Muçiqi: Aventurat konspirative te Edi Rames ndaj Kosoves

Muçiqi: Aventurat konspirative te Edi Rames ndaj Kosoves
Muçiqi: Aventurat konspirative te Edi Rames ndaj Kosoves

Ismail Muçiqi

  • 18 October 2025 - 17:01

Shkruan: Ismail Muçiqi

Personaliteti më kontravers dhe i dyshimtë në politikën Shqiptare, i cili përmes aventurave dhe skenave politike të një artisti, është padyshim Edi Rama. Fatkeqësisht, Edi Rama po luan me fatin e Shqiptarëve në të gjitha trojet etnike, duke jetuar me epshet dhe ëndrrat e tij si “baba i kombit”. Ky aristokrat i bymosur me ideologji të vjetra komuniste, përveçse po krijon tensione brenda shtetit amë – Shqipërisë – në vazhdimësi po i shkakton pengesa edhe konsolidimit të shtetit të Kosovës. Ky protagonist i skenës politike, që flet në emër të Shqiptarëve por vepron kundër tyre, ka futur duart thellë në raportet politike Shqiptare, duke ngritur përçarje dhe duke fshehur gjurmët pas çdo veprimi.

Paftyrësia e tij u pa edhe dje në protestat e Shqiptarëve në Tiranë – protestë të cilën e thirri vetë dhe më pas e bojkotoi, duke u fshehur prapaskenave. Edi Rama, i këshilluar nga disa individ që i kanë shkaktuar dëm Kosovës dhe Shqiptarëve në përgjithësi, po merret me diplomaci konspirative në dëm të sovranitetit dhe integritetit të Republikës së Kosovës. Ai ishte i pari qe ai që shpalli “sanksione” ndaj qeverisë së Kosovës, duke pezulluar mbledhjen e përbashkët të dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës. Po ky Edi Rama punoi ditë e natë me Aleksandër Vuçiqin për projektin famëkeq të “Ballkanit të Hapur”, si dhe ishte ndër përkrahësit “e shkëmbimit të territoreve” të Kosovës. Në disa dalje publike, Edi Rama deklaroi se veriu i Kosovës është “tokë e askujt”, duke aluduar se KFOR-i duhet ta marrë nën kontroll këtë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës. Nuk ka asnjë dyshim se Rama ishte ideatori dhe lobuesi kryesor për aplikimin e sanksioneve ndaj qeverisë Kurti, duke ndikuar te Borrell, Lajçak dhe madje te presidenti Francez Emmanuel Macron. Ai ishte edhe një nga pehlivanët politikë që vraponte herë pas here nga Tirana në Prishtinë për të shtyrë përpara themelimin e Gjykatës Speciale në Hagë. Aversiteti dhe komplekset e tij karrieriste ndaj Albin Kurtit, Vjosa Osmanit dhe institucioneve të Kosovës nuk janë ndalur kurrë. Përmes opozitës, grupeve të interesit dhe klaneve mafioze të biznesit, ai ka depërtuar në disa media private të cilat, për fat të keq, janë bërë zëdhënëse të përçarjes dhe propagandës kundër Institucioneve të Kosovës. Lotët e krokodilit që Edi Rama derdh për UÇK-në dhe komandantët në Hagë janë vetëm pjesë e një tragjikomedie politike, të cilën ai e përdor për përfitime personale dhe për të manipuluar opinionin publik në Shqipëri, një vend ku korrupsioni, droga dhe krimi i organizuar kanë depërtuar në majat e shtetit. Në gjurmët e tij po ecën edhe Driton Abazoviqi – Shqiptari i vetëshpallur nga Mali i Zi – i cili tradhtoi interesat kombëtare të Shqiptarëve, duke u bërë vegël e rrymave nacionaliste serbe dhe duke rikthyer ndikimin e Kishës dhe Akademisë Serbe në skenën politike të Malit të Zi. Historia e Shqiptarëve na mëson se shumë “liderë” që kanë folur në emër të popullit, në fakt, kanë tradhtuar idealet e tij. Për fat të keq, prej më shumë se dy mijë vitesh kombi Shqiptar nuk ka arritur të zgjidhë përfundimisht çështjen historike - kombëtare kryesisht për shkak të protagonistëve liderë të politikës që kanë përfituar duke e përqarë popullinë në ideologji të cilat ishin fatkeqësia në historinë e Shqiptareve. Sot, duket se të njëjtën rrugë po e ndjek edhe Ali Ahmeti, i cili nuk ka arritur të reformohet as politikisht, as ideologjikisht, duke mbetur peng i mentalitetit nga shekulli i kaluar. Këto avantura me fatin e popullit do të vazhdojnë derisa Shqiptarët, kudo që jetojnë, të vetëdijesohen dhe të mobilizohen për t’i larguar nga skena këta matrapazë që ndërtojnë karrierë mbi kurrizin e kombit. Në fund më thotë mendja a e din populli se Edi Rama nuk është Shqiptarë?!.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".