Prenka: Asnjë parti nuk dominoi në mënyrë absolute në raundin e parë të zgjedhjeve lokale

Prenka: Asnjë parti nuk dominoi në mënyrë absolute në raundin e parë të zgjedhjeve lokale
Prenka: Asnjë parti nuk dominoi në mënyrë absolute në raundin e parë të zgjedhjeve lokale

Zef Prenka

  • 17 October 2025 - 07:30

Shkruan: ANALISTI-Zef Prenka

Në rundin e parë të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit 2025, askush nuk fitoi kategorikisht në të gjithë Kosovën, shumica e komunave nuk dhanë kandidat me më shumë se 50 % të votave, dhe do të kalohen në balotazh në 21 nga 38 komunat.

Megjithatë, krahasuar me zgjedhjet e kaluara, partitë si LDK, PDK, AAK dhe VV (Vetëvendosje) luajtën rol kryesor secila me zona të forta dhe sfida. Sipas të dhënave preliminare, LDK doli si partia me më shumë vota popullore (173,222 vota), pasuar nga VV (156,969) dhe PDK (rreth 175,000 sipas raporteve paraprake që mund të ndryshojnë) .

 

Por edhe ky rend nuk tregon fitues të pastër sepse shpërndarja territoriale, balotazhet dhe koalicionet vendore do të përcaktojnë kryetarët realë të komunave.

Një shembull konkret: në Prishtinë, sipas të dhënave paraprake, kandidati i LDK-së (Përparim Rama) ka marrë rreth 28,98 % dhe kandidatët e tjerë VV dhe PDK kanë përqindje relativisht të afërta .

Pra, “fituesi” real lokal nuk është për t’u shpallur ende ajo që mund të thuhet është që asnjë parti nuk dominoi në mënyrë absolute në rundin e parë, gjë që tregon fragmentimin politik dhe rivalitetin e fortë lokal.

Një kryetar që fitohet me, le të themi, 50 % nga 40 % që votuan, në të vërtetë përfaqëson 20 % të të gjithë votuesve të regjistruar kjo është një përqindje e vogël për të pretenduar përfaqësim të plotë. Edhe te radti i z. Raniz Lladrovci njëjtë vletësohet.

-Por duhet pranuar se një më e keqe do të ishte të ndërprisnim zgjedhjet për shkak të pjesëmarrjes së ulët sepse atëherë sistemi do të bllokohej dhe institucionet do të humbnin funksionin. Prandaj sistemi i zgjedhjeve local është ndërtuar që të funksionojë pavarësisht pjesëmarrjes.

Pra, po rezultatet mund të jenë teknologjikisht legjitime, por nuk do të kenë peshë morale të madhe në sy të qytetarëve që nuk morën pjesë dhe kjo është sfida që partitë dhe institucionet duhet ta adresojnë pas zgjedhjeve.

Zgjedhjet lokale 2025 në Kosovë kanë treguar se politika lokale është e fragmentuar, qëndrimet e qytetarëve janë të shmangura, dhe besimi është në krizë. Asnjë parti nuk fitoi me dominim, dhe ngeci ne potencialin që të jetë transformuese për jetët e përditshme.

Rënia e pjesëmarrjes zgjidh shumëpyetje: ajo thotë se populli është lodhur, prej premtimeve boshe, dhe prej një klase politike që shpesh nuk i sheh njerëzit në terren.

Nëse partitë që marrin pushtetin nuk i shfrytëzojnë këto zgjedhje për të rritur transparencën, për të përmirësuar shërbimet lokale dhe për të rivendosur lidhjen me qytetarin, atëherë fituesi real do të jetë apatia dhe delegjitimimi i institucioneve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".