
MISIONET BRITANIKE NË KOSOVË SHKOLLË PËR HISTORI- UA NJOHNI DOBINË E PASOJAT 1940-1944


Prof.Dr.Hakif Bajrami
Nga Akademik Prof Dr Hakif Bajrami
Shpiunët dhe bukpërmbysësit si tradhtarë, i denon edhe Zoti. Në fund përfundojnë në plehun e historisë!
1.Parahistoria einteresimit britanik përmes hulumtimit etnografik
Personalitete të njohura angleze në Kosovë ishin cilsuar historikisht Edit Dyrham dhe Elizabet Hezllak. Deri sa e para ishte një humaniste e përkushtuar, e dyta me sielljët e saj aristokrate sajoi koncepte problematike mdaj shqiptarëve, të cilat nuk janë publikuar kurrë. Po të lexohën me kujdes dokumentet e misioneve sekrete britanike, rrezulton se populli nuk u besonte në nivel të duhur, sipas Londrës, sepse Hezllok me afrimin e saj me Lef Nosin (ortodoks), Mithat Frashërin (bektashi), Bahri Omarin (synit),Anton Arapin (katolik), krijoi një mosbesim të theksuar sidomos, te ato qarçe antifashiste vendore dhe amerikane. Kjo për faktin se Hezllok mbante pozicion aristokratik, fenomen ky që ndër shqiptar gjykohej si koncept i huaj, koncept jashtë normave popullore të “Univerzitetit” të odës dhe “Univerzitetit” të shkollës politike. Pra, derisa Dyrham e kaloi misionin me sukses, Hezllok e la “qerrën” në gjysmë të rrugës së nisur, pa krer punë.
Okupimi i Shqipërisë nga Italia fashiste në prill të vitit 1939, do t` i provojë shtetet demokratike të Evropës, se në cilën karrikë janë, duke mos e lëvizur asnjë reagim zyrtar. Por misionet angleze, do të janë shpresat e para, që do t` ia msyjnë Shqiprisë okupuar në pjesën e parë të vitit 1940, krejtë me qëllim, që ta ngrisin një kryengritje popullore antifashiste, dhe me atë lëvizje ta bëjnë me dije nazifashizmin se okupimet e tyre në stilin “blic krig”, nuk do të zgjasin dhe do të përfundojnë me humbje.Lidhur me këtë, okupimi i Jugosllavisë, në prill 1941 i gjeti shqiptarët e Kosovës sidomos, aq të rraskapitur nga pushteti okupues serbian, sa që ardhja e gjermanëve do të përjetohët si një shpëtim në çastet e fundit. Ishte ashtu, sepse çdo kolonist sllavë 1918-1941, kishte të “drejtë”, që ta varsi shqiptarin dhe mos t` i përgjigjet fare për krimin.Madje, po ta vrasish një shqiptar të njohur,në Beograd konsiderohej kontribut për shtetin. Lidhur me këtë, pas aprovimit të Konventës Jugosllavo-Turke në Stamboll më 11 korrik 1938, për deportimin e shqiptarëve në Anadolli deri më 1944, Beogradit zyrtar për ta rrealizuar këtë program të dy shtetet (Jugosllavia dhe Turqia), Qeveria Mbretërore jugosllave e aprovoi dekretin, që çdo familje shqiptare t` i lejohën në posedim të pronës tokësore, për çdo antar vetëm 0,40 ari tokë. Jo vetëm kaq, më 1939 Beogradi do ta lëvizë çështjën e ndarjës së Shqipërisë, gjithnjë duke organizuar manovra ushtarake në Kosovë, me qëllim që populli shqiptar nga riga të shpërngulët një orë e më parë në Turqi.Madje, kur dihej se shqiptarëve nuk u lejohej shkollimi, adminstrata, shtypi dhe asnjë e drejtë private njerëzore, atëherë shkatrrimi i Jugosllavisë në prill 1941, disi i gëzoi pa masë shqiptarët, sepse mizorive serbe u erdhi fundi. Këtë mosknaqësi në mes të popullit shqiptar dhe pushtetit, në anën tjetër do ta shfrytëzojnë misionet e Britanisë dhe menjëherë do t` i fillojnë organizimet e para për rrezistencë qytetare.
2.Misionet e huaja britanike në trojet shqiptare në aksion
Më 1940 Forein Ofissi do t` i lëvizë njohjet e vejtra me persoanlitete shqiptare pa ndonjë parapërgatitje, krejtë me qëllim që në Shqipëri të plasi kryengritja antifashise. Ai mision ishte i mundur në Kosovë sepse Forein Offisi kishte lidhje të ngushta me familjën shqiptare Kryeziu nga Gjakova, e cila konsiderohej se ka ndikim në popull. E vërteta,adresa kryesore në këtë lëvizje ishte Gani Kryeziu, i cili ishte verifikuar si njeri besnik dhe i papajtuar me çdo okupator.Lidhur me këtë, britanikët e kishin të njohur fatin e Ceno Bej Kryeziut, i cili u likvidua me atentat në Prag të Çekosllovakisë, nga Akibiadh Pepi. Për ndryshe, Alibiadhi ishte nip i Anton Beqës, e ky i fundit ishte përcjellës i Shefqet Verlacit, një pasanik dhe një person ambicioz që aspironte majet e pushtetit në Tiranë, sepse Ahmet Zogu kishte lidhje intime me vajzën e tij. Siç dihet, këto lidhje do të prishën me avansimn e Ahmet Zogut mbret i shqiptarëve. Me largimin e Zogut nga Shqipëria në prill 1939, shtrohet nevoja që Shefqet Verlaci të hakmarret duke u bërë drejtuesi i parë i pushtetit fashist italian.
3.Në këto rrethana ndodh shfaqja e institucionit “Miqët e Shqipërisë”
Në Britani kishte një kohë që ishte themeluar shoqata “Miqët e Shqipërisë”. Atë e përbënin: 1.Auberi Herbert, kryetare. 2.Sir Edvid Bejli, sekretar. 3.Viktor Cecil, antar, 4.Sir Jakelyn Percy (drejtues i xhandarmërisë Ahmet Zogut 1935-1938), 5.Sir Robert Hadgson, ambasador në Shqipëri deri më 1936. 6. Pennenton , humanist në Shqipëri,7. Edit Durahm , mike veterane e Shqipërisë. Mbi këtë shoqatë do të peshojë shumë rëndë okupimi i Shqipërisë nga Italia fashiste, në prill 1939.
4. Projekti “Guerila shqiptare”
Avanturieri britanik Hanau i shkroi Forein Ofissit se kërkon informacione për Shqipërinë në mënyrë që atje të shpërthej kryengritja antifashiste. Për ta realizuar këtë projekt ai kërkoi para, harta,ekspertë për t`e filluar përgatitjën e një kryengritje në Shqipëri.Misioni e kishte planifikuar që organizimi i një veprimi antifashist të rrumbullaksohët në Beograd, ku Britania e kishte ambasadën. Kontakti i parë do të jet me Glen Perkerin dhe avokatin e Ambasadës Fred Lavrencie, si dhe me kapitenin Gjulian Emeri. Ky grup do ta hartojë një listë personalitetësh prej të cilëve veçohej Gani Bej Kryeziu, pastaj njohësi i anglishtes Mustafa Gjinishi, Abaz Kupi që gjindej në Stamboll, por që ishte i afërt me Ahmet Zogun. Ky formacion do të funksionojë në tri grupe.Por, grupi më me vlerë ishte ai i Gani Kryeziut dhe Mustafa Gjinishit. Ky grup që kishte brenda edhe një misionar britanik do të nisën nga Beogradi dhe stacion të parë do ta kanë Gjakovën në Kosovë. Grupi pas disa përpiekjeve për të ngritur kryengritje antifashiste në korrik 1940, do të tërhiqet , për të mbetur operacioni i pafilluar për dy vite. (shiqo: Albania, Memorandumi shqiptar, 25 gusht 1940).
5.Kontaktet zyrtare në Kosovë i forcoi misionari Hendes
Kontaktet zyrtare të misioneve britanike në Kosovë i shënon Hendesi , i cili si i autorizuar për t` u takuar me kryengritësit shqiptar, do të ketë mundësinë që në Degë, mbi lumin Dri të takohët me Fadil Hoxhën dhe disa luftetarë të rraskapitur partizanë. Aty Hendezi do t` i a dhuroi Fadil Hoxhës disa armë. Lidhur me këtë, Fadil Hoxha do të shkruaj Hendezi,ishte nacionalist i ndershëm dhe i besueshëm”. (Roderik Beili, Lufta e fshehtë në Shqipëri, një histori e misioneve britanike 1940-1945, Tiranë 2019, f.208). Në Degë Hendesi do të bashkohët para Krishtlindjeve (1943) edhe Piter Kemp. Një misionar tjetër i quajtur Toni Nil, do të takohët me Ymer Bardhoshin, i cili ishte oficer, dhe kishte organizuar në zonën e tij kryengritëse një lloj urrejtëje ndaj italianëve. Ymer Bardhoshi me sielljet e tij, do ta fitojë një simpati të Toni Nilit, por nuk mundën për t` u pajtur sepse oficeri shqiptar nuk pajtohej për t` ua kthyer pushkën gjermanëve, sepse këta sipas Ymerit: “e kishin çliruar Kosovën dhe shqiptarët në te po ndiheshin të lirë që ta organizojnë tërë jetën shoqëroro arsimore shqip”.
E vërteta,Ymer Bardhoshi i kishte 100 bashkatdhetarë me veti. Dhe, kur ishin takuar misionarët si: Hendesi, Piter Kempi, Nili, me Ymer Bardhoshin dhe Ramë Mujën,kah mesi i dhjetorit 1943,kontaktet e misonit gati se kishin pushuar, me qendrën e SOE-s që ishte në Kairo. Me që misioni britanik nuk kishte as aparat për radiolidhje, me një përpiekje të pandërprerë, nga një aeroplan “Halifaks”, do të zbresin me parashutë edhe pesë (5) misionarë të ri si: Oter Roksi, Bob Elvixh, Ajver Klifon, Rei Gudier. Në misione kishte edhe të tjerë si: Xhon Hajberdin, Rexhinald Hiberd, Lan Maret. Të gjithë këta nuk kishin njohuri speciale që nevoitëshin për të lëvizuar nepër trevat shqiptare, por që destinacion e kishin Shqipërinë Veriore, sidomos Kosovën. Këta misionarë, informatat që i kishin marrë nga qendra e SOE-s në Kairo, në fillim u ishin dukur të mjaftueshme. E vërteta, për misionin e tyre, këta oficerë kishin bërë ushtrime speciale në Palestinë, atëherë koloni britanike. Prej të gjithë misionarëve Rexhinar Hiber ishte historian i Oksfordit dhe natyrisht se kishte ca njohuri për Skenderbeun dhe luftën shqiptare për çlirimm si popull kryengritës. Njëherit Rexhinard Hiber si historian e kishte të njohur se shqiptarët çdo okupatori i kanë dhuruar emra me vepra epike, në dëm të popullit vet. Madje, në këtë aspekt Rexhinard Hiber do ta veçojë Familjën Qyprili, e cila ia zgjati jetën okupatorit osmanli, për disa shekuj, deri në shkatrrim. Në këtë drejtim Rexhinar Hiber e dallonte familjën Kryeziu nga Gjakova,sepse kjo familje dallohej se kishte orientim politik probrtanik.
Në shkrimet e misionarëve britanik bje në sy sidomos ai i Haiberdingut, i cili i vulos shqiptarisë disa njolla specifike se: “janë popull që fare nuk i kushtojnë kujdes pastertisë, por që kanë aptite të instiktit për me viedhë”. (Roderik Beili,Lufta e fshahtë në Shqipëri, Tiranë f.212/13). Lidhur me këtë përshkrim si misionarë Rexhinard Hiber dhe Piter Kemp, do të shkruajnë se kishin dërguar të besuarit e tyre nga Malësia e Gakovës në Kosovë, më 27 dhjetor 1943, për të blerë pije dhe cigare për Krishtlindje. Kjo do të thot se misionet britanike po lëviznin nepër lokalitete të besuara nepër Malësinë e Gjakovës, dhe njëherit po siguronin informacione për gjendjën në tërë Kosovën.
6.Si u krujua baza e misonit britanik në Berishtë të Malësisë Gjakovës
Pas një hulumtimi treditor, Hendes dhe Klifton e krijojnë bazën e tyre në Berishë. Ndërsa, Toni Nil, Meret dhe Oterin do të kthehën në fshatin Truen. Pas një kohe pesëditore R.Hibert, Edvizh dhe Gudin do të bashkohën me Riçard Ridlin në Dibër. Të tri grupet e kishin për detyrë për të mësuar se çka po ndodhë në Konferencën e Bujanit më 31 dhjetor 1943 dhe 1-2 janar 1944, ku ishin tubuar përfaqsuesit antifashist të Kosovës. Madje në këtë Kuvend misionarët britanik do ta dërgojnë përfaqsuesin e tyre, i cili ishte autorizuar për të tubuar informata se a janë vërtetë shqiptarët të disponuar ta luftojnë nazifashizmin, pasi që Italia kishte kapitulluar në shtator 1943. Lidhur me këtë, në ditarët e tyre, këta misionarë do të shënojnë se Petër Kemp dhe Haiberding, do të nisën nga Dega për në Kosovë, gjithnjë për ta kryer misionin e tyre të besuar nga Forein Offisi.
7.Bisedimet me nacionalistë dhe partizanë
Gjatë janarit 1944 Nil dhe Hinds do të zhvillojnë bisedime me nacionalistë dhe me partizanë. Këta misonarë do të shkruajnë se nga SOE në Kairo kishin mësuar përmes radiolidhjës se: “armët që u dedikoheshin shqiptarëve, ata më parë do t` i përdorin në luftë kundër njëri tjetrit, se sa kundër gjermanëve”. (Hndes, Ditari, i pabotuar). Këtë informatë antishqiptare, në Kairo e kishte plasuar Margaret Hezllak, një misionare që më tepër provonte për të rubuar prralla në odat shqiptare, se sa që të regrutojë dikend për kryengritje. Pra nga kjo shtrirje e misionarëve në Shqipërinë Veriore, gjithnjë ata ishin në sporvë se si do të shtrihën të sigurtë në Kosovë, duke e ditur se lidhjet e shqiptarëve me gjermanë, sipas Hezllëkut, ishin shumë të “ngushta”. E vërteta, gjermanët nuk iu kanë dhuruar para shqiptarëve kurrë, por u kanë siellur një siguri dhe një mundësi që të jetojnë me njëfar lirie të cilën e jetonin me droe. Në këto rrethana serbët si kolonistë, posa erdhën gjermanët si okupator, sllavët (serbianë e bellorus) u larguan nga Kosova. Në këto rrethana nga shqiptarët pritej se misonarët britanik do t` u premtonin shqiptarëve jo më pak se bashkimin me Shqipërinë, bashkim ai që në çdo takim shqiptarët e shtronin si kërkesë primare.Pra, në këto rrethana bisedimet e misonarëve me shqiptarë, ishin të mundëshme dhe të sigurta, por shqiptarët kurrë nuk muarën përgjegjën e dëshiruar, që t` u thuhet se: Kosova do t` i takojë Shqipërisë.
8.Cila ishte e verteta për Konferencën e Bujanit 31 XII 1943 dhe 1-2 I 1944
Në këtë konferencë historike për Kosovën dhe LANÇ-ën Britaniku Hendës do të merr pjesë si i autorizuar i SOE-s. Në Konferencë shkruan Hendës partizanët e Fadil Hoxhës do të zotohën si deri tani se do të luftojnë me të gjitha mjetët kundër gjermanëve. (Nga ditari i Hendesit.f 21 e shkruar me dorë). Lidhur me këtë misionari britanik i pranishëm në Konferencën e Bujanit, Hendës të gjitha dokuemntët e Konferencës Bujanit në gjuhën shqipe dhe në gjuhën serbishte, do t`ia dergojë Forein Ofissit pranë qendrës SOE në Kairo. Nuk dihet me çfar kujdesi dokumentët janë lexuar, por pozicioni Britanik ndaj Kosovës ishte cilsuar: “Kosova për Londrën mbetej pjesë e Jugisllavisë”. Thuhej kështu sepse Londra ishte e ndikuar nga Qeveria Mretorore jugosllave atje. Madje, edhe Rrezoluta nuk ishte striktive, sipas anglezëve edhe pse Rrezoluta i lavdonte Aleatët, por përcaktonte se pas luftës populli do të vëndosë se kujtë i takon Kosova si krahinë shqiptare.Me rëndësi për misonarët ishte se takimet me shqiptarë po ndodhnin. Edhe pas Konferencës Bujanit, misonarët britanik po kërkonin që të takohën me shqiptarë, por nuk ngjante e kundërta që shqiptarët të kërkojnë të takohën me misionarë, sepse nuk u premtonin asgjë.E vërteta këtë tezë do ta shtrojë në Turen Nik Sokoli për misionarim Nil. Dhe misionari britanik duke mos lëshuar kurrfar përgjegje do ta përgojojë shqiptarin se e kishte rrejtë, për grupin e tij prej 6500 zogistësh, të përgatitur për t` i luftuar gjermanët. Madje në takim Nik Sokoli e tregoi një letër që ia kishte dërguar Abaz Kupi. Lidhur me këtë, pas një kohe me Nik Sokolin do të takohët Xhorgjë Sejmer . Ky misioanr e përshkruan Nik Sokolin si një njeri me karakter të dobët.Ishte ky mendim sepse pas disa takimeve do të mësohët se Nika me shokë i urrente partizanët dhe nuk pranonte për t` i sulmuar gjermanët, sepse u druante represaljeve. Çuditërisht Nik Sokoli do t` ua përmend misionarëbe britanik faktin se: “gjermanët janë hakmarrës të turëshëm. Nëse ua sulmon ushtarin, ata e sulmojnë populli siç kishte ngja më 26 prill 1941 në fshatin Prapashticë, me që rast do të bombardohën tri katunde shqiptare. Për këtë tragjedi qarqet jugosllave kurrë nuk kanë lejuar të objektivizohët, sepse donin t` i mbajnë shqiptarët si popull “nën hetime, se kanë bashkpunuar me nazizmin”!!! (shiqo dokumentin në:NAV. Nr 223567/3 maj 1941).
9.Përvoja e Piter Kempit në Kosovë
Bill Maret e kishte informuar qendrën e SOE-s në Kairo se misioni në Kosovë do të ketë sukses, për faktin se kufiri me Serbinë u imponon shqiptarëve që të kërkojnë mbështetje tek britanikët. Ky konkludim mbështetët në faktin se gjermanët e kishin plasuar idenë që t` ua japin prap serbëve Llapin, Vushtrrin, Mitrovicën dhe Pazarin e Ri.Prandaj, shqiptarët kishin filluar të shfaqin droe te një misionar britanik ,se në Serbin Jugore gjermanët po u lëshonin premtime çetnikëve, se do ua kthejmë sërish krahinën e plumbit, thëngjillit dhe zinkur- Kosovën në pronësi.Por britanikët ende hezitonin të prononcohën se kujt do t` i takon Kosova: Shqipërisë apo Jugsllavisë?!
Mbi të gjitha ardhja e Piter Kempit në Kosovë, ishte shoqëruar me emocione pozitive në popull, për faktin se shqiptarët ishin vënë në dilemë: “ a do t` i takojë Kosova Shqipërisë apo Jugosllavisë, gjithnjë duke shpresuar se Karta e Atllantikut ua mundësonte shqiptarëve të drejtën në vetëvëndosje”. Lidhur me këtë, ditarët e misionarëve britanik vërtetojnë se shqiptarët ishin të zgjuar politikisht më shumë se kurrë, por ende nuk kishin informata, në korrik të vitit 1944, se Hitleri do ta humbë luftën. Prndaj nuk ia kishin kthyer armën në masën sa kërkonte Londra. E këtë fakt do ta mësojë Fadil Hoxha, dhe do t` i shtrojë Hendesit pyetjën: “Po pse i ndihmoni çetnikët kur ata janë këmb e kokë me nazizmin hitlerian”. Populli shqiptarë nuk është me nazizmin, por hallin e ka çka pas shembjës së nazizmit. Pra ne partizanët jemi që shqiptarëve t` ua garantojmë perspektivën se do të janë të lirë në shtetin e tyre që është Shqipëria”, kishte bërë pyetje Fadil Hoxha .
Piter Kemp lidhur me çështjën e Kosovës do të shkruaj në anën tjetër se: “Enver Hoxha dhe Mustafë Gjinishi dhe ata të Ballit Kombëtar, nuk mund ta mendojnë se Kosova do t` i jipet sërish Serbisë”. (Shënim i Piter Kempit. f.26 në NAV, r.12/333556). Madje, për këtë çështje do të përhapën lajme se Ballistët janë që: “Kosova do të vëndosë vet me plebishit se kujt do i takon. Dhe se qëndrimi do të mbikqyrët nën përkujdesjën e aleatëve”. Ndërsa qëndrimi i partizanëve dihej nga Rrezoluta e Konferencës Bujanit më 2 janar 1944. Lidhur me këtë, pas një diskutimi të gjatë në Qendrën e SOE-s në Kairo, në portokollet e saj, do të saktësohet se Forein Ofissi, kishte lëshuar qëndrim se: “momenti është të zgjidhën çështjet ushtarake, prandaj Qeveria Mbretërore dhe Qeveria Jugosllave tani për tani nuk kanë propozim të sakt për zgjidhje politike të Çështjës Kosovare”. Kështu lidhur me qëndrimin e Piter Kempit në Degë, si seli e Hendesit, do të organizohën dy vizita të Piter Kempit në Kosovë për ta peshuar se cili është qëndrimi partizan dhe nacionalsit i shqiptarëve për Kosovën. Në takimin e parë Piter Kemp në dhjetor 1943, dhe në takimin e dytë në janar 1944, do të mësojë se shqiptarët e Kosovës janë me listë në çfardo rrethane që Kosova t` i bashkohët Shqiprisë, sepse është pjesë natyrale e saj”. Lidhur me këtë, faktet arkivore dëshmojnë se Piter Kemp të dy herat kishte qëndruar në Gjakovë, për ta peshuar lajmin se në Bujan ishte aprovuar Rrezoluta se Kosova do t` i takojë Shqipërisë, dhe se Fadil Hoxha më 12 janar 1944 kishte kërkuar nga Enver Hoxha aprovim. E aprovimin Fadili e kishte marrur me saktësi, përmes Ramadan Çitakut, patriot nga Drenica, si dhe urdhëheqës i lartë në Shtabin e Enver Hoxhës.
Misionet britanike, thuhet në dokumente në prill të vitit 1941 e kishin vizituar Gjakovën. Me atë rast Oklli Hill dhe Pitr Kemp kishin debatuar me Hasan dhe Gani Krhyeziun. Ky i fundit në këtë kohë jetonte me familje në shtëpinë e Muharrem Bajraktarit në Lumë. Në Lumë ishte vëndosur me misionin e tij Piter Kemp, por në Gjakovë në shtëpinë e Hasan Be Kryeziut do të qëndrojnë tri (3) ditë. Gjatë këtij takimi Hasani do t` i takojë misionarët me të gjitha strukturat politike të Gjakovës. Aty, në ditën e dytë, Piter Kemp do të njihet nga Hasan Kryeziu me Konventën Jugosllavo-Turke nga viti 1938, e cila parashihte deportimin e të gjithë shqiptarëve nga Jugosllavia në Turqi deri në vitin 1944. Mu për këtë Konventë, do të theksoi Hasan Kryeziu drejtuar Piter Kempit se: “Shqiptarët ishin progjerman, sepse nazistët e kishin shkatrruar Jugosllavinë dhe e kishin penguar rrealizimin e Konentës (1938). Konventa që nuk u ratifikua nga Parlamenti i Republikës Turqisë parashihte fillimin e deportimit të shqiptarëve në Turqi nga viti 1939 dhe duhej për të mbaruar në prill të vitit 1944. E garancionin që mos të ndodhë kjo tragjedi kombëtare, do ta kërkojë Hasan Kryeziu nga misonarët britanikë që mos të ndodhë. Nëse ndodhë, asnjë lloj misioni i kujtë do qoftë, nuk do ta ketë vlerë në kokat e shqiptarëve. Mbi të gjitha do të shkruaj Piter Kemp se kudo që i takon shqiptarët, ata pyetjën e parë e kanë:Kujt do t` i takon Kosova?
Madje misonit britanik për Konventën Jugosllavo-Turke do t` i flasi edhe Fadil Hoxha. Lidhur me këtë, ai do të thksoi se për këtë konventë ka debatura edhe Kuvendi i Jugosllavisë mbretërore. Pasojat që do të i kishte kjo Konventë i ka shtruar në Parlamnet nacionalisti Beqir Voca. Dhe, diskutimin e tij e ka përkrahur edhe Rinia patriotike e Kosovës më 1938, me Proklamatë drejtuar popullit. Fadil Hoxha do t` i drejtohet Piter Kempit se: “Ju nuk vini për të luftuar për lirinë tonë. Ju i keni hesapet e jueja, por ne si popull po bëjmë përpiekje që të vërsulemi në luftë kundër gjermanëve, dhe me luftë ta fitojmë të drejtën qp të vëndosim për fatin e Kosovës.Pra, ne partizanët shqiptar, nuk kërkojmë sterlinga, por kërkojmë që nga ajri të na hudhët armatim, të cilin partizanët nuk e kanë, e atë armatim do ta shfrytzojmë në luftë kundër çdo okupatori”.
10.Jehona Lidhjës Dytë të Prizrenit në Kosovë
Lidhja e Dytë e Prizrenit nuk ishte asamble progjermane, do të njohtohët Piter Kemp, por ishte një kuvend nacionalistësh, edhe pse aty kishte marrë pjesë Shmit Huber (oficer i lartë nazist). Lidhur me këtë, duke biseduar me Ejup Binakun, Haiberding dhe Piter Kemp do të shprehën se: “Rexhep Mitrovica nuk është kolaboracionist”. Për të biseduar për Lidhjën e Dytë të Prizrenit, më 7 janar 1944 në Gjakovë, misionarët birtanik: Haiberding dhe Piter Kemp,do të takohën me Sulejman Kryeziun dhe Sulejman Rizën, por edhe me iridentistë të njohur si Ejup Binakun e patriot të tjerë të shkollës Hasan Prishtinës dhe Bajram Currit. Në këtë frymë ishte e tërë plaforma e Lidhjës Dytë Prizrenit nga shtatori i vitit 1943.Misionarët britanik do të mësojnë edhe për disa projekt- dokumente që nuk u diskutuan në Konferencën e Bujanit, e që ishin plasuar nga Xheladin Hana, ku thuhej se: “Për Kosovë nuk do të ketë pazare politike në asnjë rrethanë. Kjo trevë që dikur është quajtur Dradani në procesin historik, ka ardhur duke u tkurrë, sidomos nën okupimin serbian, sepse Nishi ka qenë Sanxhaku kryesor i Vilajetit Kosovës deri më 1877.Ndërsa Shkupi ishte kryeqendër e Vilajetit Kosovës deri më 1912. Me këto informata dhe qëndrime Haiberding dhe Kemp, donin të largohën nga Gjakova. Por, në pyetjën e Haiberdingut se a ka shansa që të zhvillohet ndonjë takim me personalitet e Kosovës, mikpritësi në Gkakovë kishte theksuar se: “Ferat Drga nuk është më ai nacionalisti i vjetër. Madje të dy dejmët i ka në Beograd me detyra të caktara nga Gjermanët. E gjermanëve tani për tani po iu sherben pa asnjë dilemë Xhafer Deva me Pajzit Boletinin (shef i Xhandamerisë për Çarkun e Mitrovicës).Pra në Kosovë, me aleatë e ke popullin, por kur vjen puna te persoanlitetet, duhët bërë seleksionim”, kishte përfunduar Xheladin Hana.
Për të gjitha këto tema, Hajberding do të shkruaj se me Ejup Binakun dhe Halim Spahinë u muarëm vesh përmes gjestikulacioneve (sepse Ejupi nuk dinte anglisht), por mbi të gjitha shqiptarët donin të mësojnë se cila është e ardhmja e Kosovës, dhe e tyre në përgjithësi. Lidhur me këtë, nga Qendra e SOE-s në Kairo, prap kishin marrë qendrimin e Qeverisë Mbretërore britanike se: “Tani për tani nuk është koha për ndonjë pozicionim se kujt i takon Kosova”. Prandaj ishte çështje e vështirë për ta marrë ndonjë pohim të sigurtë se Kosova do t` i takojë Shqipërisë”. E këtë qëndrim të prerë, shqiptarët nuk e shiqonin si ndihmë dhe kështu mbetëshin, fuqi kryengritëse në pritje!
11.Takimi i misionarëve me Gani Kryeziun në Vlan më 22 janar 1944
Pas kthimit të Gani Kryeziut nga internimi që kishte qendruar në Itali, Piter Kemp dhe Haiberding do të kërkojnë takim. Takimin Gani Kryeziu e pranoi dhe ai ndodhi sipas dokuemnteve më 22 janar 1944 në fshatin Vlan. Me Ganiun në takim ishin edhe Hasan dhe Seid Kryeziu.Lidhur me këtë, pasi që Haiberding dhe P. Kemp e konsultojnë SOE-n në Kairo, prej andej kishin marrë urdhër se: “çdo takim me Kryezinjët duhet ndërpritët (!), sepse ata nuk duan asnjë sollucion tjetër, përpos që Kosova t` i takojë Shqipërisë, dhe për këtë qëndrim ata duan garancon, por jo pazare dhe premtime”. Ky pozicion e Londrës spjegohet se Forein Ofisi ishte në kontakt me Qeverinë Mbretërore jugosllave, dhe pozicioni i Qeveris Mbretërore Britanike dihej pastaj.Pra, nga Kairo do të vijë “haberi” se Qeveria Jugosllave në ekzil ishte e prerë: “Për Kosovën nuk ka negociata”. Prandaj Piter Kemp ndahet nga Toni Nili dhe Hajberdingu dhe do të drejtohën kah Berani. Prej andej në prill 1944, misioni britanik do të udhtojnë për Itali. (Nga Ditari i Piter Kempit, f.62). Në këtë aspekt, J. B. Tito do të reagojë në Forein Ofis pse misionarët britanik si Piter Kemp etj. po kontaktojnë me nacionalistët shqiptar. Kështu pak me iniciativën e Titos dhe shumë me pelqimin e Forein Ofissit, Piter Kemp do të largohet nga Kosova, por do të largohët edhe nga sherbimi në SOE-s. Lidhur me këtë nye historike, dokumentet dëshmojë se Piter Kemp lidhur me fatin e Kosovës kishte qëndrime dualiste, sidomos ndaj partizane të Fadil Hoxhës. E vërteta, do të shkruaj Hiberding: “Piter Kemp ishte sikurse Mehmet Hoxha, një pshtjellan i rafinuar dhe konceptët e tij duhet të lahëshin me një sapun higjenik, për t`ua nxierr kuptimin”. E vërteta, shkruan Haiberding pastaj, nuk ishte misionari Hanter ai që e largoi Piter Kempin nga Kosova, sepse për Kosovën ishin jetësisht të interesuar nacionalistët, partizanët, madje edhe pronazistët shqiptarë, që kishin lidhje ekzistenciale me gjerman, siç ishte Deva e të tjerë. Por, për Londrën qëndrimi përfundimtar për Kosovën, dihej dhe atë mund ta shprehë vetëm V. Cherchilli dhe askush tjetër”.
12.Cili ishte pozicioni i Kosovës në Londër më 1944
Qëndrimin e komunistëve shqiptar, misionet britanike e kishi të njohur më 1944. Gjithashtu qëndrimin e nacioalistëve shqiptarë e kishin të konceptuar pas Kongresit të Dytë të Lidhjës Prizrenit në janar të vitit 1944. Aty Bedri Pejani ishte prononcuar se për Kosovë do të shkrihët tërë kombi, dhe çmimi për te është i njohur: luftë deri në vdekje. E vërteta, qëndrimi i partizanëve do të dihët në kuvendin e mbajtur në Breg të valbonës më 18 VI 1944. Aty do të aprovohën të gjitha kritikat drejtuar Kuvendit të Bujanit nga Millovan Gjillasi. Edhe më i prerë ishte qëndrimin i çetnikëve në Serbi si dhe Qeverisë në emigrim. Edhe antifashistët sllavë ishin në një gojë se: “Kosova duhej t` i takojë Jugosllavisë”. Në këtë rrethana, shqiptarët vetëm me fuqinë e armës kishte mundësi me ia plotsuar dëshirën veti, që t` i bashkohën Shqipërisë Bregdetare, sepse me mija vjet kishin jetuar të pandarë nën një okupator, por kuptohët me ambicje kryengritëse për çlirim.
12.Pozicioni i Kosovës në Londër më 1944
Pozicioni i Kosovës në Londër më 1944, nuk ishte çështje primare sepse në rend të parë Forein Ofissi luftonte se cili do të ishte niveli i ndikimit politik të Londrës në Ballkan, pra detali mbulohej me të përgjithshmën. Kështu si dëshmohët nga dokuemntët, Londra nuk donte për ta përcaktuar se a është për nacionalistët e Gani Kryeziut apo me partizanët e Fadil Hoxhës. Pra, cili do grupacion të përkrahej, Londra vinte në kundërshtim me Qeverinë Mbretërore Jugosllave, si dhe me partizantët e Titos, sepse qëndrimin për Kosovën të gjithë e kishin të njejtë.Mbi të gjitha, shkruajnë misionarët britanik, interesi i partizanëve të Fadil Hoxhës dhe nacionalistëve të Gani Kryeziut, nuk lejoi që në Kosovës të ketë luftë qytetare, siç ngjet në Jugosllavi dhe Shqipëri. E vërteta, në një vend të robëruar nuk mund të flitët për luftë civile, por për mënyra të luftës për çlirim. Pra, Kosova po mbetej një mollë sherri në mes shqiptarëve që aspironin bashkim me Shqipërinë, dhe serbëve që aspironin aneksim të Kosovës me Jugosllavinë, me bekimin e vjetër nga Evropa.
Nga ky studim del se personalitetet britanike si misionarë, nuk janë në opinionin shqiptar në Kosovë fare të njohur. Është kështu sepse ata fare nuk kanë kontaktuar me popullin. Prandaj, qëndrimi i tyre aristokratik zbuohet se shumë i referohën një familje, e ajo ishte e Gani Kryeziut. Ndërsa nuk i referohën fare Emrush Miftarit, një filantropi nacionalsit dhe simbol i vegjëlisë e që populli ishte i gatshëm të sakrifikohën pas tij për liri. E vërteta, misionet angleze kurrr nuk kërkuan takim me te, për faktin se si luftetar i Spanjës 1936-1939, Emrushi kishte shfaqur shoqëri me Ali Kelmendin dhe Kominternist të tjerë. Në realitet, misionet britanike ishin që të ruhët Jugosllavia, kurse komunistët dhe një pjesë e nacionalistëve shqiptar nuk e shihnin zgjidhjës e Çështjës Kosovës, pa shkatrrimin e katrahurës Jugosllavi. Në lidhje me këtë, sa i takon autoritetit të Fadil Hoxhës, vlera e tij peshohej me nivelin se sa është fuqi ushtrake “partia partizane”, në të cilën kur ishin në pyetje shqiptarët fare nuk ua kishin vënë veshin sa vlejnë, por sa mundën për t` u pajtuar me mendimet e misionarëve, si numër kualitativ. Pra, partizanët e Fadil Hoxhës do të mësojnë se, misonarët britanik karshin dëshirë t` i shohin si oponet ndaj Enver Hoxhës, por jo kundër Titos. Pra, qëdrimi misionarëve britanik në viset shqiptare, sidomos në Kosovë ka qenë fillim e mbarim selektiv, sepse mbrohej aristokracia e pakët e vendit, e për Kosovën nuk lëshonin asnjë garancion se do t` i takojë Shqipërisë. E këtë feneomen shqiptarët nuk e preferonin, sepse plagët e robërisë nga Serbia, ishte qëndrim i prerë mund të sherohën vetëm me bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, i cili synim mund të rrealizohët vetëm me fuqinë e pushkës.
E vërteta historike është se misionin e pushkës e filloi UÇK, dhe vizioni i saj vlen për ardhmërinë kombëtare, sepse UÇK është edhe krenaria e botës civilizuar në luftë për liri si model dhe gjeostrategji politike dhe ushtarake, duke i bërë copë e grimë të gjitha mbeturinat e kolonializmit.
Në fund po shënoi një pyetje: Përse msionarët britanik në trevat shqiptare 1941-1944, kurrë nuk e diskutuan çështjën më humane gjatë Luftës Dytë Botërore, e që ishte mbrojtja e HEBRENJËVE nga shqiptarët në Shqipëri dhe në Kosovë. Nuk e shtruan sepse po të pranohej një humanizëm aq i lartë i popullit më të vjetër në Evropë, shqiptarët nuk do të projektoheshin më për shfarosje, sipas Konferencës Teheranit: Cherchill, Stalin, Ruzvellt, nga fundi i vitit 1943: “për shkak se kanë qenë pro gjerman”?!(Lexxo projektin serbian: Vasa Çubrilloviq, Likvidacija albanske nacionalne manjine doklje traju ratne operacije, 3 XI 1944, i botuar). Ndoshta misionarët britanik nuk i kanë përmendur në biseda me liderët shqiptar hebrenjët, për faktin se ushtroheshin në koloninë e tyre e që ishte atëbotë Palestina. Por ky konstatim mbetët rrelativ, por pohimi i misionarit Hajberding se: “Jugosllavia është prioritet gjeostrategjik për Britaninë, në krahasim me Shqipërinë etnike”, mbetët një aksiomë që zbërthen çdo intrigë politike, rreligjioze, diplomatike dhe gjeostrategjike.
Në fund na imponohët një qëndrim i Halim Spahisë me rastin e takimit me dy misionarë britanik në konakun e Muharrem Bajraktarit:”Muharrem nuk kemi çka të bisedojmë me këta burra të Ingliterës (Britanisë). Këta duan të na i lidhin duart, të na prejnë në besë, janë sikurse ata që i tradhtuan: Ismail Qemalin, Luigj Gurakuqin dhe Isa Boletinin, më 1913 në Londër’. Të njejtat fjalë do t` ua shpërthej Halim Spahia Titos dhe Mehmet Hoxhës në Beograd më 10 prill 1945: “Josip Broz Tito, nuk kemi ardhë këtu për pazare, ne e duam Kosovën që një ditë populli i saj të vëndosë me plebiscit se kujt don t` i takon: Jugosllavisë apo Shqipnisë”. E ti Mehemt Hoxha duhesh me ditë se nuk je ardhë në Beograd për tuxharllëk. Mugosha të ka përkthye mirë. Die se me fjalimin tëndë këtu, në Kuvenin e Serbisë, ia ke vu futën kombit. Fytyra jote prej sot, është hiç prej hiçit, drejtë tradhtisë”. Siç dihet Halim Spahinë e pushkatuan çetniko partizanët më 1946!
Shkrimi iu kushtohët atyre që e prishën pazaret për Kosovën: në Berlin më 1878,në Londër më 1913, në Versaj më 1919,në Beograd më 1945, në Parisit më 1946. Me zemër: Adem Jasharit, Zahir Pajazitit, Rexhep Selimit, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit, me UÇK-n në ball, që e ndryshuan Epokën koloniale mbi Kosovën!