonё Kosovёn

Ragip Mexhuani

  • 16 October 2025 - 14:02

Nga Ragip Mexhuani

Kёto fakte ёshtё dashur t’ua thotё Lёvizja Vetёvendosje – Kurti rregullisht dhe kishte fituar bindshёm. Ashtu VV-ja humbë me bashkëqeverisur me këto parti opozitare dhe bëhet bashkëpjesëmarrës i së keqës, kështu është deklaruar edhe Albin Kurti.

Qё nga paslufta 1998-9 dy degёt kryesore tё ekonomisё sё Kosovёs janё shkatёrruar,  bujqёsia dhe industria. Nё Kosovё funksionojnё tregёtia – mallrat e huaja, hoteleria dhe ndёrtimtaria pёr shkatёrrimin e tokёs bujqёsore. Para luftes njё banori i takonin 56 ari tokё, viti 2014 toka u pёrgjysmua 28 ari pёr njё banor. Me kёtё ritëm tё ndёrtimeve pa kriter parashihet qё nё v. 2050 nё Kosovё 1 banor do t’i kete vetëm 4 ari tokё bujqёsore (Shefqet Sh. Pllana, prof. Dr. Asllan Pushka – Prof. Nevzat Krasniqi 2018). Vendbanimet – fshatrat janё bashkuar nga ndёrtimet. Nё Kosovё dhe Jugosllavi pёr 45 vjet vetёm 9,7 % ishin tokё e zёnё me ndёrtime rrugё – asfaltime – rrugёhekurdhore etj. Ashtu qё nga viti 1955 – 1988 nё Kosovё sipёrfaqet e mbjellura u rriten pёr 17,3% (prof. Dr. Azem Hajdini 1985) ndёrsa pas vitit 1999 pёr 20 vjet u pёrgjysmua toka bujqёsore nga LDK, AAK, Nisma. Krerёt e kёtyre partive i uzurpuan – i blen nga 1 euro dhe 3 euro e 75 njё ari tё tokёs shoqёrore- publike qё ishin 178.853 ha  (Ismail Kastrati 2021). Asnjё hektar nё pyje nuk u pyllёzua pёrkundrazi edhe pyjet u degraduan nga gurthyesit. U shkatёrruan lumenjt duke e ndёrruar rrjedhen normale tё tyre pёr zhavor me rrezik pёr vёrshime. Asnjё liqe artificial nuk u ndёrtua, kurse nga viti 1959-1983 janё ndёrtuar 7 liqene artificiale (Asllan Pushka 1995). Nё Kosovё funksiononin 1.733 ndёrmarrje industriale (prof. Dr. Nexhat Ҫoçaj 2004). Nga APK-ja janё privatizuar – shitur 1.300 ndёrmarrje publike pёr 760 milion euro. Makineritё e kёtyre ndёrmarrjeve janё shitur pёr shkrap nё shtetet fqinje. Objektet dhe trojet e tyre janё uzurpuar – blerё badihava kurse vetёm Kombinati i Duhanit nё Nish – Serbi ёshtё shitur mbi 520 milion euro (prof. Dr.Musa Limani 2018).U shkatёrrua edhe komunikacioni hekurodhor qё punёsonte 2.528 veta kishte 1.390 vagona transporti, 53 vagona tё udhёtarёve-3,523 ulëse, 40 lokomotiva dhe 9 garnitura shinobusa (Lidhja e Sindikatave tё Kosovёs nr. 5-1983) edhe kёto mjete transportuese janё shitur pёr hekur. Deri nё vitin 1990 39% populli i Kosovёs jetonte nga bujqёsia ndёrsa 61% nga fabrikat. Punёtorё nё botёn e jashtme nё vitin 1981 ishin 28.956 (Dr. S. Beqir Sadikaj 2004). Ndёrsa nga viti 2000 -2019 Kosovёn e kanё braktisur mbi 530.000 qytetarё. Politikanёt e LDK-sё, PDK-sё, AAK-sё dhe Nismes i kanё borxh popullit – Kosovёs gjysmёn e tokёs bujqёsore, i kanё borxh mbi 1.560 fabrika dhe i kanё borxh popullit tё Kosovёs gjysmёn e popullatёs qё u shpёrngul nga skamja. Kёta i dhanё tokё Maqedonisё dhe Malit tё Zi tё paktёn 10.7770 ha. Kёta ia kanё humbur ardhmёrinё gjeneratave tё reja. Fajin mё tё madh pёr kёtё gjendje e ka Akademia e Shkencave tё Kosovёs qё nuk ishte kritike. Gjykata Kushtetuese me gjykatat – prokuroritё qё nuk vepruan nё mbrojtje tё popullit – Kosovёs dhe votuesit qё i votuan kёto parti. Kurrё kёto parti pёr tё gjitha tё kёqijat nuk i kritikuan as televizionet e Kosovёs me analistёt e tyre por vjellin vrer kundёr Qeverisё Kurti. 

Fabrika e Amortizatorëve në Prishtinë u ble badihava nga Devollët, aty punonin 1,517 punëtorë, këtu është televizioni Klan Kosova. (10 vite SPMK Prishtinë maj 2010- Halit Bislimi)

Numri i lёndёve tё pazgjidhura 235.000 raste shumica pёr korrupcion (KDI 2013). Deri nё vitin 2015 Kosovёn e kanё njohur 111 shtete, 15 shtete i kanё tёrhequr njohjet nga keqqeverisja LDK, AAK, Nisma.  Marrёdhёniet me ndёrkombёtarёt janё keqёsuar qё nga paslufta me sjelljet e kёqija ndёrnacionale pasoj formimi i komunave serbe dhe 45 kisha-manastire, objekte serbe fituan status special zona tё mbrojtura nga ndёrkombёtarёt dhe Kosova u bё me 55 minishtete serbo-kishtare. Kundёr kёtyre sjelljeve ndёrnacionale ishin sidomos I. Rugova, A. Demaçi dhe Albin Kurti. I. Rugova: “Edhe serbёve duhet me ju dhёnё diçka” (jo komuna serbe, jo territore). A.Demaçi: “Kujdes ndaj minoriteve, Perёndimi ёshtё i ndishëm ndaj tyre”, Albin Kurti: “Paralelisht me kthimin e refugjatёve serbё nё Kosovё duhet tё bёhet kthimi i shqiptarёve nё Veriun e Kosovёs, nuk ka sesi tё integrohet Mitrovica pa kthimin e shqiptarёve atje. Realisht pёr t’u pamundёsuar ndarja definitive duhet qё nё Veri tё kthehen shqiptarёt” 6 mars 2005). Veprimtarja pёr tё drejtat e njeriut z. Kristin fon kol: “Ju si popull shumicё qё jeni nё Kosovё sikur tё ishit tё vetёdijsuar ... serbi kishte me mbetur nё mesin e juaj” (Hysen Ibra 1997).

Më 1991 Prishtina vlerësohet me 150 mijë banorë. Më 2000, sipas OSCE komuna e Prishtinës vlerësohet të ketë pasur 545.477 banorë (Plani i Zhvillimit Urban) Prishtina 2013-2023 korrik 2013.

Në një studim të IKPZH thuhet rreth 85% e të punësuarve vijnë nga komunat e tjera…(Kosova Sot, 23 prill 2019- Blerim Burjani). 

Kjo opozitë 60 herë bllokoi-nuk votoi për konstituimin e parlamentit, këta me gazetarë-analista e shumë institucione tjera e akuzonin VV-në - Albinin bllokues të parlamentit. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".